Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Emigracioni arrow Te formohet Ministria e Diaspores
Te formohet Ministria e Diaspores PDF Print E-mail
26 Mars 2009
"Rrime shtrembt e flasim drejt" - thote nje fjale e urte popullore. Realiteti i sotem - ne qerekun e pare te vitit 2009 flet per vetevehte, pa argumente vetanake.

Ne cdo vend ka te arritura dhe te teposhteza. Por te injorohen me shume se 600 000 kosovare qe jetojne jashte, qe vete kane lindur ne Kosove, apo qe prinderit i kane nga Kosova, kjo eshte nje kafshate qe nuk perbihet. Fjalet e premtimet vijne e shkojne, faktet qendrojne e flasin per vetevehte:

- Me shume se 600 000 banore te Kosoves qe kane linde ne Kosove apo prinderit i kane nga Kosova jetojne ne vende te ndryshme te botes.
- 3 % - i te ardhurave tona shkonte perpara ne buxhetin e qeverise ne ekzil,
- Vendlindja theret -  ishte fondi qe poashtu u mbledh nga diaspora.
- Ndasite e ashpersite e partive ne Kosove, kane ndiku negativisht ne ndasite e percarjet ne Diaspore,
- Afer 500 milione  sipas analisteve ekonomike hyjne ne Kosove cdo vjet nga diaspora (kuptohet se tash me pak per shkak te krizes globale financiare),
- Shumica e Kosovareve qe jetojne jashte territorit te vendit, nuk jane te regjistruar si banore te Kosoves qe dmth se nuk kane te drejte ta ushtrojne njeren nga te drejtat themelore ne cdo demokraci - te drejten e votes kur mbahen zgjedhjet.

Nuk besoj se ka nevoje te madhe qe te ceken edhe fakte tjera rreth kontributit te panderprere qe ka dhene e po jep diaspora. Keto i dime te gjithe. Apo jo?

Para me shume se 1 viti e ka shpallur Kosova pavaresine dhe se sot nuk eshte duke funksionuar si shtet sovran kete e dime te gjithe. Poashtu te gjithe e dime se Diaspora ka qene dhe eshte ajo qe e mban Kosoven gjalle me shumecka.

Gjtate nje vizite pune ne Kosove para 3 muajve me kontaktuan disa eksperte amerikane nga nje banke zhvillimore e nje shteti evropjan perendimor. Qellimi ishte qe ata deshironin ta formonin nje fondacion te diaspores per zhvillimin e Kosoves dhe e kerkonin mendimin tim. Iniciativa ishte shume e mire, por sigurisht se dihet se nga kush eshte dashur te vije kjo nisme e qelluar.

Ne Kosove perpara ka egzistuar nje departament per Diasporen ne Ministrine e Kultures dhe qeshtjeve jo rezidente, qe me vone ne kohen e qeverise Ceku eshte transformuar ne nje zyre ne kryeministri, ku eshte edhe sot.

- Mesim nga vendet fqinje?

Sigurisht se po.

Nese Kosova e kupton dhe e pranon se ka nevoje te mesoje nga pervojat e shteteve te tjera te zhvilluara qe jane duke e jetuar enderren qe ndegjohet shpesh ne Kosove qe eshte: Integrimi ne strukurat EvroAtlantike, atehere duhet te mesojme nga Letonia, Estonia, Hungaria, se shpejti edhe nga Kroacia etj.
Poste kyqe kur behet fjale per integrime evropjane e emancipime nderkombetare keto shtete i kane dhene e i japin Disapores se vete. Sepse ia di vleren.
Kosova cka iu ben? I kushtezon ne shume raste me libreza partiake. Ky gabim po kushton.

Duke krijuar Ministrine e Diaspores arrihet me lehte deri ti:

1. Zhvillimi me i shpejte ekonomik, qe ka efekte - nderlidhjet e absorbimet direkte nderkombetare te biznesit investues permes rrjeteve ekonomike financiare qe i kane individe me ndikim ne diaspore, ulja e papunesise, permiresimi i gjendjes sociale te kosovareve, sigurimi e rritja e pensioneve, ulja e numrit te vetevrasjeve, forcimi i gjendjes negociuese kunddrejt fqinjeve por edhe jomiqeve te afert e te larget etj etj

2. Integrimi me i shpejte me boten EU-Atlantike, permes ndikimeve te pergjithshme dhe bashkerenditjeve te puneve si brenda ashtu edhe jashte Kosoves. Luftimi transparent dhe struktural i korrupcionit administrativ ku Respektimi i Rregullave te Perbashketa duhet te hyje PARA familjarizmit, e dhenies me te njofshem te provimeve apo perkujdesit, si dhe para neglizhimit te vendit publik te punes e tejrespektimit te punes “anesore” private. Nderlidhja me e forte ne mes te shkollave, fakulteteve dhe vellazerimit te metejme te
qyteteve.

Duke pase parasysh se Kosova ka nevoje per forcim e rritje te bashkepunimit te te gjitha sferave, por edhe tu ofroje kosovareve qe jetojne jashte perkohesisht apo perhere sherbime qe kane nevoje e i meritojne, koha eshte per formimin e Ministrise per Diasporen.

- Cka mund te jene pengesat?

Pengese te mundshme per formimi e saj sigurisht se dikush mund ta permend pakon e Ahtisarit, Kushtetuten, buxhetin e konsoliduar te Kosoves etj, etj. Jo, kjo nuk ben te shihet ashtu, sepse asnje dokument qe eshte nenshkruar nga ndonje kosovar nuk dmth se insitucionet e Kosovesn nuk kane te drejte per veteiniciative dhe sigurisht se dihet se nevoat e Kosoves jane te medha, por edhe intersimi eshte i madh. Ndersa pergjigjet tjera pasojne.

As nuk ka nevoje qe krijimi i nje ministrie te nderlidhet vetem me zgjedhje te reja, ndryshime ne qeveri etj. E njejta vlen edhe ne raste kur nje apo disa ministra nuk e kryejne punen e tyre ashtu si duhet d.m.th. ata duhet te nderrohen me te tjere, nese nuk i kane kryer detyrat e tyre konform interesave te kombit. Kjo eshte vetem pozitive per cdo qeveri e vend e sigurisht edhe per qeverine me seli ne Prishtine. Se cdo qeveri ne pushtet shprehet se eshte e kenaqur me punen e vete nuk eshte per tu cuditur. Qeveria e Kosoves nuk dallon nga te tjerat ne kete aspekt. Sigurisht se ka elemente ku gjerat jane zhvilluar shume perpara p.sh. Ministria e Arsimit, deri dikund edhe e transportit dhe te tjera ku gjerat kane stepuar p.sh. Ministria e Energjetikes, ajo e Shendetsise dhe ajo e Puneve te Jashtme etj.

Poashtu edhe per sa i perket degeve te partive qe jane ne perendim nuk ka nevoje te mendoni se ju humb nje damar financiar nese formohet Ministria e Diaspores. Ju qe mendoni se jane te rendesisheme, ka vend edhe per to.

William Walker - ambasadori shume i respektuar nga te gjithe shqiptaret e te tjeret qe e cmojne demokracine, me rastin e festimit te 1-vjetorit te shpalljes se pavaresise, konkretisht ne Washington, SHBA, tha: “Prishtina zyrtare nuk ka bere sa duhet per te vendosur lidhje me diasporen” si dhe “fondet per kete mjaftojne, por mvaret se si administrohen ato”. Kur te gjithe e cmoni Walkerin aq shume, pse nuk po ia cmoni edhe mendimet e tij konstruktive?

Ju qe merrni vendime politike e ekonomike ne Kosove, harroni prestigjin personal, fitimet apo humbjet afatshkurta partiake, mireqenja e popullit dhe forcimi i Kosoves duhet te jete prioriteti nr.1: Mos prisni me, por beni cdo gje qe te formohet sa me shpejt:
Ministria e Diaspores

Avni Dervishi
Pjese e Diaspores



Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-03-29 22:47:29
Ky artikull eshte shume problemor dhe ngre shqetesime te drejta qe jane lene ne harrese e duhen marre konsiderate per tu bere realitet,sepse do ta ndihmojne shume jo vetem Kosoven e Shqiperine,por edhe tere Kombin Shqiptar. 
Zoti artikullshkrues meritoni falenderime te sinqerta per kete kontribut me vlere te mendjes e penes suaj.Shpresojme qe keto kritika te behen realitet.


International
English
Faqe interaktive