Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Letersia arrow Prezantime të reja shqiptare në veri të Danubit
Prezantime të reja shqiptare në veri të Danubit PDF Print E-mail
23 Dhjetor 2008
Bukuresht, dhjetor, 2008. Në spektrin e prezantimeve të reja në gjuhën rumune, gjatë këtij muaji vlen të potencohet revista e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë që del në Fokshan, Oglinda literara (Pasqyra letrare, drejtor: Gheorghe Neagu).. Kështu, në numrin 84 (dhjetor 2008), kjo revistë prtestigjioze që botohet në 5 mijë ekzemplarë, boton vargjet e poeteshës Elda Kokoneshi nga Elbasani (Petale të kaltra, Manteli i dashurisë, Hëna dëshmitare, Simfoni e dashurisë).  Revista letrare për të gjitha gjinitë dhe moshat Dor de Dor (Malli ndaj Mallit), e cila del në lokalitetin Dor Mërunt të Këlërashit (e themeluar nga poeti Marin Toma), pas prezantimit në numrin paraprak të poezive të Flora Brovinës, Bardh Frangut dhe Ilire Zajmit, në numrin e saj më të ri (42/2008), kjo revistë hap shtyllat edhe për vlerat letrare të Miradije Ramiqit (Ta zdesh këmishën e natës, Akti i mbrëmjes), Ibrahim Kadriut (Kushdo që vjen gjurmave të vetmisë sime) dhe Baki Ymerit (Këngë popullore, Mallkim me erëtima, Fuqia e dashurisë etj.).

          Në vazhdën e prezantimit të gjuhës shqipe në shtypin letrar të Rumanisë, vend me rëndësi zë edhe revista Poezia e cila del në Jash të Moldovës (drejtor Cassian Maria Spiridon). Numri 4 i këtij viti (Dimër 2008), mban moton “Poezi dhe sentiment”. Ndërmjet faqeve 89-96 të kësaj tribune letrare, defilojnë në gjuhën shqipe vargjet e shtatë poetëve rumunë të prezantuar në antologjinë Frumusetea frumusetilor/ Bukuria e bukurive: Varujan Vosganian, Victoria Milescu, Mihai Antonescu, Cassian Maria Spiridon, Florentin Popescu, Corina Matei Gherman, Marius Chelaru.

Një eveniment tjetër që e ndërlidh kulturën shqiptare me atë rumune është interesimi i Bibliotekës “Nichita Stanescu” të sektorit 6 të Bukureshtit, e cila ka filluar ti pasurojë raftet e saj edhe me literaturë shqipe. Kështu, në sajë të donacioneve me libra që kanë bërë dr. Luan Topçiu dhe autori i këtij shkrimi, siç na lajmëroi zonja Liliana Radu (funksionare), kjo bibliotekë pregadit terenin për inanugurimin e Kolekcionit Kadare (Colectia Kadare). Pas përurimit të librit Timpul imperfect (Koha e pakryer) të shkrimtarit Eduard Tonceanu (15 dhjetor 2008), ditën kur manifestohej 25 vjetori i vdekjes së poetit të famshëm Nichita Stanescu, para një auditori të përbërë nga nxënës, studentë, bibliotekarë, krijues të artit dhe oficialitete të Bashkisë së sektorit 6, u përmend edhe rëndësia e lidhjeve të lashta trako/ilire, respektivisht rumuno/shqiptare, dhe u lexuan disa poezi të Nichita Stanscut në gjuhën shqipe.

Në këtë kontekst vlen të përmenden edhe tri risi tjera që e transmetojnë dritën e fjalës shqipe në gjuhën rumune gjatë festave të shenjta të dimrit: Botimi i pardjeshëm i vëllimit Vis de furat (Ëndërr për ta vjedhur), i autorit të këtij shkrimi (Albert Voka, pseudonim letrar), botimi i antologjisë Cheia sufletului/Çelësi i shpirtit (me 6 poetë shqiptarë dhe 4 rumunë) që del pasnesër nga shtypi, dhe botimi (në gjuhën shqipe dhe rumune), i ditarit të Besa Salihut nga Kosova, që del në vigjilje të Vitit të Ri, dhe i cili mban titullin Ndëshkime hyjnore.

Baki Ymeri

 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2008-12-30 17:36:23
E shkëlqyeshme, por edhe prekëse ,Rumunët jo vetëm se kanë lidhje me shqiptaret por në fakt janë krejt shqiptar, armiqtë epopullit shqiptar kanë bërë punën e tyre dhe tani duhet luftuar për të zbulluar gjuthë afërsinë që kemi me shumë popuj të ballkanit dhe rumunët hezitojnë të pranojnë shtetin e ri te Kosovës .

Koment nga GUEST më 2009-04-05 20:57:21
Faleminderit për këtë koment me domethënie të thellë, të cilin e gjeta me vonesë. Fakeqësia e hezitimit të pranimit të pavarësisë qëndron te miqësia artificiale me prapavijë politike dhe karieriste që ka Bukureshti me Beogradin përmes kungujve të komunizmit që kanë veshur petkun demokratik. Iliesku ia shtroi qylimin e kuq Milloshevi[it (1992), ndërsa Basescu që ka një biografi të ngjashme me atë të Ilieskut dhe Çausheskut krijon karierë despotike sipas rekomandimneve antiamerikane të Moskës dhe Beogradit, duke mashtruar klasën e koruptuar politike gjoja se Servia i pranoka të gjitha kushtet për t'u pranuar në BE dhe NATO. Të jesh kundër indipendencës së Kosovës don të thotë të jesh një politikan shkurtpamës, dinak dhe perfid. Nuk mbrohen interesat e Rumanisë me qëndrimet proserbe të Basescut, me të cilin çuditet krejt bota, ngase klasa politike rumune që ka qëndrime antikosovare, është pjellë udbashësh të ishgjenralëve komunistë të Çausheskut. 
Baki Ymeri

Koment nga GUEST më 2009-04-28 14:25:39
Pershendetje te perzemerta te gjithe shqipfolesve kudo ne bote! 
 
miqesisht 
 
Elda Kokoneshi 
 
www.absw.tk Albanian Beauty Student in the World


International
English
Faqe interaktive