Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow DEKLARATË POLITIKE
DEKLARATË POLITIKE PDF Print E-mail
28 Korrik 2008
Article Index
DEKLARATË POLITIKE
Page 2

Balli Kombëtar
25.07.2008 Müchen


Në mbledhjen e mbajtur në Mynih të Gjermanisë në pranin e shumë antarëve dhe simpatizatëve të Ballit Kombëtar u analizua situata e krijuar në Partin e Ballit Kombëtar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.Temë diskutim ishte Kongresi fundit i mbajtur në Tiranë.
Me këtë rast u panë shumë probleme të cilat u shfaqen gjatë mbajtjes së këtij Kongresi ku lanë të kuptohet se në mesin e shumë atyre që thirreshin në Demokraci mbisundonte dogma Komuniste,pra nuk kishte zgjedhje të drejta dhe të lira,ato më shumë i gjasonin zgjedhjeve të improvizuara dhe të kurdisura më heret,duke parë të gjitha këto komiteti i Ballit Kombëtar për Gjermani dhe Luksemburg lëshon këtë deklaratë politike:

Shqipëria Etnike

DEKLARATË POLITIKE

Të dy komitetet kërkojnë nga Kryetari Alimadhi dhe i vetëquajturi kryetari për Kosovë Ahmet Mulliqi që të ofrojnë dorheqje për hirë të partisë sepse është parë qysh në zgjedhjet e kaluara si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ku Balli Kombëtar mbeti edhe pa këshilltar nepër komuna në Kosovë duke ju falenderuar punës katastrofale të Ahmet Mulliqit dhe stafit të tij famëkeq i cili pa fije turpi bëri emërime si është më së keqi pa thirrur as kuvend e as kryesi po kokë në vete emroj një Nënkryetarë që një zot e dinë qe kujt i shërbejn kanë një të kaluar të dyshimt dhe ju shërbyen partive të majta me dekada. Pra e njëjta gjë po ndodhë edhe në Shqipëri me të njëjtat lojëra, do të ishte e ndershme që të thirret një Kongres ku do të formohej një trupë kordinues që do të udhëhiqte Ballin Kombëtar drejt realizimit të amanetit të mijëra Dëshmorëve që ranë me amanetin Shqipëria e Shqiptarëve.Të dy këto Komitete do të kërkojnë edhe nga Komitetet e tjera që të mblidhen nënshkrime të nevojeshme që të thirret Kongresi i jashtëzakonshëm,përndryeshe jemi të detyruar të veprojm në mënyrë ligjore dhe karshi Dekalogut.. Dëshirojmë që krejt kjo të kaloj pa ekcese dhe pa ndonjë të keqe,sepse është krejt demokratike që një kryesi e cila nuk arrin të marrë as 1 përqind të votave fjala është për zgjedhjet e fundit në Kosovë të largohen turpërishtë sepse duhet të lirojnë rrugën atyre forcave që janë reale dhe nacionaliste.Zotëri Alimadhi duhet të jetë ai i cili duhet tu prin proceseve duke hapur rrugën që Balli i Kombit të jetë aty ku e ka vendin por at vend mund ta merrë vetëm me Ballist të vërtet e jo me vegla të partive tjera.


München

Sektori per Informim



Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-08-04 11:11:32
Reagim ndaj Komunikatës Politike të datës 25 Korrik 2008 
 
 
1 Gusht 2008 
 
 
Të nderuar Bashkëkombas, 
 
 
Për hirë të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit publik, Zyra për Informim e Partisë Balli Kombëtar Kosovë reagon ndaj Komunikatës Politike të datës 25 Korrik 2008 të plasuar në web faqen e Ballit Kombëtar, duke njoftuar opinionin që zgjedhja e kryetarit aktual të Partisë Balli Kombëtar Kosovë, z.Ahmet Mulliqi, është bërë në përputhje të plotë me Statutin e PBK dhe me të drejtë mund të thuhet që zgjedhja e z.Mulliqi në Kongresin e III-të të Ballit Kombëtar të Kosovës, me datë 24 qershor 2006 , ku nga gjithsej 132 delegatë të pranishëm dhe nga tre të kandiduar për Kryetar të kësaj partie, z. Mulliqi bindshëm del fitues, me gjithsej 76 vota , që dëshmon zgjedhjen e tij legjitime, në perputhshmeri të plotë me procedurat demokratike, procedura këto që kanë përshkuar edhe Kongresin e XII-të të BK në Shqipëri, ku z. Alimadhi në mënyrë legjitime zgjidhet kryetar i PBK Shqipëri me mbi 95% të votave, e të cilat procedura të zgjedhjes sipas disa bashkëkombasve tanë jo të mirë informuar kontestohen që qenë të tilla. 
 
