Faqe kryesore arrow Emigracioni arrow Linda, ëndrra, Flora dhe Kosova
Linda, ëndrra, Flora dhe Kosova PDF Print E-mail
12 Shkurt 2009
Vitore Stefa Leka (Itali)

Mbrëmë pashë një ëndërr që më ngeli gjithë diën në mend. Nuk i besoj asaj që thuhet se ëndrrat dalin si dhe atyre librave që shpjegojnë këto. Le që ndofta nga lodhja e ditës apo nga që rri dhe shumë vonë, rrallë shoh ëndrra, po  kjo e mbrëmshmja më duket e çuditshme. Sikur isha te hotel Grandi në Prishtine Në hollin e tij ishin mbledhur një grup vajzash, njëra me yllë se tjetra O Zot! Sa të bukura me dukeshin të tëra. Këtë lloj bukurie e pashë vërtet kur isha në Kosovë, pa truk, si zana e shtojzavalle, me atë të egrën bukuri shqiptare.

Pa mbaruar mirë fjalën, se nga doli simboli i femrës shqiptare Flora Brovina, me atë qeshjen e ëmbël karakteristike, që rrallë e kam parë ndër femra të tjera. Nga një fytyrë me bukuri të ngurtë, ku lexohet veç trimëria, me sy zhbirues të inteligjencisë. Një buzëqeshje e shndëronte me një herë në një femër të ëmbël dhe të dhimbeshme. Ajo seç kërkonte ne mes te vajzave. Më vonë ëndrra më shpuri diku tjetër,  që une dhe pse mundohesha ta kujtoj, nuk e kujtoja dot, por ama aty më rrinte  mendja. Nga ora 10-të një telefonatë: Vitore! Jam Linda Dilo! Sot mbroj diplomën. Dëshiroj dhe të lutem për këtë të jesh pa tjetër në orën 3 në fakultet! Është një ditë e shënuar e jetës sime. Jemi dy shqiptare qe laurohemi sot: unë dhe Doreta Tirana. Fliste e emocionuar. Pasi i dhashë fjalën, fillova t’u rikthehem kujtimeve të disa viteve më parë.  Linda, vajza e vetme e çiftit Dilo, është një nga ato që shqyen dyert e ambasadave bashkë me dy kushurinjtë e saj, drejt botës së lirë.

         Tre vjet pas ardhjes së saj, një zë i përvajshëm më merr në telefon nga Tirana. Ishte mamaja e Lindës. Më tregon pozicionin e të bijës që punonte në Linjano. Më kërkoi si mund ta ndihmoja Lindën dhe çfar mund të bëja unë për të ardhmen e saj. Ajo kishte mbaruar gjimnazin shkëlqyshëm, dhe dëshira e prindërve ishte që Linda të vazhdonte Universitetin.  Lindën e mbajta një kohë në shtëpinë time dhe me interesimin e Zt. Masrur Imani, Linda realizoi ëndrrën e saj për tu regjitsruar në Fakultetin Ekonomik. Vajza me natyrë të mbyllur, e imtë por shumë simpatike, jo vetëm që mbaroi fakultetin, por dhe punonte në një piceri për të përballuar shpenzimet e shkollës dhe vështiresitë që ka jeta në emigracion. Dhe ja! Sot do mbronte diplomën. Mbas mbrojtjes  së titullit, të dy vajzat tona, sipas traditës së studentëve, shtruan një banqet në klubin e Universitetit. Dhe aty shumë emocione! Dy vajzave, me kurorën e dafinës në kokë, u shkëlqente lumturia në fytyrë.. Disa karikatura të bëra në çast nga studentët, për humor, zbavitje e shaka. Ambient rinie. Kishin ardhur në trojet e ëndrrës edhe prindërit e Lindës nga Shqipëria, kastile për këte ditë.

