Faqe kryesore arrow Shoqëria arrow Peticion për ç'rrënjosjen e Kanunit
Peticion për ç'rrënjosjen e Kanunit PDF Print E-mail
23 Dhjetor 2008

Tribuna Shqiptare, ne baze te artikullit "Kanuni i neglizhences" nga Kadri Sherifi, organizon kete PETICION i cili do te jete i hapur deri me 31 mars 2009. Pastaj, ai do t’i dergohet presidentit respektiv sipas protokollit permes nje deputeti te zgjedhur ose nje personaliteti publik te shtetit perkates.

PETICION

Zoti Bamir Topi
President i Republikes se Shqiperise

Zoti Fatmir Sejdiu
President i Republikes se Kosoves

* Duke konsideruar se interpretuesit e Kanunit u vene ne rrezik jeten qytetareve dhe e nxisin krimin ne forme te gjakmarrjes;

* Duke konsideruar se dhenja, marrja ose percjellja e te hollave per gjak nxisin gjakmarrjen dhe trafikimin me qenje njerezore;

 

* Duke konsideruar se te afermit e vrasesit nuk jane vrases dhe, si qytetare, atyre u garantohet me kushtetute liria e levizjes dhe e shprehjes;

* Duke konsideruar se deklarata e gjakmarrjes eshte kercenim vrasjeje me paramendim;

* Duke konsideruar se mosnderhyrja preventive e autoriteteve kompetente, nen pretekstin e zakoneve dhe traditave, eshte neglizhence kriminale;

ME NENSHKRIMIN e ketij peticioni, kerkoj intervenimin Tuaj per marrjen e te gjitha masave te nevojshme per zhdukjen e gjakmarrjes ne emer te ligjeve bashkohore.

 

Për të nënshkruar peticionin klikoni tek:

http://www.ipetitions.com/petition/kanuniineglizhences/

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-12-30 17:37:36
Ai qe vret te kekohet jo te vriten pjestaret e femiljes dhe kusherinjte kjo eshte per mendimin ti ju faleminderit.

Koment nga GUEST më 2009-01-04 15:24:00
per kohen kur a bae kanuni ka pasur kuptimin e vet por tani mas qindra viteve te jet ende aktual ,per ne si popull por edhe per kulturen ton asht pak si teper . se neve duhet te tregoim se kultura shqiptare ne pergjithsi kashkuar shum para enuk kambetur po ne ata shekui kur asht ba kanuni .pra kanunin ta dergoim ne muse vetem per ta par me sy


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?