Faqe kryesore arrow Politika arrow Hapja e dosjeve; bekim apo mallkim?
Hapja e dosjeve; bekim apo mallkim? PDF Print E-mail
23 Tetor 2006

Astrit Lulushi
SHBA

Historia shkruhet nga fitimtaret, por trashegimia u takon te mundurve. Gjate 50 vjeteve te diktatures ne Shqiperi, historia me te vertete u shkrua nga fitimtaret. Por me rindezjen e debatit mbi hapjen e dosjeve, dhe nese ato hapen, atehere duket se trashegimia do te kaloje ne duart e atyre qe humben gjate diktatures.

Fitimtaret e djeshem si "specie ne rrezik" sot aspirojne trashegimine e te mundurve. Ashtu si ujqit ne rrezik nga te ftohtit e uria qe e kuptojne se nuk mund t'i bejne balle dimrit ne gjendje te eger e zbresin fushave duke u perzier me bagetine, edhe ish tiranet perqafojne viktimat e dikureshme."Kemi qene te gjithe fajtore" thone ata, duke bere viktimat fajtore dhe shtypesit viktima.

Rrjedhimisht, duke perqafuar kultin e viktimes, keta fitimtare vullnetarisht e fshijne veten nga historia, nga historia popullore. Dhe historia boterore ka plot shembuj te tille.

Portugalia e pershkruan historine e saj perandorake si te shkurter e pa gjak "Ne nuk ishim mizore e pa skrupuj si te tjeret. Ne jo gjithmone nxitem racizmin, por deshironim vetem te miren e Brazilit, Afrikes e Azise. Ne ishim engjej", arsyeton nje historian portugez. Spanjollet gjithashtu, ne librat shkollore te historise, theksojne humbjet heroike te
Hanibalit, Skipio afrikanit e Napoleonit dhe flasin per "shpirtin  vetmohues te pashembullt ne histori" qe udhehoqi freterit spanjolle per t'u mesuar indianeve te Amerikes shkrim, kendim e fe.

Shume intervista e kujtime te ish funksionareve e sigurimsave botuar ne shtyp e ne forme librash e pershkruajne qete e "me dhembshuri" periudhen e sundimit me te eger, a thua se nuk ka mbetur asnje ndaj te cilit te shfryhet zemerim. Dhe nuk do te duket cudi kur krejt pa pritur nje dite te thuhet se Shqiperia kishte qindra mijera te shtypur, por jo shtypes.

E kaluara eshte e nevojeshme per te treguar historine e sotme. Shkrimi i historise shkon krahas me ndertimin e identitetit kombetar dhe rishkrimi i saj, krijon identitet te ri.

Pas luftes se dyte boterore, ne Shqiperi erdhen ne pushtet komunistet dhe studimi i ideologjise marksiste u be themelor per formimin e ketij identiteti te ri.

Per perhapjen e kesaj ideologjie, hapi i pare ishte zhdukja e analfabetizmit, ndersa shume komuniste qe dinin shkrim e kendim u derguan ne Bashkimin Sovjetik per indoktrinim. Moska, e dale fituese nga lufta, ofronte shembullin e nje shoqerie e kulture ideale ne te cilin nje shtet i ri komunist si Shqiperia mund te begatonte. Ndersa, amerikanet shihnin ender amerikane, endra e komunisteve shqiptare ishte ruse.

Krahas perfitimeve te dukeshme, alfabetizmi apo arsimimi solli edhe ndryshime me ndikime afatgjate duke i hapur rrugen krijimit te "njeriut te ri" dhe te nje mendesie, kopje fanatike e menyres dhe mendesise sovjetike te jeteses.

Polemikat e rihapura rreth ceshtjes se dosjeve tregojne se shume njeres ne kerkim te se vertetes nuk jane me indiferente. Ata duket se nuk u besojne me "miteve e legjendave'' dhe as poeteve qe i zbukurojne dhe i ekzagjerojne ngjarjet apo tregimtareve qe shkruajne me shume per te terhequr lexuesit sesa per thene te verteten. Keto polemika tregojne se per te kuptuar te kaluaren njerezit kane nevoje per nje histori kritike qe do t'u pergjigjej pyetjeve se "cilet jane" e "nga vijne" edhe pse si Oedipusit te Sofokliut, pergjigja qe do te gjejne mund te mos u pelqeje.
Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-10-30 11:22:30
histori e kote...fare e kote.Eshte humbur gjithmone me qellim momenti i duhur per te vene cdo gje ne vendin e vet te neve ne shqiperi..Ashtu dhe puna e dosjeve....flluske sapuni...thjesht per te genjyer dhe mashtruar popullin si shume here t e tjera(((me tregoni nje njeri qe eshte vene perpara pergjegjesise ne shqiperi)))??

Koment nga GUEST më 2006-11-04 20:04:44
Shqipetareve ju intereson "falja" dhe "harresa" dhe jo hapja e dosjeve ne keto momente. Mua me duken te gjithe te perlyer. Diktatura komuniste ishte e ashper por dhe e ashtuquajtura demokraci ish nje faqe e turpshme sidomos me 1997. Mos valle ketij kombi po i vjen fundi? Kjo eshte nje lufte e ndyre brenda llojit per te eleminuar njerei tjetrin. Kush do FITOJE? ASKUSH VEC ARMIQVE TANE. I vini gishtin kokes. Ne aq kemi mbetur. Provoni te harroni e te falni!

Koment nga GUEST më 2006-11-14 11:41:49
Hapja e dosjeve mendoj se eshte e vonuar.Per mendimin tim,duhej te ishte nje nga proceset e para ne SHqiperine e paskomunizmit.Megjithate me mire vone se kurre.Eshte shume e rendesishme te njihen pastertisht te gjitha figurat(nese do te kete mundesi) qe prej nje kohe ekstrimisht te gjate vazhdojne te drejtojne politiken Shqiptare.

Koment nga GUEST më 2006-11-04 20:01:10
GJITHCKA DUHET TE SHKOJE NE VEND {PO SI } DUKE PUNUAR DHE NDIMUAR VENDIN TONE .HAPJA E DOSJEVE ESHTE NJE HIDHERIM PER {KOMUNIZMIN} .

Koment nga GUEST më 2006-11-13 15:30:50
Hapja e dosjeve eshte nje sfide qe e kane perballuar edhe vende te tjera perpara Shqiperise.Eshte nje hap i mundimshem, mbase edhe i dhimbshem, por jo i paarritshem.Ndonese nje demokraci e brishte, besoj se ekziston potenciali per ta perballuar nje hap te tille dhe duhet perballuar...A mundet te ngrihet nje demokraci e shendoshe mbi themele te rreme? A mundet te vendoset nje demokraci e mirfillte institucionale me aktore "te rreme" demokratike e shumefytyresh? A le vend loyaliteti dhe oportuniteti amoral per struktura demokratike? Vendi ka nevoje per QARTESI...nuk besoj se ka shume rendesi per te ditur a ka qene "spiun" apo jo komshiu perballe...nuk eshte shume e rendesishme per te ditur se kush denoncoi dikure antenen e kthyer nga perendimi...pa rendesi eshte edhe per te ditur se kush vigjelonte ne rradhat e pafundme te mengjesit perpara bulmetores...por ka shume rendesi te dime se kush eshte Elita politike ne krye te ketij vendi..qofshin keta pseudodemokrate, pseudodisidente, te majte, te djathte, te kujtdolloj ngjyre politike, medioker apo kleptokrate....Qartesine mbi "pastertine" e ketyre figurave ne lidhje me krimet e komunizmit ja kemi borxh demokracise.

Koment nga GUEST më 2010-02-09 00:03:22
shume vone....na shtypen 50vjet..po na shtypin sot ...edhe per sa kohe do vazhdojne....??pyetje pa pergjigje...........


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?