Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow DEMAGOGJIA KOMUNISTE DUHET TE MARRE FUND
DEMAGOGJIA KOMUNISTE DUHET TE MARRE FUND PDF Print E-mail
28 Korrik 2008

 Te thuash se Shqiperia perseri i perket lindjes persa i perket mentalitetit trashigimise e pse jo edhe menyres se qeverisjes besoj se nuk ke bere ndonje mekat duke pohuar nje gje te tille por mbi te gjitha thellesisht besoj se ke thene nje te vertete te padiskutueshme.

Ndryshimi esencial per mese 60 vjet ndermjet lindjes dhe perendimit ka qene dhe eshte ndryshimi ndermjet prakticitetit perendimore dhe ideologjise demagogjike komuniste lindore.

            Nese i referohemi realitetit postkomunist shqiptar fatekeqesisht duhet thene se trashigimtaret komunist te pushtetit me metoda e demagogji te paster komuniste kane arritur te ruajne pushtetin edhe 18 vite pas vendosjes se pluralizmit politik .

Krimi dhe mashtrimi me i madh e me demprures qe ju eshte bere shqiptareve gjate ketyre 18 viteve ka qene tjetersimi i vullnetit te tyre te ashprehur me vote aq sa eshte lejuar ku ne funksion te kesaj vjedhje e vullneti pushteti politik e shteteror post komunist ka nderruar kode zgjedhore e ligje cdo kater vjet  jo ne funksion te transparences por ne funksion te perfeksionimit te vjedhjes me synimin kryesor ruajtjen e pushtetit politik e vazhdimsine e komunizmit ne Shqiperi packa se formalisht pushteti ka kaluar sa majtas e djathtas por gjithnje te kontrolluar nga komunistet e trashigimtaret e tyre gjenetik e shpirteror.



            Pa u thelluar shume ne shkaqet dhe pasojat qe kane beret e mundur ruajtjen e trashigimise komuniste ne Shqiperi pasi shume gjera jane thene e sterthene por ajo qe duhet thene dhe qe eshte me se e vertete eshte se demagogjia e vazhdimsise komuniste ka funksionuar ne menyre perfekte ne funksion te ruajtjes se kesaj trashigimie duke rikonfirmuar se fitimi i cmimit te OKB ne 88 nuk ka qene nje rastesi.

Nese do ti mernim gjerat me radhe mund te themi se ishkomunistet ne dy gjera themelore nuk te falin : ne ruajtjen e pushtetit politik e bazen e tije ekonomike. Ne funksion te ketyre jane te gatshem te projektojne e zbatojne nje dyzine kodesh e ligjesh zgjedhore e te aprovojne cdo gjashe muaj ligje per kthimin e kompensimin  e pronave te grabitur nga baballaret e tyre anipse si fillim po ju legalizon pronat grabitsve te rinj e ne teprofte gje athere shohin e bejne per pronaret legjitim.

Nuk ka nevoje per “permirsime” ligjore cdo gjashte muaj mjafton qe ligji i 46 i shtetezimeve te kthehet mbrapsht i cili nuk ka nevoje per shume fjale  por vetem per dy nene : 1- shteti shqiptar njeh te drejtn  prones private trashigimtareve te ligjshem persona fizik, juridik e komuniteteve.

2- te tera pronat qe jane fituar jasht kornizes Kushtetuese te Repuplikes se Shqiperise jane te paligjshme.

E drejta e votes eshte nje e drejte themelore e qytetareve te repuplikes se Shqipeise brenda dhe jasht kufijve shteteror , numrimi i saje behet public per cdo qark ne TV locale dhe cdo cenim e tjetersim i saje denohet me burgim taksativ 15 vjet heqje lirie.

Idea e Partise demokratike duke u nisur nga krimet e komunizmit te shkohet tek puntoret dhe bashkpuntoret e strukturave repressive te sistemit komunist duhet pershendetur por gjithsesi kjo mbetet e manget pasi mbesin a u ndeshkuar krimet dhe poshtersite e perjudhes se tranzicionit qe kryesisht jane veper e bashkpuntoreve te sigurimit e shtetit komunist qe atehere u quajten bahkepuntore te FJETUR por qe u zgjuan ne 90ten me fillimin e revolucionit antikomunist pasi per kete dite edhe ishin rekrutuar.

