Faqe kryesore arrow Aktualiteti arrow Votat Ballit!
Votat Ballit! PDF Print E-mail
16 Qershor 2009
Vetëm Balli Kombëtar i jep dinjitet dhe forcë votës sonë

Në një takim elektoral në Vlorë para disa ditësh, z. Dashamir Shehi, u bëri thirrje "ballistëve dhe çamëve" të votojnë për subjektin që ai drejton, LZHK-në. Kjo thirrje e drejtpërdrejtë drejtuar votuesve të një partie pjesëmarrëse në zgjedhje nga kryetari i një partie konkurrente, në radhë të parë thyen njëfarë etike elektorale që ka ekzistuar midis partive "të vogla".
Nga ana tjetêr kjo thirrje është një fyerje për votuesit e Ballit, sepse paragjykon dhe vë në dyshim qëndrueshmërinë e bindjeve të tyre politike.
Argumenti që përpiqet të nxjerrë z. Shehi është demagogjik. Sipas tij, "ballistët" duhet të votojnë LZHK (parti e Polit të Lirisë) sepse kjo qenka e vetmja që mbroka interesat kombëtare. Por z. Shehi harron se Partia e Ballit Kombëtar ka kohë që i mbron interesat kombëtare. Pa ikur shumë larg në kohë, i kujtojmë z. Shehi se para disa vitesh ishin dy deputetë të PBK, z. Urant metko dhe z. Alfred Cako që iniciuan në Parlament rezolutën e parë për Camërinë. I kujtojmë z. Shehi se Balli Kombëtar ka në programin e tij, Dekalogun e Mit'hat Frashërit, objektivin e Shqipërisë Etnike dhe të bashkimit kombëtar. Nuk besoj se z. Shehi nesër do të punojë për këto objektiva madhore, sepse thjesht ky nuk është programi i subjektit që ai drejton.

Natyrisht që do të ishte me interes për z. Shehi të marrë votat e Ballit, sepse në këtë mënyrë do të rriste shifrat e rezultatit të tij dhe mund të zinte një vend në Parlament. Por vota e elektoratit të Ballit nuk është thjesht një numër. Vota e Ballit është vota e dinjitetit, vota e sakrificave për dekada të tëra nën diktaturën sllavo-komuniste, vota e martirëve të Shqipërisë Etnike. Nuk është as votë llogarish dhe interesash të vogla pushteti, por është votë gjaku dhe sakrifice. Vota e Ballit është votë për një subjekt  politik që ka një vizion të qartë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Prandaj kjo votë nuk mund të shkojë për asnjë demagog që u kujtua sot ta përdorë këtë votë për interesa të tij. Kjo votë mund të shkojë vetëm për atë forcë politike e cila përfaqëson ata që në mënyrë konstante, për vite e dekada me radhë kanë  mbrojtur me sakrifica të shumta idealet e Dekalogut. Kjo votë mund të shkojë vetëm për partinë e Ballit Kombëtar.
 
Nuk ka asnjë dyshim, se pavarësisht matematikës së shifrave të kodit zgjedhor dhe aleancave, një votë për Ballin Kombëtar sot i shkon Ballit Kombëtar dhe ndihmon për ta ngritur më lart këtë parti. Kurse një votë që i shkon një subjekti tjetër, është një votë e humbur për Ballin Kombëtar. Prandaj iu bëj thirrje të gjithë antarëve dhe simpatizantëve të Ballit  të votojnë vetëm për Partinë e Ballit Kombëtar, pavarësisht propagandave, "arësyetimeve" apo "llogarive matematike" që mund të degjojnë nga demagogë të ndryshëm poshtë e lartë fushatës elektorale. Cilado qoftë llogjika e numrave më 28 qershor, e ardhmja e Ballit Kombëtar varet nga rezultati i votimit për këtë parti: sa më i lartë të jetë ky rezultat, aq më i fuqishëm do të dalë Balli nga këto zgjedhje dhe aq më shumë mundësi veprimi do të ketë në politikën shqiptare për realizimin e programit të tij. Vetëm vota për Ballin Kombëtar nderon familjet tona dhe ne vetë, i jep kuptim sakrificës së të parëve tanë dhe ndihmon  Shqipërinë dhe kombin shqiptar.


Xhemil Meço


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?