Urimet vërshonin nga të katër anët shqip/anglisht/ italisht. Studentë e profesorë. Aty dhe baristët: Auguri Dottoressa! Dhe kërcisnin tapat e shampanjës gjithandej. Kujt i binte "per porta fortuna" i falej një gjeth dafine nga kurora.  Na zbardhët faqen goca, u ngrita unë.  E pi këtë gotë për Ju e mijëra të tjera si Ju, që kanë mbrojtur e po mbrojnë diplomat në universitete të ndryshme të botës. Ju jeni brezi qe do t’ia ndryshoni faqen e dheut dhe do ta çoni demokracinë e vërtetë në Atdheun tonë te shtrenjtë. Pra, Ju uroj me gjithë shpirt dhe me nga një Burrë! Ma prenë fjalën të dyja me një zë: Punë moj Zonje! Kush ju tha burrë! Dhe plasi e qeshura. Filloi komentimi. Linda tregonte ee gjyshja i kish thënë në telefon: „Mbaro ate shkollë dhe hajde të gjejmë burrin tani, se po ikën mosha!”. Vazhduan me të tjera "qyfyre" nga zakonet tona. Klubi gumëzhinte nga zërat e freskët të rinisë dhe në moment përsëri, pa vetëdije, mu kujtua ëndrra.

        Kjo ëndërr dhe ambjenti që po më rrethonte më ktheu në disa kujtime që më kishin lënë mbresa  kur isha për herë të dytë në Kosovë. Kisha dëgjuar dhe lexuar aq shumë për Zonjën Flora Brovina dhe kisha shumë dëshirë të njihesha me mjeken, poeten dhe gruan e rrallë që përballoi aq trimërisht torturat e tmershme në burgjet serbe. Mu dha rasti vetëm ditën  e fundit që do të kthehesha për  në Trieste. Në një orë  që ndejta me të, çfar mund te flasësh më përpara kur ca emocionet, ca dhe habija se e përfytyroja krejt ndryshe. Pyetjet që i bëja per vehten e saj, ajo me modesti i anashkalonte. Nga bisedat me të më kanë lënë shumë mbresa dy ngjarje tragjike që mjerisht, për mungesë kohe, nuk  arrita ti mar as emrat dhe qytetin ku kaë ndodhur. Është historia e një çifti të sapo martuar, që sapo filloi lufta u kthyen nga Gjermania ku djali kishte vite që ishte refugjat, për tu bashkuar me radhët e UÇK-së, ku dhanë dhe jetën e tyre pa e gëzuar atë. Për lirinë e Kosovës, Flora veç ndihmave ëpanumërta gjatë kohës së luftës, bashkë me shumë vajza dhe gra punonin çorape leshi e dorashka për trimat e UÇK-së. Një palë nga këto dorashka, që nuk  arriti ti vishte kurrë nusja e re Kosovare qe ra heroikishte bashkë me burrin, Flora mi dhuroi mua dhe unë i rruaj ato si gjënë më të shtrenjtë.

        Ajo që më bëri të justifikoj lotët që filluan të më dalin, para gëzimit të Lindës dhe Doretesë nuk ishte si ju thashë atyre, po mu kujtua ngjarja tjetër qe Flora më tregoi për studenten e bukur 17 vjecare që lufta i preu në mes të qeshurën, ëndërrat për të ardhmen, dëshirën që i ushqenin shoqet për te konkuruar Miss. Aq e bukur ishte, po dhe ajo si shumë të tjerë, rrëmbeu pushkën dhe e lau me gjakun e saj të freskët Kosovën Martire. Shoqet, tregon Flora, kanë vendosur në konkurim t’ia japin kurrorën e  Miss-it këtij ylli të pa shuar. Kjo ëndërr që pashë e që më vinte vetvetiu në mend atmosfera e studentëve ku isha. Grupi studentëve te hotel Grandi dhe Flora që kërkonte diçka në mese tyre, më kthyen te kjo voglushe, te ëndërrat e saj që bashkë me shumë ë rinj të tjerë flijuan jetën e tyre të papërjetuar për t’ua siguruar brezave, motrave dhe vëllezërve të tyre Pavaresinë, Lirinë, Kosovën Republikë. Dhe një të ardhme me ëndërra të bukura. (Fragment nga libri i Baki Ymerit, Zemërzana e Diasporës, që del këto ditë në Bukuresht)

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-07-28 18:34:50
Mirembrema Vitore, me pelqeu shume pershkrimi yt ne kete faqe. Jam Dora Tirana, vajza e Fatbardhes. Do te kisha deshire te rikontaktoja Linden. E di se tani ndodhet ne Firenze dhe eshte martuar por ka kohe qe kam humbur kontakt. A e ke valle n. e celulalit te saj? 
Pershendetjet me te ngrohta nga gjithe familja, 
Dora 


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?