Faqe kryesore arrow Ã‡eshtja Kombetare arrow Të mbështesim komunën tonë shqiptare në Mal të Zi!
Të mbështesim komunën tonë shqiptare në Mal të Zi! PDF Print E-mail
23 Tetor 2006

BAROMETRI  KOMBËTAR
Prof.Dr.Sc. Mehdi HYSENI

 Edhe pse jemi në vonesë të madhe (në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit, të cilët  dy shekuj më parë kanë formuar shtet e tyre kombëtare, madje në kurriz edhe  të territorit dhe të kombit shqiptar), kjo, assesi  nuk do të thotë  se kemi hequr dorë nga ajo që është shqiptare dhe e shqiptarëve përbrenda të të gjithë hapësirave të Shqipërisë Etnike. Në këtë frymë, duhet ta mbështesim pa asnjë rezervë edhe kërkesën-peticionin  e ligjshëm dhe demokratik (që është vetëm një dritare e vogël premtuese për realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve të Malësisë në Mal të Zi) për themelimin e “Komunës së plotë të pavarur me të gjitha kompetencat dhe me të gjitha pjesët e saj: Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë”(Shih: ).

Pajtohem plotësisht me parashtruesit dhe me nënshkruesit e këtij Peticioni për krijimin e KOMUNËS së pavarur shqiptare, sepse kjo është një kërkesë e ligjshme si në aspektin  historik, ashtu edhe në atë të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të së drejtës evropiane demokratike(Shih: (1) Deklarata universale për të drejtat e njeriut (1948); (2) Konventa për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore(1953), ku sipas nenit 4 “Askush nuk mund të mbahet në skllavëri ose në robëri” dhe, sipas nenit 7”Askush nuk mund të arrestohet, as të dënohet për një veprim, i cili nuk përbën shkelje të ligjit sipas së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare”;(3) Akti final i Helsinkit të KSBE-së-(1975);(4) Karta e Parisit për një Evropë të re(1990); (5)Dokumenti përfundimtar për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të Konferencës së Vjenës (1989); (6) Dokumenti përfundimtar i Konferencës së Kopenhagës mbi dimensionin njerëzor (1990) etj.
Përligjja e peticionit
Për të marrë udhë të mbarë të zgjidhjes së  problemeve akute të shqiptarëve të Malësisë shqiptare në Mal të Zi, natyrisht se me të drejtë është shtruar edhe kjo kërkesë në formë peticioni (ngaqë qeveria e Malit të Zi deri tani i ka mbyllur të të gjitha rrugët e komunikimit normal ligjor, demoktarik dhe paqesor, që shqiptarëve t’u njohë të drejtat më elemantare në ruajtjen e gjuhës dhe të trashigimisë etnike, në  fushën e kulturës, të arsimit, të shënetësisë, të punësimit, të  zhvillimit ekonomik, politik dhe demokratik, gjë që një qëndrim i tillë  negativ antishqiptar, është në kolizion me të gjitha konventat dhe me marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut), i cili nuk mjafton të mbështet vetëm në mënyrë individuale verbale, por pikësëpari, duhet të përligjet në mënyrë të ngutshme dhe të konkretizuar nga e qeverisë dhe parlamenti i Tiranës, i Prishtinës, duke i drejtuar  kërkesë të njësuar urgjente qeverisë së Malit të Zi, në mënyrë që krerët e saj politikë, t’i përfillin të gjitha kërkesat e parashtruara legjitime dhe legale të shqiptarëve të diskriminuar dhe të terrorizuar në realzimin e të drejtave të tyre etnike, gjuhësore, kulturore, politike, ekonomike, sociale dhe demokratike.
Krahas rrugës zyrtare të boshtit Tiranë-Prishtinë, këtë Peticion, si dhe të gjitha kërkesat e deritashme lidhur me autonominë kulturore, politike dhe rajonale etnike të shqiptarëve në Mal të Zi, duhet ta mbështesin moralisht, ligjërisht, politikisht, demokratikisht, kombëtarisht dhe atdhetarisht të të gjitha subjektet politike shqiptare anembanë kufijve të Shqipërisë Etnike, si dhe në mbarë diasporën shqiptare (Evropë, Amerikë, Australi e gjetkë).
Të mos i mbyllim sytë para të së vërtetës (duke u justifikuar secili për “hallet prioritare” të politikës së pazarit ditor afatshkurtër sipas “kritereve nahijore” se kush  e ka “më nxeht” apo më “ftohtë” nën çizmen e hekurt të sundimit kolonial serbo-malazez, grek dhe sllavomaqedon), por të reagojmë me kohë, në mënyrë racionale dhe të peshuar (pa ushtruar asnjë dozë të gjimnastikës politike ndërmjet njëri-tjetrit, sepse politikë duhet bërë vetëm kundërshtarit, përkatësisht armikut të shqiptarëve)  në rastin konkret të mbështetjes së këtij Peticioni për formimin e Komunës shqiptare në Mal të Zi, sepse gjendja e ekzistencës së  tyre të përgjithshme  ka marrë përmasa alarmante, si rrjedhim i ushtrimit të politikës së terrorit gjenocidal shtetëror të qeverisë së Malit të Zi.
Së fundi, mosmbështetja e menjëhershme e kërkesave  të ligjshme dhe demokratike të shqiptarëve  për demokratizimin dhe rajonizimin e Malësisë shqiptare (sipas së drejtës dhe standardeve ligjore të së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare), nuk mund  të jusitifkohet mbi asnjë bazë nga ana e politikës dhe e diploamcisë së Tiranës (pavarësisht nga interesat komplementare ekonomike dhe tregtare me Malin e Zi, si dhe nga  agjenda parashikuese  për të aderuar në Bashkimin Evropian(BE) dhe në NATO), sepse  sipas Kushtetutës në fuqi, Tirana zyrtare është e obliguar që të mbrojë interesat vitale edhe të shqiptarëve në Mal të Zi: “Republika e Shqipërisë  mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”(Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Neni 8, paragrafi 1).
Për më tepër, në kuadrin e këtij detyrimi moral, ligjor, kushtetues, kombëtar dhe ndërkombëtar të Shqipërisë, patjetër duhet të vijë në shprehje veprimi konkret dhe i njësuar i politikës dhe i diploamcisë gjithëshqiptare, që në çdo skemë bisedimesh në shkallë ndërkombëtare, të fokusohet mbrojtja e interesit të përgjithshëm nacional shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në Aanamoravë, në Iliridë, në Çamëri dhe në Malësinë shqiptare në Mal të Zi.
Qeveria e Shqipërisë si hap të parë konkret për zgjidhjen e çështjes së autonomisë kulturore dhe politike të shqiptarëve në Malësinë shqiptare të Malit të Zi, duhet që në kuadrin e Parlamentit shqiptar në përputhje me Kushtetutën në fuqi, me procedurë të shkurtër urgjente,  duhet të nxjerrë ligjin e posaçëm për mbrojtjen e interesave vitale  jo vetëm të shqiptarëve në Mal të Zi, por të të gjithë shqiptarëve si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike.
Nëse në këtë vështrim, qeveria e Sali Berishës  “e ka të paqartë” obligimin juridik kushtetues ndaj mbrojtjes me çdo kusht të interesit dhe të drejtave legjitime dhe historike të shqiptarëve, të cilët momentalisht  50% prej tyre ndodhen jashtë kufijve artificialë ekzistues të Shqipërisë, atëherë le ta “konsultojë” Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive, si dhe për njohjen e shtetësisë së minoritet hungarez jashtë Hungarisë, të cilin më 1 Janar 2002 e ka miratuar Parlamenti hungarez.
Realisht dhe praktikisht kështu, do të duhej të vepronte dhe drejtësia, politika dhe diplomacias e Shqipërisë, kur është fjala për  mbrojtjen e interesave jetike të të gjithë shqiptarëve jashtë kufijve të saj, në mënyrë që ata gradulisht dhe ligjërisht të zhvishen nga statusi i shtetësisë së huaj të imponuar serbo-malazeze, maqedone dhe greke.

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-10-30 11:18:51
te lumte goja

Koment nga GUEST më 2006-11-04 20:01:29
TITULLI DHE TEKSTI JANE SHUME TE BUKUR DHE UROJ TE JETE EDHE PRAKTIKA PO KAQ E BUKUR {SIMPATIZANT I BALLIT} SUKSESE NE TE ARTHMEN.

Koment nga GUEST më 2006-11-04 19:59:21
Vetem keshtu arrihet drejtesia.Ju lumte qe ka kso shqiptare te pa epur.Hekuri lakohet me lehte kur eshte i nxehte.Rrnofshin trojet tona shqiptare. 
Pershendetje kombetare...

Koment nga GUEST më 2006-11-04 19:59:03
duhet vepruar


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?