Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow Teksti i plote i Rezolutes per Pavaresine e Kosoves - Shtet Sovran dhe i Lire
Teksti i plote i Rezolutes per Pavaresine e Kosoves - Shtet Sovran dhe i Lire PDF Print E-mail
20 Nentor 2006

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve

Nju Jork


R E Z O L U T E
Pavaresia e Kosoves

Shtet Sovran dhe i lire.

Zotit Kofi Annan. Sekretar i Përgjthshem i OKB-se
Zotit George W. Bush. President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Zotit Alfred Moisiu. President i Republikës së Shqiperise
Zotit Fatmir Sejdiu. President i Kosoves


Per dijeni: Presidences se bashkimit Evropian 
Masmediave të gjithë hapësirës shqiptare 

Akademia Shqiptaro -Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, organizoi një tubim të vecantë me shkencëtarë, intelektualë dhe anëtarët e shoqatave të Diasporës sonë në Nju-Jork, më 18 nëntor 2006 në sallën e institucionit BROMSON ORT COLLEGE, 5815; ku u diskutua me përgjegjësi dhe u shfaqën mendime të lira. Në fund të këtij tubimi u aprovua një rezolutë, kushtuar mbështetjes së Pavarësisë dhe Sovranitetit të Kosovës, si shtet i ri dhe garanci për paqen në Ballkan.

Ne, anëtarët e bashkësisë shqiptaro-amerikane, me zërin tonë të fuqishëm kombëtar,shkencor e të ligjëshëm deklarojmë publikisht se: 
Dardania, Kosova e sotme, kanë qenë dhe është pjesë përbërëse e tërësisë territoriale shqiptare qysh në fillesën e vet prehistorike. Ajo, si pjesë përbërëse e kombit shqiptar, asnjëherë nuk ka prauar coptimin fizik të truallit të vet nga traktati i Londrës (1913 ). Ajo ka luftuar vazhdimisht dhe me trimëri , duke derdhur lumenj gjaku dhe ka provuar sakrifica mbi njerzore për lirinë dhe pavarsinë e tokës së saj të shenjtë dhe të nderuar të të parëve të vet..

Populli shqiptar e ka përballuar me qëndresë e dinjitet sfidën koloniale imponuese të shteteve të mëdha dhe të fqinjëve; dhe me trimëri dhe guxim i është kundërvënë padrejtësive që i janë bërë. Ai ka ditur të respektojë dhe të mbrojë popujt fqinjë , kur kanë qenë në rrezik, duke edhe u flijuar për ta. Populli shqiptar ka qenë dhe mbetet paqësor e mikëpritës ; i lindur natyrshëm nga kodi gjenetik dhe nga zakonet e tij; të njohur dhe të përshkruar nga të huajt si lordi Bajron etj.

Populli i Kosovës i vuajtur dhe i masakruar nën zgjedhën e egër, armiqësore shekullorë të shovinistëve serb; u ngrit në luftë. Ai, i mbështetur fuqishëm nga fronti i bashkur i NATO-s me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u clirua përfundimisht, duke realizuar ëndrrën e tij shekullore. Ai tani po ecën përpara nën kontrollin ndërkombëtar; megjithëse po përjeton plotë vështirësi. Populli shqiptar i Kosovës po dëshmon qartë dhe pa mëdyshje , duke dhenë mjaft prova si askush, për të merituar të drejtën e tij ligjëshme, pavarësinë dhe shtetin sovran.

Kohëzgjatj a e shpalljes së statusit të Kosovës, po sjell konfuzion, ngatërresa, vonesa dhe pengesa, që po bëhet shkak i opsioneve të pandërgjegjëshme, të pakontrolluara dhe të pakuptimta, deri sa arrihet në absurditet, ne përfshirjen e Kosovës në kushtetutën e Sërbisë si pjesë e saj. Grupi nderkombetar i kontaktit e ka bërë të qartë, se s'ka ndarje të Kosovës dhe se zgjidhja e statusit të saj do të jetë në përputhje me interesat e popullit të saj. Kjo është ritheksuarë edhe kohët e fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia .

Vëndimi i fundit i zotit Marti Altissarit për shtytjen e shpalljes së statusit të Kosovës mbas zgedhjeve të Sërbisë, më 21 janar 2007 ,nuk do ta ndryshojë përmbajtjen , por vetëm zgjatjen e kohës kalendarike të saj, shprehen përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të Kosovës. Ndersa grupi krizës sërisht shprehet se kjo zgjatje paraqet rrezikshmëri per Kosovën, dhe për paqen në Ballkan.

Aspiratat e popullit dhe të përfaqësuesëve të Kosovës; të bazuar në të drejtat historike, etnike , të akteve ndërkombëtare; si dhe në konsumimin e krimit dhe të pabesisë sërbe, të pritjes së dipllomacisë europiane që të ndreq padrejtësitë e tyre dhe për të shlyer një borxh ndaj shqiptarëve,mbeten më se të qarta : " Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës " pa asnjë lloj kusht.

Takimi i ynë, shprehu solemnisht pikëpamjen e vet pa mëdyshje ,sidomos për gjendjen e krijuar kohët e fundit ,për shtyrjen e shpalljes së statusit të Kosovës se :
E vetmje zgjidhje e drejtë dhe e merituar e popullit të Kosovës eshtë " Pavarësia dhe sovraniteti saj". Cdo alternativë tjetër nuk do të sjellë paqe kurrë në Ballkan.

Tashmë opinioni publik botëror e njeh mirë bujarinë dhe mikëpritjen e etnisë shqiptare, që ka qenë dhe mbetet unikale dhe shembëlltyrë e pashoqe e humanizmit njerëzor botëror. Kjo shprehet më se qartë në mbrojtjen e hebrenjeve në trojet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore . Ky manifestim i paparë i traditës shqiptare, përbën edhe një garanci të pakontestueshme , për trajtimin e te gjithë minoriteteve të tjera etnike në shtetin e pavarur të Kosovës.

Thirrja e jonë është:
KOSOVA është tokë shqiptare.

PAVARSIA dhe SOVRANITETI I KOSOVËS mbetet kërkesa e jonë e përherëshme; boshti kryesor i qëndrimit shkencor , publik dhe kombëtar.


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive