Faqe kryesore arrow Aktualiteti arrow Balli Kombëtar regjistrohet për zgjedhjet e 28 qershorit
Balli Kombëtar regjistrohet për zgjedhjet e 28 qershorit PDF Print E-mail
25 Maj 2009
Logo PBKPartia e Ballit Kombëtar (PBK) u regjistrua për zgjedhjet e 28 qershorit në KQZ. Regjistrimi u krye më datën 28/04/2009 me numrin e vendimi 68. Në këto zgjedhje PBK merr pjesë si anëtare e koalicionit "Aleanca për ndryshim" dhe paraqet kandidatë në të 12 qarqet e vendit. Megjithë ndryshimet e kodit të ri zgjedhor,  Balli Kombëtar ka mundësi të mira për të fituar deputetë në qarqet e jugut, si në Vlorë, Korçë, Fier si edhe në Shkodër, Lezhë, Kukës etj.  dhe për t'u rikthyer në Parlamentin shqiptar ku mungon që prej vitit 2005.
 
Një element pozitiv në këto zgjedhje është fakti që votuesit e Ballit janë të shpërndarë në një mënyrë të tillë që mund të favorizohen nga sistemi proporcional rajonal për të arritur pragun e duhur për të fituar deputetë në disa qarqe të vendit. Element tjetër pozitiv është edhe rezultati i zgjedhjve të kaluara lokale ku PBK arriti të fitojë 5 komuna.
Aktualisht Balli Kombëtar po përgatitet të nis fushatën zgjedhore e cila zyrtarisht çelet pas disa ditësh.
Por vështirësitë e fushatës PBK kanë të bëjnë kryesisht me mjetet financiare, sepse PBK nuk përfiton asnjë financim nga shteti për këto zgjedhje, për shkak se nuk ka patur asnjë deputet në Parlamentin e kaluar. I vetmi burim financiar për këtë fushatë mbeten vetë kandidatët dhe ndihmat e diasporës të cilat janë mjaft të pakta.
Një problem tjetër paraqesin edhe mosmarrëveshjet me PBDK dhe mosarritja e një bashkëpunimi elektoral me këtë subjekt. Megjithë përpjekjet për një bashkëpunim të tillë, i cili do të kishte qenë në interesin e të dyja palëve, nuk u arrit një marrëveshje elektorale.
Megjithatë PBK ka mundësi reale për t'u përfaqësuar në Parlamentin e ardhshëm. Kjo do të varet shumë edhe nga zhvillimi i fushatës elektorale në ditët që do të vijnë dhe nga aftësia e krerëve të listave elektorale për të motivuar votuesit e Ballit të shkojnë në votime.

A.M
Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?