Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow Hysen Prishtina simbol i patriotit pa njolla
Hysen Prishtina simbol i patriotit pa njolla PDF Print E-mail
06 Nentor 2006

Shkruan Eugen Shehu

Hysen Prishtina nuk jeton më. Vjet më parë,kur mbyllte sytë,në fundqershorin e vitit 1991, dukej se merrte me vete jo vetëm betejat e tij ndër vite,por një pjesë të historisë së vetë kombit tonë. Anipse,nuk e kemi ne pranë,ky djalë e burrë trim i prishtinës do të jetë kurdoherë në ballë të punëve të mëdha të Kosovës.Ngase zemra e tij e madhe,fjala e ngrohtë dhe mendimi i thellë,janë kurdoherë të pranishme në ditët e sotme,tonat.

Ka lindur më 16 mars të vitit 1916,në Prishtinë.Qyteti zemër i Kosovës,do të jetonte mes planeve vrastare të shovenizmit sllavo-ortodoks.Të inspiruar prej padrejtësive të Londrës së vitit 1913,krejt fqinjët tanë u vërsulën për të zhdukur genin trimëror të këtyre trojeve.Tashmë idetë e Naçertanijes po vireshin në jetë,në kurriz të shqiptarëve të rrobëruar,përmes masakrave e dhunimeve të papara.Prishtina,sidoqoftë,në vitet e fëmijërisë së Hysenit,ishte ndër të parat troje shqiptare që jetonin dramën e madhe të ç’kombëtarizimit. I jati i Hysenit,Xhemal bej Prishtina,u përpoq në vitet e para të fëmijërisë së të birit,ta edukoje ate me traditën e vyer të shqiptarizmës.Ky burrë i shquar,në vitet 1911-1912 pat drejtuar mijëra forca së bashku me Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin duke luftuar me armë në dorë si ndaj hordhive turke ashtu edhe ndaj atyre serbe.Ngase figuronte me një aktivitet të tillë,të madh,antiserb,Xhemal bej Prishtina,ndiqet këmba – këmbës,madje i organizojnë edhe dy atentate që nuk ja marrin dot jetën.Me porosi të miqve të vet,Xhemal bej Prishtina,shkon në shtetin amë dhe bie menjëherë në kontak me Hoxhë Kadrinë.Së bashku me të, e dhjetra trima të tjerë të Kosvës,Xhemal bej Prishtina,vëhet në krye të detyrave aq të mëdha të ngarkuara prej komitetit kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës.Pjesmarrës aktiv në Kongresin e Lushnjës,ky burrë i vendosur,do të viret menjhëherë në mbrojtje të vendimeve të këtij kuvendi i cili u deklarua hapur për trojet etnike shqiptare.Hyseni ndërkaq,mësonte në shkollën tetëvjeçare të qytetit të Prishtinës ku gjuha shqipe ishte e ndaluar e për më tej edukimi synonte në ç’kombëtarizimin e këtyre zogjëve të shqipes,të cilët donin të merrnin veç dije.“Tregojnë se kur mësuesi i gjuhës serbokroate pyeste fëmijët se „çfar besimi dhe shtetësie kini“ ata përgjigjeshin : Besimi mysliman dhe shtetas jugosllav“.Ndërsa djaloshi prej Prishtine,kësaj pyetje ju përgjigj ; „Jam i besimit mysliman dhe i kombësisë shqiptare“.Për këtë shkak mësuesi i dha disa shuplaka dhe ngjarja u bë shkas që Hysen Prishtina në moshën 16 vjeçare,në vitin 1932 të niset për në Tiranë“(Gazeta „ Kosova“ qershor 1996)Dy vitet e fundit të shkollës tetëvjeçare,Hysen Prishtina i kryen në Tiranë,gjithsesi në kujdesin e të jatit dhe farefisit të shumtë që kish.Djaloshit prej Prishtine,i duhej të mësonte së tepërmi sidomos në gjuhë të shqipes dhe histori ngase programi në Prishtinë ia pat mohuar plotësisht këto dije.Por ai ndjehej sigurisht si në familje,sepse të gjithë flisnin e këndonin shqip,flamuri kuqezi valvitej në sheshe dhe hija e dhunës nuk e ndiqte dot.Të ardhurat e familjes ishin të mira dhe për këtë,i jati e dërgon Hysenin të studiojë në Itali.Aty natyrisht,Hysen Prishtina merr kulturë të përgjithshme perëndimore dhe bie në kontak me disa prej studentëve shqiptarë që inspironin bashkimin e krejt trojeve etnike shqiptare,ç’prej atyre viteve e deri sa zemar e tij e lodhur pushoi,ky burrë i shquar i Prishtinës do të bënte ç’ish e mundur për bashkimin e trojeve shqiptare,ashtu siç patën qenë dikur,në ag të qytetërimeve të lashta.

Por do të ishte pushtimi fashist italian,si një realitet mjaft ogurzi,në ëndrat e qindra studentëve shqiptarë që mësonin kulturën e lashtë romane.E nëse shumica e tyre nuk u pajtua më këtë pushtim,e nëse dhumica e tyre e përjetoi këtë tragjedi të atdheut përmes veprimeve të deklaruara atdhetare,padyshim Hysen Prishtina është në radhët e para të tyre.Shkruan disa letar njëra pas tjetrës dhe do të marrë mendimin e të jatit.Xhemal bej Prishtina duke njohur karakterin e të birit,i thotë të lërë Italinë dhe të dy së bashku nisen për në vendlindje.Është njohur tashmë,nga çfar faktorësh,ka ardhur shpërbërja e jugusllavisë versajase.Ngritur mbi diktatura nacionalshovene,mbi toka të pushtuara,pa barazi të theksuara të popujve,mbi dhunime të pashebullta të të drejtave më elementare të popujve që e përbënin ate mbeturinë mbretërore (më mirë,kjo ëndërr e mbrapshtë e carëve) do të shembej prej synimeve të politikave dhe strategjive të Luftës së Dytë Botërore.Por duke rënë kjo ngrehinë artificiale rrezikonte të përfshinte në rrënojat e saj edhe mijëra jetë shqiptare që ishin të destinuara të jetoheshin në trojet e tyre,nën ish jugosllavi.Mentaliteti serbo-malazez-maqedon,përballë këtij sulmi gjerman,i shtynte forca të caktuara të ushtrisë dhe xhandarmërisë së ish mbretërisë jugosllave,të ushtronin ende dhunë e masakra ndaj shqiptarëve.Nën frazat e gënjeshtrat,për gjoja bashkëpunim të shqiptarëve me pushtuesit gjerman,në pranverën dhe verën e vitit 1941 u vranë dhjetra ushtarë shqiptarë në Mitrovicë,Llap,Sitnicë e deri në Gjakovë.Tortura u përdorën për mjaft shqiptarë të Pejës dhe disa njësi të ushtrive serbe nuk munguan të bëjnë terror deri në fshatrat e Kukësit,brenda kufijve të shtetit amë.Përballë këtij terrori të shfrenuar të shovenizmit serbosllav,Hysen Prishtina nuk mund të heshte e të rinte duarlidhur.Ai bie në kontak menjëhrë me atdhetarët dhe nacionalsitët e shquar të Kosovës dhe bëjnë çështë e mundur për normalizimin e gjendjes.Përpjekjet e Hysen Prishtinës,gjatë vitit 1941,ishin në dy kahje. Së pari , me reputacionin që gëzonte në popull,ai u përpoq të spjegonte së rreziku sllavo-komunist ishte tek dera.Dhe së dyti, me frymën e vet luftarake,udhëhoqi çetat e para të lëvizjeve të armatosura antiserbe.Mbase vlen të mos harrohet,se gjatë kësaj periudhe,shtëpia e tij në Prishtinë,u rikthye ashtu si vite më parë,në një çerdhe të ngrohtë të shqiptarizmës,prej ku merrnin zemër e die dhjetra burra të Prishtinës.Më 31 maj 1941,me urdhër të komandës së lartë ushtarake gjermane,trupat e tyre lergohen nga Prishtina dhe disa ditë më pas ato zavendësohen prej forcave të Divizionit italian „Pulje“.Në këtë rast,nën ndikimin e drejtëpërsëdrejti komisariatit të Lartë Civil,u modelua edhe administrimi i pushtetit në Prefekturat e krejt Kosovës.“Prishtina si Prefekturë pati një shtrirje mjaft të gjërë.Prefekt i parë i kësaj Prefekture ishte Iljaz Agushi kurse nga dhjetori i vitit 1941,u emërua Riza Drini,pas tij Miftar Dibra,Tahir Kolgjini dhe Hysen Prishtina i fundit“.(I.Hoti, „Sistemi pushtues në Prishtinë dhe në rrethina 1941-1944,Kosova,1978,nr 7).

