Faqe kryesore arrow Gjuhesi arrow Shqiptimi i gabuar i fjalëve dhe interpretimi i tyre
Shqiptimi i gabuar i fjalëve dhe interpretimi i tyre PDF Print E-mail
09 Tetor 2006

 

Shkruan: Mr. sc. Arburim ISENI

 Gabimet në lidhje me shqiptimin e drejtë të fjalëve u paraqitën në disa raste, ku u vërejt se shumica e fjalëve ishin përfshirë nga një shkelje e thjeshtë e tyre. Shkeljet më të shpeshta në fushë të drejtshqiptimit lidhen me zëvendësimin dhe mospërdorimin e bashkëtingëlloreve të dyfishta. Taksonomia e gabimeve në lidhje me shqiptimin e gabuar shtrihet në katër tipa themelorë gabimesh, edhe ate në: gabime shlyese, gabime shtuese, gabime zëvendësuese dhe gabime zhvendosëse

Ndërkaq, tipi i gabimeve të zgjeruara bën pjesë me dy kategori shtesë në lidhje me dyfishimin e bashkëtingëlloreve si kategori e ndarë. Shqiptimet e gabuara ndahen në gjashtë nënkategori: a) Shqiptime me shlyerje – kur mungon një tingull; b) Shqiptime me shlyerje të bashkëtingëllores së dyfishtë – kur kemi vetëm një bashkëtingëllore të thjeshtë në vend që të kemi bashkëtingëllore të dyfishtë; c) Shqiptime me të shtuar – kur shtohet një tingull më tepër; d) Shqiptime me shtim – kur kemi shtimin e një bashkëtingëlloreje të dyfishtë – një bashkëtingëllore e dyfishtë në vend të një bashkëtingëlloreje të vetme; e) Me zëvendësim – kur një tingull zavendësohet me një tingull tjetër; f) Me vendkëmbim – kur dy a më shumë tinguj kanë ndryshuar vendin. Fjalët e shqiptuara gabimisht janë lloji më i shpeshtë i gabimeve dhe reflektojnë një ngatërrim të qartë të një norme për disa lloje fjalësh.

 

Interpretimi i gabimeve shqiptimore

Gabimet sa i përket shqiptimit të drejtë të fjalëve që u vunë re te një mijë studentë, ku shumica e fjalëve ishin një prishje e thjeshtë e tyre, i kemi ndarë në katër tipa themelorë, edhe atë në: tipin shlyes, shtues, zëvendësues dhe vendkëmbyes dhe të zgjeruara në dy kategori shtesë të gabimeve që kanë të bëjnë me dyfishimin e tingujve bashkëtingëllorë si kategori e ndarë. Më tej këto shqiptime të gabuara nga ana studentëve i kemi ndarë në gjashtë nënkategori: a) Nënkategoria e shlyerjes, kur mungon një tingull; b) Nënkategoria e shlyerjes së bashkëtingëllores së dyfishtënjë bashkëtingëllore e thjeshtë në vend të bashkëtingëllores së dyfishtë; c) Nënkategoria e shtimit të një tingulli; d) Nënkategoria e shtimit të një bashkëtingëlloreje të dyfishtë, kur kemi për shembull shtimin e një bashkëtingëlloreje të dyfishtë në vend të një bashkëtingëlloreje të vetme; e) Nënkategoria e zëvendësimit të një tingulli me një tjetër; f) Nënkategoria e vendkëmbimit të dy a më shumë tingujve që e kanë ndryshuar vendin. Fjalët e shqiptuara gabimisht janë lloji më i shpeshtë i gabimeve, kurse kjo gjë reflekton një ngatërrim të qartë të drejtshkrimit për disa lloje të fjalëve. Prandaj, nga një mijë studentë, me statistikë të saktë vërejtëm se sa prej tyre kishin shqiptuar gabimisht fjalët. Kështu, për shembull, ndër më të vështira për t’u shqiptuar ishin fjalët: plural, candidate, disastruous, erudition, prerogative dhe priscription, kurse fjalët e tjera u shqiptuan me më pak vështirësi dhe numri i studentëve ishte më i vogël.

      Vijon....


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-10-16 15:44:17
Ky studim qe e paska bere autori eshte nje studim i rralle te folesit shqiptare te gjuhes angleze.

Koment nga GUEST më 2008-12-23 16:14:25
kt studim edhe shum i shkelqyeshem per njerzit qe nuk din te shqiptojn fjalet e gjuhes angleze


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?