Dihet qe keta bashkepuntore ishin zgjedhur si me te zotet e me besniket pasi edhe koha kur keta duhej te hilleshin ne aktivitet parashiheshin si ditet me te eshtira per regjimin komunist dhe keta kishin mission per te siguruar mbijetesen e regjimit , vazhdimsine e tije , dhe mbi te gjitha mosndeshkuhmerine e   krimeve te komunizmit.

A nuk jane realizuar gjate ketyre 18 viteve e tera keto objektiva  qe diku aty nga 1976 u vendosen nga kupola e regjimit komunist e shqiperi?

Megjithe per te vendosur drejtesi nuk eshte vone kurre prapeseprape per shoqerine eshqiptare eshte shume vone , por nuk eshte shume e veshtire per ta dekomunistizuar kete shoqeri e aq me eper shtetin shqiptar me te tera strukturat e tije mjafton te ekzistoje vullneti per tu ndare nga e kaluara.

Me consensus duhet te vendoset se deri ne cfare niveli te ish strukturave te shtetit komunist qe per mua duht te jete prej sekretar I organizates  se partis e lart ne linje partie e prej operativ sigurimi e lart ne organet repressive e prej brigadier e lart ne linj shteterore pasi filozofia e kohes ka pas trumbetuar me te madhe dy te verteta se “cdo antar patie eshte nje CEKIST (sigurims) dhe “kuadri eshte monopol i partis”.

Persa i perket bashkepuntoreve te te fjetur apo te zgjuar por dhe personave te survejuar me ane te nje ligji shume strict dhe penalitete te shkalles se larte te detyrohen strukturat qe me ligj i disponojne keto doje qe ti fusin te tera ne internet ku qytetaret te kene te drejte te ankohen prane strukturave te drejtesise per cdo tendence te vjeter apo te re per te bere pis njerez me pa te drejte.

Tendenca per te bere dekomunistizimin e shoqerise shqiptare me grupe te reja te bashkepuntoreve te sigurimit te vjeter komunist eshte mashtrim i radhes dhe me i pafytyre se mashtrimet e meperparshme .

Historia 60 e ca viteve te fundit te shtetit shqiptar ka treguar se hajdutet me te medhenj te pasurise e interesave te shqiptareve kane qene pushtetaret e late qe me nje kod moral te degjeneruar i kane lene ne dore stafeten e hajnise njeri tjetrit . Por per paraoks te kohes e historis shqiptare ky grusht njerzish qe e kane rjepur e zhgrryer ate vend jane me imunitet  pra te paprekshem edhe nga ai ligj gjysmak e drejtesi e mvarur qe random ekziston ne Shqiperi gjate tere kesaj perjulle.

Perse u harrua nga ekipi i z Berisha premtimi i fushates elektorale per heqjen e imunitetit te tere parlamentareve e sidomos gadishmeria per te lene ne duar te drejtesise te tere ata zyrtare qe akuzohen per korrupsion.

A ka tregues me te mire te vazhdimsise se qeverisjes socialiste respektivisht te trashigimise komuniste sesa zhytja ne batakun e rrugen e hajnise te zyrtareve te “Partis Demokratike” pa mbushur akoma nje vit ne karrike pasi tani me siguri me cfare po degjojme e kane cuar ate stafete te ndyre akoma dhe me perpara.

Ne kushtet kur dergesat e bashkefamiljareve te tyre nga perendimi po pesojne ulje si pasoje e humbjes se shpreses per ate vend dhe elementit kohe qe perdite rritet ne mes eshte detyre e bashkombasve tane qe ti japin fund vazhdimsise se demagogjise komuniste ne Shqiperi duke mbeshtetur e promovuar individe e grupime qe mbartin vlera reale jasht rrjetes se merimanges postkomuniste duke kerkuar e terhequr edhe vlerat e paiskutueshme qe ka diaspora e re dhe e vjeter ne perendim.

