Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Diktatura Komuniste arrow Lek Previzi: "BURGJE E KAMPE E TANË SHQIPNIA"
Lek Previzi: "BURGJE E KAMPE E TANË SHQIPNIA" PDF Print E-mail
03 Nentor 2008

Burgjet që krijoi Enveri,
S’i ka toka, si’ ka ferri
Të hyn frika, të hyn tmerri !
Kampet që krijoi partia,
T’hyn llahtari e lemëria !
Burgje e kampe e tan Shqipnia!

 

Ngjeshun njerzit në biruca,
Gjysma pleh e gjysma lluca,
N’pranga e zinxhirë mbërthye,
Sakatue krejt kockash thye,
Muret rreth me gjak përlye !

 

Vijnë xhelatët si lugetën,
Me dajak ta marrin jetën,
N’fund minierave t’pllakosin !
Mes kënetave t’rroposin :
Ma tha balta dhe moçale,
Hap tunele e hap kanale,
Porsi n’kohnat e Faraonit,
Porsi skllavët e Tutankomit.
Porsi n’koh t’xhelat Neronit !

 

Enver Hoxha faqe zi,
Shiti veten në Rusi,
E kthej vendin n’Siberi.
Prej Berati n’Tepelenë,
T’internuemit morën dhenë :
Humben varret nëpër prroskat,
Ma s’iu gjenden as dhe kockat !

 

Burgje t’zeza nga çdo anë,
Si në Shkodër e n’ Tiranë,
N’ Gjinokastër dhe në Vlonë,
Edhe n’maje t’Kuçit thonë..
Mes të Korçës e t’Përmetit,
N’ Portpalermo anës detit,
Me i kallun tmerr miletit.

 

Qendra e burgjeve në Burrel :
Kush po hyn gjall nuk po del,
Siç pat shkrue Dante Aligieri,
Përmbi derën e atij ferri,
Ku pat hy si një udhëtar,
Për me pa gjithë atë llahtar !
Por njaj Dante i madh poet,
Ferr të tillë s’kish ku me gjet,
Përmbi tokë dhe jo n’humnerë,
S’e kish njohun ai Enverë !

 

Kur kujton të hyn llahtari :
Burg të Spaçit dhe Qaf Bari,
Kur atje revolta plasi,
Mitrolozi zu t’kërcasi :
Djemt e ri jan pushkatue,
Për një letër që kan shkrue.
Njat Koprenckën djal të ri,
Vet të tretin e kan gri.
Sa të tjerë në dhe kan hy,
Pse kërkuen t’shtrejtën Liri,
Rreth Flamurit kuq e zi !

 

Burrgje, burgje u ba Shqipnia,
U ba nami u ba kërdia,
Mbetën t’shkreta sa e sa shpija,
Po qan nana e qan fëmija !
Kshtu po don parti lubia !

 

Edhe kosovarët e shkretë,
Që fort mirë na ishin rrejtë,
Për me u kthye te bac Enveri,
Që po u dukej fjalë sheqeri :
E qe besa i zu sherri,
Nga tigani ranë në zjarr,
Përfunduen në burgjet varr.
Prej partisë gjetën belanë,
Disa jetën humbën e lanë,
Tjerë në kampe e shkuen jetën,
Deshën lirinë e prangat gjetën !

 

Baca Enver, mor Baca Enver,
Paske qenë veç dreq e sherr,
Përfundove drejt e n’ Ferr,
Njaj kryedjalli t’pret me nder :
Kish kërkue e kund nuk gjeti,
Kriminel t’ tillë hukubeti,
Ndihmës që ta ketë pas veti !

 

Njikto vargje i kam rreshtue :
Gjith sa thashë dhe kam diftue,
N’kurriz tim i kam provue,
Dokument me i paraqitë
Për një kohë edhe një ditë,
Kur të shkruhën historitë !

 

Nga libri ” Lahutari Shqiptar ”

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-11-14 00:57:38
pershendes Leken dhe e di qe ka vuajtur.kemi jetuar ne nje vend pluk.vargjet jane te verteta.e pershendes familjarisht,nga familja Ferataj.

Koment nga GUEST më 2012-03-25 15:56:49
NJE PERSHENDETJE PER LEK PREVIZIN VJEN NGA FAMIJA (MIROSHE MEHILLI).UNE JAM NJE PJESETAR I FAMILJES MEHILLI DHE JAM KRENAR QE SHKOLLA KU UNE MESOJ KA MARRE EMRIN TUAJ .SI BASHKEVUAJTES I FAMILJES MEHILLI ME RESPEKT FAMILJA MEHILLI


International
English
Faqe interaktive