Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Greqia bën diskriminim ndaj Pakicave Kombëtare
Greqia bën diskriminim ndaj Pakicave Kombëtare PDF Print E-mail
26 Gusht 2008
Isuf B.Bajrami

     Parim të cilit grekët gjithmonë i janë përmbajtur është se kushdo që jeton në Greqi është grek. Gjithë ata që nuk janë
 grekë duhet të largohen. Ky është mentaliteti mbizotërues në Greqi, anëtare e Kombeve të Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e  OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Nuk u shkon ndër mend grekëve se në qoftë se vendet fqinjë do të kishin zbatuar të  njëjtin parim, tashmë nuk do të kishte më grekë jashtë kufijve të shtetit grek.

     Është e gabuar, të paktën për të ardhmen e afërt, ta  konsiderosh Greqinë si urë që do të lidhë vendet fqinj me Evropën. Kjo anëtare e Bashkimit Evropian që e konsideron ëdo kritikë ndaj mënyrës se si ajo i trajton çështjet e saj të brendshme, sidomos ëështjen e pakicave kombëtare, si veprim armiqësor të frymëzuar nga Perëndimi për të destabilizuar vendin, nuk mund ta luajë një rol të tillë pa përmirësuar imazhin e vet ende në nivel të ulët në krahasim me standardet evropiane, dhe pa hequr dorë nga mbjellja e farës  së in tolerancës fetare dhe kombëtare.Greqia duhet të mësojë si të sillet në shtëpinë e vet dhe jo ta kërkojë fajtorin jashtë .

 


   Bashkimi Evropian në fillim të vitit 2001 e dërgojë në Shqipëri "një komision për të diskutuar rreth një marrëveshjeje  bashkëpunimi".Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme greke i  deklaroi kryeministrit shqiptar gjatë vizitës së tij  në Shqipëri se: "legjislacioni për pakicat duhet të rishikohet në qoftë se Tirana  dëshiron t'i afrohet Bashkimit Evropian," kurse kryeministri  shqiptar paska shprehur bindjen se: "Shqipëria do të përpilojë një  legjislacion të avancuar, një nga më të përparuarit në Evropën  Juglindore."  Nisma e BE-së për t'iu mësuar autoriteteve shqiptare se si  të sillen me të  ashtuquajturën pakicë greke, që numëron rreth 30  - 40 mijë frymë, ultimatumi i të dërguarit të kryeministrit grek,  si dhe deklarata e kryeministrit shqiptar të krijojnë përshtypjen se  në legjislacionin shqiptar për pakicat kombëtare paska  të meta  serioze. Për të sqaruar këtë ëështje, për të parë se ku janë dhe  për hir të argumenteve, autoritetet përkatëse shqiptare e kanë  obligim të studiojnë ligjet dhe praktikat e vendeve të tjera,  natyrisht edhe të Greqisë, madje edhe të vendeve, që mbahen si më të  përparuarit në këtë drejtim.A ka legjislacione më të avancuara dhe  praktikë kaq absurde në vendet e tjera sesa ëka vërehet në vendin  shqiptar për të ashtuquajturat pakica kombëtare? Në vend që  nxënësi ta kërkojë e të shkojë atje ku është shkolla, në Shqipëri  shkolla (greke) i ndjek nga mbrapa nxënësit e  diasporës greke, kudo që  ata ndodhen edhe kur ky numër bie në kundërshtim flagrant me  ligjin.Nga ana e tyre, autoritetet greke nuk e kanë marrë mundimin deri më  sot të lejojnë zyrtarisht hapjen edhe të një shkollë të vetme  fillore për fëmijët e qindra mijë emigrantëve shqiptarë. Greqisë  as nuk i shkon ndërmend të ndërmarrë një veprim të tillë zyrtar, që do të kishte sadopak nuancën e njohjes së të drejtave të një elementi nacional që nuk është e nuk e quan veten grek. Në mentalitetin grek, një hap i tillë do të ishte precedent i rrezikshëm që  do të minonte teoritë rreth të ashtuquajturit homogjenitet të  shtetit grek dhe do t'u shtonte oreksin pakicave nacionale për arsimim në gjuhët e veta kombëtare. Ky hap do të rriste edhe presionin nga brenda e jashtë ndaj Greqisë. Ai do të bënte gjithashtu të shkonin kot mundimet e autoriteteve greke gjatë shumë dekadave për të asimiluar shqiptarët e vjetër, qoftë autoktonë apo të emigruar gjatë shekujve, në Greqi. Përpjekjet për t'i ë'kombëtarizuar emigrantët e rinj shqiptarë nëpërmjet shkollimit në greqisht dhe me ndihmën e kishës ortodokse greke duke u ndërruar fenë, si dhe diktati i autoriteteve greke, duke shfrytëzuar praninë e tyre në Greqi, ndaj shtetit shqiptar, do të bëheshin gjithmonë e më të paefektshëm.

Një politikë e tillë e brendshme e shtetit grek ndikon fuqishëm edhe në politikën e tij të jashtme ndaj fqinjëve pavarësisht nga mballomat e garniturat evropiane që e shoqërojnë atë. Ndaj Shqipërisë, në vend të reciprocitet të paktën për hir të qëndrimit të  qeverisë shqiptare, Greqia e ka rritur intensitetin dhe diapazonin e presionit.Greqia nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj  Shqipërisë. Për të shmangur një akuzë të tillë, por edhe për ta mbajtur  situatën në tension, tani për tani, qeveria greke ua ka lenë të  ashtuquajturve qarqe ultra nacionalistë detyrën për të  ngritur hapur  kërkesa territoriale, kurse në cilësinë si qeveri po këto  kërkesa ajo i kamuflon me parullën për  respektimin e të drejtave të  njeriut dhe të normave demokratike.Në takime zyrtare të nivelit të  lartë midis të dyja  palëve, pala greke i bën palës shqiptare kërkesa  ultimatum, që flasin për imponim të raporteve pronar-vasal.Në  parlamentin grek bëhen debate lidhur me "rritjen e nacionalizmit shqiptar,  zgjerimin e rolit destabilizues të grupeve të  armatosura shqiptare në  Kosovë, Maqedoni dhe Serbinë jugore" pavarësisht se lufta e  shqiptarëve kundër nacionalizmit agresiv serb u mbështet dhe mbështetet,  natyrisht me përjashtim të grekëve, nga gjithë bota  demokratike.

Një gjë është më se e qartë në këtë kontekst. Sa më afër i  afrohet zgjidhjes çështja e Kosovës, aq më shumë irritohen autoritetet  greke dhe aq më shumë i mëshojnë paralelizmit absurd që ata bëjnë me këtë ëështje. Euro deputetët  grekë, të Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut, kërkojnë që Shqipërisë t'i ndërpritet ndihma  mikrofinanciare dhe ajo të  përjashtohet nga tratativat për fillimin  e bisedimeve për nënshkrimin e marrëveshjes së  stabilitetit. Edhe  ministri i Jashtëm i Greqisë Xhorxh Papandreu e ka ngritur në  skenë për të atakuar Shqipërinë. Ai i shkruan Komisionarit  Evropian  për Marrëdhënie me Jashtë Kris Patten duke e bërë problem  "mungesën" e të drejtave të "pakicës  greke".Edhe pse midis të dy  vendeve është nënshkruar Traktati i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit,  Ligji i Gjendjes së Luftës me Shqipërinë ende nuk është hequr nga  Greqia në një kohë kur me Italinë ajo e ka abroguar një ligj të  tillë pavarësisht se ishte Italia fashiste ajo që kreu agresion ndaj saj  në vitin 1940 dhe jo Shqipëria. Pasuritë e shqiptarëve  në Greqi  janë bllokuar nën pretekstin e këtij ligji absurd, kurse për  pasuritë e popullsisë shqiptare që u masakrua dhe  u detyrua me forcën e  armëve të largohej nga Camëria, jepen argumente nga më absurdet për  të mos ua kthyer ato pronarëve të ligjshëm. Duke parë një  politikë e veprimtari të tillë greke kundër Shqipërisë, kushdo mund të  nxjerrë konkluzionin se Greqia akoma jeton në të kaluarën. Që të  jetojë në të tashmen, asaj i duhet të zbatojë proverbin e  vjetër, që thotë se "të njohësh të tjerët është dituri, të njohësh  vetveten do të thotë të pastrosh mendjen." Pikërisht  këtë të  fundit nuk e kanë bërë fqinjët tanë. Megjithatë, pikërisht në  këtë sfond aktiviteti politik nga ana e Greqisë kundër Shqipërisë,  qeveria e sotme shqiptare marrëdhëniet me fqinjët jugor i trajton në kuadrin e "partneritetit strategjik midis dy partive, dy qeverive e dy  vendeve" me shpresë se rruga për Evropë do të shkojë nga Athina  ashtu si dikur rruga për Moskë shkonte nga Beogradi. Me përjashtim të  atyre që ia kanë lidhur këmbët e duart vetes,vështirë se  ka nga  ata të cilët kanë mend në kokë e sy në ballë, që nuk kuptojnë  e nuk shikojnë se ku e ka hallin pala greke. Po të kthehemi përsëri  në temën e fillimit, atë të pakicave kombëtare, do të thosha se  kushdo që të bëhej kureshtar të mësonte se ëfarë thonë vetë  personalitetet greke për këtë ëështje. Materiali i mëposhtëm, i  bazuar në burime nga Greqia dhe Komuniteti Evropian,mund të hedhë pak  dritë mbi përvojën e shtetit helen në këtë drejtim.  
        Apeli drejtuar kryetarit të parlamentit grek dhe drejtuesve të partive në vigjilje të 25 vjetorit të rivendosjes së demokracisë në Greqi më solli ndërmend një raport mbi shqiptarët e Greqisë, përpiluar nga një grup hulumtues të Komunitetit Evropian në vitin  1987.  I nënshkruar nga tre deputetë turq të pakicës turke, shtatë organizata turke dhe tri organizata maqedone për minoritetet  përfshirë edhe Grupin grek të Helsinkit për Monitorizimin dhe të Drejtat e Pakicave në Greqi, Apeli thekson se republika e Greqisë ka një  dobësi të theksuar: Ajo nuk njeh praninë e pakicave  kombëtare në  territorin e vet.  