Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Historia arrow KUSH GUXON TE HEDHE BALTE MBI SKANDERBEUN ?
KUSH GUXON TE HEDHE BALTE MBI SKANDERBEUN ? PDF Print E-mail
21 Janar 2009

Nga Leke Pervizi
Bruksel


LAJTHITJE INTELEKTUALE OSE INJORANCE ME DIPLOME

    Dihet se shqiptarët me  fjalën  lajthitje percaktojnë gjendjen trunore të një njeriu që e ka humbun mendjen dhe asht kanditat për t’u mbyllun në një spital psikiatrik.  Por ka lajthitje e lajthitje, si për shembull, lajthitje intelektuale. Kjo formë s’ka fare lidhje me një spital psikiatrik., sepse i përket qendrave trunore që merren me kulturë e shkencë e  te tjera fusha të dijeve. Asht i njohun fakti se shumë njerëz të shquar të dijeve, shkencëtarë apo letrarë e artistë, janë hutaqa dhe estravagantë në sjelljet e tyne, por, për sa dihet, kanë dhanë vepra të përsosuna ne fushat ku kanë levrue e punue. Por ndodh edhe e kunderta.
Lek Pervizi : Beteja e Fushë Kuqës, 2 shtator 1457 e Skanderbe

 

     Lexuesi do te jetë kurrështar përsa  i përket këtij shkrimi se ku do me dalë autori i tij, i nënshkruemi. Me thanë të drejtën edhe unë vetë e nisa si ndërdyshas.  Nuk kisha ndërmend me e shkrue. Ose po të shrueja, do të rrija duke e stërhollue në mendje. Ajo që më shtyni e nxiti ishte botimi e qarkullimi i një libri mbi Skenderbeun,  i shkruem nga një far  shkencëtari e historiani, Prof. Dr, e tituj të tjerë të bujshëm (qoftë shëndosh atje ku asht) me emnin e konklavitun gjerman, Oliver Jens Schmidt. Kur e mora vesh u gëzova. Ja që po vlerësohet edhe nga të huejt të kohës moderne Heroi ynë Kombëtar ! Por shpejt me mbeti goja e hidhun, kur mora vesh se ky zotnia me shumë doktorata e tituj të lartë, ishte mundue me e paraqitë Gjergj Kastriotin, ndryshe se qyshë përshkruhet e njihet  tash 500 vjet,  në ma shumë se 500 vepra e libra (një mik më tha se janë 1000) të kushtuem atij. Ç’i thonë kësaj ? Veçse një lajthitje, jo fizike trunore, por intelektuale. Nejse, kjo i falet këtij  superhistoriani (supërmeni), që s’ka lidhje me tokën e ashpër shqiptare, ku dhe gurët e fijet e barit e njohin historinë e Skanderbeut dhe jo ma njerëzit. E paralajmërojmë zotninë historian që të mos baje gabim të shkojë turist në Krujë, sepse mund të dalë ndonjë Gjergj Aleks i ri, që ta marrë për Ballaban, e shkon puna dhe ma keq…mund ta rjepin për së gjalli ! Në qoftë se i ka lajthitë mednja le të shkojë të kurohet në ndonjë institut psikiatrik në Svicër ku ka mjaft prej tyne të mbushun me të lajthitun si ai. Por, vini re, vini re, !  se këto lloj të lajthitun paraqitën shumë inteligjentë sa që as të shkon mendja që të jenë të çmendun e psikopatë ( të « lafetun » thotë Mirditori ynë).
      Më duket se e teprova, sepse nuk i vihet shumë faj të ngriturit e të ditunit profësor  e historian, sa përkthyesit shqip të asaj antivepre neveritëse. Përkthyesi, kushdo që të ketë qenë, se pari nuk e ka njohun historinë e Skanderbeut, e në qoftë se ka lexue ndonjë libër, nuk ka shkue përtej Barletit e Nolit. Së dyti, nuk njeh asnjë nga gjuhët e vdekuna, qoftë latinishten e greqishtën e vjetër, ashtu format gjuhësore të kohës së Skanderbeut. Së treti, nuk ka haber fare mbi zakonet e traditat e vendit të tij,  ku ka lindun, jeton, punon  e “shkruen”. Por si shkruen ? për së mbari apo përsëmbrapshti ? Kjo asht çeshtja !
     Se ç’far i ka pjellë mendja gjermanit, atë e di vetëm ai vetë. Por qe një alamet profesori të mos dije të dallojë
të zezën nga e bardha, të na e thotë se asht daltonik, që t’ia falim gafat që ban në një alamet libri prej 500 faqesh. Të cilin libër, përkthyesi ynë i nderuem , jo vetëm që e ka përkthye por e ka ngritun në qiell, pikërisht për trashësinë e tij prej 500 faqesh, që sipas tij, tregon se asht një vepër e madhe me peshë (sa kg ?). Nga gjithë ai alamet volumi  nuk e dimë akoma sa faqe kanë vlerë për t’u lexue. Por nuk mund te mos them që të mos ketë ndonjë faqe të mirë.  Insektet e tjera i thanë njëherë bletës, pse shko te ato lule qe kanë helm ? – Po unë helmin e laj aty –
     Pra edhe në lulet me helm bleta merr atë që i duhet.  Kështu, mendoj, do të na duhet edhe ne me nxierr ndonjë rresht t’ambël nga ai vëllim gjithë helm. Por që shqiptarët të jenë aq të stërvitun me helmet sa që të mos u bajnë asgja, këtë nuk e dija, dhe ky asht një zbulim i ri. Sa të rrnosh do të mësosh.
       Zbulimi ma i madh, ishte ai i injorancës, që del ashiqare nga rreshta e atij libri. E kur injoranca del prej një intelektuali, ajo i kalon të gjithë kufijt e arësyes. Bahet përbindëshe. Por ma keq me vjen me përkthyesin që edhe ai bie në atë hendek, duke i pasë sytë hapun. Çeshtja asht shumë e thjeshtë për çdo lexues,  perveç përkthyesit dhe autorit të huej shkëncëtar të veprës në fjalë.
      Ky zbulim sensacional na qenka se Gjon Kastrioti nuk e paskej pasë emni Gjon por “Ivan” dhe se Gjon ishte një emën i sajuem !? Kjo asht prova e një injorance që nuk mund të përtypet. Pse ?  Sepse, sipas profesorit shumë të shquar, ai e paskej gjetur ndër dokumenta e libra të vjetër.  Kështu sa hap e mbyll sytë Gjon Kastrioti nga katolik u kthye në orthodoks me urdhën të “peshkut”, dhe, ma e keqja, atij i asht dashun me kalue 500 vjet për me e ndërrue besimin e me marrë emnin “Ivan” ose “Jovan”duke e pasë pasë Gjon, e duke qenë katolik % siç e njeh gjithë bota.  I mjeri babë i Skanderbeut !... Prit kur të dali ndonjë profesor e shkencëtar tjetër, gjerman apo francez, anglez e kushdo qoftë ai, që të na thotë me kompetencë shkencore ( si Schmidi) se Skanderbeu nuk e paskej pasun emni Gjergj, por Giorgio, George, Jorgo ose Gjorgjeviç, etj. Sa poshtë i  paskej ra katundi, përkthyesit.  Vërtet për të ardhun keq ! Sepse ky zotni, në intervista që ka dhanë, mbron tezat e Scmidit, pas të cilave fsheh qellimin e tij dahskeqës ndaj Skanderbeut e kështu ndaj historisë së lavdishme të shqiptarve.
