Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Vota për Ballin Kombëtar është votë për SHQIPTARIZMIN
Vota për Ballin Kombëtar është votë për SHQIPTARIZMIN PDF Print E-mail
19 Qershor 2009
Programi i PBK i paraqitur në hapjen e fushatës elektorale nga z.Adriatik Alimadhi, kryetar i PBK

Të nderuar miq,
të nderuar të ftuar, i nderuar Z.Aldo Bumçi, i nderuar Z.Artan Tujani, i nderuar Z.Tahir Muhedini, i nderuar Z.Ndregjoni, i nderuar Z. Kasa, të nderuar antar, simpatizant mirëse keni ardhur në hapjen e fushatës elektorale për në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 të partisë Ballit Kombëtar.

  Një përshëndetje dhe falenderim të vecantë për të gjitha strukturat të cilat u angazhuan seriozisht me sakrifica dhe kontributet e tyre të cilat bënë të mundur përzgjedhjet e kandidatëve për në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Një respekt dhe mirënjohje për 140 kandidatët dhe familjet e tyre që me shumë dashuri pranuan të kontribojnë për partinë e traditës kombëtare. Një mirënjohje të vaçantë për kryesinë e partisë e cila me shumë maturi, pjekuri politike më ka mbështetur plotësisht në të gjitha lëvizjet politike.

   Më lejoni që përpara jush dhe të gjithë shqiptarëve kam kënaqësin të ftojë drejtuesit kryesor në 12 qarqet e Shqipërisë ata,te cilet janë personalitete, intelektual nga fusha të ndryshme dhe vin nga familje me përmbajtje dhe frymë kombëtare,të masakruara dhe diskriminuara nga regjimi komunist dhe këta personalitete vin para jush për ti dhënë Ballit Kombëtar përfaqësimin në parlamentin shqiptar në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

   Të nderuar antarë të partisë Balli Kombëtar,më lejoni që në emër të kryesis së partis të prezantoj përpara jush dhe shqiptarëve programin elektoral, ku shtylla qëndrore e programit në zgjedhjet e 28 qershorit do të jetë zbatimi i programit dhe statuti i partisë.Në program dhe statut thuhet se:Partia “Balli Kombëtar” është formacioni politik,që bashkon shtetasit shqiptarë me qëndrim brenda dhe jashtë kufijve shtetëror të Republikës Shqiptare.

   Partia“Balli Kombëtar”vepron në të gjithë shtrirjen tokësore të Republikës së Shqipërisë,në tokat etnikisht shqiptare,në respektim të lirive dhe të drejtave të njohura prej konventash ndërkombëtare.“Balli Kombëtar”i ngarkon vetes këto detyra:Lufton për të krijuar kushtet e bashkimit shpirtëror dhe politik të popullit shqiptarë,për lartësimin ekonomik dhe kulturor të tij,kërkon të forcojë ndërgjegjen kombëtare te shqiptarët dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar.Ndihmon për forcimin ligjor të shtetit shqiptarë,mbron idealin e drejtësis shoqërore.   

   Lufton për një shtet shqiptarë të lirë brenda kufijve natyrorë të tij. Detyra jonë parësore ka qënë,është dhe do të mbetet ideali kombëtar.Ne i kemi afruar historikisht shqiptarëve alternativën e bashkimit kombëtare,ne asnjëher  nuk jemi larguar nga kjo alternativë e drejt dhe kombëtare,prandaj ju drejtohemi të gjithë qytetarve shqiptarë se vota juaj ka shumë vlerë në  zgjedhjet e 28 qershorit,vota juaj për Ballin Kombëtar është votë për shqiptarizmin.

   Viti 2009 është viti më i mbarë për të gjithë shqiptarët,në Kosovë, Maqedoni, Çamëri,Mal të Zi.Shqipëria asnjëherë në historin e saj nuk ka përcaktuar një rrugë dhe një pjekuri politike në marrëdhëniet ndërkombëtare, Antarsimi i Shqipëris në Nato,pavarsia e Kosovës,investimet në rrugën Durrës-Kukës,rruga  e Arbrit,janë ura lidhse me trevat e tjera shqiptare,të gjitha këto janë politika me përmbajtje dhe prioritet kombëtar të ndjekur nga mazhoranca e djathtë prandaj Balli Kombëtar fton të gjithë shqiptarët që në zgjedhjet e 28 qershorit ti bashkohen dhe të votojn Aleancën e Ndryshimit.

   Shqipëria sot ka nevoj për stabilitet politik,aplikimin për në Bashkimin Europian,të gjitha projektet e nisura,nga kjo mazhoranc e djathtë kërkojnë mbështetjen dhe votën e shqiptarëve në 28 qershor. Balli Kombëtar si një lëvizje popullore qysh me krijimin e tij në vitin 1939 ka dalë në luftë kundër pushtuesve dhe në luftë të hapur kundër ideologjis kriminale komuniste dhe për këtë u marterizua,u pushkatua,u burgos,kurse partia Demokratike doli si alternativ për rrëzimin dhe shëmbjen e komunizmit në shqipëri,prandaj e them me siguri se ky elektorat përbën boshtin kryesor të kualicionit Aleance  e Ndryshimit.

Prandaj Balli Kombëtar i ka qëndruar besnik marveshjeve të lidhura me partin Demokratike në vitin 2005,në vitin 2007,dhe sot  në vitin 2009,sepse e kemi konsideruar njëri tjetrin si vllezër dhe të pandarë,sepse kemi të një elektorat të përbashkët që kërkon të jemi të bashkuar dhe ti japim shqipërisë sigurin e të ardhnes son Europiane.

 

    Ndryshimin e shqiptarëve e ka kërkuar kjo e djathtë e cila e ka lyer me gjak truallin shqiptar me kërkesat e saj për liri demokraci për një shqipëri demokratike dhe perëndimore,për një shqipëri të bashkuar dhe të vllazëruar prandaj ne jemi të bindur se shqiptarët do votojnë Aleancën e Ndryshimit. Të nderuar miq dhe të ftuar ashtu si vend edhe si popull jemi përballur dhe po përballemi me një krizë vlerash morale,shumë intelektual dhe elektorati shqiptar e ka humbur besimin te politika e majtë,të cilët e kanë mashtruar dhe po e mashtrojnë elektoratin shqiptarë me sllogane të ndryshme vetëm dhe vetëm për pushtet dhe interesa personale.E maskuar me emrin“socialiste”.Partia e Punës(ish-komuniste) fajtore e plotë e tragjedisë 50-vjeçare të popullit shqiptar,mban gjallë brenda saj urrejtjen për borgjezinë e vjetër,për ish-pronarët,për ish kulakët,për ish zogistët,për ish ballistët.Duke ditur prejardhjen e të majtës shqiptare,duke e ditur mirë se ata e urrejnë nacionalizmin,ata për pushtet i vënë zjarrin shqipërisë siç bënë në vitin 1997,ajo kërkon përçarjen e shqiptarëve,prandaj kthimi i bijve të komunistëve të djeshëm në Shqipëri është një rrezik,që i kërcënohet demokracisë shqiptare,prandaj shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen,të braktisin apatinë politike,duhet të shkojnë me ndërgjegje të qetë dhe me një përgjegjsi të lartë qyetetare për të votuar  Aleancën e Ndryshimit.

Dua të siguroj të gjithë shqiptarët se Balli Kombëtar do të japi kontributet e tij në këtë demokraci që shqipëria të mos drejtohet më nga pasardhësit e bijëve komunist nga të gjithë ata që nuk kanë asnjë vlerë morale dhe kombëtare,nga ata që nuk kanë asnjë të drejt për t’ju kërkuar votën shqiptarëve,nuk kanë asnjë të drejt ti drejtojnë shqiptarët sepse i kanë gënjyer historikisht,i kanë mashtruar ata historikisht vetëm me ideologji,do të jetë kohë e humbur,faj historik dhe kombëtar që shqipëria në të ardhmen të drejtohet nga këta individ.

    Të ndodhur përball kësaj fatkeqësie kombëtare,ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që në zgjedhjet e 28 qershorit të tregohen të matur politikisht që ti japin mundësi shqipërisë të vazhdoj rrugën e Antarësimit në Bashkimin Europian.

    Shqipëria duhet ta kishte zgjedhur më parë këtë rrugë të mbarë,drejt shteteve demokratike dhe perëndimore,kjo e majt e sotme ka penguar prespektivat e shqipërisë dhe për këtë faji bie mbi partin socialiste,trashëgimtare e komunizmit e cila demostron e dhe sot mentalitete të saj.Ajo duhet ti kërkoj të falur shqiptarëve,për krimet,pushkatimet me gjyq dhe pa gjyq,për burgosjet,internimet,dëbimet të qindra e mjra shqiptarëve. Këto janë disa arsye madhore që shqiptarët duhet të votojnë koalicionin Aleanca e Ndryshimit.

 Balli Kombëtar, shtron për zgjidhje përpara shqiptarëve disa nisma ligjore mbas zgjedhjeve të 28 qershorit.
                                  
 Çështja kombëtare

  Në qëndër të programit të partisë Balli Kombëtar dhe të çdo platforme elektorale të tij qëndron dhe do të qëndrojë çështja kombëtare. Balli Kombëtar ka si aspiratë bashkimin e kombit shqiptarë në kufijtë e tij etnik, lartësimin e tij moral dhe shpirtëror, rritjen e ndjenjës së atdhedashurisë, arsimin e vazhdueshëm dhe ngritjen e parreshtur të mirëqënies ekonomike.

  Për shkak të padrejtësive të vjetra historike të Fuqive të Mëdha, gjysma e trupit të Shqipërisë vazhdon të jetë ende e shkëputur, e copëtuar dhe  i ndarë Kosovë,Maqedoni,Malit të Zi, dhe Greqi.

  Jemi i vetmi komb në Evropë, i masakruar fizikisht në këtë mënyrë. Çdo akt i ndërkombëtarëve që mbron të drejtat e kombeve, na jep të drejtën e ligjshme për të kërkuar bashkimin në një kufi të trojeve tona që quhet Shqipëri dhe të njerëzve tanë që quhen shqiptarë e cila qëndron në bazë të Kartës së Atlantikut dhe të Asamblesë së  Organizatës së Kombeve  të Bashkuara.

    Çështja Çame nuk mund të jetë problem i vetëm i një komuniteti të caktuar,ky problem kombëtar duhet të kthehet në mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.Do kërkojmë që kisha Ortodokse  Shqiptare të ketë në drejtimin e saj identitetin kombëtar Shqiptarë.

 Ekonomia,Prona private

   Balli Kombëtar lufton për një Shqipëri demokratike që do të zhvillohet në bazë të parimeve kapitaliste të ekonomisë së tregut,pronës private dhe inisiativës së lirë,si në qytet ashtu edhe në fshat.Balli Kombëtar njeh paprekshmërinë e pronës private dhe e mbron atë me ligj.Në themel të reformës ekonomike Balli Kombëtar ka rikthimin e pronave ish-pronarëve të ligjshëm,të konfiskuara,të shtetëzuara dhe të sekuestruara padrejtësisht nga regjimi komunist.Pa një ligj demokratik mbi tokën nuk mund të ketë Shqipëri Demokratike.

 

  Balli Kombëtar do kërkoj rikthimin e të gjitha pronave e pasurive të institucioneve fetare,të shtetëzuara padrejtësisht e me dhunë nga regjimi komunist,me këtë rast le t`i kërkojmë falje edhe Zotit.

  Balli Kombëtar do kërkoj,që të bëhet rivlerësimi i të gjithë pasurisë Kombëtare,do kërkojm gjithashtu rikthimin e të gjitha shitjeve të bëra nga bordet e privatizimit pa ankand ose me ankande të manipuluara,që kanë favorizuar padrejtësisht “pronarët e rinj” në dëm të interesave të pronarëve të ligjshëm.Vetëm kështu do të vemë në vend padrejtësinë e madhe që iu bë nga regjimi komunist pronarëve të ligjshëm që punuan e u pasuruan ndershmërisht me djersën e ballit. Për fat të keq nuk mund t`u kthejmë jetën atyre që iu muar padrejtësisht,nuk mund t`u rikthejmë rininë atyre që iu mohua mizorisht,nuk mund t`i kthejmë lumturinë atyre që u persekutuan dhe u gjykuan barbarisht, por është në nderin tonë t`u rikthejmë çka është e mundur dhe që u takon ligjërisht.

  Forma e shtetit dhe liritë e shtetasve

  Balli Kombëtar është për formën republikane parlamentare të qeverisjes,për një pushtet demokratik të dalë nga vullneti dhe vota e lirë e popullit.

  Balli Kombëtar e konsideron votën e lirë dhe të fshehtë të popullit si të drejtën themelore të tij dhe si kushtin kryesor për zhvillimin e demokracisë së vendit.Vetëm vota e lirë që shpreh vullnetin e popullit,ka të drejtën legjitime të ndërrimit të forcave politike në pushtet.

   Dhunimi ose manipulimi i saj, përbën një shkelje të rëndë të demokracisë në vend dhe do të ndeshë në kundërshtim të hapur të Ballit Kombëtar.Balli Kombëtar lufton për ndarjen dhe pavarësinë e pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

  Rrugët e zhvillimit të bujqësisë

  Bujqësia është dhe do të mbetet për shumë kohë dega bazë e zhvillimit ekonomik të vendit. Prodhimi bujqësor lidhet ngushtë me jetën e pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, e cila banon e punon në fshat. Prandaj është detyrë e shtetit shqiptarë që të nxisë, të përkrahë dhe të mbrojë nga konkurenca e huaj prodhimin bujqësor të vendit.

  Industrializimi i vendit

  Rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë në Evropën e Bashkuar është industralizimi i vendit në bazë të inisiativës së lirë private, ndihmës së shtetit shqiptar dhe investimeve të huaja.