Nënshkruesit i bëjnë thirrje shtetit grek që të  njohë ekzistencën e pakicave maqedone dhe turke, të ratifikojë  Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës pa kushte për zbatimin e saj dhe të zbatojë parimet e Konventës  si dhe të dokumenteve përkatëse të OSBE-së me qëllim  ndërprerjen e gjithë formave të diskriminimit apo persekutimit të  pjesëmarrësve të këtyre pakicave dhe respektimin e të drejtave të tyre.   Është e vërtetë se autoritetet greke, që gjithmonë kanë luajtur rolin e strucit, si dhe publiku grek, i cili është indoktrinuar si duhet  dekada me radhë, refuzojnë në mënyrë kategorike të njohin praninë e pakicave kombëtare në territorin grek. Parim të cilit grekët  gjithmonë i janë përmbajtur është se kushdo që jeton në Greqi  është grek. Gjithë ata që nuk janë grekë duhet të largohen. Ky  është mentaliteti mbizotërues në Greqi, anëtare e Kombeve të  Bashkuara, e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e OSBE-së dhe organizatave të tjera  ndërkombëtare. Nuk u shkon ndër mend grekëve se në qoftë se  vendet fqinjë do të kishin zbatuar të njëjtin parim, tashmë nuk do të  kishte më grekë jashtë kufijve të shtetit grek.Të citojmë  shkurtimisht përgjigjet e disa autoriteteve greke ndaj Apelit sipas burimeve  greke.Kryetari i parlamentit Apostolos Kaklamanis: "Në Greqi nuk ka  as pakicë turke, as maqedone. Ekziston vetëm një  pakicë fetare  myslimane. Cdo sajesë, sidomos në këtë moment, u shërben qëllimeve  të tjera dhe me të do të merremi në mënyrën e duhur."  Ministri  për Shtypin Dimitris Reppas: "Sajesat antihistorike dhe jorealiste do të  dështojnë."  Ministri i Jashtëm grek Xhorxh Papandreu: "Greqia, që  ndodhet në një rajon të vështirë, ndjek një politikë  shembullore në drejtim të pakicave...".Udhëheqësi i KKE i shtoi një version  tjetër motivit të Apelit. Ai theksoi: "Besojmë se publikimi i një  deklarate të tillë ka më pak lidhje me përvjetorin e rivendosjes së  demokracisë sesa me dialogun që po zhvillohet midis Greqisë dhe  Turqisë. Ajo i krijon mundësinë Amerikës të imponojë kushtet e veta  për dialog. Ata që guxuan të ndërmarrin një veprim të tillë mund  të gjenden jo vetëm në Greqi."  Gazeta Eleftherotypia botoi një
 artikull të shkruar nga profesor Nikolas Stavru, greko- amerikan në  lidhje me Shtetet e Bashkuara që qëndrojnë  mbrapa peripecive ballkanike. Stavru shkruan:"Mbrapa Apelit fshihen Ankaraja dhe padronët e vet  në Uashington me mbështetjen e "industrisë" së të drejtave të  njeriut në Shtetet e Bashkuara dhe filialet e saj në Greqi". Kjo  deklaratë, e cila ua hedh fajin Shteteve të Bashkuara i ngjan deklarimit  të kryetarit të parlamentit Kaklamanis rreth sulmeve ajrore të NATO-s  kundër Serbisë. "Sulmet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara e  kthejnë Evropën në kohën e Luftës së Ftohtë," deklaroi ai. "Duhet  t'i japim fund qenies sonë pre e një fuqie (ShBA) e cila nuk do që  Evropa të qëndrojë me këmbët e veta."

Një grup hulumtues i Komunitetit Evropian vizitoi Greqinë nga 4 deri  10 tetor 1987 për të kryer një studim rreth pranisë  së elementit  shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike e gjuhës.    Cka tërheq në veëanti vëmendjen është ngjashmëria e madhe e reagimeve të autoriteteve dhe përfaqësuesve të partive politike ndaj Apelit dhe deklaratave që përmban raporti për shqiptarët e  Greqisë. Përfundimi që mund të nxirret nga përmbajtja e Apelit është  se politika e pushtetarëve grekë sot për të njëjtën çështje  është e njëjtë me atë të vitit 1987, kur u përpilua raporti i sipërpërmendur, përmbledhja e të cilit vijon.

Raport rreth Shqiptarëve të Greqisë nga Komisioni i Komunitetit Evropian.

Një grup hulumtues i Komunitetit Evropian vizitoi Greqinë nga 4 deri 10 tetor 1987 për të kryer një studim rreth pranisë së elementit  shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike e gjuhës.
  Udhëtimi u organizua nga Byroja Evropiane për Studimin e Gjuhëve pak të përdorura, nën mbikëqyrjen e Komisionit të Komunitetit  Evropian.
      Përbërja e Grupit:    Antonio Belushi Itali , Ricardo Alvares  Spanjë , E. Angel Francë , Kolom Anget Spanjë , Havier  Boski Spanjë  , Onom Falkona Hollandë , Volfgang Jeniges Belgjikë , Robert Marti Francë , Stefan Moal Francë , Kol O'Cinseala Irlandë , Joseph San Sokasao Spanjë .
     Objekti i udhëtimit: Hulumtime në 300 komunitete shqiptare në Greqi.    
     Synimi: Tu mundësohet përfaqësuesve evropianë gjatë vizitës së tyre të bien në kontakt me popullin shqiptar në Greqi, ku aktualisht flet gjuhën shqipe, e cila nuk mësohet në shkollat greke.  Për të vlerësuar reagimin e partive dhe institucioneve të ndryshme ndaj  ëështjes së mbrojtjes së pakicave linguistike që ekzistojnë në  Greqi, të cilat aktualisht nuk njihen madje edhe nën kriterin minimal  sië është rasti i shqiptareve e i të tjerëve.  
     Pikëpamjet e partive kryesore:  
         -Partia "Demokracia e Re":  Biseduam me Mihal Papakonstantinu, Efstakios Paguhos, Nikola Martis, Joanis Vulfefis dhe Kaeti  Papannastision. Vijojnë disa nga përgjigjet e tyre:  "Problemi i gjuhës shqipe ne Greqi nuk ekziston. Po të hedhim probleme gjuhësh në tavolinë,  do të krijonim probleme shumë të mëdha për shtetin grek.  Në  qoftë se  gjuha shqipe flitet, ajo flitet vetëm në familje. Nuk mund të  jepet opinion i plotë për këtë ëështje.  Kurrë nuk ka pasur  vend  për shqiptarët në problemet tona. Misioni juaj është shumë  delikat. Mos i komplikoni punët.  Kujdes! Cështjet e pakicave do të  çojnë në luftë në Evropë. Nuk mund të ju ndihmojmë në asnjë mënyrë në këto momente. Gjithashtu,  nuk duam të krijojmë përshtypjen  se ka prani shqiptare në Greqi. Ky problem për ne nuk ekziston."
       -Partia "PASOK":  Pyetjet iu bënë Dr. Jorgos Sklavunas dhe  Manolis Azimakis.  Përgjigjet e tyre:  "Nuk e konsiderojmë të  domosdoshme që shqiptarët dhe pakicat e tjera të mësojnë gjuhët e tyre  amtare sepse gjuha që ata flasin nuk është gjuhë.   Nuk ka tokë  shqiptare në Greqi. Ka vetëm territore greke ku mund të flitet edhe  shqip.  Kushdo që nuk e flet gjuhën tonë, nuk i përket racës dhe vendit  tonë."
      - Ministria e Kulturës Mbasi dëgjoi pyetjet, Doc. Athina  Sipirianti u përgjigj:"Për të zgjidhur një problem duhet gjithmonë të ngrihet një komision. Ne nuk kemi mundësi të merremi me problemin që ngrini ju. Përvoja juaj do të na duhet për ëka do të bëjmë  në të ardhmen. Vizita juaj është një stimul i madh për ne."
        - Departamenti Pedagogjik  Përgjigja e Dr. Trinnidafilotis ishte shumë e ftohtë:"Nuk ka mësim të shqipes. Kjo që thoni ju është më shumë problem politik sesa kulturor. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar".
       - Komisioni i revistës së pavarur Anti u përgjigj:  "Kufijtë midis shteteve nuk janë të drejta. Ky interesim për minoritetet në Greqi mund të fshehë interesa dominimi nga shtete të tjerë.  Pakicat linguistike, pra, pakica shqiptare, nuk ka fare të drejta. Në Greqi  ka vetëm grekë."