 

Ajet Delaj

New York, 20 korrik 2008

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-08-04 11:07:32
Demagogjia kuqaloshe duhet te marre fund dhe ishe pushtetaret gjakatar duhet te te pergjigjen per mekatet qe ia solen kombit per kete gjyse shekulli. 
Kjo web faqe qe thirret ne emen te Ballit Kombetar s'paku duhet te kujtojen viketimat e ppsh-es tia qes tana te zezat ati pushteti ruso-slalv, te kujton martiret e demokracis si Avzi Nela e mijera te tjere qqe rane viketim e ati pushteti kriminel . 
Edhe sa kohe i duhet te djathetes veretete shqypetare per ta zhduk te keqen nga trualli shqypetar? 
------------------------------------------------------------------------------------------ 
 
 
Havzi Nela, martir i vargjeve të lirisë1>  
(01.08.2008)  
Kaluan plot 20 vjet nga dita e 20 Gushtit 1988, kur qyteti i vogël i Kukësit u gdhi me një pamje të trishtuar.Në njërin nga sheshet kryesore,komunistët kishin varur në litar poetin disident Havzi Nela. Një autor i huaj ka shkruar se, “është me të vertetë fatkeqësi që njeriu të jetojë në një vend që është i pamëshirshëm ndaj njerzve të aftë dhe që dallojnë”. Poeti ishte një njeri që dallonte dhe kjo ishte arsyeja që regjimi komunist e kishte vendosur në grykën e pushkës. Si demokrat, patriot dhe atdhedashës, ishte i pari që ndjente dëshirën për të qenë i lire në një vend të lire. Por fatkeqësisht poeti jetoi në një kohë që ishte e vështirë të jetonin martirët si ai. Jetoi dhe vdiq si hero në kohën e diktaturës komuniste. Në atë ditë të nxehtë gushti u ndodha në Kukës, si sot 20 vjet më pare. Po shkoja në drejtim të axhencisë së autobusëve. Ecja ashtu i shkujdesur duke menduar se vështirë do të kishte vende në të vetmin autobus rrangallë që udhëtonte në drejtim të Krumës. Kur më del përpara syve një pamje makabër; një trekëmbësh dhe një njeri i varur në litar. Një parullë ku ishte shkruar me gërma kapitale “Havzi Nela, armik i partisë dhe i popullit”. Trupi i poetit lëkundej mbi trekëmbësh nga një erë e lehtë që zbriste nga lugina e Drinit. Kalimtarët e rrallë largoheshin me vrap të tmerruar. Ramiz Alia, me kriminelët e tijë komunist edhe në grahmat e fundit po kafshonin si egërsirë trupin e Atdheut. U afrova por nuk mund të mbaja lotët. Më dukej se edhe mali Gjallica ishte përkulur në atë shesh ogurzi përpara trupit të pajetë të Havzi Nelës. Dy pika gjaku i zbrisnin buzëve të holla. Disa policë, pis të zinj, lëvrinin si krimbat, të gufosur se diçka kishin bërë.  
E kam njohur Havzi Nelën në Krumë në vitin 1962. Kishte ardhur si mësues. Në Krumë, në vendin tim të lindjes, familja jonë jetonte në gjendje internimi dhe ca më keq akoma. Me mua njerëzit e kishin të ndaluar të flisnin. Sipas komunistëve unë isha i biri i armikut të popullit. Kishim qenë të burgosur, të internuar, ishim kulakë dhe mua nuk më lejonin të vazhdoja shkollën. Lexoja shumë libra, ishte i vetmi ngushëllim dhe prehje e imja. Në qendër të fshatit, atëherë ka qenë një bibliotekë e vogël, afër një mulliri, ku përgjegjës ishte Imer Muja, një djalë i ri me shpirt antikomunisti, të cilin e kisha shumë mik. Një ditë ai më njohu me Havziun. Filluam të bisedojmë dhe të shkëmbenim libra me njeri tjetrin. Trajtonim tema të ndryshme dhe u bëmë miq. I vinte keq prej meje, për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhesha dhe më jepte kurajo se ditë të mira do të vinin për të gjithë shqiptarët. Shpesh më recitonte poezitë e tij, ku pasqyrohej jeta e vështirë dhe falsiteti i propagandës komuniste nëpërmjet figurave letrare, me një mjeshtëri të rrallë, duke iu shmangur spiunëve që përgjonin kudo. Për një kohë të shkurtër në Krumë, Havziu kishte bërë shumë miq. I sjellshëm me kolektivin e shkollës, i dashur me nxënësit e tij mospërfillës ndaj pushtetarëve komunistë, ishte mjaft superior karshi tyre dhe respektohej nga të gjithë shokët që e rrethonin. Por në të njejtën kohë dallonte edhe në mes të miqve të tij për thjeshtësinë e vlerat intelektuale. I pajisur me cilësi të jashtëzakonshme, shquhej për talentin e tijë politik. Komunistët shikonin tek Havziu një “njeri të rrezikshëm” dhe me të vertetë atë mundet ta ndalonte vetëm vdekja në rrugën që kishte nisur, te behej i pavdekshem në rrugën e vështirë të lirisë dhe demokracisë. Është i pari që ka shkruar poezi për Kartën e Helsinkit e të drejtave të njeriut, që në atë kohë njihej shumë pak nga shqiptarët. Më kujtohet se Havziu zbulonte kontradiktat në veprat e teoricienëve marksistë që aq shumë reklamoheshin në atë kohë. Engelsi - më thoshte Havziu - në librin e tij “Origjina e familjes, pronës private dhe shtetit”, shkruan se me lindjen e familjes,pas komunitetit primitiv, lindi prona private. Prona private është e lidhur me familjen në atë mënyrë saqë pa prone private nuk mundet të ketë familje. Nga ana tjetër komunistët i kanë shpallur luftë pronës private, pra në të njëjtën kohë luftë edhe familjes. Duan të na zmbrapsin prapa në disa mijëra vjeçarë. Nuk ka pë t’u ndërtuar kurrë socializmi, as komunizmi. Teoria marksiste është një utopi”. Në vitin 1963 Havziu u largua nga Kruma. U ndamë me lot në sy duke i shtërnguar dorën njeri tjetrit. Më erdhi keq që nuk kisha patur mundësi që ta ftoja në shtëpinë time as për një kafe. Ishte e pamundur të vinte dikush për vizitë në shtëpinë tone. Më duket se e transferuan në fshatin e tij të lindjes në Kollovoz. Më vonë dëgjova se u dënua nga gjykata e Kukësit, pas arratisjes në Jugosllavi në vitin 1967. Qendrimi i tij burrëror përpara atij gjyqi famëkeq, bëri jehonë dhe u end gojë më gojë, në rrethet e Kukësit, Hasit, Tropojës dhe më gjerë. Në vijën e kufirit kur po kalonte për në Jugosllavi së bashku me nusen e tij të re, Lavdijen, kishte lënë një letër të shkruar me fjalët lapidare: “Shqipëri e dashur, po të lë me zemër të plasur”. Këtë letër pasi e kishin gjetur rojet e kufirit, kriminelët komunistë, e kishin arkivuar në dosjen hetimore dhe po e përdornin si armë të fuqishme kundër poetit. Në fjalën e tijë përpara gjyqit ai do të deklaronte se ishte antikomunist dhe kundërshtar i vendosur i diktaturës. Prokurori do ta akuzonte si bashkëpunëtor të UDB, por Havziu me guximin që tejkalonte kufinjtë e qëndresës i përgjigjet se “kjo është një gënjeshtër. Ju jeni bashkëpunëtorët e UDB-së jugosllave. Komunistët serbë më dorëzuan tek ju, se ju jeni bashkëpunëtorët e tyre”, do të deklaronte poeti në atë gjyq që e denoi 25 vjet burg. Sot pas 20 vjetëve, fjalët e poetit antikomunist bëjnë apel se dosjet duhen hapur. Këtu vertetohet katërcipërisht veprimtaria kriminale e ish-Sigurimit, e bashkëpunimit me UDB-në jugosllave në krime kundër popullit si në rastin e Havzi Nelës. Vitet kaluan. Poeti përshkoi kalvarin e gjatë të vuajtjeve në burgun komunist. Ish-të burgosurit politikë në të katër anët e Shqipërisë, ata që kanë ndarë në mes tyre kafshatën e bukës dhe vuajtjen, e kujtojnë me respekt djaloshin e vendosur në idealin e lirisë dhe të demokracisë. Ai u vra nga bisha komuniste në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988, pikërisht atëherë kur ëndrra e poetit po bëhej realitet, kur akujt e diktaturës kishin filluar të shkrinin në të gjitha vendet e lindjes. Këtu në Shqipëri, kasta kriminale enveriste, “bijt’ e Stalinit”, me Ramiz Alinë në krye, bënin si gomari në ëndërr dhe nuk donin të pranonin shembjen e komunizmit. Krimineli Fehmi Abdiu, që sot bën “drejtësinë” në gjykatën e lartë dhe i dekoruar me medaljen “Naim Frashëri të klasit të pare”, nga Presidenti i Republikës, ka deklaruar se “dënimin me vdekje të Havzi Nelës e ka dhënë me ndërgjegje të plotë”. Po, xhelati komunist e vrau poetin me ndërgjegje komuniste. Me ndërgjegje vret ujku, gjarpëri, kanibali, me ndërgjegjen e qenies që i takon. Sigurisht urdhri për të vrarë poetin ishte i Ramiz Alisë,por ai që vret është njëlloj kriminel si ai që jep urdhërin për të vrarë. Ndërkohë një tjetër firmëtare e atijë vendimit të kobshëm është edhe gjyqtarja e atëhershme Fatmira Laskaj, deri para pak ditësh Kryetare e Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Pasurive, si për çudi edhe kjo e dekoruar këto ditë nga Presidenti “për merita të veçanta”. Po a vritet poeti o njerëz, a vriten vargjet e lirisë? A mundet të ndalohej Dielli që po lindëte në gjithë Europën? Ja këta ishin ata, xhelatët komunistë mediokër, që nuk besonin tek zoti dhe as demokracia. Paradoksi i realitetit të sotëm në Shqipëri është se kriminelët e djeshëm, bashkëpunëtorët më të zellshëm të ish-Sigurimit janë konvertuar. Kameleonët kanë ndryshuar ngjyrën. Armiqtë e djeshëm të lirisë marrin dekorata nga Presidenti i Republikës. Mesazhet e Amerikës dhe Europës “për dënimin e krimeve të komunizmit” po injorohen në mënyrë sistematike duke rrezikuar seriozisht në rrugën e vështirë të demokracisë. A thua të jetë mungesë informacioni për Presidentin të marrin dekorata; Skënder Breca, prokurori që dërgoi përpara pushkatimit në vitin 1979, Xhelal Koprenckën, Fadil Kokomanin dhe Vangjel Lezhon, për “fajin” e vetëm se kanë patur guximin t’i shkruajnë letër diktatorit Hoxha? Po për Fatmira Laskajn e dinte Presidenti jonë i nderuar se kishte dënuar me varje në litar Havzi Nelën? Rastësi është vallë dekorimi i Njazi Jahos, Xhevat Hanës e co, ata që dënuan në mënyrën më barbare njerzit që aspironin për demokraci? Po Fehmi Abdiu që nuk tundet nga karrikja në Gjykatën e Lartë “nga reforma në drejtësi”. Po Diana Çuli, deputetja me “zërin si të qyqes” në Parlamentin shqiptar, bashkëpunëtorja që dërgoi përpara pushkatimit poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, tani na jep ne shqiptarëve “të urtë” leksione për demokracinë. Si këta kameleonë ka me mijëra që kanë hyrë në politikën shqiptare dhe po i bëjnë gjëmën demokracisë. Prandaj politika dhe sidomos e majta ish-komuniste e frikësuar dhe e terrorizuar nga “hapja e dosjeve”, ia dolën përsëri të injorojnë dhe të sabotojnë rezolutat e KE dhe rekomandimet e Amerikës dhe Europës, dhe hapjen e dosjeve ta fusin edhe njëherë tjetër në “kalendat greke”. Dhe kriminelët e djeshëm na thonë se ata “paskan zbatuar ligjet e kohës”. Por ne ish-të përndjekurit politikë u themi këtyre “konstitucionalistëve të pazëvendësueshëm të shkollës staliniste”, se diktatura ndryshon nga demokracia pikërisht në faktin se diktaturat kanë ligje të shkruara që nuk zbatohen, por zbatohen urdhrat. Jo rastësisht Aranit Çela kur dënonte njerëzit nxirrte mbi tavolinë “veprat e diktatorit”. Ndërkohë demokracia funksionon në zbatimin absolut të ligjit.  
