Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Diktatura Komuniste arrow Referat (pak i vonuar...) për akademine kushtuar shokut Enver në Prishtinë
Referat (pak i vonuar...) për akademine kushtuar shokut Enver në Prishtinë PDF Print E-mail
29 Tetor 2008
Nga Ajet Nuro

Shokë akademistë e komunistë

Shoku kryetar i Parlamentit të Kosovës


Te me falni qe e mora vesh me vonese mbajtjen e një akademie perkujtimore për shokun tuaj të idealeve me të cilin ju ndat kënaqësinë që ju ka shkaktuar veprimtaria tij për shkatërrimin e rracës shqiptare. E pra, më mirë vonë po ua shkruaj dhe unë një referat.


Duhet tu them që në fillim se kam shumë miq shqiptarë nga Kosova. Ata më patën thënë dikur se në Prishtinë ka më shumë komunistë se në Tiranë, Skrapar e Tepelenë të marra së bashku. Ndonëse disa vrasje makabre të nacionalistëve shqiptar dhe veprimtarëve të LDK përforconin një mendim të tillë, ndoshta ajo dëshira që një gjë e tillë të mos ishte e vërtetë më bënin të mos ta pranoja një gjë të tillë 100%. Por, në këtë tetor të vitit 2008 ju i kujtuat gjithë popullit shqiptar se ju jeni gjallë dhe pikërisht për të turpëruar rracën tonë sepse ju nuk e dini se çfarë është fjala turp.

Pse u mblodhët ju në Prishtinë ?


Këto ditë në media kanë qarkulluar plot shifra që tregonin mizorinë e Enver Hoxhës. Të vrarë, të torturuar, të ndarë nga familjet, të internuar. Ju, a menduat se në këto shifra ishin jetë njerëzish të marra, të përdhunuara, të nëpërkëmbura nga Enver Hoxha. Ju me mbledhjen tuaj në Prishtinë, i rivratë, i përdhunuat, i bëtë të rijetojnë ferrin më të tmerrshëm që njerëzimi mund të ketë njohur. Por, ju kujtoni se makutëria e Hoxhës u ndal në këto shifra që sido flasin. Joooo. Shifrat nuk mund të përmbledhin ata mijra të tjerë që ishin armiq klase dhe si të tillë nuk duhet të bënin një jetë normale, nuk mund të shkonin në shkollë, nuk mund të ishin të parët kur ishin të parët, nuk duhet të flisnin kur një komunist apo soji i tyre i provokonte dhe u thoshte plaç, sepse askush nuk donte të bëhej shembulli i keq i fshatit, lagjes ao qytetit nëpër qarkoret që partia shpërndante. Shqiptarët ishin të kënaqur nëse zeusi juaj... i linte të gjallë.


Jam kurioz të di, ju komunistët e mbledhur në Prishtinë u mblodhët si komunist shqiptar të inkuadruar në Partinë Komuniste Shqiptare ( ndoshta dhe në PPSh...) apo si komunist të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë ? Ndoshta kjo nuk ka rëndësi, në të dy rastet ju luftoni për të varrosur shqiptarët...


Jam kurioz të di a i përmendët idhullit tuaj Mukjen. Një gazetare nga Zvicra na ka sugjeruar ta bëjmë E. Hoxhën hero kombëtar ! Ajo bile, e quante nacionalist... Hej, Hoxha nacionalist?! A i ka lexuar kjo shqiptare veprat e Hoxhës ku ai nuk le gjë pa thënë për nacionalistët shqiptar që ai i zhduku një e nga një aq sa ...shqiptarët u katandisën me akademistë që kujtojnë vampira...


Nuk e di a ishin aty në Prishtinë edhe drejtues të disa organizmave që luftojnë për bashkimin e Shqipërisë (të drejtën edhe unë i besoja gjerë para do kohësh...) por që duan komandant shpirtëror pikërisht shokun Hoxha. Duan ta bashkojnë Shqipërinë siç bëri Hoxha?!


Po për Amerikën folët ndonjë fjalë aty në akademi ? Dulla (siç i thonë me dashuri shqiptarët e Shqipërisë londineze për të shprehur mirënjohjen ndaj përkëdhelive që u bënte shoku...) e kishte qejf shumë Amerikën dhe imperiallizmin amerikan. Siç e tha shoqa Nexhi në një intervistë, ajo e kishte vështirë t'ia tregonte të gjitha qoftëlargut çafarë kishte ndodhur në Shqipëri që nga ikja e tij dhe besoj se një nga gjërat më të llahtarshme ka qenë ti thoshte që imperializmi amerikanë nuk është armiku ynë. Nuk di ju shokët komunist të Kosovës a e patët këtë guzim ? Nejse, ju mund të shtonit faktin që amerikanët kanë pushtuar Kosovën...


Ju shokë akademista, çdo gjë mund të ini veç njerëz jo. Nga çdo anë që ta shikosh çështjen, mbledhja juaj tregon mungesën më të vogël të ndjeshmërisë njerëzore por edhe mungesë përgjegjësie. Duhet theksuar me perkujtime të tilla makabre vihet në dyshim edhe integriteti mendor i të pranishëve. Kalemxhinj të papërgjegjshëm të sërës së atyre që u mblodhën në Prishtinë me paturpësi duan të na bëjnë historinë siç duan ata. Ata arrijnë e gjer aty sa babain e qoftëlargut të na e shesin për patriot. As vetë i biri nuk arriti ta bëjë një gjë të tllë. Sigurisht, një harbut duhet ta ngrej lart një harbut. Por ka dhe limite.


Po të tjerët.


Kam parë shumë në këtë botë por ne shqiptarët jemi të veçantë. Shtypi shqiptar në vend të ishte i pari që të denonconte figurën e urryer të Enver Hoxhës, i bënte temenara. Zaten, një komunist i Kosovës i përmendëte të gjithë gazetat enveriste të Tiranës dhe Prishtinës. Gjeni në Gjermani gazeta që të bëjnë një gjë të ngjashme. Sidoqoftë shumë intelektual reaguan dhe ashpër bile. Por a do të mjaftojnë reagimet e këtyre intelektalëve që opinioni shqiptar të dijë të ndaj shapin nga sheqeri. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet nga Enveri për tu ndar nga enverizmi, nga faktori që e ka lënë Shqipërinë kaq mbrapa. Do të mjaftonte veç një viktimë për ta shpallur kriminel. Po kur viktimat janë mijëra?!


Këto ditë dikush na rikujtoi se Enver Hoxha ka vrarë Liri Gegën shtatzënë. Më ka bërë përshtypje një gjë e tillë por më shumë përshtypje më ka bërë kur e kam lexuar në një vepër të Nikita Hrushovit. Hoxha kurr nuk e ka përmendur që sovjetikët dhe Hrushovi e kanë kritikuar ashpër për vrasjen e Gegës sidomos për faktin që ajo ishte shtatzënë. Hoxha e kalonë me një batutë të thjesht, ndërsa Hrushovi e analizon si një çështje parimore bile një nga shkaqet e ngrirjes së dialogut mes dy partive dhe shteteve. Më pas Hoxha do na shitej si shpëtimtar i marksizmit. Shkaku është tek rruga staliniste e tij. Një dalje nga kjo rrugë e ekspozonte para një dhënie llogarie. Sot, ai duhej gjykuar në mos për Gegën, për fëmijën. Nuk di a i përmendi ndonjë dikutant këto arritje të shokut tuaj Enver në akademinë e Prishtinës.


Gjithë jeta e Hoxhës është e mbushur me vrasje makabre. Të gjithë ishin tradhëtar veç atij (dhe akademistëve të Prishtinës...) Për një fjalë goje, të thënë apo të pathënë shqiptarët u kalbën në burgjet e Hoxhës. Nuk di a kini përmendur këto fakte në akademi. Sepse, Hoxha juaj që hiqej si engjëll nuk bëri dallim dhe të thoshte "ki(y) është popull dhe ta falim..." Në gijotinën e tij e tij kaluan që nga ata që ishin thjesht popull sepse thanë "as me bukë nuk po na ngopin këta(komunistët)" dhe shoku i tij i intrigave dhe krimeve Mehmet Shehu.


Më 20 shkurt 1991, me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, autorët rrëzuan një mit. Ata vran Çausheskun shqiptar. Në vend të vrasjeve të të gjallëve ata zgjodhën vrasjen e simbolit. Afro 20 vjetë më mbrapa shqipatrët duhet ta dênojnë atë figurë me të cilën abuzohet aq shumë. Viktimat e tij vuajnë edhe sot e kësaj dite. Sigurisht, ata nuk ndihen dhe hallet e tyre ngelen në hije edhe për faktin se shtypi shqiptar është tejet i zënë me intervistat e Nexhmijes.


Sot Europa (Nexhmija betohet se është vetëm një njeri...) po u kërkon shqiptarëve ta dënojnë Enver Hoxhën. Shqiptarët, të paktën një herë në jetën e tyre duhet ta marrin iniciativën dhe mos ta gjykojnë e dënojnë Hoxhën dhe bashkëfajtorët e tij se do Europa, por se e do e mira e Shqipërisë. Mu bë qejfi këto ditë tek pash një grup në facebook që kërkonte ta shpallin Hoxhën kriminel. Ndoshta ky është veç fillimi .


Për tu rikthyer tek akademia e Prishtinës, kjo ngjarje është e paprecedent. Shqiptarët e Shqipërisë kanë marr pjesë në dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës në vitet e tyre të vështira të shtypjes serbe dhe kurr nuk kanë marr anën e agresorit. Dhe e kundërta nuk do kishte kuptim. Një pjesë e shqiptarëve të Kosovës duke marr anën e një krimineli u bëjnë shërbimin më të mirë antishqiptarëve. Ata mund të jenë çdo gjë (ata quhen akademikë???) veç shqiptar jo e jo por dyshoj nëse mund ti përkasin species Homo-Sapiensis.


Ajet Nuro
Montreal, Kanada
18 tetor 2008

--
http://www.albemigrant.com
Faqja e emigrantëve shqiptarë në NET

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-11-03 23:22:32
Pershendetje Z.Ajet, 
Ju falenderoj per artikullin, dhe habitem mjaft se si mund te mblidhen keta akademike ne Prishtine per 
E.H.???C'jane keta bastarde te epokes se re, apo jane ish-at e viteve 1941...Si mund ta mblidhen keta akademike kosovare aty ne Prishtine e perkujtojne figuren e E.H, kur ate s'e bene akademiket shqipetare ne Tirane??? Cfare jane keta lloj monstrash.... 

Koment nga GUEST më 2008-11-03 23:23:10
Te lumte o Ajet.Ke shkruar te verteten.Po le te shkojme dhe me tej.Ne, te denuarit me pashkollim,ne qe nuk figurojme ne asnje liste te te perndjekurve nga komunizmi,ne qe ikem nga atdheu naten,per te mos u kthyer me.Ne qe jemi pothuajse gjysma e shqipetareve,te poshteruar ne mergim,te shtypur nga turpi qe s'kemi atdhe,te ngrire para varreve te gjysherve tane qe krijuan por se gezuan Shqiperine,ne qe duke jetuar prane popujve te qyteteruar shohim me saktesi thellesine e gropes ku ehte fundosur atdheu yne fatkeq.NE Pyesim:A ka kthim,a mund te shpetohet,ne se mund nga kush?Bandat e horrave ndjekin njera tjetren,pa ju hyre gjemb ne kembe,pa u ndeshkuar nga kurkush.RESPEKTE Shqip+ari

Koment nga GUEST më 2008-11-03 23:25:41
I nderuar Zoteri, 
Cka shkruhet ne artikullin tuaj eshte mese e sakte. Kam pershtypjen se keni jetuar ne Shqiperi dhe keni vuajtuar nga vampiri Hoxha. Personalisht nuk kam vuajtur dhe kur them keshtu kam parasysh se nukj jam internuar por te gjithe shqiptaret kane qene psikologjikisht te shkaterruar (kishin frike te flisnin me ze te larte qofte edhe brenda familjes). Cfare ti kujtosh atij plehres Hoxha dhe Maces seZeze qe la pas. Leri menjane ato qe i beri shokeve te tij por ai dhe pjellat komuniste nuk i kursyen torturat dhe presionet ndaj te rinjve qe Zoti i solli ne jete te jetonin periudhen e "lavdishme" komuniste. Kam parasysh nje djale 20 vjecar ushtar i cili u pushkatua vetem se donte te degjonte muzike italiane, ky ishte "krimi i madh" qe kishte bere i gjori cun, apo tjetrin qe e lidhen per kembesh me dy makina dhe e shqyen. Vampiri hoxha nuk mund te krahasohet me asnje diktator as me Hitlerin (te pakten ai beri per Gjermanet) por c'beri ai maskara per ne shqiptaret, na mbajti te mbyllur gjithe jeten dhe i shpelau trurin te shkreteve shqiptare sa edhe sot ka gomere te tille qe e kujtojne me nostalgji. Kjo nuk i falet kerkujt dhe aq me shume te ashtuquajturve akademike. Turpi i mbulofte. Turp per shqiptaret qe nuk e terhoqen zvarre edhe pjellen me te ndyre te komunizmit, Ramiz Aline, i cili s'ka fytyre e del ne Tel duke na mbushur mendjen se gjoja ai ka dashur me ndryshu por e ka pare me vend se sistemi ku jetonim ishte i mire. Ne ka maskara me te madh ai eshte por mire na e bejne ne shqiptareve, vrasim njeri tjetrin dhe kerkush nuk merr hak ndaj plehrave komuniste. Prandaj e gjora Shqiperi lengon prej 18 vjetesh, se ka komuniste me bollek, jane si fara e keqe e gramit qe sido qe ta punosh token prape del. Mallku qofte ajo fare dhe zoti e shpetofte shqiperine dhe shqiptaret nga murtaja komuniste. 
 
Meri 
Amerike

Koment nga GUEST më 2008-11-03 23:26:53
 
Nje thenje Holandeze thot: " Ne se kur je 18 vjecar e nuk je komunist ateher nuk kije ZEMER, por ne se je komunist kur ke mbushur 40 vjet , ateher nuk kije TRU-MEND." Kjo do te thot se ke pasur koh per 22 vjet ta shohesh se ce faqe e zez esht KOMUNIZMI. Komunizmi esh pansllavist e ne shqipetaret nga gjeneza jone nuk kemi lidhje me pansllavizem. Por regjimet komuniste ne Shqiperi dhe ne Kosove kane len rrenjet e veta dhe tani nje numer i knsiderueshem si ne Shqiperi edhe ne Kosove, ne nnendergjigjen e vet jane Pansllavis pasi ene kan idealin e vet komunist. Besoj se kjo situat jo shum larg do te nderroj per te mire. Me pershendetje 
 
Mr. Imer Hasanaj - Prishtine


International
English
Faqe interaktive