Bekim Rexhepi
Derisa akoma nuk njohim pakon e M. Ahtisaarit, kemi të drejtën e paragjykimit të kësaj pako, e cila nuk duket edhe aq afirmative politikisht, sepse procesi i zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, pësoi ngërqe nga zhvillimet në Serbi, që gjithsesi e deshmojnë se ka varsi dhe diktat nga Serbia. Kjo varsi dhe ky diktat nga Serbia, vitetve të fundit me shumë tentative ka provuar të bëhet i kuptushëm për politikën shqiptare në Kosovë.
Klasa politike në Kosovë, nuk është e gatshme të përballet me pavarësin e shtetit, kjo po duket më qartë, nga qëndrimet dhe veprimet disfunksionale te saj, edhe tani kur statusi politik i Kosovës, u shtya, jo prerazi për vitin e ardhshëm 2007. Ajo që mund të përmendet në këtë disfunksialitet të qëndrimeve e veprimeve të klasës politike Kosovare, është gjithsesi solidariteti i skajshëm dhe më i pakuptimt me regjimin e UNMIK-ut, tash e shtatë vite në Kosovë. Regjim ky, atidemokratik, i papërfillshëm, madje i ndikuar dhe i manipuluar nga Serbia, arrin të diktoi në mënyra te ndryshme dhe fatkeqësisht lirin dhe vullnetin e shprehur politik te shqiptarve në Kosovë.
Në artikullin e javës së kaluar jo pa te drejtë sygjerova se;“ Potezi i fundit i palës shqiptare, për të mos hyer në mat, është shpallja e pavarësisë, me gjithë problemet e skajshme që ka vendi, i duhej një akt i tillë që përfundimisht, suspendon ndikimin dhe manipulimin e Serbisë me Kosovën “ (shih:artikullin-„Imponimi i Serbisë dhe shtyrja e statusit te Kosovës “ B.R). Mëgjithse një akt i tillë nuk ndodh akoma, më japë të mendoi më qartë, rreth formës dhe lojës aversive, që po i bëhet Kosovës. Mbi këtë logjikë, akoma nuk ka plasur zhurma dhe mobilizimi emocional i „politikanizmit“ shqiptar. Përpos, se Qeveria shqiptare, përmes kryeministrit S.Berisha, dha shqetsimet më të mundshme, për sa i përket manovrimeve te padrejta, që mund t’i bëhen Kosovës. Ky zë i qeverisë shqiptare edhe pse i vonuar, karrshi zërave dhe manipulimit të vazhdushëm te Serbisë, nuk mund te thuhet se nuk qe i mirëpritur nga Kosovaret, me plotë kurajo u përcoll, sepse kjo sikur vetkuptohej se çështja e Kosovës më nuk do të mund të mbyllet sipas dëshirës së Sërbisë.
Ekipi i unitetit apo i papërgjegjëshmërisë
Jo më për çudi, po krijohet konfuzion e nervozizëm ndër ne nga ekipi i unitetit, siç e quajtën vetvetën apo të vet zgjedhurit e negociatave me Serbinë, përkatësisht të procesit te Martti Ahtisaarit, për zgjidhjen e “statusit” të Kosovës, i cili më nuk mund te kuptohet në vete si një proces i mirëfilltë dhe i pa sherr. Me demek, si të kuptohet ndryshe, shtyrja dhe broçkollitjet rreth zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, për të cilin u tha se do të ndodhë brenda këti viti. Ndodhi shtyrja dhe marifeti pompoz i deklaratave që parapërcaktuan fatin e keq të këti procesi të vonuar për Kosovën. Në fakt edhe ky proces gadi ngjajshëm po riskenohet të ndodh, si ay në Rambuje të Francës, që u diktua me pro politikë serbe!
Shtyrja e zgjidhjes së “statusit” të Kosovës nuk u alarmua si një rrëzik i vaçant, duke pasur parasysh gjithë boshëllekun e problemeve, që në fakt duken të janë të mëdha dhe evidente. Bile, sikur kjo shtyrje e zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, nga ekipi i unitetit, u kuptua si një mundësi relaksuse për vet negociatorët e Vienës. Megjithse këto negociata diku diku u cilsuan si të “mundimshme” dhe te “parezultat”, madje kështu e vet kuptoi edhe ekipi i pales shqiptare. Një detale të tillë e përmenda jo vetëm për t’i kujtuar opinionit të gjërë, se sa papërgjegjshmëri dhe sa angazhim mbartë dhe përfaqson ekipi i unitetit, që përbëhet nga Presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, liderët e partive më te mëdha shqiptare.
Masa e gjërë shqiptare duke e mbajtur në mospajtim, shtyrjen e zgjidhjës së “statusit” të Kosovës nuk mund ta arsytoj gjthë këtë në heshtje, sepse ekipi i unitetit e akumolon ndryshe, mos pajtimin dhe mos reagimin e masës. Pra, masë e gjërë shqiptare është e shkëputur nga trupa politike e qendrimeve dhe vendimeve të përbashkëta, madje kjo masë shihet e nëvojshme vetëm dhe vetëm atëherë gjatë dhënjes së madateve politike. Mbi këtë tendencë, politikanizmi aktual e sfidon vetën se sa i papërgjegjshëm është dhe mbetet.
Rezolutë në vend te Statusit
Derisa shtyrja e zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, ndërlidhet me zgjidhjet e brendshme në Serbi, dhe nuk përfaqson vullnetin e popullit të Kosovës, deshmon dhe fakton se sa i keq është i diktuar ky proces. Pra, procesi i Martti Ahtisaarit, më tepër ka gjasa të rezultoi në një rezulutë të re për Kosovën, që nuk do të prekë momentalisht në kohë zgjidhjen e ti, por që do ta përmbledhë në vete një zgjidhje kalimtare, në një kohë tjetër, ndofta permes një referendumi të mundshëm. Derisa akoma nuk njohim pakon e M. Ahtisaarit, kemi të drejtën e paragjykimit të kësaj pako, e cila nuk duket edhe aq afirmative politikisht, sepse procesi i zgjidhjës së “statusit” të Kosovës, pësoi ngërqe nga zhvillimet në Serbi, që gjithsesi e deshmojnë se ka varsi dhe diktat nga Serbia . Kjo varsi dhe ky diktat nga Serbia , vitetve të fundit me shumë tentative ka provuar të bëhet i kuptushëm për politikën shqiptare në Kosovë.
Të përkujtojmë se nuk mund te tolerohen edhe më gjatë tentativat e tilla, që duan të bëjnë te kuptushme për shqiptaret, varsi dhe diktate nga Serbia, kjo veçse sjellë apo përseritë skena te rrebelimit në përmasa të mëdha, madje mund të dëmtoi më shumë se anarkia e 17/18 Marsit 2004.
Lënja në këtë mëshirë politike e Kosovës, nuk mund të justifikoi të papërgjegjëshmit, të papërfillshmit sepse për Kosovën është bërë aq sa nuk mund të kthehet një pushtim i tipit të kaluar të sllobizmit, madje nuk mund ta fshehim logjikën se rezerva e politikanve jot ë kyqur po mobilizon masën diku.
|