Jo për lypësit e mendimit |
|
|
|
24 Qershor 2008 |
Astrit Lulushi
Kur një lypës kërkoi lëmoshë, kalimtari e tha “A nuk të vjen turp që lyp, kur je në gjendje të punosh?” - “Zotëri” iu përgjegj lypësi. “Të kërkova para dhe jo këshilla”, dhe i ktheu kurrizin me përcmim. Kjo fabul është thënë nga Volteri 300 vjet më parë, që ia kishte thënë një tregtar e ku i fundit e kishte ndeshur si gojëdhënë diku ne Indi. Në se sot një lypësi i jepet një këshillë e ngjashme, pergjigja do të ishte pak a shumë e njejtë.
LypësI krenar ështe njësoj si ai që mendon se “di gjithcka” dhe nuk ka nevojë të mësojë; apo si një komb që thotë se është më i miri apo më i lashti dhe ka shumë pak të tregojë. Për këta si dhe për lypësin, vetëm një mendim i arsyeshëm mjafton për të lënduar krenarinë boshe apo kotësinë e tyre.
Një komb nuk është i shquar vetëm sepse është i lashtë, por edhe sepse dija e kultura e tij ka rrjedhur pa ndërprerje. Kjo e bën atë të shquhet e të pasurohet, por jo në kuptimin e sotëm vendor të famës e pasurisë
Thuhet se librat a shkrimet më të dobishëm janë ato ku vetë lexuesi bën gjysmën e punës; ku ai zhvillon idenë e hedhur nga autori, ndreq cfarë është e pasaktë dhe duke arsyetuar forcon atë që duket e dobët.
Por kjo ndodh vetëm në rastet kur libri lexohet nga njerëz me dije, ngaga ata që e pranojnë se nuk dijnë. Sa keq që “lypsarë jo-të mendimit” nuk janë të përgatitur për njohuri. Sa keq që leximi kurrë nuk do të bëhet ushqimi i tyre mendor, përndryshe sot do të kishte më pak të tille.
Kur dëgjohet të thuhet se ekzistojnë disa të verteta, si “këshilla e kalimtarit”, që nuk duhen thënë apo duhen mbajtur të fshehura nga “lypësit”, kjo nuk duhet të merret me shumë shqetësim, sepse si lypësi, njerezit që nuk lexojnë, nuk duan të dijnë; pasuria e qejfi është missionin i tyre, si ata që punojnë 5-6 ditë në javë dhe ditën e shtatë i gjen duke pirë.
Me pak fjalë, veprat e shkrimtarëve duket se janë berë vetëm për ata që shkruajnë, por edhe për lexuesit e tjerë apo për cdo njeri të ndershëm që duhet të përpiqet të shkruajë pa u mburrur se po bëhet shkrimtar.
|