Faqe kryesore arrow Politika arrow Balli Kombëtar rrezikon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit
Balli Kombëtar rrezikon të mos marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit PDF Print E-mail
21 Janar 2009

Para disa ditësh Presidenti z. Bamir Topi  i Shqipërisë përcaktoi 28 qershorin si datën e zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare. Por PBK rrezikon të mos marrë pjesë në këto zgjedhje. Sipas kodit të ri zgjedhor të miratuar më 30 dhjetor 2008, që një parti politike të marrë pjesë në zgjedhje, duhet që të ketë të paktën një deputet në Kuvendin aktual. Aktualisht PBK nuk zotëron asnjë mandat në Kuvend.
Neni 68 i Kodit Zgjedhor thote: "Lista e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështetet nga jo më pak se 10 000 zgjedhës".
Pra sipas këtij neni, PBK nuk do të mund të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk do të mund të paraqesë kandidatët e saj nëse nuk arrin të mbledhë 10 000 firma nga përkrahësit e tij.

 

Por mbledhja e 10 mijë firmave do të jetë problematike. Kryesia aktuale e PBK e drejtuar nga z. Adriatik Alimadhi është mjaft e ftohur dhe e larguar nga degët dhe antarët e PBK. Prej kohësh ka patur kontestime në lidhje me paaftësine dhe mungesën e punës nga kjo kryesi. Pas kongresit të fundit të zhvilluar në korrik 2008 kontestimet janë bërë edhe më të shumta dhe situata është mjaft e rënduar.
Nëse PBK nuk do të arrijë të regjistrohet pranë KQZ-së, do të jetë kjo hera e parë që nga viti 1993 që Balli Kombëtar nuk merr pjesë në një proces zgjedhor.

A.M

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-01-25 15:01:05
Ne qoftese nuk e plotesoni perqindjen e nevojshme per te marre pjese ne zgjethje,pse duhet te merrni pjese,eshte paaftesi e drejtuesve tuaj qe nuk kane politika qe te tthithin rreth partise tuaj njerez te rinj.

Koment nga GUEST më 2009-01-25 15:02:36
Dihet prejardhja jone, aq me shume e atyre qe aderojne ne partine demokratike, atyre qe flasin per dosjet e te tjera... Per te mos humbur shansin dhe partine e Ballit Kombetar ne radhe te pare i takon partise Demokratike dhe Republikane qe te investojne me shume nga sa kane bere per Ballin Kombetar. Une qe shkruaj keto rreshta jam nje person qe vertete e shikoj dhe ndigjohem keq per kete qe po ndodh. Te gjitha keto merita qe ka e djathta sot, jane trashegemini nga te paret perpara 1940tes. resekt Petrit Ferhati.

Koment nga GUEST më 2009-01-25 15:17:13
Kjo është pasojë e udhëheqjes së dobët nga z.Alimadhi i cili nuk e ka përkrahjen e një numri të konsideruar të degëve të Partisë. 
Prandaj është më së morale dhe burrërore që z. Alimadhi të japi dorëheqje të parevokueshme nga "kryetarllaku" dhe ti mundësoj PBK-së daljen nga kjo katrahurë. 
I prpozoj Këshillit të përgjithëshëm të partisë që të bejë rishikimin e politikës së PBK-së, sepse kjo parti nuk është duke e zbatuar Programin e partisë dhe aq më keq nuk qëndron në vijën e DEKALOGUT. 
Në këto momente kritike për kombin shqiptar ne trojet e veta etnike PBK-ja nuk ndodhet në zbatimin e detyrave që dalin nga Dekalogu i saj, por më tepër është shëndrruar në një grup individesh të cilëve nuk po iu intereson qështja kombëtare. 
Me ketë rast nuk do ta zgjati më tepër, me shpresë së PBK-ja , anëtarësia e gjërë e saj do të dij si të dali nga kjo katrahurë dhe ta vëjë në binarë të shëndoshë dhe në shërbim të Kombit dhe të Atdheut. 
Përshëndetje nga Agim Curri-ish kryetarë (1997-2001) për Gjermani dhe ish nënkryetar i PBK-së për Diasporë.

Koment nga GUEST më 2009-02-02 00:10:19
Te nderuar atdhetare!  
Sote Shqiperise, me shume sesa debutete per ne kuvendin popullor i duhet nje alterntive per te ardhmen, te cilen ja kane mohuar te kuqte qe jane ne ate kuvend me kostumet e ngjyrosura me nuancat e yberit. Menyra e qeverisjes ne Shqiperi sote nuk ka asnje ndryshim me mentalitetin e komunisteve fanatike dhe ekstremiste. Nese Balli Kombetar si nje na themeluesit e ideve te djathta do te dije ti pergjigjet kesaj nevoje qe ka populli yne sote atehere nuk do te kete nevoje as per ligjet qe firmos presidenti apo ato qe aprovon kuvendi. Popullit i duhet nje alternative e re, sepse akoma nuk kemi dale nga totalitariteti.

Koment nga GUEST më 2009-02-04 18:33:18
Zoterinj te nderuar. 
Keto dite po lexoja nje artikull te at Zefit . 
NE kete artikull at Zefi fliste per tarafet(Partite politike ne kohen e turkut).Nga ajo qe shkruante ai mund te kuptoje mire se shqiperia sot qe eshte e lire eshte me ne hall se ne ate kohe. 
Sot ne shqiperi ka 3 tarafe .Ai i sali Berishe Komunistit ,I Ilir Mete Fashistit dhe ai i Edi Ram MAu ce dunit.Ne gjoftese eshte i afte ndonje i drejtues i ballit kombetar, te krijoj edhe ai tarafin ,le te futet ne loje .Por ta dije se ku popull eshte i lodhur nga tarafet.Te cilat si ne kohen e turkut ashtu sikurse edhe keta te sotmit, nuk mendojne per gje tjeter vetem per te vjell kete popull.Prandaj do tu lutesha drejtuesve te ballit te ndjekin traditen e baballareve te tyre.Te krijojne nje demokraci perfekte brenda partis dhe mos ta kthejne ne taraf. 
Te propozojne krijimin e asambles kushtetuese .Sikurse ka qe vendosur ne statutet e lushnjes .Kjo kushtetute nuk eshte e popullit.KJo e shte kushtetute e FAtos nanos Dh e e Sali Berishes. 
 
Une qe po shkruaj ndodhem ne itali.Po ju tregoj se te paret e mi nuk kan qene ballista .Por kane qene perhere antikomunista. 
Ju pershendes te gjitheve  
David Paloka  
Milano 


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?