Faqe kryesore arrow Emigracioni arrow Shuhet "Dielli" 1909 - 2009
Shuhet "Dielli" 1909 - 2009 PDF Print E-mail
05 Mars 2009
Astrit Lulushi

“Më mirë vone se kurrë” – kjo shprehje të përgëzon për dicka që duhej të ishte bërë me kohë, e të ngushëllon për atë që s’duhej të kishte ndodhur.

Më në fund “Vatra" ka vatrën e saj në internet - http://www.federatashqiptarevatra.com/, falë punës së degës së kësaj organizate përfaqësuar nga Merita Bajraktari McCormack në Uashington DC, qëllimi i së cilës është lehtësimi i lidhjeve mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Kjo nismë sikur të ngroh se Vatra nuk do të shuhet, sepse do të përllogaritej si mëkat kombëtar nëse qoftë edhe heshtej përpara shpërjes së këtij  institucioni - më i herëshmi mbarë shqiptar në mërgim, dhe më dobiprurrësi. “Gjaku i ri” më në fund ka vendosur t’a kthejë vemendjen drejt Vatrës, për t’a mbajtur gjallë qoftë edhe virtualisht.

Por mbyllja e gazetës “Dielli”, është ajo që s’duhej të kishte ndodhur – më mirë kurrë se vonë. Ndoshta thonë se punonte me humbje e falimentoi, por ky është argument materialistësh, sepse idetë nuk numërohen e as peshohen. “Dielli” ishte vepër idealistësh, që nga dita kur u krijua në shkurt 1909.

Të pallogaritëshme mbeten vlerat e “Diellit”. Vitet e fundit botimi i saj erdhi duke u rralluar, si për t’i bërë vatranët të mësoheshin pak-nga-pak pa të.  Gazeta që i nxiti shqiptarët “jepni për nënen”, duket se harroi t’i mësonte të kujdeseshin për atë vetë. “Dielli”, pararendëse e “Vatrës” dhe  zëdhënësja 97 vjecare e saj, nuk është më. Ishte kjo mbyllje e nevojëshme, e mirë, e drejtë? – Nëse jo, atehere  c’u desh authanassia?

E botuar atëhere kur shqiptarët e Amerikes përbënin bashkësinë më të varfër e më të pa-arsimuar të këtij kontinenti, sot “Dielli” nuk del më, për arsye financiare, thonë, edhe pse shqiptaro-amerikanët ndjehen relativisht më të pasur e më të shkolluar, por ndoshta jo më idealistë se para-ardhësit e tyre.


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-03-07 11:58:45
Kalores i huaj qe vdiqe per ne 
Per ju te mallkuar-qe s'doni Atdhe


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?