    Deklaratat e mësipërme dhe Apeli drejtuar kryetarit të parlamentit dhe drejtuesve të partive greke janë provë e qartë e pranisë  së shqiptarëve, turqve dhe maqedonëve në Greqi, të cilët vazhdojnë të flasin gjuhët e tyre amtare. Sipas studimeve të kryera nga  dijetarë, ne Greqi ndodhen rreth 700 fshatra shqiptare, kombësinë  shqiptare të cilëve grekët e mohojnë. Është fakt i njohur se gjithë  pjesëmarrësit e pakicave kombëtare në Greqi i janë nënshtruar një asimilimi intensiv dhe të organizuar,grekët e mohojnë kombësinë e  tyre të ndryshme, e justifikojnë duke iu referuar fesë së tyre  sllavo-ortodokse, sikur feja të ishte kriteri për të përcaktuar  kombësinë. Megjithatë, pretendimeve absurde të  autoriteteve greke iu janë  kundërvënë edhe vetë grekët. Në një studim për të njëjtën çështje, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare dhe zëvendës   president i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut Kristos Rozakis e  pranon karakterin etnik të pakicave në Greqi.  Për sa i përket  politikës së brendshme greke ndaj pakicave kombëtare, është  për të  ardhur keq të konstatosh që një anëtare e Bashkimit Evropian sië  është Greqia nuk ka mundur të bëhet model për vendet e tjera  ballkanike në kuadrin e çështjes së pakicave kombëtare, që shembulli i saj në këtë fushë i shtohet  imazhit tashmë të njollosur të  Ballkanit për shkak të politikës së Serbisë, që megjithëse anëtare e NATO-s, pavarësisht nga "përpjekjet" e qeverisë për të mbajtur  një të ashtuquajtur ekuilibër, Greqia iu kundërvu sulmeve ajrore të  NATO-s kundër Serbisë nën pretekstin fallco të lidhjeve tradicionale  historike dhe fetare me Serbët dhe heshtazi mbështeti  politikën e  Milosheviçit për spastrimin etnik të Kosovës prej shqiptarëve.  Në  këtë fushatë solidariteti me Milosheviëin kur filluan bombardimet  ajrore të NATO-s, kryepeshkopi i Athinës Kristodulos nxitoi të  mbështesë patriarkun e Moskës Aleksi, kreu i Kishës Ortodokse Ruse duke  bërë thirrje për të përkrahur Serbinë.  Është gjithashtu për  të ardhur keq se asgjë nuk ka ndryshuar deri sot në politikën  nacionaliste dhe teokratike të Greqisë që nga periudha 1944-1945 kur  grekët ishin të parët në Evropën Juglindore mbas Luftës së Dytë  Botërore që kryen vrasje masive në Camëri, rajon i  banuar nga  shqiptarë, në veri-perëndim të shtetit të sotëm grek, dhe që e spastruan atë etnikisht nga shqiptarët, që nuk kishin fenë e grekëve.
  Është e logjikshme që vëllezërit e tyre të fesë, Serbët, të  përfitonin natyrshëm nga përvoja greke e viteve 1944-1945 në spastrimin  etnik të shqiptarëve dhe ta përdornin atë në shkallë të gjerë  kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin  1999.
    Mënyra si reagojnë grekët ndaj ëështjes së pakicave  kombëtare flet për një tendencë të fortë nacionaliste, të  sëmurë, e  ngritur në nivelin e politikës shtetërore dhe që bie ndesh me  tendencën e përgjithshme në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas regjistrimit  zyrtar të vitit 1951 në Greqi pakicat etnike në vend përbënin 2.6  deri 3.8 të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Si edhe në  rastin e jo grekëve të tjerë, edhe numri i shqiptarëve ishte mjaft i  zvogëluar në regjistrim. Sipas burimeve të tjera, në atë kohë të  paktën kanë qenë 350, 000 shqiptarë. Folës sllavë në  Greqi sot  numërohen deri në 300 mijë megjithëse shumica e tyre u detyrua të largohej gjatë dhe mbas luftës së dytë botërore e luftës civile.  Megjithëse fakti mbetet, edhe këto të dhëna të zvogëluara tej mase  janë mohuar nga autoritetet greke sa herë që dikush iu është  referuar. Vetë dy fakte, që janë prova të padiskutueshme të mungesës  së tolerancës greke ndaj pakicave kombëtare: Pak vite më parë,  Anastasia Karakasidou, e diplomuar në Universitetin e  Harvardit , iu  bënë kërcënime për ta vrarë së pari nga komuniteti grek në Shtetet  e Bashkuara dhe më vonë në Greqi  për shkak se ajo kishte folur për  praninë e një komuniteti maqedon në Greqi në librin e vet "Fusha  me Grurë, Kodra me Shkurre..." .Pothuajse në të njëjtën kohë,  Kristo Sideropulos, drejtues i "Lëvizjes së të Drejtave të Njeriut në  Maqedoni" u hodh në gjyq me akuzën se "kishte përhapur të dhëna jo  të vërteta që mund të sillnin shqetësime në  marrëdhëniet e  Greqisë me jashtë." Faji i tij ishte një deklaratë që ai kishte  bërë për maqedonasit në Greqi që shteti, i cili u mohonte ekzistencën,  u krijonte pengesa në ushtrimin e gjuhës dhe kulturës së tyre.
  Megjithëse nuk mund të mohohet fakti se Greqia është anëtare me të  drejta të plota e Bashkimit Evropian, sjellja e saj, në të kaluarën  dhe sot, që shumë pak ka të bëjë me vlerat perëndimore, po  ndihmon gjithmonë e më shumë njerëz të kuptojnë se ky vend është  shumë larg nga anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian për sa u  përket mentalitetit, kulturës, si dhe tolerancës fetare dhe nacionale.

Në Greqi me qëllim ngatërrohen shtetësia,kombësia dhe feja
     

Greqia dallohet nga vendet e tjera anëtare të BE-së edhe për sa  i përket legjislacionit të brendshëm. Për shembull, shtetësia,  kombësia dhe feja ngatërrohen me qëllim në Greqi. Kushtetuta greke e  ndalon proselitizmin. Ka dispozita, sidomos Neni 20 i Ligjit për  Shtetësinë në Greqi, sipas të cilit imponohen sanksione, dënime me burg  dhe mohim të shtetësisë greke ndaj pjesëmarrësve të pakicave  fetare, që akuzohen për pjesëmarrje në të ashtuquajtura veprimtari  kundër helenizmit. Pavarësisht nga fakti se Neni 19-të i Ligjit për  Shtetësinë Greke është abroguar si rezultat i presionit  ndërkombëtar, në bazë të cilit qeveria kishte të drejtë tu hiqte  shtetësinë greke personave të quajtur alogjenë (banorë vendas me origjinë  jo-greke), Greqia nuk e ka bërë heqjen e Nenit prapaveprues për t'ua  kthyer shtetësinë personave që me pa të drejtë e kanë humbur  atë.  Gazeta britanike Financial Times citon Takis Michas, specialist  për çështjet sociale në gazetën e Athinës Eleftherotypia, të ketë  thënë se: "Greqia përfaqëson një shoqëri të mbyllur në vetvete.  Vlerat e ortodoksisë e përforcojnë këtë mentalitet. Ortodoksia e  shikon Perëndimin si rrezik, si vend ku kurdisen komplote kundër  saj," mentalitet i grekëve dhe serbëve ky, i cili e ka origjinën në  sizmën e hershme midis kristianizmit perëndimor dhe lindor. Kurse  historiani britanik Norman Davies shkruan në librin e tij "Evropa, një  Histori":"Që nga koha e kryqëzatave, ortodoksia e ka konsideruar  Perëndimin si burim i një shtypjeje më të keqe se  ajo e të pafeve." Ky  mentalitet shfaqet edhe në radhët e klerikëve grekë në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës. Sipas shtypit amerikan, kryepeshkopi Spiridon,  kreu i Kishës Ortodokse greke në Shtetet e Bashkuara është akuzuar  se  është përpjekur që frekuentimin e kishës tua ndalojë  ortodoksëve që ndjehen më shumë amerikanë se grekë.  Spiridon, i pari  udhëheqës i lindur në ShBA i kishës ortodokse greke, deklaron se  veprimtaria e tij synon të mbrojë traditat bizantine të kishës, duke  provuar kështu se është një nga grekët që mendojnë se akoma jetojnë  në perandorinë bizantine. Jeane Karthner i gazetës Liberacion  shkruan: "Para pak vitesh, grekët ishin në armiqësi me  shqiptarët,  maqedonët dhe bullgarët. Ata janë armiq të përhershëm të turqve, kurse  tani janë bërë armiq të amerikanëve, britanikëve, francezëve,  gjermanëve dhe pjesës tjetër të botës."Presidenti i Greqisë,Kostis  Stefanopolus është cituar të ketë thënë "Perëndimi është plot  me armiq." Nëse e bëjmë një analogji të përgjithshme mund të  përfundojmë se këto deklarata të kujtojnë një gjendje të brendshme  emotive, që ende ka rrënjë të thella në Ballkanin  Lindor, dhe se  nyja e përbashkët është tradita fetare. Kjo nyje e çelikos  aleancën e Greqisë me Serbinë.Ky mentalitet që ka çuar në fanatizëm nacionalist dhe fetar i ka shtyrë gjithashtu analistët të nxjerrin  konkluzionin e logjikshëm se  prania greke në Bashkimin Evropian dhe NATO  dhe organizata të tjera është anomali dhe paradoks. Greqia vazhdon  të jetë partner i vështirë, bile edhe sot e kësaj dite është delja  e zezë në Bashkimin Evropian, që herë pas here i nxjerr  probleme  të sajuara Evropës për shkak të qëndrimit të saj kapricioz ndaj  fqinjëve.

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-09-01 01:50:52
Greqia eshte e pa bese qys 1000 vite me pare .Ajo arron se shtetin e Greqis e kane brojtur Shqiptare qys me vite .Ne Greqi jane gati 50-60% Shqiptar, 25% jane Turq, Bullgar dhe Maqedonas, dhe greget jane 20-25%.Ajo nuk ka plotesuar asnjehere te drejtat e pakises.Po te shkoje per te punuar ,ajo nuk te jepte pune, po mos te droje emrin nga musliman ne ortodogs.

Koment nga GUEST më 2008-09-01 01:48:25
lutem aktivizoni nje faqe te gjetur ne internet per temen "Pse greket i urrejne dhe i luftojne kaq shume shqipetaret" kam kerkuar qe te lexoja per ishte e bllokuar dhe e pa perdoreshme

Koment nga GUEST më 2008-09-01 01:47:18
N.q.se keto gjera do ti kishin ndodhur Greqise , keto qe u ka ndodhur shqiptareve atehere gjith bota do te kishte mar flake, prandaj duhet punuar shume per ti demaskuar ne maksimum boterisht keta agresiv. shteti grek ka shum borxh te Shqiperia.

Koment nga GUEST më 2008-09-08 22:52:40
nuk ka politokan ne shqiperi dhe greket kan te drejt qe bejn keshtu se po te ket politikan ne shqiperi qe tja mbydhin gojen nje her e mir atyre qe gjith bota i nje nerz te pa bes por politikanet tan mendojn vetem per te vjedhur ndonje gje jo per shqiperin e as per shqiptaret qe ndodhen ne greqi e ne vende te tjera .keshtu rroft populli shqiptar kudo qe ndodhet se sa do von ishalla vjen ndonje politikan qe i bien ndermen per kombin e tij.


International
English
Faqe interaktive