Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Shoqëria arrow Besnikëri shoqërore
Besnikëri shoqërore PDF Print E-mail
24 Shtator 2008
Astrit Lulushi, SHBA

Një nga vecoritë e rënies së regjimit komunist në Shqipëri, më 1990, ishte shoqërimi i saj me shkatërrimin deri në themel të infrastrukturës. Uzina, fabrika, qëndra prodhimi, shkolla, spitale, parqe, vepra të ndryshme u rrënuan, por jo pa iu nënshtruar më parë një plackitjeje të pashembullt. Dhe këto u kryen nga njerëz vendas, që kishin punuar rëndë për to, por që tani besonin vetëm tek vetja, askak tek Zoti, e ndoshta pak në atdhetarizëm atëhere i korruptuar me komunizëm. Ndërsa besnikëria shoqërore ishte vrarë prej kohësh. Ajo ishte zevendësuar me pabesinë duke bërë të dilnin në pah anët më negative të njeriut.

Por vërshimit të zemërimit ndonjëherë vështirë t’i vihej faj, sepse s’mund të ndodhte ndryshe, në së nuk harrohet se shumë prej veprave nën komunizëm ishin ndërtuar nga “vullnetarë”, njerëz “të lirë” dhe nga të burgosurit e të internuarit që kishin punuar nën goditjen e kamzhikut apo nën rrezikun e vdekjes. Dhe sado i mirë të kishte qenë qëllimi i projektuesve në pushtet, themelet e përziera me gjak, vuajtje, djersë të pashpërblyer, poshtërime e urrejtje, kishin bërë që ndjenja e humanizmit të përcudnohej dhe se qëllimi, sado i mirë, kurre nuk mund të justifikonte mjetin.


Atdhetarizmi është besimi i njeriut tek vendi. Vetëdija është besim i njeriut tek vetja. Kur besimi ndaj vendit ndërthurret me besimin ndaj vetes kjo krijon besnikërinë  e ndërsjellë të cdo njeriu ndaj tjetrit, që bëhet qenësore për besnikërinë shoqërore, e cila zbulon anët më të mira të karakterit të secilit.

Besnikëria është besim, besë, dhe si e tillë, një vyrtyt me rrënjë vecanërisht të thella në instinktin e cdo shqiptari. Atdheu është mishërimi i besimit të banorëve tek vendi. Por a është ky besim i ndërthurur, ashtu sic duhet, me besimin në vetvete, për krijimin e ndjenjës së besnikërisë shoqërore; thelbësore për zhvillim, qytetërim e mirëqenie?

Një dru i vetëm në vatër ndizet me vështirësi, por edhe shuhet shpejt, ndërsa shumë drurë të vendosur pranë, por duke respektuar hapësirën e nevojëshme për qarkullimin e ajrit mes tyre, jo vetem që ndizen lehtë por edhe nuk shuhen derisa cdo dru të ketë cliruar të gjitha energjitë e veta.

Shumë të huaj thonë se shqiptarët jane inteligjentë dhe si individë janë njerëz shumë të aftë. Dhe ky nuk është as miklim e as ekzagjerim. Por cuditërisht ndikimi i të aftëve në shoqëri vihet re shumë pak. Përgjithësisht, mendohet se kur individë të aftë nuk bashkëpunojnë, ata veprojnë kështu pasi mendojnë se të njëjtën punë mund ta bejnë vetë më mirë. Por mund të ketë edhe arsye të tjera. Për shembull, ata ndoshta mendojnë se grupi nuk është në nivelin që duhet të jetë, ose ata nuk kanë besim tek shoqëria a udhëheqësit e saj dhe nuk duan që aftësitë e tyre vetjake të përdoren nga grupi për punë të këqia. Kjo i bën këta ndividë me të vërtetë cinikë, dhe të mendojnë se janë më të mirë se të tjerët. Duke e ndjerë se janë të aftë, por nuk duan të bashkëpunojnë, këta individë në fakt i ngjajnë drurit të vetëm, që ndizet e shpejt shuhet si për të treguar se mund të
bëj zjarr, por nuk ka pranë një dru të ngjashëm për t’i treguar aftësitë a për të cliruar plotësisht energjitë e veta.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-10-07 23:15:49
Besnikeria shoqerore eshte e varur nga politika ashtu sikurse ne kohen e LNCL, ne kohen e komunizmit por dhe sot ne kohen e "lumtur" te demokracise???, ku morren rrugen e mergimit mijra vete te rinj e pleq e kush me i ra ndermend per besnikeri shoqerore kur ajo ishte braktisur me pare se sa te lindte ne jeten e nje epoke te re e te lire te demokracise?? Ne mos me keq sot ajo as qe behet me fjale te ekzistoje e cilter apo e drejte kur tashme ajo eshte ne baza interesi, bisnesi e qe duhet per nje qellim te caktuar. Megjithate vlerat e nje individi shuhen kur s'jane bashke me ato te shoqerise e keshtuqe ato nderthurren do s'do me njera tjetren per interesa te perbashketa e shume domethenese a u perfshire me politike.


International
English
Faqe interaktive