Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow NJE TAKIM ME VLERE
NJE TAKIM ME VLERE PDF Print E-mail
11 Qershor 2009
Me 8 te Majit 2009, ne Pallatin Presidencial, ne Tirane, Shqiperi, nje dergate e Ballit Kombetar – Komitetit per Diasporen (kryesia) eshte pritur me nderimet e duhura prej Presidentit te Republikes se Shqiperise, Z. BAMIR TOPI.
Dergata e Ballit Kombetar perbehej prej: Zonjes Elizabeta Dosti, nje veprimtare e shquar ne rrethet politike te Tiranes dhe me gjere, Dr. Nihat Bakalli, kryetar i Ballit  Kombetar – Komitetit per Diasporen (kryesia) dhe te perndereshmit Hafes Jusuf Azemi, nen-kryetar dhe udheheqes I dalluar ne mergim.
Pikerisht ne oren 11 te para drekes, Dergaten e pati miresine t’a priste Presidenti Topi, duke patur ne krah edhe keshilltaret e tije.
Ky takim zgjati gjysem ore, megjithese nuk ishte para-pare nga ana presidenciale.

Duke folur i pari, ne emer te Dergates, Dr. Nihat Bakalli e falenderoj Presidentin Topi per miresine qe pati duke e pritur dergaten e Ballit Kombetar te mergimit.
Ne vazhdim, Zoti Bakalli vuri ne dukje dy ceshtje, te cilat duhen pare si gjera me rendesi ne gjendjen aktuale shqiptare:
1)    Balli Kombetar – Komiteti per Diasporen (kryesia) mendon se Partia Balli Kombetar dhe Partia Balli Kombetar Demokrat nuk duhet te paraqiten me dy etika te ndryshme ne zgjedhjet parlamentare te ardheshme te 28 te Qershorit 2009. Duke vepruar ne kete menyre nuk do te kishte ndonje “fitimtar” nga asnjera ane.
2)    Balli Kombetar – Komiteti per Diasporen (kryesia) eshte e shqetesuar ne lidhje me ceshtjen e “rektifikimit” te kufirit detar ne Jug te Shqiperise dhe i lutet Presidentit Topi te veje “Veton” ne rast se para tije paraqitet nje projekt-ligj, qe do te kishte te beje me kete “rektifikim”.
Ne lidhje me ceshtjen e Kosoves dhe te visevet te tjera te banuara prej Shqiptaresh, ne Maqedonine Perendimore, ne Mal te Zi e gjetiu, foli gjeresisht Hafes Jusuf Azemi, duke u-ndaluar sidomos persa u-perket shkeljes se te drejtavet te njeriut ne vendet perkatese.
Ne fund, Zonja Elizabet Dosti beri paraqitjen e Dergates se Ballit Kombetar.
Presidenti Bamir Top e ndoqi me nje interesim te madh prezentimin, qe i beri Dergata e Ballit Kombetar.  Ai foli gjeresisht sidomos persa i takon Kosoves dhe vendevet te tjera te banuar prej Shqiptaresh, duke e vene theksin tek bashkepunimi me i gjere ne gjirin  e NATO-s dhe te Bashkimit Evropian. Persa i perket ceshtjes se te ashtu-quajturit “rektifikim kufiri”, Presidenti Topi tha me kembe-ngulje se “Asnje centimer i tokes shqiptare nuk i leshohet askujte”.
                                                                          Ne fund te takimit, kryetari Ballit Kombetar – Komiteti per Diasporen (kryesia), Dr. Nihat Bakalli cfaqi falenderimin e tije per kete bisede dhe ndryshim mendimesh siedhe per kohen, qe I moren Presidentit.
Shprehim ketu kenaqesine qe pati Dergata e Ballit Kombetar per miresine e nje takimi te tille, qe akordoi Presidenti Bamir Topi.


Balli Kombetar – Komiteti per Diasporen (kryesia)
New York, me 31 te Majit 2009



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive