Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow BALLI KOMBETAR : Mjaft me dhunime!
BALLI KOMBETAR : Mjaft me dhunime! PDF Print E-mail
16 Qershor 2009

BALLI KOMBETAR  
(Komiteti per Diasporen – Kryesia)
New York, U. S. A.


Me 12 te Qershorit, 2009 d. m. th. pak me shum se nje jave prej zgjedhjevet te pergjitheshme te Parlamentit shqiptar, eshte vrare me  kalashnikov, nje “simpatizues” i Partise Demokratike nga nje “militant” i Partise Socialiste, ne fshatin Qerret te Durresit.
Kjo ngjarje e ka tronditur thellesisht mbare publikun shqiptar. Eshte nje ngjarje, e cila nuk duhet te kete vend ne mesin e shoqerise shqiptare.
Shqiperia sot eshte anetare e Paktit te Atlantikut te Veriut, NATO. N’ane tjeter, ajo ka paraqitur zyretarisht, kerkesen per t’u bere anetare e rregullte e Bashkimit Evropian.
Shqiperia, gjithashtu, eshte zotuar para organevet nderkombetare, sic jane OSBE-ODHIR  etj. per nje zhvillim te drejte e te qarte te zgjedhjevet parlamentare, te cilat do te mbahen, shpresojme rregullisht, me 28 te Qershorit 2009.
Gjate ketyre ditevet, jane duke u-zhvilluar mbledhje elektorale, an’e m’ane vendit, me nje pjesemarrje te gjere popullore, per te fituar sa me shum vota, sa me shum deputete.

 

Prandej, veprat kriminale te llojit te Qerretit te Durresit, nuk duhet te kene vend ne gjirin e shoqerise. Keto vepra nuk duhen lejuar. Perkundrazi, ato duhet te denoncohen me te gjitha fuqite,  nga te gjitha partite pjesemarrese ne procesin zgjedhor, nga mbare popullsie.
Vepra te tilla kriminale ia nxjerrin zerin e keq Kombit shqiptar. Ato shfrytezohen per te keq edhe nga armiqte shekullore te ceshtjes shqiptare.
Shqiptare! Mos lejoni te beheni viktima te dhunes, te zellit te tepruar! Kombit shqiptar nuk duhet ne asnje menyre t’I dali zeri i keq! Veprat e keqija te ketij lloje nuk duhet lejuar te shfrytezohen nga te huajte! As edhe nga ish-komunistet shqiptare! Tregohuni te urte e te matur!

BALLI KOMBETAR – Komiteti per Diasporen (Kryesia)
New York, me 13 te Qershorit 2009



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive