Faqe kryesore arrow Historia arrow NE MERGIM, ROLI I BALLIT KOMBETAR
NE MERGIM, ROLI I BALLIT KOMBETAR PDF Print E-mail
04 Maj 2009
Te nderuar miq, zonja e zoterinje, te dashur vellezer e motra!
Me lejoni, se pari, te falenderonj gjithe ata, te cilet e moren mundimin qe te organizojne perkujtimin e 70-vjetorit te  themelimit te “Ballit Kombetar”, ne menyre te vecante kryetarin e Partise “Balli Kombetar”, Z. Adriatik Alimadhi si edhe nderimin qe bejne ata,  te cilet marrin pjese ne kete perkujtimore . Se dyti, ju sjell pergezimet e shokevet dhe miqevet tone ne diaspore per kete veper madheshtore, te dalluar ne shenj jo  te rendomte dhe qe duhet te dali ne shesh, mbas kaqe shum mundimesh dhe orvatjesh dhe mbas shum hendeqesh te pritura e te pa-pritura per t’a penguar punen me vlere te vecante te Ballit Kombetar ne pergjithesi. Shtatedhete vjete nuk jane pak as edhe ne jeten e nje kombi!
Shtatedhetet vjete me pare, fashistet e pushtuan Shqiperine. Shtatedhete vjete me pare, lindi  qendresa  e pa-harruar  per te cliruar vendin e shqipes. Shtatedhete vjete me pare, lindin “Balli Kombetar”.
Tek po  largohej barka e Kapiten Latifit, nga brigjet e Tivarit, ne drejtim te brigjevet perendimore te Evropes te porsa-liruar  nga zgjedha fashiste,  me 23 te Nendorit 1944, njashtu sic ishte e mbushur me grupin e nacionalistevet shqipetare te raskapitur, te cilet nuk lypnin vecse nje strehim te sigurte per  t’iu shmangur rrebeshit  komunist te Enver Hoxhes,te mbajtur nen sqetull nga emisaret  slave,  nje ze I fuqishem, por edhe I permallshem, u-ngrit siper tjeresh dhe u-shoqerua prej te tjerevet dhe ia filloj kenges: Lamtumire, vendet e mija, qe po zhduken dale nga dale…

