Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Historia e zhvillimit nuk i fal vonesat
Historia e zhvillimit nuk i fal vonesat PDF Print E-mail
20 Nentor 2006

Nga Astrit Lulushi, SHBA

Fundi i luftes se ftohte, zbuloi edhe nje here, ashtu si pas luftes se dyte boterore, nje te vertete te tmerrshme rreth natyres njerezore. Edhe me optimistet u detyruan te pranonin se ngritja kulturore nuk ishin garanci kunder barbarizmit. Shekulli i 20, i njohur per perparimet e medha ne art, shkence e kulture, thone ata, duhej te ishte njohur si shekulli i shkelqyer dhe jo per dy luftrat boterore, luften e ftohte dhe konflktet e pergjakeshme etnike qe i kane lene historianet pa goje per te shpjeguar se si shoqeri kaq premtuese arrijne te kthehen prapa duke zbritur ne epokat me te erreta qe ka njohur njerezimi.

Disa studiues jane munduar t'i shpjegojne keto realitete rrenqethese me shpikjen e shtypshkronjes si mjet i ri komunikimit. Historiani Leonard Shlain nga Kalifornia, thote se shpikja e shtypshkronjes nga Gutenbergu me 1447 u be shkak per lindjen e ndjenjes se kombesise, dhe se gjate 500 vjeteve pas shpikjes se shtypshkronjes, nacionalismi u be nje plage per ato kultura qe filluan te perdornin kete mjet te ri komunikim.

Para krijimit te shtetit-komb, Evropa perbehej nga shtete-principata. Ndjenja e kombesise, e cila ushqen krenarine, nuk ekzistonte. Ne raste konfliktesh, cdo principate merrte ushtare me pagese ose mercenare. Ata perbenin nje klase profesionale dhe qellimi kryesor i tyre ishte per te marre nje rroge, pra luftonin per te mbetur gjalle. Kjo lufte, ku
ushtaret ishin te cliruar nga ethet nacionaliste, ishte me pak e ashper, me njerezore dhe pa shume gjak. Si rrjedhim, pak mercenare vriteshin ne beteje dhe kryesisht ekzistonte rregulli i pranuar qe ne perendim te  diellit, luftimet ndalnin e te gjithe uleshin per te ngrene darke.(Shlain)

Pas shpikjes se shtypshkronjes, fletushka, gazeta e libra u bene dukuri e zakoneshme. Ka te ngjare qe grupi i pare i njerzve qe morri ne dore per te lexuar informcionin e shtypur nga nje grup tjeter, u befasua kur vuri re se gjuha e tyre ishte e ngjashme dhe se ata i takonin nje bashkesie, nje lidhjeje. Dhe keshtu lindi ndjenja e kombit, por edhe e
armiqesise mes kombeve.

Shkronjat e alfabetit (arsimimi) e zbusin njeriun e bejne ate me te hapur ndaj ideve, por shkronjat ashtu te renditura ne radhe si ushtaret ne vijen e frontit i bejne njerezit te hapur edhe ndaj urrejtejes. Librat e kryeveprat letrare ndihmuan per ngritjen kulturore, por njekohesisht prej fjales se shkruar njerezit u mesuan te besojne se ata qe nuk flisnin gjuhen e tyre ishin ndryshe; barbare, te friskhem, te prapambeur.

Pra, fjala e shkruar e paraqitur ne nje shoqeri analafabete, fillimisht e huton ate duke e hedhur pastaj ne cmenduri, terbim. Ndoshta skicofrenia mund te jete nje pasoje e nevojeshme e alfabetizmit.(Marshall McLuhan)

Si shembull kryesor, historianet marrin ate qe ndodhi pas botimit te Manifestit komunist. Marksi parashikonte qe revoucioni komunist do te ndodhte ne vendet me te perparuara dhe ideologet e kohes debatonin nese ky  frut i kalbur do te binte fillimisht ne France, Angli, Amerike apo Gjermani. Por cuditerisht (per marksistet) ky revolucion hodhi rrenje ne vendet me te varfera e te prapambetura, duke filluar me Rusine. (Shlain)

Historianet besojne se ky zhvillim i patritur per ideologet ndodhi per shkak te alfabetizmit te vonuar te Rusise. Ne ate kohe, Evropa e Amerika e kishin marre veten nga goditja e paraqitjes se shtypshkronjes.  Evropa ishte rilindur duke dale nga periudha e erret mesjetare, Amerika kishte kapercyer periudhen fetare te gjuetise se shtrigave e te lufte se  pergjakshme civie, ndekohe qe Rusia vazhdonte te ishte nje shoqeri gojore, thuajse analfabete. Para shekullit te 19 Rusia nuk kishte ende nje letersi kombetare, ne gjithe Mosken ekzistonin vetem dy librari, ndersa vetem numri i universiteteve ne Angli, France e Gjermani ishte me i madh sesa numri i studenteve ne mbare Rusine.(Richard Tarnas)

Megjithese revolucioni i Gutenbergut  ndodhi ne Gjermani, prane Rusise, ruset kontribuan shume pak ne rilindjen evropiane. Nga ana tjeter, gjate asaj periudhe Rusia nuk u prek nga luftrat, inkuzicioni dhe persekutimet fetare qe Evropa kishte provuar ne fund te shekullit te 16. Kur Rusia filloi perdorimin e shtypshkronjes ne shekullin e 19, vendi pesoi nje ringjallje ne te gjitha drejtimet. Krenaria kombetare ishte rendi i dites dhe karakteri kombetar rus filloi te ndryshoje. Per here te pare mes ruseve u vune re antisemitizmi, paranoja e ksenofobizmi, dukuri te ngjashme me ato te periudhes se inkuzicionit, qe ne Evrope detyruan lindjen e protestanizmin, ne Rusi do te sillnin komunizmin, nje besim i ri i cili u quajt "ideologji" ndoshta vetem per faktin se marksizmi nuk e njeh Zotin, pasi pasioni i komunizmit per t'u perhapur, sunduar e per te kontrolluar ndryshon shume pak nga ai i ekstremizmit fetar.

Ne vitin 1967, komunistet shqiptare shpallen se analfabetizmi ne Shqiperi ishte zhdukur plotesisht. Kjo ishte nje arritje e madhe. Por e cuditeshmja ndodhi kur ky vend tashme i "shkolluar" e pa asnje analfabet u hodh ne sulm kunder vet kultures. Vendi u shpall atesit, ikonat fetare e idhujt u shkaterruan dhe institucionet fetare u shemben e u perdhosen.
Ndersa bibla e kurani u zevendesuan me librin e kuq te Historise se Partise, hoxhallaret e prifterinjte "obskurantiste" u poshteruan, u burgosen e u vrane nga te "shkolluarit".

Shume shpejt urrejtja ndaj figurave dhe idhujve fetare perfshiu veprat e artit perendimor te cilat u shpallen dekadente. Komunistet ndaluan apo censuruan letersine, artin e ngjyrat. Ndertesat pa shije ngriheshin te palyera, te zymta e te pa suvatuara; moda, e veshjes, e flokeve, ishte nga me depresivet; fytyrat pa buzqeshje te njerzve, ndersa syte e
tyre nguliteshin ne fletet e bardha me shkronjat e zeza te gazetava e librave te programuar. Dogmat zevendesuan diskutimet e mbeshtetura ne arsye. Per nje parim abstrakt te quajtur "kolektivizim", komunistet tortururonin, burgosnin e vrisnin kulaket per te vetmin "gabim" se ishin bujq te suksesshsem. Te zelleshmit(servilet) per te ruajtur pastertine e
dogmes, spiunonin dhe denonin poete, shkrimtare, intelektuale, shkencetare, dijetare e humaniste si "armiq", "devijatore" e "sabotatore", duke organizuar gjyqe publike ku keta "pranonin" gabimet e benin autokritike.  Nje krisme revolveri ne oren 3 te mengjesit ne nje prej qelive te hetuesise ishte njesoj si ndezja e turres se druve per djegien e nje heretiku ne mes te qytetit ne periudhen e inkuzicionit mesjetar.

Studiuesit prej kohesh kane argumentuar se shtypshkronja solli reformimin dhe Gutenbergu mundesoi Martin Luterin (Will Durant). Por historianet sot ende nuk jane gadi te thone se sikur Rusia e vende te tjera qe u preken rende nga komunizmi te kishin perqafuar shtypshkronjen ne te njejten kohe me Evropen, shekulli i 20 ndoshta nuk do kishte kaluar neper periudhen e erret e njohur tashme si Lufta e Ftohte. Megjithate nje gje duket e sigurt, se historia e zhvillimit nuk i fal kapercimet dhe kur ato ndodhin, eshte historia ajo qe qesh e fundit.
Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive