Faqe kryesore arrow Historia arrow Kongresi i Manastirit
Kongresi i Manastirit PDF Print E-mail
18 Nentor 2008
Astrit Lulushi

Ngjarjet historike janë si ushqimet; disa vetëm për shije, të tjerat për t’u fryrë a ngopur, e disa për t’u bluar, përtypur e tretur. Të gjitha këto i ngjajnë pellgut të thellë ku njerëzit hidhen për t’u larë, freskuar a mbytur. Dhe në historinë e shqiptarëve mund të gjenden të trija llojet.

Historinë e lashtë deri të periudhës së Skenderbeut, shqiptarët e përmendin për t’u kënaqur a  shijuar lavdinë e dikurëshme. Nënë Terezën e emra të tjetrë të shquar, ata i përdorin për t’u mburrur a përkëdhelur sedrën, sepse nga ngjarje të tilla pak mësime janë nxjerrë. Pastaj vjen historia e pasluftës së dytë botërore, vendosja e tiranisë komuniste, e cila u përdor, e ndonjëherë përdoret, për t’u fryrë, si me ushqim të prishur, pavlerë, fjalë boshe, propagandë më shumë se kurrë ndonjëherë.

Por mes këtyre dy epokave,  spikat një ngjarje, Kongresi i Manastirit, prej të cilit rrodhi jo vetëm Alfabeti, por edhe vetë pavarësia e Shqipërisë. Në fakt, Kongresi i Manastirit, mund të rendidet mes pak ngjarjeve që meritojnë të bluen, përtypen e treten. Eshtë i vetmi zhvillim që është asimiluar plotësisht nga trupi i kombit. Dhe rallë mund të gjendet një ngjarje e tillë në historinë shqiptare, ashtu si pak njerëz mund të ndeshen me një ushqim me shije e vlera, e në një pjatë vogël.

Fitorja e revolucionit të turqve të rinj, më 1908, hapi rrugën për lejimin e shkrimit të gjuhës shqipe, e cila ishte ndaluar  prej shekujsh. Po c’duhej një leje e tillë kur shqiptarët nuk kishin shkolla dhe as alfabet? Deri atëherë shkollat ishin organizuar sipas ndarjes fetare; myslimane, ortodokse e katolike, me shkronja përkatëse arabe, greke e latine. Nëse me krijimin e një alfabeti të njësuar qëllimi ishte bashkimi i shqiptarëve, atëherë shkollat duhej të shkëputeshin nga kontrolli fetar. Mes myslimanëve ekzistonin turkomanë dhe mes ortodoksëve kishte grekomanë, që e kundërshtonin një ide të tilë. Gjithashtu, nevoja për libra e shkolla shqipe, nxorri në pah cështjen e financimit që në atë kohë plotësohej nga grupe me interesa fetare si greke e austriake.

Në nëntor, në prag të kongresit të Manastirit, në Shqipëri  funksiononin vetëm 15 shkolla. Historianë si Geheim, Senkevich te cituar nga Skëndo, përmendin një takim të fshehtë mes delegatëve, që u zhillua në një nga dhomat e ndërtesës ku mbaheshin punimet  e kongresit të Manastirit. Eshtë fjala për një propozim që Shahin Kolonja kishte përgatitur për t’a paraqitur në parlamentin osman. Sipas këtij propozimi, mësimet në të gjitha shkollat duhej të zhvilloheshin në gjuhën shqipe, ndërsa turqishtja si gjuhë e perandoresë duhej të hynte në këto shkolla vetëm pas klasës së katërt fillore. Shkollat, si edhe më parë, duhej të financoheshin nga shteti. Në propozim, hidhej edhe idea e krijimit të shkollave të larta. Në buxhetin e  perandorisë duhej të caktohej një fond vjetor për arsimimin e studentëve shqiptarë në Evropë ose Amerikë, ku ata të përgatiteshin për të dhenë mësime në universitetet shqiptare. Për të shmangur ndërhyrjen e Italisë, Greqisë a Austrisë në këto cështje, në mbledhjen
e fshehtë në Manastir u propozua që priftërinjtë katolikë e ortodoksë të pagueshin nga shteti osman. Ky ishte një projekt i guximshëm, ndikuar edhe nga entusiazmi që rilindasit provonin në prag të Kongresit Manastirit. Propozimi, që sot pasqyron vizionin e atdhetarëve të asaj kohe për arsimin, kurre nuk u paraqit për diskutim në parlamentin osman. Ai mbeti brenda dyerve të mbyllura, ndoshta në pritje të kushteve kombëtare kur idea për pavarësi të ishte e mirëpritur, ashtu si u deshën disa vite derisa alfabeti i miratuar në Manastir të pranohej pa kundërshtime nga të gjithë në mbarë trojet shqiptare.

Në gjithë këtë zhvillim, një vecori vihet re, se në një kohë kur shqiptarët të përcarë fizikisht e pa një shtet të vetin, arritën brenda pak ditësh të binin dakord mbi një vendim kaq monumental. Po me shtet e qeverisje, përse ka ndodhur që dalja me një ide të re të përdoret si shkrepse për zjarrvënie apo përpjekja për një marrëveshje, të nxisë vetëm mosmarrëveshje?


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?