Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Mblidhet Kongresi i 12-te i Ballit Kombëtar
Mblidhet Kongresi i 12-te i Ballit Kombëtar PDF Print E-mail
16 Qershor 2008
Më 5 korrik mbahet kongresi i radhës i partisë Balli Kombëtar - PBK. Ky vendim u mor nga grupi i punës për përgatitjen e kongresit i cili u mblodh para pak ditësh në Tiranë.
Në kongres pritet të marrin pjesë rreth 500 delegatë nga e gjithë Shqipëria, nga Kosova, trojet shqiptare në Maqedoni etj. Pritet gjithashtu të marrin pjesë edhe përfaqësues të shumtë nga Diaspora.
Ndërkohë ka filluar puna për përgatitjen e kongresit me zhvillimin e konferencave të degëve të PBK në Shqipëri, të cilët parashihet të përfundojnë më datën 30 qershor.
Kongresi është organi më i lartë drejtues i PBK i cili zgjedhë një kryesi të re, miraton ndryshimet e propozuara statutore dhe përcakton linjat e përgjithshme të politikës së partisë.
Kongresi i 12-të zhvillohet në një moment vendimtar për çështjen kombëtare dhe një nga temat kryesore të tij do të jetë  Kosova dhe raportet e saj me Shqipërinë në kuadrin e programit  të Ballit Kombëtar për një Shqipëri Etnike. Temë tjetër e kongresit do të jenë zgjedhjet e ardhëshme, përcaktimi i aleancave elektorale, puna dhe përgatitja në bazë për këto zgjedhje. Temë me rëndësi do të jetë edhe bashkëpunimi dhe koordinimi me PBKD si pjesë e pandarë e Ballit Kombëtar.  

Kongresi i 12-të zhvillohet 5 vjet pas kongresit të jashtëzakonshëm i cili zgjodhi në krye të PBK kryetarin aktual z. Adriatik Alimadhi, i cili pasoi z. Shpëtim Rroqi.
Kryetari i parë i PBK e cila u krijua në fillim të viteve '90 ka qenë Prof. Abas Ermenji, i cili e drejtoi PBK për 8 vjet me radhë, duke bërë edhe lidhjen me organizatën e Ballit Kombëtar
të krijuar nga Mithat Frashëri pas pushtimit italian.

 

Korresp. i Balli i Kombit 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-07-13 22:07:44
Kosova ne ket kohe eshte duke u udhehequr nga nje qeveri tradhtare ku ne krye te kesai qeverie eshte emeruar udheheqesi ne thonjeza Hashim Thaqi, nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi icili gjate luftes ka qen dore edjathte e gjandarmeris Serbe ,ku ne ate kohe e pat ndar kosoven duke e formuar Malisheven si shtet kurse pjesen tjeter e la ne meshire te serbis. Ky anti Shqiptare sot po miraton ligje ne dem te Shqiptarve. 
Kure Serbia po mburret me datat e sje kombtare, hashim Thaqi Fatmir Sejdiu e Jakup Krasniqi ! per qudi Heqin flamurin Kuq e Zi e ne vend te tij na qesin zhele me ylla,ata bshkoin edhe ma larg duke e hjek 28 nendori nga festa e shtetit te Kosoves ku mirefilli dihet se ne per 28 nendor dhe per flamure kem qen te burgosur,te rrahur dhe te persekutuar nga shteti jugosllagv 
Pra kongresi i 12 po mbahet mu ne kohen kure Kosova po perjeto epopulli Shqiptare po perballen me jete o vdekje por tani jo nga shteti kriminel serb por nga tradhtaret dhematrapazet Shqiptare siq jane Fatmir Sejdiu Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi keta tradhtare ikan borq shume Kosoves dhe popullit Shqiptar.Pra shpresoim qe Balli Kombtar ne ket kongres te dal ma i fort dhe me i bashkuar per qeshtjen kombtare. Balli duhet te gjej menyra se si ne tu kundervihem kesai elite tradhtare e ta shpetoim kosoven nga coptimi e ta bejm bashkiminme sai me Shqiperin. 
Pune te mbar kongresit te 12 ideshiroim. 
Shoqata Humanitare Shqiptare Gjermane 
Kryetari Syle Rugova Gjermani 
 

Koment nga GUEST më 2008-07-13 22:06:42
Pershendes dhe uroj qe te keni nje takim vllazror ,pershendes te gith ballistat kudo qe jan dhe bej apel qe te marin pjes sa ma shum pjesmars .Uroj zot.Alimadhin per gjith punen qe ka ber dhe uroj qe te ket perkrahjen nga te gjith antaret qe un mendoj se duhet te zgjedhet prap jo vetem kryetar i ballit per shqiperi por kryetar i te gjitha trojeve Shqiptare ,me respekt nga komiteti i rrethit te LLAPIT. GEGA Besjan

Koment nga GUEST më 2008-07-13 22:05:07
PO KU KA ME PATRIOT ME TE MADH QE NUK I PERMENDET EMRI SI / DITAR KURTESI / GJITHE JETEN JA KUSHTOI BALLIT KOMBETAR PERMENDINI EMRA TE TILLE MOS TI BJERI VLERA BALLIT KOMBETAR SE KA 18 VJET QE RRIN NEPER ZYRA NJEREZIT QE E DREJTOJNE

Koment nga GUEST më 2008-07-13 22:04:27
A ka mundesi te publikoni se si ka shku kongresi i Ballit 
me date 5 Korrik 
ne top channel e ne Koha tv e tv Klan nuk 
dhan kurfar lajmi

Koment nga GUEST më 2010-06-04 18:03:50
une dua te di se ku eshte permendur Ditar Kurtesi ne faqen historike te ballit.e them kete pasi kam patur fatin te jetoj per disa kohe ne familjen e tij dhe AI eshte nje hero qe duhet te zere vendin ne historine e shqiperise 
burre trim,patriot atdhedashes dhe mbi te gjitha bashkshort dhe baba i mire  
nga Luani SUEDI 


International
English
Faqe interaktive