Sot në Shqipëri demokracia është seriozisht e rrezikuar nga kriminelët e diktaturës që dje u kanë vënë litarin në grykë martirve të lirisë dhe sot japin leksione për demokracinë. Poeti Petrit Palushi,i cili ka përgatitur për botim poezitë e Havzi Nelës,në parathënjën e librit “Pa një ditë lumnije”, botuar në vitin 1996 shkruan se: “emisarët komunistë nuk kanë shfaqur as pendesën më të vogël për atë që kryen me mizori mesjetare. Janë monstra të tilla që kurrsesi nuk mundet t’i zërë gjaku”. Ndërkohë Kadareja shkruan për këto monstra se“janë nga raca që flenë me ndërgjegje të përgjakur”. Si bleta që mbledh nektarin e vyer në korijet me lule shumëngjyrëshe shpateve të malit të Gjallicës, Petrit Palushi ka mbledhur poezitë e Havzi Nelës, të shpërndara në fletore dhe në copa letrash të zverdhura nga koha. Në poezinë “Më mire me mbyllë sytë”, nga burgu famëkeq i Burrelit në vitin 1977, Havzi Nela shkruan në kulmin e dëshprimit: “Më mire me mbyllë sytë/Më mire zemra t’më pushojë/Më mire mos me pa më dritë/Kur harbuti t’më mundojë. Poeti në birucën e ftoftë dhe me lagështi të burgut e kujton Nënën e tij me poezinë: “Po o Nanë, po”. “Po, o Nanë po, përsëri në emër të ligjit jam arrestue\E duert m’i kthyen prapa policët e zinj\Në hekur me tutjus m’i kan ngujue\.Por poeti e gjen shpëtimin në kurajon dhe në luftën kundër diktaturës:-Deri kurë durim,deri kurë ma shpresë\Jo,jo, këto fjalë mos m’i thoni,këto fjalë nuk i due\Me durim dhe shpresë nuk dua të vdes\Se jeta dhe vdekja duhën meritue\. Poeti si njeri me zemër të madhe nga qelia skëterrë e burgut,me mendjën dhe ëndrrën e tij fluturon si zog i lire dhe i këndon me mallë vendlindjes, i këndon lirisë; i këndon dashurisë që e kishte lënë të mjerë atje në Lumën e tij të dashur, gjen kohën dhe i këndon jetës që e deshi aq shumë. Poetit i qan zemra për Kosovën e robëruar në atë kohë. Në poezinë “Nusja e flamurit”, poeti shkruan: \Lavdi çikës kosovare\Si një shqerrë si një manare\I del tankut i thot ndal\Rritet,ngrihet si një mal\Për Kosovën Republikë\Lëshohem,ngjitem,nuk kam frikë\Jam shqiponjë me krahë e fletë\Edhe ngjitem deri tek retë\. 
Politika shqiptare as nuk e ka vënë ujët në zjarr për të përkujtuar martirin e vargjeve të lirisë në 20 vjetorin e rënjës së tijë si hero. Instituti i Ish-të përndjekurve politikë, me shkresën nr.295 prot.dt.07.05.2003, i ka propozuar ish-Presidentit Moisiu, dekorimin e Havzi Nelës me titullin “Nderi i kombit”. Por propozimi ka rënë në vesh të shurdhër. Në vesh të shurdhër ka rënë edhe një propozim tjetër po nga ky institut drejtuar Presidentit aktual të Republikës. E gjithë jeta e Havzi Nelës është përpjekja titanike e një poeti, e një intelektuali të pashoq në historinë tone kombëtare, e një njeriu që luftoi gjithë jetën kundër komunizmit si fatkeqësi kombëtare, për një Shqipëri të lire dhe demokratike. Nga ana tjetër, varja në litar e poetit në pragun e lirisë nga kasta kriminale e Ramiz Alisë, përbën rastin e vetëm makabër në të gjithë Europën ish-komuniste. Historianët, intelektualët, institucionet shtetërore, Parlamenti i Shqipërisë, duhet të vlerësojnë veprën e këtij heroi. Jeta e tij plot vuajtje dhe sakrifica në emër të lirisë është një simfoni, një mesazh për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. Luma që e lindi është krenare për birin e sajë. Populli shqiptarë duhet të bëjë atë që të ulin kokën me turp kriminelët komunistë që e vranë Havzi Nelën. Askush më tepër se ai nuk e meriton ngritjen e monumentit te tij në një shesh të kryeqytetit. 
 
Nga Sejdi Peka 
 

Koment nga GUEST më 2008-08-14 00:56:22
Lavdi vepres dhe jetes se Patriotit Havzi Nela...........poshte komunizmi dhe spiunet e tyre,poshte presidenti i Republikes poshte kryeministri poshte kryetarja e Parlamentit .......................RROFTE SHQIPERIA RROFTE POPULLI SHQIPETAR

Koment nga GUEST më 2008-08-14 00:50:34
Shqipetaret do shpetojne nga kolera e kuqe vetem kur te vijne ballistat ne pushtet,prandaj zgjohuni o popull.Propoganda 50 vjecare e komunistave kunder Ballit natyrisht qe ka lene gjurme por do vije nje dite qe popullit do i hapen syte dhe do e kuptoj te verteten historike,dhe ky moment do jete shpetimi i tij.Te nderuar Ballist lerini sherret brenda vetit po punoni per te miren e popullit. Xhavit Gjurma

Koment nga GUEST më 2008-09-08 22:55:44
KOSOVA ESHT SHTET DEMOKRATIK TASH ESHT KOHA PER NDERTIMIN E SHTETIT SA METE FORT ME E NDERTU EKONOMINE AQ MA TE SIGURT JEMI DREJT BASHKIMIT TE TE GJITHA TROJEVE SHQIPTARE SIKUR GJERMANET ME MARKA E KAN BLE GJDO PLLAMB TE TOKES SE VET PRA SE E KAN ZHVILLU EKONOMIN SE PARI E KUR JU KA DHAN RASTI E KAN TREGU VETEN EJO ME FJAL E POLLAVRA SBAHET ASGJE PO ME PUNE ME PERPARIM TUNG BASHKIMI GJERMANI

Koment nga GUEST më 2008-11-14 00:55:42
BALLI KOMBETAR ESHTE NJE PARTI NACIONALISTE,POR MEDET SE CILIN KA NE KRYE.KRAHASONI JU LUTEM MITAT FRASHERIN ME KETE KALIN E KARROCES QE ESHTE SOT KRYETAR I BALLIT.

Koment nga GUEST më 2010-02-13 00:49:21
TE GJITHA KETO QE I SHKRUAN SEJDI PEKA PER VEPREN DHE VDEKJEN E HAVZI NELES ME KANE PREKUR THELL NE SHPIRTE .ME LOTE DHE DHIMJE E LEXOVA LAVDI JETES DHE VEPRES TE HAVZI NELES NGA NIPI MUHARREM MAZREKU 
.,PRIZREN,.

Koment nga GUEST më 2011-02-19 01:18:01
respekte per ballin kombetar


International
English
Faqe interaktive