Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Kosova arrow Zhvillimi ekonomik i Kosovës, nga qytetarët e saj!?
Zhvillimi ekonomik i Kosovës, nga qytetarët e saj!? PDF Print E-mail
04 Maj 2009
Si munden qytetarët e Kosovës të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit? A ka mundësi që një lëvizje qytetare për zhvillim ekonomik, të na nxjerr nga ky mjerim ekonomik? A vlen thënia e famshme e ish presidentit amerikan (JFK), edhe për ekonominë tonë për të cilën ne të gjithë ndjejmë keqardhje?
Nuk do të hyja thellë në statistikat e varfërisë dhe impotencës sonë ekonomike në të cilën jetojmë ne qytetarët e Kosovës. Përkundrazi, dua të përsëris atë që është thënë edhe më parë, se në demokraci, fuqia rrjedh nga populli. Mirëpo, çfarë po bën populli për të kapërcyer këto “ditë të zeza” të cilat këtu po zgjasin një jetë të tërë.  
Një kosovar i zakonshëm, nuk mërzitet fort për të tjerët dhe nuk e ka ndjenjën e zhvillimit kolektiv, pasi që ai vuan si mos më keq për të siguruar një jetesë, që me standardin e mirëqenies në Kosovë, do të quhej, jetë normale.

Unë jam nga ata të cilët me të vërtetë besojnë se gjërat mund të ndryshohen, për të mirë. Se e keqja dhe “varfëria ekstreme” do të mbahen mend si një minoritet i shtatë në Kosovë. Ne duhet të fillojmë një iniciativë të përbashkët për zhvillim dhe mirëqenie, për të gjithë. Duke kontribuar të gjithë që kjo të ndodhë. Atëherë, si ta bëjmë këtë?
Është një e vërtetë e pamohueshme se vendit tonë, e sidomos politik-bërësve në Kosovë ju mungojnë idetë. Ndërsa e vërteta tjetër është se gjithçka fillon nga një ide. Prandaj, të fillojmë nga këtu.
Ne duhet ti inkurajojmë njerëzit e këtij vendi të gjenerojnë ide të vogla, por të fuqishme dhe me ndikim pozitiv në zhvillim. Ne të gjithë duhet të krijojmë një lëvizje të përbashkët për zhvillim. Ndoshta edhe mund ta huazojmë sloganin e famshëm kosovar, folshlirë, për të çliruar mendjet tona nga mjegulla, për të nis kontributin tonë qytetarë, në misionin tonë për zhvillim kolektiv.
P.sh. lehtësisht do të mund të krijonim një institut për zhvillim social, ku njerëzit do të mund të kontribuonin me njohuritë dhe ekspertizën e tyre nga lëmi të ndryshme, dhe ti dërgonin ato në një platformë online, ku më pas do të bëhej një përzgjedhje e këtyre ideve, që të njëjtat më pas të shndërroheshin në plane, strategji dhe lëvizje për zhvillim.  
Do të na mjaftonin vetëm 1.000 ide apo propozime të shkurta dhe të vlefshme, për të ndërtuar disa kauza / plane të përbashkëta për zhvillim, si fushata nacionale të cilat i përkasin çdokujt, vlejnë  dhe flasin për çdokënd.  
Paramendoni sikur nga këto 1.000 ide, ne të prodhonim vetëm 30 reklama në TV, radio, gazeta, revista, agjenci lajmesh, portale dhe forma tjera komunikimi, të cilat ofrojnë 30 zgjidhje të problemeve të cilat i kemi ne sot, çdo ditë. Edhe më mirë do të bëhej sikur të fitonim përkrahjen e njerëzve me ndikim (liderëve të opinionit) në shoqërinë tonë për këto kauza të cilat kanë për qëllim zhvillimin tonë në nivel nacional.
Sikur kësaj iniciative ti bashkoheshin të gjithë mediat për të dhënë hapësirën e tyre falas, për të promovuar këto kauza të përbashkëta tek publiku, vetëdija jonë qytetare për këto “master-plane” dhe për rolin tonë që mbajmë ne si individ të kësaj shoqërie do të ngritej shumë më shpejtë se sa po ndodh sot.
Në këtë “stuhi mendimesh” për zhvillim, rol shumë të rëndësishëm mbajnë mediat, specialistët e marketingut dhe të marrëdhënieve me publikun, të cilët do të duhej të jepnin të gjithë kontributin e tyre intelektual, për ti promovuar sa më mirë këto plane.    
Mirë do të bëhej nëse do të jepnim alternativën tonë qytetare për evazionin fiskal, taksat dhe tatimet, përmirësimin e bilancit tregtar, investimet e huaja direkte, integrimet ekonomike rajonale, mbrojtjen e produkteve vendore, subvencionimin agrar, korrupsionin dhe sundimin e ligjit, infrastrukturën rrugore, sigurinë, inflacionin, paratë publike, menaxhimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, zhvillimin ekonomik lokal, zhvillimin e knoë-hoë, mbrojtjen e ambientit, përgjegjësinë sociale të korporatave, dhe shumë  çështjeve tjera të rëndësisë së veçantë.
Iniciativa Pacifico në Kolumbi për luftimin e krimit të organizuar, është shembulli më i mirë, prej nga janë inspiruar shumë pacifistë produktiv në mbarë botën. Ndërsa, Kosova jonë është shumë e vogël për ta quajtur këtë projekt të pamundur për tu realizuar.
Ndoshta kjo ide mund të konsiderohet si shumë e vjetruar dhe e pavend, mirëpo ne tashmë kemi ngecur në këtë sistem të madh ekonomik global i cili për qytetarin tonë mund të duket edhe si i pashpirt, ndërkohë që diçka duhet të bëhet që një gjeneratë si kjo e imja të shpëtojë nga “tranzicioni” i cili në Kosovë nuk po merr fund.  

Alban Kastrati


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2010-09-04 00:33:25
Nuk di qka te them me shume se krejt kjo qe eshte thene qendron por nuk e di se pse ne kosovaret po ngelim tek fjalet dhe nuk ka aksione konkrete per te ndryshuar gjerat. 
 
Blerimi


International
English
Faqe interaktive