Mu për shkak të kësaj transparence, duhet deklaruar që zgjedhjet e fundit dhe numri i votave të fituara, dukshëm është më i lartë nga zgjedhjet paraprake. Në këtë kontekst, vlen theksuar gjithashtu, që përpilimi i Programit Zgjedhor të Partisë BK Kosovë, është hartuar në përputhje të plotë me Dekalogun e Partisë Balli Kombëtar, Statutin e kësaj Partie të orientuara në drejtimin të promovimit të vlerave historike, kulturore e politike të popullit shqiptare, e që si të tilla domosdoshmërisht nënkuptojnë gadishmërimë e theksuar të kësaj partie që mu përms mënyrës demokratike të të vepruarit si subjekt politik, të arrijmë drejt qëllimit tonë kombëtar e historik, ribashkimit të popullit shqiptar. 
 
Së fundmi do donim të theksonim apo të rikujtonim vetëm një nga aktivitet tona të përbashkëta me Partinë BK Shqipëri, themelimin e Asamblesë Gjithëkombëtare me 26 Gusht 2006, në ditën historike kur apostulli i BK, i madhi Mid’hat Frashëri krijoi komitetin kombetar ”Shqipëria e Lirë”, ndërkaq me 26 gusht të vitit 2007 bashkohet edhe Balli Kombëtar i Maqedonisë dhe mu në këtë datë të vitit 2008 janë bërë përgatitjet e nevojshme që të vazhdohet me bashkimin e fragmenteve të tërësisë territoriale shqiptare si Çamëria, Mali i Zi dhe Kosova Lindore në strukturën e Asamblesë Gjithëkombëtare, arritje këto që nga shumë bashkëkombas janë parë si fryte të një pune të përgjegjshme, të përkushtuar e në pajtueshmëri të plotë me parimet dhe vizionin e shprehur në Dekalogun e Ballit Kombëtar, të realizuara nga Partia BK Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, mu nga drejtuesit e tyre respektivisht z. Mulliqi e z. Alimadhi, përpjekjet e të cilëve padrejtësisht kontestohen e keqinterpretohen.  
 
Partia BK, apelon te të gjithë bashkëkombasit të afrohen rreth Partisë BK dhe përmes përpjekjeve, ideve, përkushtimit të tyre dhe qasjes konstruktive të kontribuojnë në punën e përditshme të kësaj partie, të mirëinformohen për aktivitetet e saja dhe të gjinden përkrah saj, nëse ideali i tyre përkon me atë të BK, respektivisht me ribashkimin kombëtar, e jo me qasjet destruktive, promovimet personale e patologjikisht karrieriste, që fatkeqësisht si të tilla mund të hasen jo rrallë në disa deklarata jo përmbajtësore, paragjykuese e të bazuara në të pavërteta. 
 
 
Zyra për Informim 
Partia Balli Kombëtar Kosovë 
 
 
 

Koment nga GUEST më 2008-08-04 11:10:03
vetem nese forcat reale e marrin ne udheheqjen kete partihenjetund te bejn ndryshime pozitive,perndryshe me njerz siq jane sot keta nuk mund te ec balli perpara 
 
Me respekt 
 
Llapijani

Koment nga GUEST më 2008-08-04 11:09:21
Per derisa ne fuqi te ndodhen kelyshet e kuqe komunist, ne Shqiperi asgje ska per te ndryshuar. Vendi yne do te ngelet preh e rreziqeve te pa fund dhe gjithmone ne pershtatje me situatat qe jane krijuar e do te krijohen prej tyre ata do te penetrojne per te qene ne qeverisje te vendit...

Koment nga GUEST më 2008-08-05 00:10:21
Deklaratat e leshuar nga balli ne kosove nuk eshte aspak e vertet sepse aty ka pasur dhe ka shkelje te renda statutare,do ti bejme publike edhe inqizimet te cilat jane marre gjate nje mbledhje te mbajtur ne Kryesin e Ballit Kombetar ne Prishtine,ku keta njerze te cilet po thirren ne Kryesi vetem para nje viti fyhen mes veti dhe pa fije turpi sot dalin publikisht dhe thon se eshte krejt ne rregulle,le te japin vetem nje pergjegjje se si eshte e mundur qe pa asnje takim apo mbledhje ke emruar nenkryetar koke me vete,ju e dini se per ke eshte fjala zoti mulliqi,thuaje sa vota morri Balli ne kosove gjate zgjedhjeve te fundit,dile me shifra sepse ne do ti publikojm te gjitha qe nga inqizimet e deri te dokumentet te cilat i posedojm per cdo njerin. 
 
Me respekt te madhe per cdo Ballist 
 
Petrit Gjoci

Koment nga GUEST më 2008-08-07 16:21:30
Partia e Ballit kombetar eshte partia me e ndershme ne Shqiperi dhe me kombetarja,kurse PS dhe PD jane parti qe drejtohan nga komunistat.Ju uroj suksese gjithe ballistave dhe te forcojne unitetin. Balil Xhema

Koment nga GUEST më 2008-08-14 00:57:41
Ballistat jane shpirti i kombit,ne rast se populli Shqipetare do arrij te kuptoje shpirtin Ballist e ardhmja e tij do te jete me e sigurt dhe me e shpejte.Ballistat jane palca e kombit dhe balli i tij.I uroje suksese partise se Ballit Kombetare per interesat e vendit. Xhafer Zheka

Koment nga GUEST më 2008-09-01 01:45:28
agron humaj ballistat kan qen jan edhe dot jan per here ne ball te kombit rroft balli kombetar rroft shqipnija etnike SHQIPRIJA e SHQIPTARVE vdekje trathtarve

Koment nga GUEST më 2008-09-17 19:27:27
Nga te gjitha zemrat qe thuhet dhe me mall shpirtror me embelsohet edhe zemra qe kur njihen shtetet evropiane kosoven nga ballistet qe qe jen edhe emrat qe kur kan qen ata per ditet esodme duhet te them se ajo qe ka qen esht kosov epanvarur nga kush qe esht dhen shpirti ball kombtar,  
Siq njihet edhe anamorav gjilani dhe Vitia Qe esht Emri ballist Hysen Tërpeza ai ishte nga te gjitht dhe me kusheriret eti bashk luftetar ivandit kosovar qe te gjitht nuk ekan menduar se kush esht Hysen Tërpeza Tani me edin te gjitht Per Heroit ekombit kosovar Qoft te paret Dhe qoft te tashmit qe emurem shtet te panvarur dhe sovran Kosova esht nje qe nuk shuhet vetem nga emri Ballist Rroft balli kombtar :Paemer

Koment nga GUEST më 2008-10-07 23:14:22
SHQIPNIA SHQIPTARVE ! 
 
Vetem rrenjosja e ideve nacionaliste,parimi qe te gjithe ne shqiptaret duhet te ndjekim"SHqiperia mbi te gjitha"venia e interesit kombetar mbi ate vetjak,ngulitja qe ne moshat me te reja te atdhedashurise,te flamurit tone te shejte,qe jeta e çdo shqiptari vlen po aq sa e imja,atehere ky komb do te kete nje te ardhme te ndritur.Ju te BALLIT KOMBETAR keni detyren historike te zgjoni ndjenjat tona kombetare te mpira per 50 vjet me rradhe nga ai rregjim i mallkuar,nga ata njerez te poshter,armiq te popullit te vet. 
 
Ju pershendes ngrohtesisht,dhe kisha nje lutje si mund te paisem me teseren e PBK.Pres nje pergjigje.Ju faleminderit. 
Pershendetjet e mia gjithe shqiptareve anekend botes.

Koment nga GUEST më 2008-10-14 02:09:33
Se pari ju pershendes perzemersisht, edhe ju keroj falje qi po nderhyj edhe po ndroj tem... 
Kisha pas ni pytje, pasi qi jom i ri edhe pak di per Ballistat, edhe per Ballin Kombetarë, kisha pas deshir me dit a ka dikush qi din pak me teper per Ballistat ne qytetin e Pejes. 
Po me intereson dikush qi din pak me teper per jeten e dhe veprimtarin e Islam Tabaku-t. 
Prap po ju kerkoj falje per pengesen edhe per mos dijenin time, po nese ka ndo kush qi mundet mem ndihmu... let kontakton  
Shum faliminderit!



International
English
Faqe interaktive