Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow Shqiptarėt e Malėsisė midis neokolonializmit malazez dhe rajonizimit evrodemokratik
Shqiptarėt e Malėsisė midis neokolonializmit malazez dhe rajonizimit evrodemokratik PDF Print E-mail
16 Tetor 2006

Prof.Dr.Sc.Mehdi HYSENI

Kohëve të fundit, si rrjedhim i rikatualizimit të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, propaganda dhe politika zyrtare e Podgoricës dhe e Beogradit në mënyrë të bashkërenduar dhe intensive kanë filluar agjitacionin dhe anatemat kundër qenies autoktone shqiptare, me qëllim të fundit që edhe më tej në fillimshekullin XXI (sipas hieroglifeve të falsifikuara të historiografisë serbomalazeze dhe të kishës bizantine serbomadhe) çështen e pazgjidhur koloniale të Malësisë shqiptare, ta konisderojë si “pronë të ligjshme të paprekur” të shtetit serbomalazez.   Mirëpo, pavarësisht nga metastaza dhe vampirizimi i neokolonializmit dhe i apartedit malazez në kurriz të shqiptarëve dhe të Malësisë së tyre stërgjyshore, fati i shqiptarëve dhe i trojeve të tyre etnike të Malësisë, nuk kanë më asnjë gjasë reale, që të ngelin si “mallra konsumi” të “mënysë” së politikës ditore serbomalazeze sepse kjo tanimë nuk është vetëm çështje e brendshme e Malit të Zi, përkatësisht e Unionit të SMZ-së, por edhe çështje e jashme ndërkombëtare mbase kombit shqiptar në Mal të Zi në vazhdimësinë historike (1878-2004) i janë mohuar, dhe po i mohohen edhe sot të drejtat dhe liritë elementare të ekzistencës së tij, gjë që kjo është në kundërshtim flagrant jo vetëm me të drejtën natyrore e historike të shqiptarëve, të ngulitur me shekuj në trojet e tyre etnike të Malësisë, por edhe me konventat dhe me traktatet e së drejtës dhe të sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar, të cilat e përbëjnë bazën e ligjeve dhe të ligjshmërive të proceseve dhe të vlerave bashkëkohore mbi lirinë, demokracinë dhe civilizimin botëror.

 

Prandaj, duke marrë për bazë Deklaratën universale për liritë dhe të drejtat e njeriut (10.XII.1948), si dhe të gjitha aktet e tjera themelore ndërkombëtare të mëpastajme, të cilat janë ndërtuar dhe miratuar në frymën e kësaj deklarate (konventat, protokollet, deklaratat dhe rezolucionet e Asamblesë së Përgjishme të Kombeve të Bashkuara, të Këshillit të Evropës(që nga miratimi i Statutit të tij më 1949), si dhe të KSBE-së, përkatësisht të OSBE-së që nga Akti përfundimtar i Konferencës së Helsinkit më 1975 e deri më sot) provojnë se të drejtat dhe liritë e njeriut nuk janë më vetëm objekt-çështje e brendshme e së drejtës vendore të nodnjë shteti, por janë subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Këto argumente të pakontestueshme ligjore dhe shkencore të së drejtës ndërkombëtare, pa tjetër duhet t’i marrë në konsideratë regjimi aktual neokolonialist malazez i Podgoricës, përkatësisht i Unionit të SMZ-së, kur është fjala për realizimin dhe njohjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve si në Mal të Zi, ashtu edhe dhe të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët sipas së drejtës ndërkombëtare gëzojnë të drejtën e plotë ligjore dhe demokratike për rajonizimin e tyre në kuptimin territorial, etnik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror.


