Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kulturë arrow Revolucioni i trete, në shkencë
Revolucioni i trete, në shkencë PDF Print E-mail
15 Maj 2008
A.L.

Fjalët nuk janë krijesa të gjalla; ato nuk marrin frymë, nuk ecin, nuk bien në dashuri. Megjithatë, ashtu si qeniet njerëzore, ato kanë jetën e tyre. Fjalët lindin për të shprehur një kuptim; pastaj marrin kuptime të reja, që janë zgjatje të natyrëshme të kuptimit fillestare.

Për shembull, në jetë njeriu meson se cdo të thotë "nxehtë" e "ftohtë", por ndërsa fiton përvojë,  ai zbulon se ka njerëz që "nxehen" dhe njerëz “të ftohtë”, por që gjendja e tyre nuk ndikohet nga temperatura.  

Gjithashtu qe në moshë të herëshme njeriu mëson se cdo të thotë "pi", por më vonë ne jetë nëse  kur dikush i thotë "je i pirë", kjo nuk don të thotë se ai ka pirë një gotë me ujë, por ka pir  alkohol deri në atë shkalle sa sjellja e tij është afektuar prej pijes; ai është dehur.

E njëjta gjë ka ndodhur me fjalën "kaos" - një shprehje me kuptimin fillestar "mungesë e plot  forme, rregulli a organizimi", Tani kjo fjalë përdoret shpesh për të treguar mungesën e një farë rregulli që ka ekzistuar më parë ose që duhej të ishte. Por megjithëse nuk e ka ruajtur  kuptimin e sja fillestar, shprehja "kaos" nuk po shkon drejt zhdukjes, përkundrazi, një nga teoritë më të reja shkencore është pagëzuar me këtë fjalë. "Teoria e Kaosit", është emri që shkencëtarët kanë zgjedhur për të shpjeguar proceset që zhvillohen bazuar në gjasa apo probabilitet.

"Teoria e Kaosit" - njihet tashmë si shkenca që studion rrëmujën, kompleksitetin, veprimin a  sjelljen e ripërsëritur në mënyrë të shrregullt e të paparashikueshme. Ajo njihet ndryshe edhe  si shkenca e trazirës. Por mbi të gjitha, Teoria e Kaosit është cilësuar si revolucioni i tretë më i madh shkencor  i kohës sonë, pas teorisë së relativitetit dhe me asaj të fizikës quantike.

Edward Lorenz (1917 - 2008), njihet si nje nga krijuesit e Teorisë së Kaosit. Gjatë kohës pranë Institutit të Teknologjisë së Masachusetsit, MIT, në vitin 1962, Lorenz atëhere një  matematicien dhe meteorology, gjate simulimit të motit në kompjuter, zbuloi aksidentalisht se një ndryshim fare i vogël që ai i kishte bërë një shifre për të thjeshtuar llogaritjet, nxorri një rezultat krejt ndryshe nga ai që kishte parashikuar. Kështu, Lorenz zbuloi se një ndryshim sado i vogël në kushtet fillestare, sjell ndryshime të mëdha të paparashikuara në periudhë afatgjate. Me këtë Lorenz gjithashtu provoi se meteorologjia nuk është në gjendje të  parashikojë motin përtej një periudhe një javore.

Idea e tij nuk pati ndonjee jehonë në qarqet shkencore, por mundi të tërhoqë vemendjen vetëm pas një dekade më 1972, kur gjate një konference shkencore, Lorenz paraqiti tezën e tij duke shtruar pyetjen: A mundet që përplasja e krahëve të fluturës në Brazil të bëhet shkak për stuhi në Teksas?, dhe pasta ai shtjelloi konceptin e njohur sot si "Butterfly Effect" - Efekti  Flutur.

Për këtë teori, më 1991, Edward Lorenz u nderua me cmimin më të lartë nga Konferenca e  Kyotos mbi ngrohjen globale, ndërsa Komisioni Nobel, nuk e pranoi propozimin për nderimin e tij, duk arsyetuar se Teoria e Kaosit, si shkencë e re, nuk bënte pjesë në listën e arritjeve që nderoheshin nga ky komision. 


Efekti Flutur, në vështrim të parë duket se ngjan më "Efektin Domino". Por ndryshe nga ky i  fundit ku rrëzimi i dominosë së parë shkakton rrënien me radhë të dominove të tjera, Efekti  Flutur është kushti fillestar i krijimit të forcës, e cila shumëfishohet sa më larg shkon, deri sa bëhet kaotike e del jashtë kontrollit.

Teoria e Kaosit, përdoret sot si model për kuptimin e fenomeneve jolineare në thuajse të gjitha fushat e shkencave të aplikuara, përfshi astronimi, biologji, ekonomi e deri ne telekomunikim e shkencat shoqërore. Një hap përpara në ketë drejtim duket se ka hedhur edhe mjekësisa ku shkencëtarët, duke vëzhguar lëvizjen e neuroneve tek pacientët me  epilepsy, përpiqen të parashikojnë afrimin e krizave epileptike, për të ndërhyrë pastaj me ilace për t'i shmangur ato.

Për shkencat shoqërore, fundi i shekullit të XX dhe fillimi i shek.XXI, përbëjnë periudhën me  zhvillime ndoshta nga më të paparashikueshmet në histori. Për shembull, në vitet ’90, ndërsa bota kishte hyrë në periudhën e integrimeve, në shumë pjesë të saj morën hov lëvizje separatiste; federata thuajse 100 vjecare, si Bashkimi Sovjetik e Jugosllavia, Cekoslovakia u shpërbënë, përmbysje sistemesh ndodhën; trazira, luftra dhe në fund krijimi i shteteve të reja  si Timori lindor e Kosova.

Në vitin 1981, në Prishtinë, një grup të rinjsh studentë u hodhën në demonstrata duke arritur të zgjojnë ndërgjegjen e mbarë popullatës. Ata u bënë gjithashtu forca fillestare per zhvillime te tjera te njepasnjëshme në mbarë Jugosllavine deri ne shperberjen e saj. Kështu ndodhi edhe me rrënien e komunizmit në Evropën Lindore. Një grevë punëtorësh në Gdansk, krijoi forcën fillestare që nevojitej për të përgatitur stuhinë në mbarë Evropën lindore.  

Ndoshta përmes Teorisë së Kaosit, shkencëtarët një ditë do të arrijnë të shpjegojnë fenome të  tilla si gjakmarrja e korrupsioni, apo përse shpesh 2 vende megjithëse me sisteme të ngjashme  qeverisëse apo dy njerëz me të njëjtat aftësi e ne kushte të barabarta, njëri arrin të bëhet i suksesshëm e tjetri jo. A është fati i tyre rastësi a probabilitet? Sepse pas udhëtimit të përbashkët ata mbërrijnë atje ku rruga degëzohet dhe pas kësaj cdo gjë varet nga zgjedhja që secili bën, ashtu sic shkruan Frosti;  "Dy rrugë ndaheshin në pyll, e unë -  Unë mora atë më  pak të shkelur.  Dhe kjo ndryshoi gjithcka"


-------------------
Disa burime:
Chaos: The Making of a New Science by Gleick, James The Essence of Chaos (Jessie and John Danz Lectures) by Lorenz, Edward N. The
Next Fifty Years: Science in the First Half of the Twenty-first Century by John  Brocckam. Obituary, Edward Lorenz; Pioneer in Creation of Chaos Theory by
Patricia Sullyvan, Washington Times, April 17, 2008./The Road not Taken by  Robert Frost


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive