Faqe kryesore arrow Historia arrow Manipulime tragjikomike me historinë në Maqedoni
Manipulime tragjikomike me historinë në Maqedoni PDF Print E-mail
23 Dhjetor 2008

Vazhdojnë në mënyrë të pandëprerë përpjekjet absurde për përvetësimin e të kaluarës së lavdishme antike të kombit shqiptar. Pas përpjekjeve diletante e të dështuara për përvetësimin e Lekës së Madh, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, vëllezërve Manaki dhe Nënë Terezës, që shkaktuan vetëm të qeshura në opinionin shkencor dhe publik ndërkombëtar, u kërkua diçka akoma më serioze e më qesharake njëkohësisht. Tani kërkohet origjina e kombit “maqedonas”, me anë të analizës së gjeneve, d.m.th “ADN-së së popujve”.
Këtë radhë u gjet një “institut” fantazmë zvicerian i përbërë nga….dy veta ( gjoja shkencëtarë) që të vërtetojë prejardhjen e popullit të sotëm sllav maqedonas nga   maqedonasit e moçëm antikë.
Edhe përpara ka pasur përpjekje të qarta në këtë drejtim, duke korruptuar “shkencëtarë” (në fakt mercenarë) ndërkombëtarë që i botojnë me emrat e tyre personalë këto falsifikate të përpiluara në zyrat e ASHAM (Akademia e shkencave dhe arteve maqedonase). Është një përvojë që vëllezërit e mëdhenj të këtij populli artificial - grekët dhe sërbët, e praktikojnë gati dy shekuj. Tani edhe maqedonasit nuk mund të jenë imunë ndaj gjenit greko-sllavo-ortodoks. Edhe populli i vogël dhe për tu mëshiruar “maqedonas” nuk mund ti largohet mendësisë idiotike për vjedhjen dhe përvetësimin e figurave më përfaqësuese të popujve të tjerë. Kompleksi i këtillë i inferioritetit ka bërë që tani të kërkohen origjina etnike jo më për figura të veçanta historike, por për popuj të tërë. Që ç’mendia të jetë e plotë jepen verdikte “shkencore” të sigurta për 200 euro, edhe për banorët e gadishujve e kontinenteve të tëra!?

Por hipokrizia dhe debilizmi i fqinjve e bashkëqytetarëve tanë nuk ka të mbaruar. Jo vetëm që paguajnë autorë të huaj të paraqesin teza se maqedonasit antikë nuk ishin grekë, por si të themi, “by the way - rrugës” paguajnë edhe që shqiptarët mos rastësisht nga këto studime  paraqiten si Ilirë. Ose edhe sa më pak shqiptarë të dalin të gjakut Ilir. Këtu është çështja.
Historiografia e paanshme botërore e ka dhënë që para treqindviteve përgjigjen mbi etnogjenezën e kombit shqiptar, por edhe mbi origjinën etnike jogreke të maqedonasve antkë. Sipas historianit të madh Kristo Frashëri, prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët tashmë është vërtetuar me argumente historike, arkeologjike, gjuhësore, etnografike. Për më tepër, autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre të sotme, të paktën qysh nga epoka e bronzit, e kanë pranuar dhe po e pranojnë, me përjashtim të disa historianëve jugosllavë (sërbo-maqedonas), grekë, dhe disa pak rumunë, shumica e historianëve medievistë dhe gjuhëtarëve indoeuropianistë. Nga ana tjetër shkencëtari ynë i pavdekshëm Eqrem Çabej, duke u bazuar në punimet e shkencës europiane dhe duke aplikuar metodat e avancuara të saj,  ka zbërthyer një numër të madh toponimesh apo emërvendesh që mund të shpjegohen vetëm me rregullat fonetike të gjuhës shqipe, edhe atë: Thyamis - Çami, Durachium - Durrës, Lissu s- Lezhë, Albanoi-Arbën, Scodra-Shkodra, Isamnus - Ishëm, Skampinus - Shkumbin, Aos - Vjosë, Pistum - Bisht, Tregurion -Treguri, Malentum - Mali, Bigeste - Bigë, Mathis - Mat, Ulcinium - Ulqin, Naissus - Nish, Drinus - Drilon, Drin, Astibus - Shtip, Scupi - Shkup, Naissus - Nish, Antibario - Tivar, Tomaros - Tomor, Arachtos - Artë, Piruste - qafa e Prushit, Ulpiana - Lipjan, Delmatia – Dalmacia nga Delme, Dardania – Dardha, e shumë e shumë të tjera.
Nga këtu dhe nga shumë studime të tjera është vërtetuar katërcipërisht që pasardhës të vetëm të popullsisë antike Ilirike, dhe sidomos të gjuhës ilire janë vetëm shqiptarët në Ballkan. Sa u takon gjeneve ilire, ato edhe mund të jenë prezente në masë të madhe te popullsitë e sotme të bregdetit kroat, boshnjak, slloven. Gjithë të a.q “malazezë” deri në shekullin e XV flisnin shqip, kurse të a.q grekë të Greqisë veriore ishin shqiptarë të pastër deri në fillim të shekullit të XX-të. Por kjo nuk mund të meret si tezë e të përdoret kundër autoktonisë së shqiptarëve këtu. Pra nuk mund të jetë e vërtetë që shqiptarët janë vetëm 20% Ilirë. Për më tepër zonat periferike të shqiptarëve banoheshin nga popuj vëllezër gjaku të Ilirëve si Trakasit dhe Maqedonasit, me të cilët sipas Herodotit kanë prejardhje të përbashkët. Shkenca e mirëfilltë është shprehur shumë qartë edhe për origjinën etnike jogreke të maqedonasve antikë. Pra çështja është shumë e pastër dhe e qartë ngado të rrotullosh argumentin.
Më poshtë po përmendim vetëm një pjesë të vogël të shkencëtarëve që kanë pranuar dhe vërtetuar në studimet e tyre shkencore, izolimin e paraardhësve të shqiptarëve të sotëm në zona të thella malore (pikërisht ashtu siç shprehet për maqedonasit pseudo gjenetistja Inma Pazos e IGENEAS—s) dhe ruajtjen dhe trashëgimin e gjuhës dhe kulturës Ilire në kombin e sotëm shqiptar.
Duke filluar me Lajbnic, Tunman, Herder, Bop, Pedersen, Shlajher, Mikloshiq, Lear, Woodthorp-Tarn, Mommsen, Krahe, Majer, Jokl, Lik, Fallmerajer, Shuhard, Virhov, Helbig, Blumental, Has, Kreçmer, etj; duke vazhduar me studiuesit më bashkëkohorë si: Jorga, Mihalesku, Pushkariu, Chimohowski, Shtadmyler, Meyer-Lybke, Shufflai, Stipçeviq, Konduraci, Hubshmid, Pelegrini,  Elberg, Benfey, Tagliavini, Haarmann, Katiçiq, Petroviq, Garashanin, Papazogllu, Desnickaja, Svane, Stahl; si dhe nga shkencëtarë shqiptarë të pranuar ndërkombëtarisht, si Çabej, Demiraj, Tirta, Kastrati, Mirdita, Prendi, Kostallari, Ceka, Anamali, Korkuti etj.  
Tani, më 2008, doli një institut zvicerian me emrin IGENEA, që për një shumë të caktuar të parave zbulon origjina të pabesueshme të individëve dhe të popujve.
Por të vendoset origjina e popujve në duart e tre vajzave të mërzitura zviceriane  prej të cilave njëra mjeke, kurse dy tjerat biologe dhe menaxhere dhe të një ekonomisti, është e tmershme dhe e turpshme njëkohësisht. Në web-faqen e kësaj organizate qëndronte edhe një link me siglën Dono. Sapo hapet faqja e këtij “Instituti” e keni menjëherë një link tjetër bashkë me një formular ku çdo i interesuar për një shumë të caktuar eurosh (reth 200) mund të “zbulojë” gjenealogjinë familjare. Shihet qartë që kemi të bëjme me spekulime nga më të pabesueshmet që bëhen për përfitime të pastra materiale. Por edhe në perëndim si çdokund, ekziston një kategori e tillë e personave që kanë kohën dhe mjetet materiale në disponim që të meren me eksperimente të tilla. Në bazë personale kjo edhe mund të kuptohet. Por të vendoset origjina apo etnogjeneza e 10 popujve të Ballkanit në duart e këtij pseudo-instituti është definitivisht absurde. Për më tepër “instituti” në fjalë me dy të punësuar ka degjeneruar në një forum të zakonshëm interneti, ku mblidhen shovinistët e sëmurë grekë dhe sllavë të Ballkanit për të sulmuar shqiptarët në rradhë të parë por edhe njëri - tjetrin.
Këtu besojmë se ka “donuar” fuqishëm qeveria e zotit Gruevski, e cila kohëve të fundit është duke i shpërdoruar në maksimum paratë e taksapaguesve për qëllime shovinisto-fëmijërore si puna e hulumtimit në fjalë. Vendimmarrësit shqiptarë në qeveri duhet të reagojnë fuqishëm ndaj shpërdorimit të këtillë të parasë publike. Për më tepër, paratë e shqiptarëve nuk mund të keqpërdoren për të paguar mininstitute fantazma me tre të punësuar për të zbuluar “origjinat” autoktone antike të popullit maqedonas dhe origjinat joautoktone “aziatiko-afrikane” të popujve tjerë ballkanikë.
Nga ana tjetër, shkenca shqiptare duhet definitivisht të reagojë reptë ndaj këtij manipulimi të rradhës që ndërmorën bizantinët kundër të kaluarës dhe të tashmes shqiptare në Ilirik. Për më tepër, të shqyrtohet urgjentisht  dhe me seriozitetin më të lartë shtetëror mundësia që në Tiranë dhe Prishtinë të formohet “Qendra kombëtare për hulumtime gjenetike”, e financuar, mbikëqyrur dhe kontrolluar nga qeveritë e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Qendra të jetë në kuadër të dy universiteteve publike shqptare (Tiranë-Prishtinë), si institucione me rëndësi të veçantë kombëtare dhe jo në duart e matrapazëve privatë që s’dihet se cila agjenturë grekë, sërbe apo turke i financon dhe dirigjon.

Valon Kurtishi
18 dhjetor 2008



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?