Faqe kryesore arrow Kulturë arrow Morali në panik
Morali në panik PDF Print E-mail
26 Mars 2009
Astrit Lulushi

Zhurma është imazh që krijon përshtypjen se e mira po ndodh, por edhe hataja, vetë paniku, ku arsyeja zevendësohet nga frika që pushton trurin e ushqen turmën. “Panik” < “Pan”, perëndi e lashtë greke e pyjeve dhe fushave që lëshonte zhurma misterioze, ulërima, duke shkaktuar frikë të paarsyeshme mes atyre që i dëgjonin.

Transmetimi në television, e më pas, botimi në shtyp, i bisedave midis një ministri dhe një vajze që “kerkonte” punë, nxitën reagime të castit nga qeveritarë, parlamentarë, politikanë e nga publiku i gjerë. Papritur të gjithë në grup u shqetësuan në kulm rreth një fenomeni të lashtë sa vetë njerëzimi. Ky shtim i menjëherëshem i perceptimit publik rreth kërcënimit të mundshëm ndaj vlerave shoqërore, është edhe përkufizimi i “Panikut Moral”, shprehje e krijuar nga sociologu britanik Stanley Cohen në vitet 1960 për të shpjeguar sjelljen e tifozëve (fansave) të rock-and-rollit dhe qëndrimin e publikut që i shikonte ata si kërcënim ndaj vlerave shoqërore.

Por paniku moral ka ekzistuar si fenomen shoqëror edhe përpara se Cohen t’a pagëzonte atë. Thuajse cdo stil i ri vallëzimi gjatë shekullit të XX ka qënë shkak për një panik të tillë; madje fillimisht edhe valci konsiderohej “shthurrje morale” sepse ciftet vallzonin të përqafuar.

Përderisa paniku moral ka në shenjestër një grup të caktuar njerëzish, gabimisht mund të sulmojë edhe persona qe supozohet se i përkasin atij grupi. Si fenomen shoqëror, paniku moral, jo rrallë është me pasoja tragjike.

Gjatë historisë, paniku moral ka cuar në vrasje në masë të njerëzve që shikoheshin si kërcënim ndaj shoqerisë. Kryqëzatat, inkuzicioni, gjyetia e shtrigave, pogromet, holokausti, përndjekjet, burgosjet, vrasjet gjatë regjimimit të fundit, atij komunist, mund të quhen bëma të turmës së pushtuar nga paniku moral;ndjenjë e krijuar, e nxitur e fryrë nga mbulimi i tepruar, i ethshëm, ngulmues, i qëllimshëm i shtypit; për shtimin e fitimeve; ose nga ana e propagandës së cdo forme, fletë rrufeve, për arritjen e një objektivi.

Në vitet 1860, ankthit të amerikanëve i erdhi fundi, kur parandjenja më e keqe u bë realitet; jugorët  sulmuan Fort Sumpter, ngjarje që shënoi fillimin e luftës së përgjakëshme civile.

Në Shtetet e Bashkuara, për 150 vjet ka qarkulluar legjenda se në orën e xhepit të Abraham Linkolnit, orëndreqësi kishte gdhëndur një mesazh mbi Luftën Civile, që në fakt as vetë presidenti nuk e dinte.  Por tani historianët thonë se ngjarja është e vërtete. Para pak ditësh, 11 mars 2009, në Muzeun e Linkolnit në Uashington, një antikuar i kujdesshëm zbërtheu orën e ish-presidentit dhe në faqen e brendëshme të saj gjeti të gdhendura këto fjalë: “Jonathan Dillon April 13 – 1861, Fort Sumpter u sulmua nga rebelët. Falë Zotit që kemi një qeveri”.  Fjalë të urta, në kohë paniku të mundshëm.

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?