Ndërrimi i tezave historike dhe juridike-politike ndërkombëtare në disfavor të shqiptarëve, dhe të vetë demokratizimit dhe të stabilizimit të Malit të Zi

S’ka dilemë se tanimë ka filluar të demistifikohet “tema tabu” e shqiptarëve të Malësisë, statusi i së cilës është i pandyrshuar që nga vitet 1878( sipas vendimeve të njëanshme dhe të padrejta të Kongresit të Berlinit territoret e Malësisë së madhe të Mbishkodrës i dhurohen Malit të Zi, kurse territoret e tjera të Shqipërisë Etnike:Kosova, Anamorava dhe Ilirida i dhurohen Serbisë) dhe 1912, kur në saje të gjenocidit dhe të politikës së forcës serbomalazeze shkëputet nga trungu i Shqipërisë Etnike, dhe bëhet pronë koloniale e Mbretërisë së Malit të Zi, mëpastaj e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene(1918) dhe, definitivisht më 1943 përfundon në pronësinë koloniale të ish-RSFJ-së së Titos. Pothuajse, brenda kësaj periudhe njëqindvjeçare nën sundimin e mbretërëve, të “vojvodëve”, të fashistëve, të çetnikëve të ashtuqujatur socialisto-komunistë serbomalazezë etj., qenia shqiptare e Malësisë iu nënshtrua formave më drastike të pastrimit etnik (ca në heshtje, ca botërisht) dhe të shkretërimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror, në përgjithësi. Si rrjedhim grafiku i përiqndjes mbi 7% i popullatës sotme shqiptare në Mal të Zi, e provon më se besnikërisht këtë gjendje tragjike të shqiptarëve në shekuj.

Duke mos u pajtuar assesi me një gjendje të këtillë katastrofike të shqiptarëve të diskriminuar dhe të kolonizuar nga ana e Malit të Zi, Lidhja Shqiptare-Amerikane me në krye Xhozef Diagardin, si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan nën drejtimin e Martin Vulajt, kryetar (natyrisht, në saje të iniciativës dhe të kontributit të madh të gjithmbatrshëm, të pareshtur kombëtar patriotik shumëvjeçar të diaspores së Malësisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) këtë status të papranueshëm për shqiptarët në Mal të Zi, në formë të argumentuar dokumentuese, e kanë parashtruar edhe në qarqet politike të Kongresit amerikan, me ç’rast është konstatuar se “shqiptarët në Mal të Zi janë ndër popujt më të diskriminuar në Evropë nga aparteidi i egër sundues malazias”. Edhe kjo çasje problemit serioz të shqiptarëve në Mal të Zi, është edhe një argument më shumë për zbatimin e së drejtës ndërkombëtare në favor të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Mal të Zi, gjë që vë në dukje faktin se, ky tanimë ka hyrë në “binarët” e ndërkombëtarizimit si i tillë, pavarësisht se këtë, në mënyrë shpërfillëse dhe arrogante, qeveria e Malit të Zi me pushtetarët e saj, dhe me kryeministrin Milo Gjukanoviq, janë duke i ndërruar tezat historike, juridike dhe politike në disfavor jo vetëm të shqiptarëve dhe të Malësisë së Shqipërisë Etnike, por edhe të vetë demokratizimit, të stabilizimit dhe të integrimit rajonal dhe evropian të Malit të Zi.

“Ridallgëzimin” euforik dhe emocioanl antishqiptar të disa udhëheqësve të subjekteve politike dhe të qarqeve zyrtare të Malit të Zi, e nxori në sipërfaqe iniciativa e shqiptarëve të Malësisë për rajonizimin e tyre në kuadrin e këtij shteti malazias. Edhe pse kjo kërkesë e shqiptarëve për rajonizimin e Malësisë është e ligjshme dhe në frymën e standardeve të integrimeve, të rajonizimit dhe të demokratizimit të Evropës Juglindore, në kuadrin e së cilës është përfshirë edhe Ballkani Perëndimor(domethënë edhe Mali i Zi dhe Serbia krahas Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjës dhe IRJM-së) si nocion politik përbrenda rrethit të katërt koncentrik të zgjerimit të Bashkimit Evropian sipas “Agjendës së vitit 2000”, kryetari i qeverisë malazeze, Milo Gjukanoviq (pas dështimit të Slobodan Milosheviqit në rikrijimin e Serbisë së Madhe, i ekspozuar “me pikëpamje më demokratike proevropiane”, dikur aleat besnik i “ballvanrevolucije” dhe i “jogurt revolucije” të Slobodan Milosheviqit me ndihmën dhe me bashkëpunim direkt dhe indirekt të makinerisë së tij të totalitarizmit komunisto-scilaist, të drejtuar nga qendra komanduese e Beogradit, erdhi në krye të pushteit malazias së bashku me prototipin e tij, Momir Bulatoviq, këtu e 14 vjet më parë) kategorikisht e ka hudhur poshtë atë si të papranueshme, duke nënvizuar se “definitivisht Mali i Zi nuk ka nevojë për diç të tillë ngase ky në periudhën e kaluar e ka dhënë provimin e pjekurisë në aspektin e multietnikes, prandaj edhe duhet të mbetet si i tillë”(Vijesti,21.1.2004).

Sipas kësaj deklarate zyrtare të premierit Milo Gjukanoviq, dhënë Televizionit MBC të Podgoricës, pozita e shqiptarëve dhe statusi i tyre territorial, politik, ekonomik dhe kombëtar, duhet të ngelë edhe më tej i pandryshueshëm, në varësinë e apartedit dhe të neokolonializmit të sundimit të deritashëm të regjimit të Malit të Zi. Lind pyetja, cilat ishin “njësitë e tërësisë mësimore” të “provimit të pjekurisë politike dhe multietnike” të Qeverisë së Milo Gjukanoviqit në lidhje me realzimin e të drejtave dhe lirive më elementare (sipas kritereve dhe standardeve evropiane dhe ndërkombëtare) të shqiptarëve në Mal të Zi, kur dihet se edhe gjatë qeverisjes së pushtetit të tij të deritashëm (1990-2004) janë diskriminuar si në aspektin politik, kushtetues, ekonomik, arsimor, ashtu edhe në atë nacional. Si rrjedhojë e një gjendjeje të këtillë të sundimit të egër kolonial malazias, shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare ka qenë e detyruar t’i nënshtrohet ekzodit permanent, duke kërkuar strehim në vende të ndryshme të Evropës, dhe kryeshisht në Amerikë për t’i shpëtuar asimilimit dhe shfarosjes biologjike të tij. – Mos vallë, sipas M.Gjukanoviqit, ky është “promovimi” i “pjekurisë politike dhe multietnike” i shtetit të tij centralist antishqiptar?! –Jo, assesi, kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me teorinë, as me praktikën e realizimit të drejtave dhe lirive elementare të shqiptarëve në trojet e tyre etnike të Malësisë.

Për më tepër, të gjitha format dhe praktika e deritashme shfrytëzuese kolonialiste e regjimit të vetëproklamuar “demokratik+pluralist” të Malit të Zi ndaj etnikumit shqiptar të Malësisë, të drejtuar nga Milo Gjukanoviq dhe garanitura e tij udhëheqëse politike, në esencë përbëjnë shkelje flagrante të të gjitha akteve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut. Sa është i “qëndrueshëm” konstatimi politik i kryeministrit Milo Gjukanoviq, se qeveria e tij malaziase e ka “kaluar provimin e pjekurisë politiko-multietnike” në favor të jetësimit të lirive dhe të drejtave të ekzistencës së shqiptarëve, flet edhe ky konstatim i Tahir Gjonbalajt (kryetar i Këshillit Komunal të Plavës, i cili me plot të drejtë ka pohuar se :”Republika e Malit të Zi qëmoti i ka harruar shqiptarët, kështu që gjatë 50 viteve të shkuara asgjë nuk ka investuar në viset e banuara me shqiptarë. Ne, definitivisht jemi qytetarë të rendit të dytë ose të tretë në krahasim me qytetarët e tjerë të Malit të Zi”(Glas Javnosti,12.01.2004).

Këtë deklaratë zyrtare, Tahir Gjon Balaj, e ka ilustruar edhe me këto fakte, të cilat sheshit e përgënjeshtrojnë deklaratën e theksuar të kryeministrit Milo Gjukanoviq, duke nëvizuar se: “ mbi 200 policë të punësuar prej tyre vetëm një (1) është shqiptar. Duke qenë se tani nga ushtria e dikurshme “jugosllave”, rripin e kufirit të Malit të Zi, që kufizohet me Shqipërinë e ka marrë për sipër policia malazeze, mirëpo në strukturën e saj nuk bën pjesë asnjë shqiptar. Gjithashtu, Sektorin e Sigurimit e përbëjnë 70% të malazezëve (17% në komunën e Plavës), kurse në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi 30% janë të zënë me punë pjesëtarët e përkatësisë boshnjake. Po ashtu edhe në sistemin e gjyqësisë nga 50 të punësuar, në Plavë, në mesin e tyre nuk ka asnjë shqiptar.”(Po aty).

