Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Thirrje elektoratit shqiptar
Thirrje elektoratit shqiptar PDF Print E-mail
05 Qershor 2009

Të nderuar votues,
Balli Kombëtar është një parti e traditës kombëtare e krijuar nga Mit'hat Frashëri  menjëherë pas pushtimit fashist të Shqipërisë në vitin 1939. Rreth Ballit Kombëtar u  mblodhën në atë kohë atdhetarë të shquar me pikëpamje demokratike dhe kombëtare të  cilat u pasqyruan tek Dekalogu, i cili ishte programi kombëtar, politik dhe shoqëror i  kësaj organizate. Baza e programit të Ballit Kombëtar ka qenë dhe është Shqipëria Etnike,  ose bashkimi në një shtet të përbashkët i të gjithë shqiptarëve të shpërndarë  edhe sot në 5 shtete. Por programi i Ballit Kombëtar përcakton edhe objektiva të qarta për  zhvillimin ekonomik dhe drejtësi shoqërore në një shtet demokratik dhe të begatë ku  të mbizotërojë liria e fjalës dhe e mendimit dhe ku t'u hapet rruga energjive më të  mira të kombit shqiptar.
Gjatë historisë Balli Kombëtar ka dhënë kontributin e tij kombëtar, si në Shqipëri gjatë  luftës duke i qëndruar me armë në dorë pushtuesit të huaj, po ashtu edhe në emigracion  gjatë diktaturës komuniste, duke qenë një zë i pastër i kombit shqiptar në botë dhe duke  sensibilizuar opinionin ndërkombëtar në lidhje me çështjen e Kosovës. Edhe gjatë  përpjekjeve dhe luftës së Kosovës për t'u çliruar nga pushtimi serb, Balli Kombëtar ka  dhënë kontributin e tij të pamohueshëm.

Sot kur, me daljen e Kosovës nga sundimi  serb, çështja kombëtare ka bërë përparime të mëdha por ende nuk është zgjidhur pëfundimisht, Balli Kombëtar është aktiv dhe ka një  rol me rëndësi për të luajtur në vitet e ardhshëm, në saj të zgjidhjes së Çështjes   Kombëtare që ofron programi i tij, Dekalogu. Por këtë zgjidhje, Balli Kombëtar do të ketë  mundësinë ta paraqesë dhe ta mbrojë në skenën politike shqiptare, vetëm duke qenë i  përfaqësuar në Parlamentin e ri të Shqipërisë. Dhe jeni vetëm ju,  që  me votën tuaj keni mundësinë të vendosni që Balli Kombëtar të jetë i përfaqësuar në  Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
 Te nderuar votues,
nëse edhe ju e gjykoni se politika e sotme shqiptare ka nevojë për më shumë  nacionalizëm, ju ftojmë të votoni  për Partinë e Ballit Kombëtar, përfaqësuesen më të mirë  të nacionalizmit shqiptar.

Shënim:
Të nderuar lexues,
nëse jeni dakord, ju lutemi ta nënshkruani këtë thirrje tek formulari i komenteve këtu poshtë duke shënuar Emrin, Mbiemrin dhe adresën tuaj email. Mund të shënoni edhe profesionin dhe vendbanimin tuaj.
Ju faleminderit.
Redaksia

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-06-06 10:56:51
Xhemil Meço, , Inxhinier Sistemesh Informatike, Francë 

Koment nga GUEST më 2009-06-09 15:07:30
Anton Ashta, , Gjermani

Koment nga GUEST më 2009-06-10 11:17:59
Shpresoj që shqiptarët të dinë të votojnë për të djathtën e vërtetë. 
Ajet Nuro, Montreal, Kanada

Koment nga GUEST më 2009-06-11 19:17:04
Gazmend Islami, ,Politiolog dhe analisti i problemeve gjeopolitike.,Gjermani-Besiane

Koment nga GUEST më 2009-06-12 01:11:27
 
Partija e Ballit Kombetar dhe e djathta e vertete meriton te perfaqesohet ne Parlamentin qe do te zgjidhet me 28 te ketij Muaji. 
Refat Hyseni dhe Petrit Kello, Australi

Koment nga GUEST më 2009-06-17 11:27:13
jam arsen ajazi lindur ne fier banoj ne stamboll te turqis jam gjithmone per bashkim kombetar rrofte shqipria etnike rrofte bashkimi kombetar jam gati te punoje per kete pune derri sa te ralizohet ne qoft se keni nevoje per ndime jam gati rrofte patriotizmi rrofte shqiptarizmi.

Koment nga GUEST më 2009-06-26 21:27:17
Na vjene keq qe nuk mundemi te votoje per ju, Partine e Ballit Kombetar,sepse jemi larg Atdheut ne SHBA,por voten do ta kishim hedhur vetem per Ju,sepse Ju jeni dizidentet dhe opozita e vertete tash shtatedhjete e ca vjete qe duheni stolisur dhe zbukuruar me pushtet dhe jo pjellat e Partise se Punes te Shqiperise,te ashtuquajturat "demokratike" si Partia Demokratike Enveriste,Partia Republikane Gerdiciane dhe Partia Socialiste Ramiziste. 
Pershendetje teper te sinqerta nga Shoqata "Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikane "me qender ne New York,USA.

Koment nga GUEST më 2009-06-26 21:27:09
un jam Blerim Hyseni GEGA nga Besjana duhet me shum bashkpunim mes ballistav ju pergjerohem ne emer tim dhe ne emer te te gjith shqiptarve votoni BALLIN KOMBETAR

Koment nga GUEST më 2009-06-28 10:48:11
Skënderi, ( ), Gjermani 
Votën Ballit Kombëtar,këtij që ishte, është dhe sakrifikoi për mbrojtjen dhe tani për ribërjen e Shqipërisë Etnike, në të kundërten favorizojmë jetëgjatësinë e trojeve të pjesëtuara dhe ca nën sundim të huaj! 
Votoni për trungun, se, fletët i lëkund dhe i zhduk era, dhe vjeshta do i përbaltë të tërat!


International
English
Faqe interaktive