Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow Komunikatė e Ballit Kombėtar nė Diasporė
Komunikatė e Ballit Kombėtar nė Diasporė PDF Print E-mail
20 Nentor 2006

Para dy muajsh një shkollë greke u përurua në Himarë. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ku  mori pjesë kryetari i bashkisë së Himarës z. Bollano, i zgjedhur si kandidat i PBDNJ-së, një ministër grek, ambasadori grek në Tiranë etj. u këndua himni grek por jo ai shqiptar. Ky përurim ishte një sfidë e hapur për shtetin shqiptar dhe ngjalli shumë reagime nga shqiptarët e ndershëm dhe patriotë në Shqipëri dhe në botë. Ndërsa shteti dhe politika shqiptare qëndruan gojëkyçur.


Për fat të keq ky nuk është rasti i vetëm ku politika shoviniste e fqinjit tonë jugor nëpërkëmb dinjitetin e shqiptarëve.  Disa muaj më parë patëm fatin e keq të shohim skandalin e varrezave të të ashtuquajturve "ushtarë grekë", por që në fakt doli se ishin fëmijë, gra e pleq shqiptarë. Në zgjedhjet e kaluara vendore provokatorë të ardhur nga Greqia hodhën parrulla anti-shqiptare duke valëvitur flamurin grek në Himarë.  

E gjithë kjo flet për aktivitetin e qarqeve shoviniste greke, por edhe për mefshtësinë e politikës shqiptare e cila toleron më shumë se sa duhet.


Konkretisht në rastin e zgjedhjes së kandidatit të PBDNJ si kryetar i  bashkisë së Himarës në zgjedhjet e kaluara vendore, pati një tolerim serioz nga ana e një force politike shqiptare , e cila bëri një aleancë me PBDNJ aleancë e cila i dha fitoren kësaj partie. Pra kandidati i PBDNJ-së u zgjodh me votat e një partie politike shqiptare. Parti të ndryshme politike shqiptare kanë bërë shpesh-herë në të kaluarën aleanca me PBDNJ-në. Këto aleanca nuk bëjnë tjetër veçse rrisin artificialisht peshën e  PBDNJ-së në politikën shqiptare, duke i dhënë në këtë mënyrë një ndihmë të madhe planeve djallëzore të shovinistëve grekë për Shqipërinë e jugut.


Është një fakt i pamohueshëm se PBDNJ ka lidhje të forta me Greqinë dhe anon andej në veprimet qe bën mbrenda Shqipërisë, duke cënuar të drejtat ligjore të vendit.


Aktualisht , në prag të zgjedhjeve vendore, forcat politike shqiptare përpiqen secila ta tërheqin në anën e tyre PBDNJ-në, e cila nga ana e saj përpiqet të përfitojë sa më shumë nga këto aleanca. Por përfitimiet e PBDNJ bëhen në kurriz të Shqipërisë  dhe për këtë arësye janë të papranueshme. Pasojat e këtyre përfitimeve mund të jenë shumë të rënda dhe kanë të bëjnë me ekzistencën e Shqipërisë.


Për të gjitha këto arësye, Balli Kombëtar u bën thirrje të gjitha partive politike shqiptare t'a shmangin aleancën elektorale me PBDNJ në Himarë e kudo tjetër  Përndryshe turpi dhe përgjegjësia ka për t'i mbuluar ata që do të rrezikojnë ekzistencën e  Shqipërisë për përfitime të vogla politike.


Njëkohësisht Balli Kombëtar  hedh poshtë arrogancën e qeverisë greke për dhënien e nënshtetësisë greke minoritarëve grekë, të cilët sot jetojnë në Shqipëri dhe që ligjërisht i përkasin nënshtetësisë shqiptare. Regjistrimi i fundit i pakicës greke ka rezultuar në shifrën 30 000 veta dhe sot vlerësimet më maskimale nuk e kalojnë shifrën 60 000 veta. Balli Kombëtar hedh poshtë shifrat e avancuara nga qeveria dhe shtypi grek të cilat janë të pasakta dhe tendencioze.


Balli Kombëtar nuk e pranon gjithashtu as edhe vendimin e qeverisë greke për t'i dhënë nënshtetësinë greke të gjithë Shqiptarëve, te cilët sot jetojnë edhe punojnë në Greqi. Shtete të ndryshme miratojnë ligje për dualitetin e nënshtetësisë, por nje ligj i tille nuk hyn në fuqi "ad totem" por individualisht dhe simbas kërkesës.


Balli Kombëtar përshëndet përparimin e kohëve të fundit të çështjes çame dhe kërkon që t'i njihet sa më parë popullsisë çame e drejta legjitime e pronësisë mbi pasuritë e grabitura me dhunë nga shteti grek dhe mundësia e rikthimit të tyre në tokat e veta në Çamëri. 

20 Nëntor 2006

Balli Kombëtar - Kryesia e Komitetit për Diasporën

 


 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-12-04 15:42:27
nuk mund te kuptoj kte qendrim te shtetit shqiptar ne vend te ngre zerin per te drejtat eshqiptarve jep cdo dit e me shume te drejta per tu hapur oreksi atyre qe sna kan dash do nje her si su vjen turp.


International
English
Faqe interaktive