Faqe kryesore arrow Aktualiteti arrow Alimadhi: Pa bashkimin e gjithe shqiptareve nuk mund te kete Shqipëri demokratike
Alimadhi: Pa bashkimin e gjithe shqiptareve nuk mund te kete Shqipëri demokratike PDF Print E-mail
16 Qershor 2009

PBK 2009: Paraqitja e kandidatëve në Fier

Kreu i Partise se Ballit Kombetar Adriatik Alimadhi ka qene mesditen e se dieles ne teatrin “Bylis” per te bere prezantimin e 16 kandidateve per deputet te kesaj force politike, por njekohesisht ka shpalosur edhe programin elektoral te kesaj partie. Qe ne fillim te fjales se tij Alimadhi ka akuzuar PS-ne si pasardhesja e PPSH-se si percarsja 50 vjecare e kombit shqiptar. Ne, pohoi ai, kerkojme bashkimin e kombit sot pasi gjysma e shqiptareve ndodhen jashte kufijeve natyrore si ne Kosove, Mal i Zi, Maqedoni e Cameri, ka thene ai.

Pa bashkimin e gjithe shqiptareve , pa ngritur zerin per nje bashkim te till nuk munde te kete Shqiperi demokratike. Ne programin ton electoral te forces poltiike qe ne perfaqesojme kerkojme qe Kisha Ortodokse shqiptare ne krye te saj te kete arqipeshkop shqiptar dhe jo grek, ka theksuar kreu i PBK Adriatik Alimadhi. Kreu i  kesaj force poltiike ka pohuar se kandidat per deputet jane bijte me te denje te ballistve , ata kerkojne fitore , nje fitore ne kualicion me te djathten, nje fitore qe do ti coje ata ne Parlamentin shqiptar dhe do te perballen neser me ata apo bijte e tyre qe I persekutuan per 50 vjet. Tashme dinjiteti yne eshte kthyer, pohoi Alimadhi, kete dinjitet ne duam ta prezantojme me se miri me deputetet qe do te dalin fitues nga zgjedhjet e 28 qershorit.

Me pas para te pranishmeve ne salle kane dale edhe 16 kandidatet per deputete te kesaj force politike.

Fieri.com / Xhemil Beharaj

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?