Sabit Abdyli, Auckland
“Populli shqiptar gjithandej trojeve etnike dhe në diasporë, si kurrë më parë, ka synime të qarta, ka dijen, vendosmërinë për ta çliruar Kosovën nga tirania serbe, me mjete politike ose me luftë. Dita, kur do të realizohen dëshirat tona, festojmë lirinë nuk është larg.” – mbahet mend, të ketë thënë gastarbajterëve kabashë, nacionalisti Mejdi Halil Kabashi.
Mejdi Halil Kabashi u lind në vitin 1908. Ishte luftëtar aktiv i njësive balliste që u formuan në Anamoravë për mbrojtjen e tokave shqiptare nga formacionet çetniko - partizane serbe e bullgare. Si njeri me ndërgjegje të formuar kombëtare e luftarake, si lexues i gazetave të kohës dhe si orator i shkëlqyeshëm që ishte, në rrethin ku jetoi e punoi, ai bëri shumë në ngritjen e ndjenjave kombëtare shqiptare, në informimin e drejtë të popullsisë mbi situatën në të gjitha tokat shqiptare dhe planet ogurzeza sllavo-komuniste. Pas ardhjes së partizanëve në pushtet, në nëntor të vitit 1945, së bashku me luftëtarët tjerë të njësive balliste, arratiset në Greqi dhe më vonë vendoset në Gjermani.
Gjatë qëndrimit në Gjermani mësoi gjuhën gjermane e angleze. Falë
përvojës së tij ushtarake gjatë luftës në Kosovë (1943-1945) dhe
njohjes së disa gjuhëve, ai punësohet në kazermën ushtarake Amerikane
në qytetin Kaiserslauten të Gjermanisë. Aty punoi si epror ushtarak
deri sa u pensionua. Edhe në mërgim, luftëtari i Shqipërisë Etnike,
vazhdoi me tërë qenien e tij aktivitetin politik kundër mortajës
komuniste, siç thoshte ai, për regjimin komunist të Beogradit. Në
bashkëpunim me bashkëpatriotët e tij, anëtarë të Organizatës “Balli
Kombëtar”, në shtetet e Evropës dhe Amerikë, si një ambasador i
vërtetë, bëri shumë në sensibilizimin e çështje së pa zgjidhur të
shqiptarëve në Ballkan. Ky personalitet i ditur dhe properëndimor, prej
të cilit disa prej kabashëve kishin mësuar shkrim – lexim në gjuhen
shqipe, deri në frymën e tij të fundit, demaskoi propagandën komuniste
se çështja e shqiptarëve në Jugosllavi është zgjidhur drejt dhe,
asnjëherë nuk i humbi shpresat se Kosova një ditë do të çlirohet.
“Populli shqiptar, gjithandej trojeve etnike dhe në diasporë, si kurrë
më parë, ka synime të qarta, ka dijen, vendosmërinë për ta çliruar
Kosovën nga tirania serbe, me mjete politike ose me luftë. Dita, kur do
të realizohen dëshirat tona, festojmë lirinë nuk është larg.” – mbahet
mend, të ketë thënë gastarbajterëve kabashë, nacionalisti Mejdi Halil
Kabashi. “Mejdiun - tregonte Nezir Hamdi Kabashi - e kam pas vëlla,
shok lufte e pune, me te jam rrit e jam burrërua. Fati deshi që të jemi
bashkë edhe atëherë kur bëmë rezistencë me armë në dorë në malet e
Kopilaces edhe këtu në Gjermani. Ishte fjalëpakë, i matur, i vendosur
dhe dinte me lexue mes rreshtave. Ishte përkrahës i rezistencës
paqësore që bëhej në Kosovë. Duhet provuar, thoshte ai, edhe me ketë
mënyrë të luftës. Kështu fitojmë simpatinë e botës, fitojmë miq e
aleat, fitojmë në kohë, por duhet të jemi gati edhe për luftë se, Liria
nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak e sakrifica! Ai me shpirt e me zemër
i përkiste të djathtës shqiptare.“
Ballisti i njohur për angazhimet e tija atdhetare, me të cilin kabashët
edhe sot e mbajnë kokën lartë, vdiq në Kaiserslauten të Gjermanisë në
vitin 1995.
|
Koment nga GUEST më 2008-09-20 23:52:25 Ishin të pandashëm me babain tim Nezir Kabashin, si gjatë kohës së luftës ashtu edhe në mërgim. Qemajl Nezir Hamdiu-Kabashi | Koment nga GUEST më 2009-04-06 14:30:08 ju pershendes perzemersisht per te gjitha keto fjale qe keni shkruar dhe renditur aq bukur. por kisha dashur te shtoj reth mbiemrit te mejdi halili kabashi keshtu eshte mbiemri --- halili--- ju faleminderoj per mir kuptim. ju pershendes nipi i mejdi halili kabashit
| Koment nga GUEST më 2010-05-24 01:43:14 Jamë krenarë që jamë nip i Nezir Hamdi Kabashit dhe kusheri i Mejdi Halili Kabashit,dy figura të ndritura të qështjes kombëtare Shqipëtare. Gëzim Qemajl Nezir Hamdiu-Kabashi | |