Krahas këtij observimi objektiv dhe kritik, të argumentuar të Tahir Gjonbalajt nga Plava e Malësisë lidhur me realitetin e hidhur të qenies shqiptare në Mal të Zi dikur dhe sot, kryeministrit malazias Milo Gjukanoviq, i shtrohen edhe këto pyetje relevante nga materia e së drejtës ndërkombëtare, pse pikësëapri qeveria e Malit të Zi i ka cenuar pa precedencë të gjitha nenet e Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut (qytetare, politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore, shkencore dhe nacionale), kur dihet se nënshkruese e kësaj Rezolute historike mbi të drejtat e njeriut ishte edhe Jugosllavia socialiste e Titos?

Pse instancat e caktuara politike të Malit të Zi, kërkesën e ligjshme për rajonizimin e Malësisë e kanë kualifikuar si “material epidemik”, kur dihet se kjo ka bazën e saj historike dhe ligjore, që përputhet me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane?! Me një fjalë të gjitha reagimet e këtilla të papeshuara as politikisht, as historikisht e as juridikisht të politikës zyrtare të Malit të Zi ndaj çështjes së pazgjidhur shqiptare, në mënyrë imediate dhe permanente imponojnë mobilizimin e përgjitshëm politik kombëtar të të gjitha subjekteve politike shqiptare, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë, në mënyrë që me kohë të pezullohen të gjitha shpifjet, gënjeshtrat, anatemat dhe i tërë fallsiteti i strategjisë dhe i taktikës së politikës zyrtare kolonialiste të Malit të Zi ndaj së vërtetës së dhimbshme shekullore të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ndryshe, si pasojë e indiferentizmit dhe e dispersionit të faktorit të përgjithshëm politik shqiptar, do të ringjallet fantazma e “topuzit poetik” të politikës antishqiptare të Petar P.Njegoshit, e cila do të pretendojë, jo vetëm që të mohojë identitetin kombëtar dhe territorial të shqiptarëve në Malësi, por do të tentojë ta rikthejë “rrotën historike” prapa, duke ushqyer ambicie, që ta pushtojë sërish vilajetin e Shkodrës sikurse në vitin 1913(!) Këtë rrezik eventual e paralajmëron edhe propaganda e fshehtë e nëndheshme serbomalazeze, e lansuar përmes të ashuquajturës Shoqata e luftëtarëve dhe e vullnetarëve të viteve 1912-1918 e Andrijevicës së Malit të Zi, e cila në mënyrë indirekte, në shenjë të solidarizimit unanim me subjketet politike dhe institucionet zyrtare shtetërore të Malit të Zi, jo vetëm se në heshtje e hudhë poshtë, si të dëmshme dhe të pavlerëshme kërkesën e shqiptarëve për formimin e Rajonit të Malësisë, por në mënyrë të rafinuar hidhet edhe në një absurd tjetër, duke kërkuar që kjo qytezë të fitojë statusin e një repubike të pavarur, të cilin e paska pasur dikur në kohën “e artë” të sundimit të Petar P.Njegoshit(!?)

Ja, se ç’thotë deklarata e tyre decidive: “ Ne vasojeviqët kërkojmë mëvetësinë e plotë për ish-qarkun e Andrijevicës, përkatësisht statusin e republikës, të cilin e ka pasur gjatë kohës së sundimit të Njegoshit. Ne, së bashku me pasardhësit dhe adhuruesit e Andrijevicës planifikojmë, që t’i rikthejmë pjesët e territorit të Malit të Zi: Pejën dhe Gjakovën, të cilat i janë grabitur pa të drejtë.”(Vesti,18.01.2004). Ja, kjo është sëmundja e pashërueshme e politikës dhe e historisë malazeze sllave, se sado që shtiren para Evropës dhe Amerikës, përkatësisht bashkësisë ndërkombëtare si “demokratë paqësorë” dhe “aleatë të tyre me prirje evroperëndimore”, malazezët, as serbët, kurrë nuk mund të tjetërsohen në demokratë të njëmendtë as evropianë e as amerikanë ngase me shekuj janë të “stërvitur”, që në Ballkan t’i pushtojnë dhe kolonizojnë territoret etnike të shteteve fqinje, pikëspari të Shqipërisë, të Kroacisë, të Bosnjës, të Hungarisë dhe të Bullgarisë.

Kështu, të paktën flet historia dhe politika e marrëdhënieve të vendeve dhe popujve të Gadishullit Ballkanik, të cilën histori, natyrisht, që nga koha e Bizantit e deri më sot nuk e njeh, as nuk e pranon as logjika sllave serbomalazeze, as shkenca, as politika, e as Kisha Ortodokëse Serbe, për këtë arsye, edhe në fillim të dekadës së fundme të shekullit XX (1990-1999) u ripërsërit historia grabitçare dhe gjenocidi serbomalazez ndaj ricopëtimit dhe pushtimit të territorit të Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës. Mirëpo, si rezultat i luftërave çlirimtare kombëtare mbrojtëse të këtyre tre vendeve, si dhe nga mbështetja e drejtpërdrejtë e NATO-s, së prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aleatëve të saj më besënikë në kuadrin e Aleancës së Atlantikut Verior, përnjëherësh, dhe pse mos të thuhet përgjithmonë u pre në embrion tradita historiko-politike, militare dhe paramilitare e sëmundjes kolektive paranoide serbomalazeze për të pushtuar dhe sunduar territore të huaja të vendeve fqinje ballkanike.

Këtë ridefinim të politikës dhe të diplomacisë evroperëndimore në Ballkan, qarqet politike zyrtare të Unionit të SMZ-së, duhet ta vlerësojnë realisht si në sfondin e së drejtës historike, ashtu edhe të asaj evropiane dhe ndërkombëtare, përndryshe as Serbia e as Mali i zi, nuk do të kenë asnjë gjasë reale, që si partnerë me të drejta të barabarta të integrohen në Bashkimin Evropian, as në asociacionet intgeruese me karakter rajonal. Më thejsht, me bagazhin e tanishëm kolonial të shqiptarëve as Mali i Zi, as Serbia nuk mund të llogarisin në normalizimin e marrëdhënieve me shqiptarët në Ballkan, pavarësisht se nominativisht Unioni i SMZ-së ka marrëdhënie (goxha të mira, të ngrohta dhe miqësore) diplomatike me politikën e jashtme të regjimit të Fatos Nanos.

Megjithatë, s’ka dyshim se një “idil romantik” i diplomacisë bilaterale (joreciproke, për shkak se asnjë problem i shqiptarëve të kolonizuar nën Serbi, Mal të Zi dhe IRJM nuk është zgjidhur deri tani në përputhje me të drejtën historike të shqiptarëve dhe të së drejtës ndërkombëtare) ndërmjet Shqipërisë dhe Unionit të SMZ-së, realisht nuk mund të ketë karakter afatgjatë sepse është i “mbarësuar” nga recidivi kolonial serbomalazez, i cili ende është i pashërueshëm ngase zgjedhja e terapisë së zhdukjes së tij efikase dhe përfundimtare ende është stereotipe, dhe plotësisht e gabuar sepse është e përshkruar nga “recetat bizantine” të “mjekësisë popullore” serbomalazeze, relikte këto, që u përkasin shekujve XVIII, XIX dhe XX të formimit të shteteve njënacionale në Evropë, në saje të rreshtimit të aleancave të ndryshme të mbretërëve dhe të carëve të Fuqive të Mëdha të Evropës, që kishin për qëllim për të pushtuar dhe përthithur popuj dhe vende të vegjël, natyrisht me dhunë dhe me luftëra e agresione të përgjakshme gjenocidale.

Mjetet dhe të gjitha instrumentet e një “mjekësie” të tillë të startegjisë së ndyshkur të Evropës së vjetër si Serbia, ashtu edhe Mali i Zi, e së këndejmi, të gjitha vendet ballkanike, duhet ta eliminojnë nga përvoja e tyre e deritashme dokrinare dhe praktike, sepse është plotësisht me përmbajtje toksikologjike, dhe në asnjë segment nuk përputhet me projektet e rajonizimit, të integrimit dhe të globalizimit të strategjisë së Evropës së re. Është i pakrahasueshëm dallimi i Evropës së re dhe i Evropës së vjetër ngaqë e sotmja për objekt ka ndërtimin e tashëm dhe të ardhmërisë së saj pa luftëra dhe në mënyrë paqësore. Kështu, duhet kuptuar thelbin e Evropës së re, e cila zuri të hapërojë që nga rrëzimi i Murit të Berlinit (1989), përkatësisht nga përfundimi i luftës së ftohtë dhe i politikës bipolare të dy superfuqive botërore(SHBA-së dhe ish-BRSS-së), me ç’rast përfundimisht përmbyset përgjithmonë “pernadoria e kuqe” sovjetike, e cila ishte barriera kryesore e ndërtimit të një Evrope të lirë, demokratike dhe pluraliste, sepse pjesa e saj lindore ishte nën tutelën e kampit socialist të ish-Bashkimit Sovjetik.


Jo “urbanizim stereotip komunal” malazias, por rajonizim integrues-demokratik evropian të Malësisë shqiptare!

Problematizimi i nënshkrimit të Peticionit të shqiptarëve për formimin e rajonit të Malësisë (Tuz, Plavë, Guci, Ulqin dhe Krajë) shqiptare nga ana autoriteve të qeverisë së Malit të Zi, politikisht është i dëmshëm dhe juridikisht i papranueshëm, sepse para së gjithash është në kundërshtim me konceptet dhe me standardet strategjike të intergimit dhe të rajonizimit të Evropës Qendrore dhe të asaj Juglindore.

Pavarësisht nga shfaqja e panikut dhe e intrigave të politikës propagandistike të Podgoricës, se iniciativa e shqiptarëve për rajonizimin e Malit të Zi “është akt anticivilizues joligjor” ( kjo akuzë, duhet kuptuar vetëm si ndryshim i tezave historike-politike dhe si floskulë propagandistike e strategjisë së frikësimit të regjimit aktual kolonialist malazez ndaj ekzistencës dhe veprimit demokratik të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi), të gjitha subjektet politike shqiptare, si dhe e tërë popullata vendore e Malësisë, së bashku me diasporën shqiptare në mbarë botën, nuk duhet të heqin dorë nga kërkesa e tyre e parashtruar për rajonizimin e territorit shqiptar si në kuptimin ekonomik, politik, kulturor dhe territorial, sepse kjo në esencë është kërkesë demokratike, e drejtë, dhe e ligjshme si nga aspekti i së drejtës historike, ashtu edhe nga aspekti i së drejtës evropiane sipas së cilës janë ndërtuar dhe funksionojnë në praktikë mekanizmat e integrimit dhe të rajonizimit të teritoreve të ndryshme të Evropës, që sot i përkasin Bashkimit Evropian(BE).

Natyrisht, është “e kuptueshme” pse qarqet e pushtetit malazez e kontestojnë njësimin e territoreve shqiptare në kuadrin e rajonoit të Malësisë, sepse edhe më tej duan t’i mbajnë shqiptarët si “pengjë” të rendit të dytë, pa status të përcaktuar politik, ekonomik, kombëtar dhe territorial, që nga ankesimi i tyre më 1878, 1912, 1913 dhe 1943. Mirëpo, partitë politike shqiptare në Mal të Zi, në asnjë mënyrë nuk kanë arsye, që të mos e mbështesin iniciativën për formimin e rajonit të Malësisë ngase në këtë mënyrë, do të vepronin në kundërshtim me të drejtën natyrore historike të identitetit të tyre autokton kombëtar dhe territorial, si dhe me të drejtën ndërkombëtare, të cilat janë në favor të rajonizimit dhe të integrimit të shqiptarëve në kuadrin e Malësisë së tyre.

Fundja, për rrumbullakësimin e kësaj kërkese racionale në dobi të formimit të rajonit të njësuar të Malësisë në kuadrin e Malit të Zi, do të ishte e udhës, që popullatës shqiptare të kësaj krahine t’i jepej mundësia e ligjshme dhe demokratike, që për këtë çështje vitale të tyre, të deklarohen me referendum, i cili do të organizohej dhe monitorohej drejtpërdrejt nga përfaqësuesit përkatës të OKB-së dhe të OSBE-së, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtruarja e kërkesës së shqiptarëve të kolonizuar të Malit të Zi për formimin e rajonit të Malësisë së Madhe, është një nga format më oportune dhe më racionale për të ruajtur ekuilibrin ndëretnik dhe, është në funksion të stabilizmit dhe të demokratizimit të shtetit të Malit të Zi, dhe jo të shthurjes së tij si shtet, ashtu siç po trumbeton politika propagandistike e Malit të Zi.

Përkundër faktit se, si Mali i Zi, ashtu edhe Serbia tradicionalisht janë të zhveshura nga prirjet dhe praktika e rajonizimit ndëretnik, nëse këto, vërtet prtendojnë të jenë shtete demokratike të “familjes” evroperëndimore, ashtu siç janë deklaruar botërisht para institucioneve dhe mekanizmave të Bashkimit Evropian(BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë nuk iu mbetet rrugë tjetër veçse të instruktohen dhe të mësojnë nga shembujt e shteteve evropiane, të cilat qëmoti e kanë tejkaluar këtë “sëmundje të fruthit”, kur është fjala për rajonizimin dhe integrimin e tyre rajonal.

Prandaj, në vend të zbatimit të “formulave të vjetra” të politikës kolonizatore dhe gjenocidale(vazhdimisht duke i ndërruar tezat historike të autoktonisë shqiptare në Ballkan në favorin e politikës ekspansioniste serbomalazeze, qeveria e Malit të Zi në krye me Milo Gjukanoviqin, duhet të ndjekë përvojën e derisotme të rajonizimit të Evropës Perëndimore, në mënyrë që, në të ardhmen të mund të identifikohet si pjesë përbërëse e “evorajoneve”, të cilat në esencë janë njësi rajonale të Bashkimit Evropian.

Në rastin konkret të parashtrimit të kërkesës së shqiptarëve për rajonizimin e Malësisë në kuadrin e shtetit të Malit të Zi, qeveria dhe politika malazeze nuk kanë asnjë arsye qoftë morale, politike a ligjore, që ta bllokojnë atë (ashtu siç kanë filluar tani me propagandën e tyre fyese antishqiptare, por nëse vërtet janë të interesuara, që edhe më tej të kanë marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe me Evropën dhe Amerikën demokratike, atëherë në mënyrë imediate, duhet ta përqafojnë inciativën e shqiptarëve për krijimin e rajonit të Malësisë, sepse kjo është formula më e kapshme politike, demokratike dhe ligjore, që shpie në rrugën e zbutjes së problemit ekzistues shqiptar në Mal të Zi, përkatësisht të decentralizimit, të sigurisë dhe të stabilitetit të shtetit pluralist të Malit të Zi.


Rajonizimi i Malësisë shqiptare-vizë” garantuese e Malit të Zi për të hyrë në Bashkimin Evropian (BE)

Vërtet, po qe se politika e qeverisë së Milo Gjukanoviqit e kupton drejt shtruarjen e kërkesës së shqiptarëve për rajonizimin e Malit të Zi, atëherë s’ka asnjë fije dyshimi se do të davariten të gjitha përpjekjet tendencioze, të njëanshme, subjektive dhe antishqiptare të përfaqësuesve të partive politike dhe parlamentare të Malit të Zi, të cilat në mënyrën më perfide dhe intriguese po tentojnë ta “bindin” opinion malazez dhe atë ndërkombëtar se formimi i rajonit të Malësisë shqiptare është në kolizion me dispozitat e Kushtetutës dhe të sovranitetit të Republikës së Malit të Zi ngase sipas Velizar Kalugjeroviqit(përfaqësues i Partisë Popullore Socialiste “iniciativa e theksuar shqiptare është jo vetëm absurde, por edhe antidemokratike, anticivilizuese dhe e rrezikshme”. (“MINA”, 10.01.2004).

Ky “vlerësim politik” i këtij funksionari “socialist” të Malit të Zi nuk ka të bëjë fare me përmbajtjen e kërkesës së theksuar shqiptare për formimin e rajonit të Malësisë, sepse ajo në asnjë pargraf të saj nuk e rrezikon ligjshmërinë, kushtetushmërinë, e as sovranitetin e Malit të Zi. Përkundrazi, në kuptimin e ngushtë është në favor të demokratizimit dhe të artikulimit të interesave të përbashkëta si të qytetarëve, ashtu edhe të shtetësisë së Malit të Zi, kurse në kuptimin e gjerë përbën bazën themelore të politikës integruese dhe globale evropiane.

Sipas vlerësimeve shkencore të ekspertëve të së drejtës evropiane dhe të politikës ndërkombëtare, krijimi i evorajoneve dhe i nënrajoneve nuk janë kategori të reja administrativo-politike, të cilat i absorbojnë funksionet dhe atributet shtetërore dhe parashtetërore. Përkundrazi rajonizimet e tilla janë në funksion të drejtpërdrejtë të integrimit, të respektimit të kufijve ekzistues shtetërorë, por orvaten që këta kufijë t’i liberalizojnë dhe t’i bëjnë të kalueshëm dhe papengesa si për lëvizjen e njerëzve, ashtu edhe të qarkullimit të mallrave në të gjitha fushat me interes të përgjithshëm të qytetarëve, që aspirojnë të integrohen në rajone të caktuara, sepse në këtë mënyrë arrihet zbutja e trysnive të jetës së përditshme dhe e fërkimeve ndërmjet etnive të ndryshme si në planin politik, ashtu edhe në atë të zhvillimit dhe të prosperitetit ekonomik e shoqëror.

Si paradigmë karakteristike pozitive e procesit të rajonizimit, në të shumtën e rasteve merret Tiroli, ( edhe pse është shtet konstituiv i Federatës Austriake, dhe, gjithashtu, edhe pjesë e Italisë Veriore me popullësi të përzier etnike, e cila flet gjuhën italiane dhe gjermane) i cili ka arritur prosperitet të konsiderueshëm ekonomik, si rrjedhim i decentralzimit dhe i rajonizimit.

Sa më sipër, qeveria e Malit të Zi nevojitet, që në sistemin e saj kushtetues dhe politik, sa më parë ta sanksionojë kërkesën e palës shqiptare për rajonizimin e Malit të Zi, sepse kjo është e drejtë e patjetërsueshme e saj dhe, nuk mund të injorohet as të hudhet poshtë si “ nonsens” i sovranitetit shtetëror të malit të Zi, kur dihet se ky nocion ka pësuar transformim evolutiv gjatë historisë së tij, e sidomos me të përfunduar lufta e ftohtë(1990), kur respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut fitojnë epërsinë ndaj tij, si kategori juridike ndërkombëtare, e cila si e tillë më nuk është vetëm çështje e brendshme e shteteve, por edhe e bashkësisë ndërkombëtare.

Çdo qasje tjetër e iniciativës paqësore dhe demokratike të shqiptarëve të Malësisë për rajonizimin e Malit të Zi, do të minonin stabilitetin dhe sigurinë e këtij shteti multietnik, duke çuar kështu në konfrontime të paparashikuara ndëretnike, të cilat, pa dyshim, do t’ia mbyllnin dyert kësaj republike, që të aderojë (sipas parashikimeve) në Bashkimin Evropian, si dhe në integrimet rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Shënim: kjo analizë është botuar për herë të parë në vitin 2004 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-10-23 13:17:45
cfare te them, shkrim i shkelqyshem.Mirepo, sot asht koha e hajdutllekut, e mashtrimit dhe e peruljes. Cdo gje te huajen e pranojme dhe e cmojme pa rezerve, pervec vlerav tona te cmushme shqiptare. 
Qofshi te nderuar, 
bardhyl gashi

Koment nga GUEST më 2007-04-18 16:03:43
Shumė shkrim i mirė dhe me vend e vėrteta duhet tė dal nė shesh sepse kėshtu e do puna


International
English
Faqe interaktive