Mbase nuk duhet harruar,se në fillim të vitit 1942,kur Hysen Prishtina merr për të parën herë,detyrën e prefektit të Prishtinës,u gjend përballë njëmijë e një halleve.Por ai dijti mençurisht,të kapet pas problemeve më jetësore duke dhënë zgjidhje një varg vështirësive të natyrshme.Duke paraparë në fëmijët dhe të rinjtë e Prishtinës,ardhmërinë e krejt Kosovës,biri i Prishtinës,ndikoi së tepërmi në arësimin shkollor të qytetarëve.Ka qenë pikërisht këmbëngulja e tij,që në këtë vit (1942) u riçel në Prishtinë shkolla e hekurudhave si dhe ajo profesionale.Ai do të merrej drejtëpërsëdrejti me personelin arësimor të këtyre shkollave,duke synuar që së bashku me dijet,bashkëkombasit e vet,të mund të ushqehen sidomos me atdhetarizëm.Për shumë vite,në mendjet e Prishtinasve,pat mbetur festa e Bajarmit të Madh të vitit 1942,me ç’rast,me porosi të Hysen Prishtinës,në të gjitha xhamitë e Prefekturës,flamuri i kalifit u ndërua me flamurin kombëtar shqiptar,duke dëshmuar kësisoj edhe vullnetin e madh të tij,për të ecur sipas devizës se „feja e shqiptarit asht shqiptaria“.

Nëntori i vitit 1942,do të jetohej në Prefekturën e Prishtinës,përmes një entuziazmi të madh.Me urdhër direk të Hysen Prishtinës,flamuri ynë kombëtar u ngrit krenar që më 27 nëntor.Sheshet, rrugët,shkollat jehuan deri vonë mbrëmjeve prej këngëve patriotike me ç’rast u hodhën edhe parulla për Shqipërinë etnike.Autoritetet italiane ushtarake,u përpoqën me çdo kusht që 28 nëndori të mos festohej me aq soleminitet por kërcënimet e tyre ranë në vesh të shurdhër.Ishte vet biri i Prishtinës i cili u ngjit në tribunalin e 28 nëntorit dhe kumtoi para mijëra qytetarëve se shqiptarët e kanë çmuar dhe çmojnë lirinë e tyre,si gjënë më të shtrenjtë. Në demonstratën e madhe që prishtinasit organizuan në shkurtin e vitit 1943,lidhur me kërkesat për liritë dhe të drejtat natyrore të tyre,sërisht prefekti Hysen Prishtina,nuk ua vuri veshin autoriteteve italiane ushtarake.Është kjo arsyeja që ai pezullohet nga kjo detyrë,i përcjellë nga një shkresë e veçantë ku thuhej se me qëndrimin e tij pat ndikuar në fuqizimin e protestës në fjalë.Mbas largimit nga kjo detyrë,Hysen Prishtina do të gjendet kurdoherë së bashku me Fuad Dibrën,Xhafer Devën,Ibrahim Lutfiun etj,me ç’rast do të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e brendshëm duke inicuar ngritjen e ushtrisë kombëtare.Ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore,po zhvilloheshin në mënyrë shumë të vrullshme.Në shtatorin e vitit 1943,Italia kapituloi me ç’rast në politikën shqiptare vizatoheshin çdo ditë të papritura e rreziqe të reja e të mëdha.Përballë këtyre turbullirave politike,disa atdhetarë shqiptarë menduan se duhet të mblidhen,tanimë nën një vizion të ri,të përkujdesjes për krejt trojet etnike shqiptare.Serbe,Greke, Bullgare,Malazeze,të perfshira në aleancat e tyre evropiane,ishin gati të mësynin trojet tona pa pyetur,as për fqinjësi të lashtë dhe as për traktate të paqës evropiane.Komiteti egzekutiv, i dalë nga gjiri i këtyre atdhetarëve (të cilët për të parën herë në historinë tonë,përfaqsonin krejt viset shqiptare) thirri Asamblenë Kombëtare,në Tiranë më 16 tetor 1943.Ishte pikërisht kjo Asamble që zgjodhi në krye të kuvendit kombëtar,burrat e mençur e patriotë :Mehdi Frashëri,Fuad Dibra,Lef Nosi dhe Patër Anton Harapin.Që në mbledhjen e tij të parë,Këshilli i Naltë i sapozgjedhur duke parë rreziqet e mëdha që i kanoseshin krej viseve shqiptare,u përpoqën të ndërtojnë një program thellësisht kombëtar në ato zhvillime të çuditëshme të Luftës së Dytë Botërore.“Në këtë mbledhje Kryetari i Kuvendit,për arsye të rrethanave të jashtëzakonshme në trojet e Shqipërisë Etnike,i propozoi kuvendit që të zgjidhen nga dy misionar për çdo prefekturë,të cilët do t’i mbartin urdhëresat e vendit në Prefektura dhe më tej.Propozimi u aprovua unanimisht dhe deri në formimin e qeverisë së re,u vendos që të jenë në Prefekturat e Prishtinës,z.Esad Berisha dhe z.Hysen Prishtina“.(Dr.Daut Bislimi,“Formacionet politiko-ushtarake në Kosvë 1941-1944,faqe 62 ).

Vizioni prej atdhetari i Hysen Prishtinës,bëri që ai të realizojë deri në një kërkesat e këtij kuvendi i cili më pas çoi në formimin e kabinetit të ri qeverisës,të kryesuar prej Rexhep Mitrovicës,dhe bënë çmos të punësojë në zyrat shtetërore sa më tepër shqiptarë që jetonin e punonin me ëndrën e madhe të Shqipërisë Etnike.Me propozimin direkt të Hysen Prishtinës,mjaft prej rrugëve dhe shesheve të këtij qyteti,iu ndrrua emri sllav dhe në krye të tyre,pranë palëve të flamurit kombëtar,ndritën emrat e atyre burrave që i patën dhënë besën dhe jetën e tyre,atdheut.Isa Boletini e Hasan Prishtina,Sami e Abdyl Frashëri,Ded Gjo Luli e dhjetra heronj të tjerë kombëtarë,ringjalleshin tashmë nëpër udhët e shkollat e Prishtinës,të ripërtëritur në betimin e madh të popullit.Sidoqoftë personaliteti i tij,fiton dimensione të tjera,në pranverën e vitit 1944.Mik i ngushtë me Xhafer Devën dhe Fuad Dibrën, monarkist e nacionalist i vendosur,Hyseni do të ishte ideator i krijimit të ushtrisë kombëtare me pjesmarrjen e djemve të qytetit të Prishtinës.Duke qenë ndër veprimtarët shpirtëror të Lidhjes së Dytë të Prizërenit,ai këmbënguli në çdo kohë që idetë e kësaj Lidhjeje të përhapeshin me guximin më të madh.Nën kujdesin e drejtëpërsëdrejti të tij,janë me qindra djem të Prishtinës e rrethina,që u shmangën organizimeve në ushtrinë gjermane por edhe në ate komuniste,duke u tubuar rreth ushtrisë kombëtare shqiptare e cila kishte si mision të saj,ruajtjen e kufijve tanë etnike.Komanda ushtarake gjermane në Prishtinë,duke parë këtë qëndrim indiferent të Prefektit, e arreston Hysen Prishtinën në majin evitit 1944.Populli i qytetit revoltohet dhe kërkon menjëherë lirimin e birit të vet,të dashur.E vërteta është se gjermanët e lirojnë me kusht që ai të mos kthehet më në Prishtinë. Ky ishte largimi i dytë,i detyruar i Hysen Prishtinës,nga vendlindja e shtrenjtë e tij.Por kjo asesi nuk do ta ligështojë Himnin.Tek e mbramja,është i sinqertë se çdo ndarje e tij me Prishtinën,është shprehje e një dashurie të thellë për te dhe krejt njerëzit e saj. Në qershorin e vitit 1944,Hysen Prishtina shkon në Tiranë.Zemrën e tij të re,do ta ligështonte së tepërmi,mëritë e thella politike mes shqiptarëve.Prej këtyre mërive,tani nuk derdhet më vrerë fjalësh e polemikash,por gjak i pastër i vëllait që vret vëllain ngase ndryshojnë bindjet politike.Pozicioni i Hysen Prishtinës është i deklaruar prek kohësh.Ai ka qenë dhe mbetet në krahun e nacionalizmiz të ndershëm shqiptar,të atij nacionalizmi aspak të verbër e shoven,por që luftoi kurdoherë për të drejtat natyrore të bashkëkombasve. Në shoqëri të Abaz Kupit,Xhemal Lacit,Mid’hat Frashërit,Faik Qukut e dhjatra burrave të tjerë shqiptarë,Hysen Prishtina do të përpiqet me çdo forcë për triumfin e ideve nacionaliste,ato çka mund të shpëtonin Shqipërinë,Kosovën dhe krejt trojet e tjera etnike shqiptare. Shpresat e tij në disa takime me oficerë anglez të luftës,sikur venitën dalëngadalë.Në teatrin e luftës Botërore,në vjeshtën e vitit 1944,triumfonte komunizmi në trojet shqiptare i cili do të zhgënjente më pas ëndrat e gati 7 miljon arbërorëve,që jetonin në trojet e tyre,por të rrethuar në tela me gjëmba për mos t’u takaur me duar njëri me tjetrin.Në këtë vjeshtë të mynxyrshme të vitit 1944,Hysen Prishtina merr rrugën e hidhur të emigrimit së bashku me qindra nacionalistë të tjerë shqiptarë.Ata patën qenë armiq të internacionalizmit proletar ndaj ndiqeshin prej komunistëve sllavo-shqiptar me ashpërsi kafshore.Vdekja përgjonte në çdo çast ata burra që luftuan gjithë jetën për mos t’iu afruar vdekja,trojet tanë etnike.Dy vjet qëndrimi në Itali,nuk do ta shuanin në shpirtin e Hysen Prishtinës,zjarrin e shqiptarizmës.Përkundrazi,do ta ndiznin më tepër.Ngase ka miq të shumtë në Turqi,ata ndërhyjnë pranë autoriteteve italiane të asaj kohe dhe emigron në Turqi së bashku me familjen e vet.Më këmbënguljen e Mbretit Zog,më pas vendoset në Belgjikë dhe shtëpia e tij kthehet në një çerdhe të antikomunizmit.Fjala e tij është sa e urtë aq edhe burërrore,sa e thellë aq edhe shpresëdhënëse.Është ndër organizatorët e vendosur të Organizatës „Lëvizja e Legalitetit“ në mërgim.Punon pa u lodhur që në këtë organizatë të hyjnë sa më shumë shqiptarë me die nacionaliste së pari e mandej me prirje monarkiste.Mban lidhje të vazhdueshme me Mbretin Zog por edhe me përfasues të diplomacive perëndimore,me ç’rast u kumton fatkeqsinë shqiptare. Kosova ishte dhe mbeti për te,një prej emrave që i ngjallte kurdoherë shpresë e dhimbshuri.Në mjaft protesta paqësore,në ato vite të errëta pas 1944,Hysen Prishtina,me fjalën e mençur të tij,u pëpoq të ndikonte se nuk ishte dëshira e shqiptarëve të ndaheshin në mure dhimbjeje nga njëri tjetri,por vetëm dëshira të klikave komuniste që i sundonin tiranisht.Në disa prej gazetave shqiptare në mërgim,Hysen Prishtina dha shembullin i pari duke shkruar për ato figura të harruara që patën luftuar për trojet etnike dhe që regjimi komunist i Tiranës,i pat cilësuar si armiq.Lidhur me bshkëpunimin e tij,me Mbretin Zog,mendoj të përsëris fjalët e z.Ndrec Gjergji ;“Kur inxhinier Xhafer Deva i bani një vizitë Naltmadhnisë së tij,Zogut,në Egjypt,ky i pat propozue Xhaferit për formimin e një komiteti kosovra në mërgim që të punojë vetëm për çështjen e Kosovës.Ky komitet do të kishte përkrahjen morale e materiale të mbretit Zog duke vue si kusht që çdo marëdhënie në mes të Mbretit dhe atij Komiteti,të bëhej përmes z.Hysen Prishtina.Aty u pa qartë se sa besim kishte Mbreti Zog në personin e Hysen Prishtinës“.( Gazeta „Kosova“ qershor 1996 ).

Edhe atëherë,kur një grup nacionalsitësh shqiptarë,menduan të ngrejnë bustin e heroit tonë Gjergj Kastriot Skenderbeut,në një shesh të Brukselit,at iu drejtuan mençurisë dhe burrërisë së Hysen Prishtinës.Biri i Kosovës martire,jo vetëm e pëlqeu idenë e tyre por bëri çmos të ndihmonte.Ishte kjo arsyeja që këta nacionalsitë,e zgjodhën Hysen Prishtinën në cilësinë e Kryetarit të Komisionit përgaditor me ç’rast ky zhvilloi dhjetra takime e biseda me pushtetarë e diplomtaë të Brukselit.Fjala e tij do të dëgjohej me respekt kurdoherë dhe busti i Gjergj Kastriot Skenderbeut,ka vite që pret e përcjell vizitor nga e gjithë bota,aty në Bruksel. Vite më pas,Hysen Prishtina do të emigrojë familjarisht në Kanada duke filluar nga e para privacionet që haste.Por fytyra e tij do të ishte kurdoherë e qetë.Shpresa për lirinë e Kosovës dhe Shqipërisë do të jetonte kurdoherë në shpirtin e madh të tij.Në gushtin e vitit 1984,në mes të ditës miqve të tij,ai do të shprehej:

„Së pari vjen bashkimi,e mandej puna në bashkim nuk mjafton me qenë me një rreth të pëbashkët.Lypset me dashë njëri tjetrin,me u përpjekë me arrijtë qëllimin e përbashkët që asht Shqipnija etnik e lirë dhe konstitucionale“.

I lodhur vuajtjesh,brengash,hallesh,zemra e tij,do të pushonte së rrahuri më 14 qershor 19912. Ishin betejat e fundme të dëshpruara të komunizmit,në Shqipëri,ishin mesazhet e demokracisë që po rilindnin shpresat e shqiptarëve.Trupi i atdhetarit të madh,qëndroi tri ditë në shtëpinë mortore „Turner-Poster Yorke Chapel“ ku me qindra bashkëkombas erdhën për ti dhënë lamtumirën e fundit.Në fjalën e tij të përmortshme,Dr.Fuad Myftija,sekretar i Përgjithshëm i Organizatës „Lëvizja e Legalitetit“ do të kumtonte :Erdhi koha që të ndahemi përgjithmonë nga Hysen bej Prishtina,nga ky patriot pa njolla...“.Ndërsa gazeta „Atdheu“ numër 87,qershor 1991,në New York,do të shkruante „ Të premten,më 14 qershor 1991,nga Toronto-Kanada,një lajm sa i hidhur aq edhe i pikëllues,me shpejtësi e një rufeje ndjellakeqe,u shpërndah në të gjitha anët e Amerikës e Kanadasë e nëpërmes „Zërit të Amerikës“ në Kosovën errobnueme... se në moshën 75 vjeçare u nda nga mezi i familjes,nga rradhët e mërgatës nacionaliste shqiptare,mbretërori ndër ma besnikët e dy brezave të Mbretërisë Shqiptare,legalisti i të gjitha kohrave,nacionalisti,antikomunisti dhe antisllavi i përbetuem... burri i fjalës dhe i traditës së bukur,shqiptari biri i Kosovës,Hysen bej Prishtina“.

Hysen bej Prishtina u nda nga kjo botë kalimtare por veprat e tija do të përcillen si shembull jo vetëm tek gjeneratat e reja legaliste të kosovës e më gjërë por tek mbarënacionalizmi i rimëkëmbur.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-11-20 13:06:35
bravo te koft je patriot i pa lodhun kombetar Eugen ti ja ke zbradhun ftyren gostivarit me shkrimet tuja shum te mira  
ekuran usa new york

Koment nga GUEST më 2008-01-18 14:38:24
kisha pas deshir ta dija ma shum per hysen prishtinen dhe ka len pasars hyseni un jom nip i hysen gerdovcit?

Koment nga GUEST më 2008-02-25 16:44:21
Bravo Eugen shume mir .bravo bravo tung pershendtetje nga fazija ne kosove(Prishtina) 


International
English
Faqe interaktive