       Që ta merrni vesh, përkthyesi i nderuem shqiptar (edhe ky patjetër Prof. e Dr.)  me  gjithë kulturën e tij  të madhe, nuk paska pasë haber aspak mbi gjuhët e vdekuna, siç thashë ma nalt, dhe as ato të mesjetës kur lindi,  jetoi, luftoi e vdiq  Skanderbeu. Duke qene se historia e tij përmbledh edhe atë të babës, kemi një varg emnash “Gjon” që jepej në gjuhë të hueja, sipas gjuhës që përkthehej : Giovanni, Gianni, Jovio,  Jean, Huan, John, Johan, Johansen, Jovan, Ivan.
      Dihet se asokohe qarkullimi i njerëzve dhe i dijeve ishin të kufizueme, prej transporteve primitive : kuaj, karroca, barka e dy kambët e njeriut.   Shtypi edhe ai ishte ne fazat e para të zhvillimit, e baheshin gabime në transkriptimet e emnave, te vendeve, njerëzve, qytetëve, etj. Kështu “Ivani” i famshëm, ky zbulim shkencor i jashtëzakonshëm, që meriton një çmim të madh (jo, jo Nobelin, po aty afër), po na del një flluskë sapuni, dhe një akt injorance shum i ulët që vendin e ka në fund të ndonjë pusi dhe jo të nxirret para lexuesve  me ua servir si krunde për miell, ose si shap për seqerr !  Asht një fyemje e madh që u bahet shqiptarve. Kësaj i thonë me çue ujë në mullinin e huej pa pasë nevojë, duke pasë mullini tonë.  Asht mirë që ky person përkthyes ta marri mbi vete emnin “Ivan” që mund t’i përshtatet shumë mirë, mbasi paska zanë aq merak në të.  E për të shquarin Prof. Schmid,  ç’mund të themi ? Me thanë të drejtën nuk e di se ku fillon e mbaron aftësia shkencore e tij, në titujt që mban e shet apo në veprat qe shkruen.  Si, ore, ky përkthyes, paskej arritë të zbulojë këtë sekret të madh, që me sa di unë e shokët e mi dhe çdo shqiptar tjetër e di se si emnat shqiptarë përkthehen në gjuhët e hueja. ?  
      Japim një shembull  ku italianët e quejnë Lezhën, Alessio, duke kujtue se emni i qyetit vjen nga emni Llesh që vërtet përkthehet Alessio. Edhe kjo një falisje e  historianëve italianë të asaj kohë, që nuk e njihnin mirë shqipen e nuk e dallonin se nga rridhnin emnat. Ata nuk e kishin kuptue se emni qytetit vinte nga Lisi, pema dominuese e gjithë zonës së malësisë se Lezhës, që romakët e kishin dhanë drejt latinisht,  Lissus. Por ky emen Alessio gjendet ne gjithë letersinë italiane e europiane. Sipas teorisë se Schmidit, duhet të pranojmë (ab absurdo)  se Lezha duke qene se quhej me menin italian Alessio, asht qytet italian, sepse kështu gjendet shkrue emni i qytetit në dokmentat  që zbulohen në arshivat e ndrysme.
      Shyqyr që Skanderbeu ka shpëtue nga kjo marrësi ose lajthitje e zbulimit të emnit, që në gjithë veprat e shkrimtarëve italianë, që nuk janë pakë, thirret e shkruhet Giorgio, prandaj sipas Prof. Schmidit e përkthyesit të tij,  Skanderbeu qenka kthyer italian. Si nuk e paskemi dijtë na shqiptarët e tjerë ! Po francezët që e shkruejn Georges ? e grekët që e shkruejnë “Jorgos”, e sllavët  ‘Gjeorgjeviç”. Ruejna Zot !
        Për një gja të vjen keq, sepse na del se përkthyesi që asht shqiptar den baba den (të hulumtojë për emnin e tij se kushëdi së ç’race i përket), e nuk e ditka  akoma, se emni Gjon asht aq popullor dhe shumë i përdorun në veri, por edhe në gjithë Shqipninë ku ka kristianë. E se në kohën e Skanderbeut të gjithë krahinat shqiptare, që ishin të tana kristiane (katolike e orthodokse) nga jugu në veri nuk banin dallim nga këto emna që i mbanin prej 1500 vjet ? (tani janë ba 2000). E i thotë vetes shkrimtar e historian ! Si ore u shkruekan ma se 500 libra mbi Skanderbeun, ku Gjoni del gjthmonë Gjon, e zotnitë në fjalë, gjermani e shqiptari, e paskan gjetë  e zbulue për “Ivan” ? Kjo vërtet se asht lajthitje !
        Ka edhe ma keq, zoti shkencëri Schmidt, na e paraqet Skanderbeun edhe si sllav, sepse e ama paskej qenë nga Pogoni, ose Dibra e Madhe, e bila e Princit sundues. Atëhere dhe Leka Zogu  duhet të jetë huangarez, sepse e ama ishte një princeshë Hungareze. Po Sulltan Mehmeti me ke u martue, me të bijën e Dhespotit të Serbisë, pra i biri i këtij Sulltani duhet të ishte sllav. Sigurisht me origjinë, pra gjysmë për gjysmë. Të gjithë Sulltanët janë martue me gra sllave, ruse, greke, rumune, serbe, bullgare, pra të bijt e tyne që u banëSulltanë kishin gjak sllav, nga nanat e tyne, ishin demek, sipas të shquarit prof. Shmidt dhe të po ashtu shquarit përkthyes yni, gju u ysmë sllav ose shkja. Por këtë askush nuk e thotë, sepse Sulltanë njihen si turq  E pse për Skanderbeun u dashka të thuhej se ishte gjysmë shkja por, sigurisht qe ai e ndjente veten  shqiptar.
        Si ka mundësi që libri i Profesorit të famshën gjerman, të botohet përpara e me vrap  shqip në Shqipni  se sa në vendin e tij gjermanisht. Kjo tregon diçka tjetër edhe ma të pahishme. Përkthyesi asht shty nga historia fantastiko shkencore e Schmidit, që libri të blihet masivisht nga shqiptarë, të etun për  sensacione, aq ma tepër që asht fjala pë Heroin Kombëtar, për të cilin po shkrueshin gjana të padëgjueme deri dhe skadaloze. Dihet se skandali asht subjekti ma terheqes ne dite tona, e mbi lajme te tilla lexuesit bie si miza në qull.  Ky fakt lidhet edhe me romanin e bujshëm “Kodi i Da Vincit”, ku prej titullit u shit me milona kopje, dhe brendia ishte një montazh i sajuem pa as një të vërtetë  historike. Shkrue edhe keq. Ndoshta i tillë ka qenë edhe qellimi i shkrimit e botimit të këtij lloj libri, ku pretendohet te paraqitet nje ane e panjohun e Skanderbeut e sajueme kambë e kokë, për të joshë lexuesit e shkretë, sepse të gënjyem.  
       Por biseda nuk mbaron me kaq. Profesori yne shkencëtar, na paraqet një teori të re, ku Skanderbeu gjithe atë luftë e paskej ba për hakmarrje personale. Patjetër se  ai nuk ka mund të gëlltiste qetësisht, që të synetohej me pahir, t’i vritëshin vllaznit, dhe t’i merrej principata. Sulltani i hangri fjalët, që me vdekjen e t’atit ai ose një nga vllaznit, po t’ishin gjallë, do të hypte në fronin e prindit. Kjo iu mohue haptasi nga Sulltani, sipas dokumentave ekzistues, dhe shkrimtarëve që shkruejtën  për të, që s’janë pakë. Ma i sakti ka qene e asht At Dhimitër Frangu, i afërt, arkëtar, shoqnues e sekretar i tij, bashkohës dhe bashkëshoqnues  i gjithë jetës e veprave të Skanderbeut. Prej tij përfituen e shkruen veprat e tyne shkrimtaret pasardhes, duke fillue nga Barleti. Skanderbeu iu kundërvue turqëve për të çlirue principatën e tij dhe sigurisht për të sundue si trashigimtar i Gjon Kastriotit. Asht vetvetiu veprimi që bajnë gjithë vendet që pushtohen nga fuqi të hueja, të çlirohe e të fitojnë lirinë. Ndryshe si duhet kuptue kjo teori lajthitëse ? Që Skanderbeu të rrinte nën hijen e Sulltanit, duke luftue për të, dhe të brktiste nga mnedja se kishe një atdhe e se ishte ma mirë t’ishte princ e sundues i shtetit të tij se sa shërbëtor me privilegje i Sulltanit. Sa për hakmarrje personale  Skanderbeu e kishte ma kollaj me i pre mjekrren Sulltanit se sa me u lodhë me lufta të vazhdueshme kundër tij.  Prandaj asht tepër dashakeq ky version faktesh të paqena që dalin nga një fantazi e një mendje të çoroditun të shkallës së lajthitjes.
      Të bajsh hipoteza të pathemelta, e të kalojsh në teori shkencore, në kurrzi të historisë së një populli tjetër që nuk asht yti (gjermania) do te thote qe të biesh, sado tituj të keshë, në rangun e in një injoranti pa shkollë.  Por, për çudi të çudive, ato injoranta pa shollë që mund të ketë akoma në Shqipni, e dinë historinë e Skanderbeut ma mirë se një historian me tre doktorata e tituj pas titujsh shkencorë.  Sa që, zoti përkthyes në një intervistë qe paskej ba, na thotë një proçkull tjetër, se Skanderbeu u ba i njohun nga Rilindasit, e se Shqiptarët nuk paskan dijtë send për të. Hajde hajde ku të çon kultura (mushka) more djalë i mbarë !  Po si t’ia banin Shqipot e shkretë që Turkia i kishte mbyllë në kafaz e nuk dinin as me shkrue e me kendue, siç po dinë (sa poshtë kemi ra) këta të mënçurit e sotëm që shohin andrra në diell  e ju bahet miza buell e buelli mizë. Ah mor i shkreti përkthyes, po edhe fëmija pesë vjeçe ta din historinë e Skanderbeut ma mirë se çdo historian, dhe se i ati quhej Gjon dhe jo Ivan ! Vetëm  ai Prof. Dr. Filan Fisteku Schmidt, na del e na shkruen se Gjonit i paskëshin thanë Ivan.  Por Ivan = Gjon. Ç’ke për të thanë tani ?
        Paraqesim dy shembuj nga teksti latinish i dy dokumentave të ndryshëm qe flasin pikërisht për Gjon Kastriotin, siç shkruhej  latinisht emni i tij në ato dokumenta.
        Interea Ivanes victus ibat injanuas regis, eumque sequebatur quocumque cum copiis militatum abisse (5); "Phranza thotë se Sulltan Murati II e mundi të thuesh shqimit Gjon Kastriotin: "Et Johannen Castriotam plane si bi subjecit (6)." (Marrë nga dokumenta latinisht të kohës mbi Skanderbeun ).

Pra = Gjon ne të dy rastet, ku ne tekstin e parë Gjoni quhet Ivan  e në të dytin Johan, kuptohet se po flitet pikërish për Gjon Kastriotin. E zontnia në fjalë na thotë se Gjon asht një emën i shpikun. O Zot i madh na ruej mend e kresë ! Kur dihet se emni Gjon ishte i përhapun pikërsht në krahinat katolike ku sundonte Gjon Kastrioti. E në të cilat krahina historinë e Skanderbeut e dijnë dhe kalamajtë, pa e pasë lexue asgjekundi, sepse populli asht rrit me atë figurë madhore dhe historinë e tij, duke mos harrue legjendat qe fliten per çdo fshat të atyne krahinave ku ai sundoi.  Kemi dhe shkrimtarë e të po asaj kohë, si At Dhimitër Frangu e Gjin Muzaka, që kishin jetue në rrethin dhe oborrin e Skanderbeut, të cilët t’atin e tij e quejnë Gjon. E kështu në të gjithë veprat e dokumentat e asaj kohë, që na kanë ardhun te ruejtuna në arshivat e ndryshme të Europës. Por edhe ato dokumenta ku gjendet emni Ivan, nuk ashts se paraqesin  një Gjon otrthodoks, por vetem përkthejnë emnin e tij në gjuhën e tyne, ku Gjon njihet për Ivan, ose Johan. Po pse kur na del edhe emni Johan, duhet të themi se Gjon Kastrioti paskej pasë origjinë gjermane dhe ishte i besimit  luteran ?  Pse nuk e ka nxierrë këtë përfundim shkëncëtari gjerman Schmidt ? do të kishte qenë në nder e lavdinë e tij, që po zbulonte se Johan ishte emni i Gjon Kastriotit, sepse ashtu shkruhej në disa dokumenta të pa identifikuem. E Kështu me radhë për shtete të tjera.  

Siç po shikoni, ne tekste të ndryshme latinisht,  Gjoni quhet edhe Ivan, edhe  Johan Kastrioti (duke ditun se asokohë pothuej se gjithë librat shkrueshin fillimisht latinisht), e kur ai tekst përkthehej në gjuhë të tjera, Gjoni do të jepëj si Jean (Francë); Giovanni, Gianni, Jovio (Itali); Johan (Gjermani); Jan (Hungari);  Ivan, Jovan, (Kroaci e vendet sllave);  Huan (Spanjë); John, (Angli); etj. etj. (në Kinë e Hindi nuk e dijmë akoma).   Këtë e kupton edhe një nxanës i fillorës dhe jo ma një Dr. shkencash, ose edhe ma perdreq, një shkencëtar e historian  i madh (ndoshta me trup) e me disa tituj si Prof. Dr.  Schmidt që nuk e njeh racën shqiptare, e cila nuk të fal; ku edhe fëmija ia kalon shkollarit  për historinë e Skanderbeut.  Pra zotnia i nderuem, përkthyesi, te hapi sytë e veshët mirë e të merret me popullin e me historinë e atdheut të vet, dhe jo me pallavrat e një të huej (qoftë shëndosh për titujt)  të cilit i ka hyp mendja me kerkue qimen në vezë,  pas 500 vjetëve. Sepse sipas tij, vlen ma mirë të qendisësh andrra në diell, e të supozosh gjana të pa qena, për të dhanë me kuptue se ke zbulue Amerikën, kur edhe ajo ka 500 vjet që ash zbulue.
        Nuk besoj se ka shqiptar që mund të honepsi uljen e denigrimin e Heroit Kombëtar në këtë mënyrë neveritëse, i cili qendroj e qendron vigan gjatë 500 vjeteve jo vetëm në Shqipninë tonë, por në të gjithë Europën, ku i janë ngritun e i ngrihen akoma monumente e buste, aq madhështore asht historia dhe vepra e tij. Strategu që bllokoi për 25 vjet rresht  forcën ma të madhe ushtarake të kohës,  siç ishte Perandoria Osmane. Këtë të shkruente vetë, e jo të përkthente Prof.  Dr.  ynë,   e ti thoshte atij Schmidit ( lene qe do ia them vetë e do ia thonë edhe të tjerë) -  më fal  or mik por bana gabim që e përktheva librin tand me gjithë ato të meta, deri dhe gjuhësore. Ti or zotni nuk dike se kujt i përgjigjet emni Gjon e dashke me na shit gogla dushku për arra. Këtë gja nuk e honeps as nuk e ha shqiptari.  Kam gjet belanë me patriotë e mi, që më qortojnë se ku e ke gjet atë shkarravitës, deri sa  mund te shkrueje ma mirë vetë. Por lajthitja duket se asht ngjitëse dhe përkthyesi ynë e ka marrë nga profesori i huej i nderuem.
      Për Gjergj Kastriotin Skanderbeun dhe për historinë tonë, nuk do të lejojmë që të bahen allishverishe, këtë le ta marri vesh kushdo i huej (shqiptarët po se po) që i rritet ose i thotë mendja me na diktue e shkrue historinë tonë të lavdishme sipas oreksit e tekjes tyne.  Jemi vërtët një popull i vogël, por ama kemi dhe atë forcë shpirtnore të madhe që nuk e ka asnjë popull në botë. Kemi dhanë ato prova për sa thashë, që asnjë popull nuk ka dhanë. Jo vetëm se kemi ruejt identitetin tonë si popull ma i vjetër e parardhës i qytetnimeve të tjera të mavonshme, dhe i kemi dhanë botës një Hero të përmasava aq të lavdishme si Gjergj Kastriotin Skanderbeun, por edhe pse kemi ruejtë të pa cenueme, gjuhen shqipe, monumentin ma të lashtë gjuhësor  të kontinentin Europian.
        Varët prej nesh, pra prej Shqiptarve vetë, që t’u dalim zot vlerave të tona historike e kulturore, me vepra të denja e të nivelit të lartë shkencor dhe artistik, përsa i përket gjithçkaje që na takon si popull e si komb.
        E  Gjergj Kastriotin Skanderbeun  që asht përfaqësuesi ma i shquar e i lavdishëm i popullit e kombit shqiptar në gjithë historinë, nuk do ta lejojmë të na nëpërkambin as shkencëtarët e historianët e huej, sado të famshëm qofshin, dhe as ato shqiptarët që nuk i përgjigjen lartësimit të lavdisë së pamohueshme se atij që asht krenaria e gjithë Kombit të pamposhtun Shqiptar. Në qoftë se  ato historianë qe kemi sot,  si i ashtuquejtuni përkthyes e të tjerë si ky,  nuk janë të zotët që të ia shkruejnë drejt historinë, ma mirë të mos shkruejnë asgja. Ka kush i del zot. Brezat e rinj që po diplomohen vazhdimisht, patjetër do të pajisen me tituj të meritueshëm për të krijue vepra të dobishme për historinë e Shqipnisë dhe të Shqiptarve, ku vendin e nderit e ze patjeter Gjergj Kastrioti Skanderbeu. Kjo e gjitha.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-01-25 15:01:27
Te lumte dora shqiptar i ndershem. U gezova me shkrimin tuej. Edhe habitem edhe s'habitem me perkthyesin e gjore shqiptar qe mendon se po zbulon nje te pathene te madhe. Une besoj se ate e ka erresuar lavdia personale, "popullariteti" qe ai enderronte te kishte me botimin e kesaj te ashtuquajture veper historiko-shkencore e shkruesit gjerman. Sa keq me vjen per kete perkthyes qe s'i paska mbetur asnje fije patriotizmi ne shpirt! Ai mund te pretendoje se po jep "fakte historike" qe sipas tij s'kane te bejne me patriotizmin; ne rast se e mendon kete, atehere ndjej dy here keqardhje per te, sepse nuk paska njohuri te sakta historike mbi heroin legjendar - Gjergjin e Krujes. Dihet se lavdia personale te err syte si dhe mendjen e te turperon. FALE O ZOT TE PADITURIN DHE NDIHMOJE TI HAPEN SYTE!

Koment nga GUEST më 2009-01-25 15:04:42
Historia e shqipris i ka themelet te lidhura me gjak brez pas brezi. 
Perveç kohes se viteve te vampirit qe historin e kombit ton e 
shkoi sikur ne te ishim sllav. 
Por edhe sot tendenca esht qe nacionalistet mos ken rrol drejtus 
Ne drejtimin e vendit. 
 
Haki Hoxha, 
Belgjike.

Koment nga GUEST më 2009-02-06 10:40:21
ne flasim ne zihemi ne jemi nacionalist patriotik neve qe rrim jasht shteti po ne shqiperi sja ndjen me asnjeriut per shqiperin kjo eshte e verteta


International
English
Faqe interaktive