Faqe kryesore arrow Politika arrow Deklarate per mediat e PLL
Deklarate per mediat e PLL PDF Print E-mail
15 Janar 2009

Tirane, me 13 janar 2009

PLL e ka mbeshtetur dhe pershendetur miratimin e ligjit "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte te administrates dhe te zgjedhurve" dhe duke pritur dekretimin e ligjit nga Presidenti Topi shpreson ne hyrjen e tij ne fuqi sa me pare. Sipas pikepamjes tone, pavaresisht objektit dhe sferes te ngushte te veprimit si dhe boshlleqeve te tjera, ky ligj perben nje angazhim serioz qe duhet vleresuar si nje hap ne drejtimin e duhur per denimin e komunizmit dhe krimeve te atij sistemi.
Si nje parti me identitet te qarte antikomunist dhe perfaqesuese e drejtperdrejte e interesave te shtreses se popullsise qe u masakrua dhe persekutua barbarisht nga regjimi komunist, Partia “Levizja e Legalitetit” do te punoje panderprere   dhe do te ofroje gjithe kontributin e saj per plotesimin e kuadrit ligjor qe krahas denimit shumeplanesh te komunizmit, krimeve te tij dhe autoreve te tyre, do te siguroje ne menyre te shpejte nje kompensim real dhe integrim te plote ne shoqerine tone te te gjitha viktimave te atij sistemi gjakatar.

 

Partia “Levizja e Legalitetit” eshte e mendimit se, ne perputhje edhe me disa dokumente dhe Rezoluta perkatese te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, ligji shqiptar “Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte te administrates dhe te zgjedhurve" duhet shoqeruar edhe me akte te tjera ligjore dhe nenligjore qe duhet te synojne: sensibilizimin e brezave te rinj per krimet e komunizmit dhe rrezikshmerine e tij; ndryshimin dhe plotesimin e teksteve shkollore qe i referohen periudhes komuniste; ngritjen e permendoreve dhe memorialeve te viktimave te komunizmit ne mbare vendin; rehabilitimin e plote te emigranteve politike dhe familjeve te tyre qe u detyruan te largohen nga vendi per shkak te persekutimit komunist; hapjen e dosjeve dhe arkivave sekrete te shtetit lidhur me periudhen e diktatures komuniste dhe krimet e atij sistemi, etj.
PLL vlereson se procesi i integrimit te Shqiperise ne BE kerkon  shkeputjen e saj perfundimtare nga e kaluara komuniste dhe denimin pa ambiguitet te atij regjimi.

Sulejman Gjana
Sekretar Politik

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?