Ne te njejten kohe, nje tjeter ze, po aqe i fuqishem, por edhe i vendosur, zeri i Mid’hat Frasherit, u-ngrit siper tjeresh dhe me kumbim, leshoi porosine: Nuk hikim nga vendi i yne i lindjes, por largohemi per te vazhduar luften dhe per te bere c’esht e mundur per t’a  liruar vendin edhe popullin tone nga zgjedha e kuqe komuniste, tani qe po bjen nen shtypjen e pa pare ndonje here ne historine tone te re e te vjeter…
Te nderuara motra e vllezer!
Kete lufte, kete perpjekje, shpesh here siper cdo mundesije njerezore, jemi orvatur me cdo mjet, me cdo menyre, t’i vazhdojme e t’i mbajme gjalle, c’prej dites qe kemi shkelur balten e kampit te Grumos se Italise jugore, ne kampin Santa Fara, n’ate te Reggio Emilias, mbas telavet me gjemba te kampit te Ternit ne Italine qendrore, neper kampet vdekje-prurese te Greqise shoviniste, dhe deri edhe mbrenda  Jugosllavise roberuese , duke qene perhere krye-larte se edhe ne po benim dicka per t’I shkuar ne ndihme popullit shqiptare ne te dyja anet e kufirit te pa-drejte…
Jo, motra e vellezer te dashur, mjerimin e vuajtjen tuaj kurr nuk i kemi harruar, kurr nuk i kemi hedhur mbrapa krahevet dhe kurr  nuk I kemi mbyllur syte para tyre..
Ka qene nje veper madheshtore per  mbare  ceshtjen shqiptare, shpallja e  Komitetit Kombetar “Shqiperia e Lire”, e cila i kushtohet ne menyre te vecante Mid’hat Frasherit te madh, duke mos lene ne nje ane edhe Ballin Kombetar, Legalitetin edhe te tjere nacionaliste. I shpallur ne Paris te Frances me 26 te Gushtit 1949, ky Komitet paraqiste para botes se lire, nje “qeveri te perkoheshme” jashte vendit, duke u-radhitur krah komitetevet te tjere te Evropes Lindore, krah njerezvet te medhenj, si Mikolajciku i Polonise, Ferenc Nagy i Hungarise, Cerny i Cekosllovakise, Alena Devenis te shtetevet  Baltike, ministrat e jashtem  te Rumanise Gafenko e Visoianu, Vladko Maceku i Kroacise dhe George Dimitrovi i Bullgarise.
Le te cirren tani neo-komunistet, bijt e komunistevet shqiptare duke na thene sikur  Mid’hat Frasheri me shoket  e tije na paskan qene (gjoja) “bashkepunetore te nacizmit”… Po te ishte ashtu, sic pretendojne neofitet komuniste, atehere nuk do te kishin kaluar as edhe njezet e kater ore pa nxjerre jashte Shtetevet te Bashkuar njerez  te kalibrit te Mikolajcikut, te Ferenc Nagyt, te Dimitrovit etj. E pra,  Shtetet e Bashkuara  te Amerikes, porsa jane vene ne dijeni, kane nxjerre jashte vendit,  cdo njeri te paditur per vrasje te hebrenjevet
Komiteti me vone dhe vite me radhe,  ka patur si kryetar  Prof. Abas Ermenjin.
Sado qe mjetet tona kane qene perhere shum te kufizuara, sado qe na kane munguar mundesite, sado qe kemi patur cdohere pengesa e ngaterresa, jo vetem nga armiqte tone, nga komunistet  gjakatare, nga sllavo-komunistet gjak-pires, nga shovinistet greke grabitcare, por deri edhe nga ato qarqe dashamirese aleate, te cilat mendonin e shpresonin me kot sikur dicka e mire do te dilte prej ndonje gjurundije, prap se prap ne kemi qene afer jush me mendje e me zemer, duke mbajtur perhere larte idealin e Mid’hat Frasherit, idealin e Ballit Kombetar,  te bindur  se do te vinte dita kur popullit shqiptar, ne te dyja anet e kufirit te pa-drejte, do t’I qeshte fytyra perseri dhe do t’ia dilte edhe nje here te kendonte me zerin e plote se tokat shqipetare jane tokat tona, te lira, te drejta edhe demokratike, mbasi ne punomin vazhdimisht,  te kishim  me te drejte jo nje  Shqiperi  te madhe, as nje Shqiperi  te vogel, por nje Shqiperi te vertete, njashtu sic na thoshte nje tjeter pinjoll i ceshtjes shqiptare, Vasil Andoni…
Ne kete drejtim pra, duke hecur simbas porosise se Mid’hat Frasherit te madh, c’prej dites qe shoket tone ia dolen t’I shmangeshin Luftes Civile, e cila la ne fushe te nderit me shum se gjashte mije balliste e nacionaliste te cdo ngjyre ne perleshje te pa-drejte dhe te pa-barabarte me kelyshet e Stalinit,  sic e thosh oratori madh Zef Pali, qysh prej baltes se kampit te Grumos, Mid’hat Frasheri me bashkepunetoret e tije nuk kane ndejtur me duar kryq. Ata ia kane filluar pa vonese te futeshin ne lidhje me ata njerez, te cilet ia donin te miren Shqiperise edhe shqipetarevet. Mjafton te ze ne goje ketu, Zonjen Pennington, Kolonelin Oakley Hill, Kolonelin McNeal,  David Smail, Julian Emmery etj. Poashtu edhe zoterinjte shqipetare, Mehmet Konica, Tajar Zavalani, Alfred Andoni, Ndoc Logoreci etj. Te gjithe keta u-bene percues qe te dilte ne drite edhenje here ceshtja shqiptare.
Nuk duhet te harrojme ne kete mes sidomos  Memorandumin e gjate, drejtuar Konferences se Paqes, qe po zhvillohej ne Paris te Frances ne vitin 1946, i cili u-nenshkruar nga kryetari i Ballit Kombetar, Mid’hat Frasheri, nga diplomati urte, ambasadori shqiptar prane selise se Londres, Lec Kurti siedhe nga Sekretari Pergjitheshem I Ballit Kombetar, Prof. Vasil Andoni. Ne kete Memorandum flitej jo vetem per luftat qe Balli Kombetar kishte bere kunder pushtuesvet nazi-fashiste, jo vetem per te drejtat legjitime shqiptare ndaj tokavet tej kufirit te pa-drejte, por edhe per ate te drejte hyjnore, qe I takonte popullit shqiptar per te jetuar i  lire, mbrenda caqevet te demokracise.
Esht e udhes qe te permendim si nje veprim te dobishem, edhe Lettre d’Albanie, qe ne fillim botohej si  nje broshure ne vehte, ne gjuhen e njohur frenge dhe qe shperndahej nder ato qarqe, te cilat tregonin nje interesim te vecante per ceshtjen shqiptare. Dhe keto qarqe ishin te shperndara jo vetem ne shum shtete te Evropes, por edhe ne Turqi, ne Egjipt,  dhe sidomos ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes… Me vone, Lettre d’Albanie u-be pjese e pa-ndare e fletore shum te permendur te Ballit Kombetar, Flamuri. Lettre d’Albanie merrej me shum dhe shkruante per vuajtjet e mjerimin e popullit shqiptar nen shtypjen komuniste.  
Te nderuara Zonja e Zoterinje!
Do te shkojshe shum gjate sikur te zejshe ne goje, nje nga nje, te gjitha punerat e veprimtarine, qe kane bere edhe kane zhvilluar ne mergim, njerezit e thjeshte – katundaret e punetoret – siedhe udheheqesit e Ballit Kombetar .  Po, jane te gjata edhe duhet te kene nje pershkrim shum te gjate, vuajtjet e mjerimet e popullit shqiptar nen shtypjen komuniste… Nuk harrohen, as nuk hudhen mbrapa krahevet pushkatimet e nacionalistevet te cdo ngjyre, me gjyqe e pa gjyqe, nga dora mizore komuniste ne Shqiperi. As burgimet e gjata, as kampet e punes, as rradhet e gjata e ster-gjata per te marre nje cope buke, ose nje gote qumshte, ose pak gjalpe apo mish etjera apo mundimet neper fushat e perqendrimit e oret e punes plote munde etjere… Por, le te mos harrojme gjithashtu se diaspora ka qene perhere prane jush me mend e me zemer… Kemi bere c’na ka ardhe per dore dhe kemi punuar  edhe ne menyra te tjera… Mirepo, mjerisht fati mjere  shqiptar qelloi te kishte mu ne mes te punes, spijune komuniste si Kim Philby me shoke te tije. Me kete rast, dua  te ze ne goje Prof. Abas Ermenjin, I cili urdheroi  kur u-muar vesht, qe te pezulloheshin me nje here te gjitha  aktivitetet, qe u-binin ne ndesh  interesavet nacionaliste shqiptare. Pa vonese, atij iu bashkua mbare udheheqja e Ballit Kombetar… Dhe ne kete mes, e si  do te leme pa zene ne goje edhe kompanine shqiptare 4000 ne Munchen te Gjermanise Perendimore, prej gjirit te se ciles dolen vullnetaret e pa-epur ne dobi te climir te vend-lindjes…
Nje fushe tjeter, qe nuk e leme mbas doret, ka qene I perhereshem interesimi yne per Kosoven dhe te gjitha vendet te banuara prej shqiptaresh, ne Mal te Zi, mbrenda ne Serbi, si ne Presheve, Bujanofc, Medvegje, ne Maqedoni, siedhe ne Greqi… C’prej dites qe kemi dale ne mergim, esht krijuar “Lidhja Kosovare”, ky grupim I mrekullueshem, ne te cilin benin pjese balliste ose jo, qe ia doli mbrenda pak kohe, t’a bente te njohur ceshtjen kosovare. Aty ku nuk ndigjohej zeri i  shqiptarevet ne roberi, vendi u-zu me plote dinjitet nga njerezit e Lidhjes Kosovare, sic ishin ose jane, Luan Gashi, Hafes Jusuf Azemi, Ajet Rushiti, Kadri Bajrami, Ismail Kastanjeva, vellezerit Bytyci etj. Nuk mund te numerohen ketu as demonstratat qe jane bere ne favor te te drejtavet njerezore kosovare, ne Washington, ne Chicago, ne New York, ne Paris, ne Bruxelles, an’e m’ane Svicrres.. Poashtu, jane te pa-numert edhe telegramet, qe u kemi bere presidentevet te ndryshem amerikane e evropiane, senatorevet, deputetevet, personalitetevet  te njohura, fjalimet e intervistat e dhena, pjesemarrjet vjetore ne mbledhje nderkombetare, sic  ka qene Bashkimi Federalist i  Pakicavet Evropiane etj. Lidhja Kosovare shkonte krah per krah me Ballin Kombetar, ne mbrojtje te te drejtavet njerezore ne Shqiperi dhe ne Kosove e gjetiu, ku kishte shqiptare…
Nuk m’a thote zemra gjithashtu qe te le ne nje ane edhe shtypin tone te mergimit, sic jane Qendresa Shqiptare e Komitetit Kombetar Demokrat “Shqiperia e Lire”, fletoret “Flamuri” te Ballit Kombetar, “Besa” te Grupit Indipendent te Turqise, kryesuar nga Dr. Ali Koprenska, Qazim Zale Prodani, ve llezerit Xhaxhulli, vellezerit Bytyci (nga Kosova, ne Izmir) Pjeter Andoni etj., revisten “Sherbestari Shqiperise”, organi Rinise se Ballit Kombetar ne Detroit, Michigan. Keto botime, qe dolen ne drite me ane te ndihmes e te djerses se ballistevet e miqevet tone, shum shpesh nxirreshin ne tri gjuhe, ne shqip, frengjisht edhe anglisht edhe shperndaheshin ne te kater anet e botes… Le te mos harrojme gjithashtu edhe programin e radios se Ballit Kombetar, “Zerin e Shqiptarevet te Lire”, qe per 30-vjete me radhe prej New Yorkut u-drejtohej  Shqiptarevet rreth e qark cdo jave, duke zene ne goje vuajtjet e hallet shqiptare. Programin  e kesaj radioje e kam patur nderin edhe detyren t’a drejtoja e t’a kryesoja une. Balli Kombetar ka botuar me mundime e shpenzime te medha, dy librat studimore  me titull “Albania”, qe permbante studimet e kritika nga Abas Ermenji, Zef Pali, Vasil Andoni, Anton Logoreci, Stavro Skendi, Alfred Andoni,  Harry Fultz, Oakley Hill etj.  Gjithashtu librezen “Mallengjimi” kushtuar deshmorevet  te ndryshem te Balliit edhe te tjere. Kemi organizuar gjithashtu edhe mbledhje e konferenca kushtuar ceshtjes se Kosoves, lindjes se heroit kombetar, Skenderbeut, 70-vjetorit te Lidhjes shqiptare te Prizrenit, ne New York, Detroit e Chicago etj. Gjithashtu e kemi cuar zerin larte edhe ne shum protesta e demonstrate ne mbrojtje te te drejtavet te njeriut  per Kosoven edhe Shqiperine ne shum qytet te medha e te vogela te Shtetevet te Bashkuar te Amerikes edhe ne Evrope…
Motra e vellezer te nderuar!
Duke mos dashur t’u marr edhe me teper kohe,me rastin e 70-vjetorit te themelimit te Ballit Kombetar, deshiroj t’a perfundoj kete  bisede  duke kujtuar me nderim te vecante vuajtjet e mjerimin e popullit shqiptar nen shtypjen e tmerrshme komuniste dhe  ne te njejten kohe, duke ju lutur qe te mos harroni edhe kujdesin tone per travajet tuaja. Sado qe ndokujt mund t’I duken  pak, puna edhe veprimtaria e jone ne mergim nuk ka munguar, as nuk ka qene e vogel. Edhe kjo, nuk duhet harruar!!
Ju falem nderit n’emerin tem personal dhe ne emer  te shokevet e bashkepunetorevet te aferm ose te larget, te gjalle ose qe nuk jane me ne gjirin tone!!

Nihat Bakalli
Tirane, me 19 te Prillit 2009
(Me rastin perkujtimor te 70-vjetorit te themelimit te Ballit Kombetar)

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-05-06 00:37:27
I nderuari Zoteri Bakalli, 
edhe pse per fat te keq u njoha me organizaten e Ballit Kombetar nepermjet propogandes se hidhur famekeqe komuniste te vitevet te mia te rinise, une si dhe familje te tjera atdhetare e mesuam te verteten mbi punen e kesaj organizate partiotike shqiptare nepermjet prindervet tane te mire. E mbaj mend si sot isha nxenese shkolle tek lexonim "poezite" ose shkarravinat e shkrimtarevet komuniste te cilet perpiqeshin te hidhnin balte mbi te vertetat e patriotevet Balliste, e pyesja shpesh tim ate te me tregonnte te verteten jo komuniste. Dhe ai me ngadale e durim me rrefente se ne krye te kesaj organizate kishte qene i biri i Abdyl Frasherit, .... e une mahnitesha se si ishte e mundur qe populli nuk ndoqi Frashalliun por zgjodhi ne vend te tij komunistet e kuq. E perseri babai im i dashur vazhdonte te me mesonte shume gjera mbi te vertetat e pa thena ne ate kohe terrori komunist. 
Te jeni te sigurt se ata qe e duan me te vertete Shqiperine e dine fare mire rolin e madh qe Balli Kombetar luajti ne Shqiperi per clirimin e vertete te saj nga okupatori i huaj dhe ai komunist. 
Ju falemnderit 
Aferdita Xhafo-Hall

Koment nga GUEST më 2009-05-07 17:42:36
E nderuar Znj. Aferdita, 
Ju falenderonj nga zemra per fjalet e bukura dhe me kuptim! 
Megjithese te udhehequr nga M, Frasheri i madh, BK e luftoi Enveri me "shoket" e tije serbo-medhenje, sepse desh te marre "pushtetin" ne dore dhe aqe i bente atij mbarevajtia e Kombit shqipetar. Enver Hoxha pengoi Bk te hynte ne lidhje me aleatet dhe kete na e kane deshmuar vete "aleatet'... 
Shum te fala, Nihat Bakalli

Koment nga GUEST më 2009-08-17 21:25:52
Mendoj se kjo organizat ka qenn shum me vler ! ( Sabina )

Koment nga GUEST më 2010-05-05 23:32:12
Njerez t'aresyeshem as mund te imagjinojne ç'ka ndodhur ne SHQIPERI nga te kuqte..edhe sot veshtrojne ç'ka duhet te fshihet,jo ç'ka duhet te thone. 
BASHKIMI


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?