Faqe kryesore arrow Politika arrow Balli Kombëtar vendos kushte për aleancën me PD
Balli Kombëtar vendos kushte për aleancën me PD PDF Print E-mail
23 Tetor 2006

Javën e kaluar kryeministri Berisha ftoi Ballin Kombëtar në një aleancë parazgjedhore për zgjedhjet a ardhëshme lokale.
Bëhet e ditur se kjo ftesë është diskutuar në një mbledhje të zgjeruar të kryesisë së PBK. Megjithëse në përgjithësi kjo ftesë është pritur mirë , mësohet se ka patur rezerva të mëdha për këtë aleancë, rezerva që lidhen kryesisht me mos-respektimin nga ana e PD-së të marrëveshjes së nënshkruar midis PBK dhe PD për zgjedhjet e 3 korrikut 2005.

PBK ka rezerva edhe përsa i përket pjesëmarrjes në këtë aleancë të PBDNJ si dhe në lidhje me disa qëndrime të qeverisjes aktuale përsa i përket hapjes së shkollave greke në Shqipëri dhe trajtimit të çështjes së varrezave të ushtarëve grekë të L2B.  Disa antarë të kryesisë së zgjeruar të PBK kanë kërkuar që në rast se do të ketë diskutime me PD-në për një hyrje të mundshme në një aleancë parazgjedhore,  të vendosen kushte për të evituar mos-respektimin e marrëveshjes. Kështu do të kërkohet një transparencë e plotë e marrëveshjes dhe respektim i dyanshëm i saj deri në fund të procesit zgjedhor.
Mësohet gjithashtu nga burime pranë kryesisë se në rast marrëveshje, PBK do të kërkonte përkrahjen nga koalicioni për kandidatët e saj në dy bashki të rangut të dytë dhe në tre bashki të rangut të tretë, ku PBK ka patur rezultatet më të mira në zgjedhjet e mëparëshme.
Në rast se një marrëveshje e tillë nuk do të realizohet, PBK do të përgatitet për mundësinë e daljes në zgjedhje vetëm ose në aleancë me forca politike tradicionalisht më pranë saj.

 Korresp. i Balli i Kombit


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-10-30 11:17:05
Marrveshja qe dshiron Balli Kombetar sot me neokomunistet e PD do t'i ngjaje Marreveshjes se Mukjes me komunistet Enver Hoxhes.

Koment nga GUEST më 2006-10-30 11:21:22
Do te behet gabimi i madh te bashkpunoni me PD,epara ka ne perberie shume ish komunist,e dyta kane nje vit ne pushtet dhe po sillen me keq se dulla.Shiko parlamentin,kapen televizionin,duan prikurorin dhe gjykaten,bejne pazarlleqe me te majtet vetem per te qendruar ne pushtet.sala u be si dulla pronar i PD .Po shqiptaret kur do ta kutojne se kane qe nga 1945 e deri sote jane komanduar nga komunistet qe jane kriminela aiduter dhe legena.me respekt vlonjati

Koment nga GUEST më 2006-10-30 11:22:03
pershendetje te gjitheve mendimi im ne lidhe me aleancen e ballit kombit me sali berishen as qe nuk duhet te diskutohet pasi plani i ballit kombit ka qene dhe eshte patriotik dhe nuk ka asghe te perbashket me ate njeri e i futi kombit flaken ne 97 une nuk e di kush e bjen ne fuqi kete njeri pasi populli shqiptar e ka shume te fresket historite e sali gazidetes ,dhe me te drejte lind pyetja kush jane ato qarqe qe e mbajne saliberishen ne pushtet pergjgja esht se grekeve u interson kshtu te hapin shkolla te heqin varret e fmijve shqiptare per ushtare grek ,kriminelet tju marrin vajzat njerzve e tja u shesin ne rruget e botes ,jo balli kombit ne ate qe besoj une ,the ne ate qe gjyshi im ka qene i aktivizuar me ballin kombtar nuk kane asgje te perbashket me ate te sali grekut ,prandaj u lutem popull jo marrveshje me njerz qe punojne per intersat e greko serbe sepse u bene 16 vite qe e merr kombin shqiptar neper kembe dhe ne duhet ta ndalojme kete armik te kombit para sa te na leje vendin si enveri me respect edmond kurbini new york usa

Koment nga GUEST më 2006-11-04 19:58:51
Omond kurbini te lumt e the mire ne jemi nacionalist ata shovinist.PO shesin SHQIPERINE NE kembim te pushtetit te tyre te flliqur e kriminal.Mbsi e tradhtuan KOSOVEN sot e kuptuan qe KOSOVA po fiton pavarsin u bene kosovar te mos flasim per camerin qe e kane trajtuar me servilizem kundrejt grekofonve.Apin shkolla greke ku nuk ka grek.imariotet kane mesuar greqishten per efekt tregetie jo se jan grek.DOte beni mire talini ku eshte mu--i se po e ngacmove vine me era. me respekt vlonjati

Koment nga GUEST më 2006-11-04 19:58:24
aleanca e vetme e partise ballit kombetare duhet te jete ajo e krijuar ne shkoder ne vitin 1996 . te gjindet shkaktari qe e sabotoj ate . jam shum i bindur se me ate te djathte te krijuar ne shkoder dhe jo ate te zgjeruar ne tirane me sabri godon e kompani e djathta reale sot do te ishte ne pushtet . pershendetje z .m quku dhe z n .deshtanishta z n pavaci dhe shoqaten pronsi me drejtesi qe bashkepunuan me sinqeritet dhe mposhten ne tetor te vitit 1996 te dyja partite komuniste te rinovuara pd dhe ps.ju pershendes nga larg...

Koment nga GUEST më 2006-11-13 15:21:13
barometri ose ma mire me thane forca reale e te djathtes reale eshte treguar ne ne shkoder ne zgjedhjet lokale te vitit 1996.ju kujtoj te gjitheve .heronjeve te asaj kohe deklaraten e z berisha /jam dakort te leshojme edhe 20 bashki por shkodren kurre edua shkodren me c/do cmim /20 tetori i vitit 1996tregoi dhe fitoren emadhe .te bujshme .te thelle te d b sh shkodrane. silleni ne kujtese mitingun e asaj fitoreje ne stadjumin l borici te organizuar per fitoren e pa kontestueshme te njerut te moralshem z b borici qe drejtoj per 4 vite bashkine e shkodres ne nje kohe kure ne shqiperi nuk kishte shtet 96 /2000.prandaj e them me bindje se po te kete edhe nje here inisative per ndertimin e kesaj te djathte dhe me nje kandidat te perbashket si heroi i asaj kohe z ahmet hoti .jam i bindur se me kete intelektual nacjonalist qe sot gjendet ne amerike e djathta do te fitoje uroj nga zemra qe sa ma shpejt e djathta te vije ne pushtet per hir te popullit e te kombit ju pershendes nga larg me nderime s.sh.

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:04:41
me ate kandidat qe paraqet partia demokratike ne zgjedhjet per bashkine e shkodres perforcoj me teper bindjet e mija qe partia demokratike ne qytetin e shkoders ka denegruar ne nje parti anti kombetare dhe fetare qe po e con qytetin e shkoders drejt nje shkatrrimi prandaj po u drejtohem intelektualeve te qytetit te shkoders / qytetareve te ndershem / dhe te gjitheve politikaneve kujdes me shkodren mos digjni ate se do te vijne nje dite qe zoti do te ju denoje mafja ne politike nuk pyet per shkatrrim por pyet vetem per perfitim prandaj dhe politika eshte e pa moral ne kete qytet +++.


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?