   Turizmi

      Shqipëria i ka të gjitha kushtet për zhvillimin e një turizmi të gjithanshëm,detar dhe malor,të brendshëm dhe ndërkombëtar.Balli Kombëtar synon të nxisë fillimisht turizmin familjar për të gjithë shqiptarët që kanë nevojë të pushojnë dhe të njohin nga afër bukuritë e Shqipërisë,gjë që do të  rrisë ndjenjën kombëtare dhe të atdhedashurisë.

 Ndërtimi

   “Luftojmë që të mos ketë punëtorë krahu dhe mendjeje pa banesë” thuhet në Dekalogun e Ballit Kombëtar. Pra, çështja e banesës së çdo shqiptari mbetet një nga pikat e programit të Ballit Kombëtar si një nevojë jetike e popullit, ende e papërmbushur si pasojë e politikës anti-sociale të regjimit komunist.

    Balli Kombëtar synon të strehojë në banesa të përshtatshme të gjithë shqiptarët, por do t`u japë prioritet të padiskutueshëm të pastrehëve, ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, duke u dhënë atyre banesa falas, siç përfituan një pjesë e mirë e shqiptarëve.

  Tregtia,transporti

   Balli Kombëtar synon që  tregtia dhe transporti i brendshëm të mbeten tërësisht në duart e inisiativës së lirë private, ndërsa një pjesë e tyre edhe sikundër ndodh në disa qytete perëndimore ndërkombëtare,të mbeten në duart e shtetit, për t`iu përshtatur prioriteteve dhe politikave sociale.

  Shërbimet

    Balli Kombëtar synon të nxisë dhe të përkrahë zhvillimin e shërbimeve si në qytet dhe në fshat,me të vetmin qëllim, për të lehtësuar kushtet e jetesës së shqiptarëve dhe për të hapur vende të reja pune.

 Arsimi

   Balli Kombëtar e konsideron arsimimin e popullsisë si një domosdoshmëri për të rritur shkallën e inteligjencës së tij në shërbim të zhvillimit ekonomik e kulturor të kombit shqiptarë.

    Balli Kombëtar synon një arsim të mesëm të përgjithshëm të ndarë në real dhe klasik,si edhe një arsim të mesëm politeknik,për të nxjerrë mjeshtër prodhimi,që janë baza e industrisë shumëdegëshe dhe e bujqësisë së aplikuar.Shkollat e larta,institutet dhe universitetet duhet të jenë njëkohësisht qendra të arsimimit të lartë dhe të punës shkencore të kualifikuar për studime të mirëfillta shkencore.

   Balli Kombëtar e konsideron armatën e madhe të mësuesve si një mbështetje të fuqishme të nacionalizmit shqiptarë,e cila edukon brezin e ri me ndjenjën e atdhedashurisë dhe ndriçon mendjen e tij me dritën e kulluar të kulturës. Balli Kombëtar synon të përkrahë, të inkurajojë dhe të shpërblejë siç e meriton shtresën e arsimtarëve, që ata të punojnë dhe të jetojnë me dinjitet e të respektuar në një shoqëri demokratike.

 Kultura-Arti

  “S`mund të ketë kombësi pa një shpirt kombëtar dhe s`mund të ketë shpirt kombëtar pa një kulturë të lartë kombëtare”.Kjo sentencë e Kryetarit të Nderit të partisë sonë,Prof.Abaz Ermenjit, qëndron në themel të pikëpamjeve të Ballit Kombëtar për rëndësinë e kulturës së një kombi.  

   Prandaj qëllimi i Ballit Kombëtar është që Shqipëria të përparojë jo vetëm në ekonomi, por edhe në kulturë e art.

  Balli Kombëtar kërkon një rivlerësim objektiv e shkencor të të gjitha vlerave morale, kulturore e politike të kaluara të kombit tonë, të figurave të ndritura, të mohuara dhe të deformuara nga propaganda komuniste.

  Balli Kombëtar kërkon të rishkruhet historia e të dalë e vërteta mbi gjithçka të kaluar. Historianët komunistë e fshehën dhe fallsifikuan të vërtetën mbi historinë e popullit tonë, sidomos luftën e tij kundër pushtuesve të huaj në vitet 1939-1944.

  Ka ardhur koha që e vërteta të dalë në shesh,që populli të mësojë mbi vuajtjet,përpjekjet dhe luftën e nacionalistëve në të mirë të Shqipërisë. Populli duhet të mësojë se cilët qenë ata që e deshën dhe u vranë për kombin dhe cilët ishin ata që e tradhtuan dhe e shitën.

  Balli Kombëtar kërkon që shteti të përkrahë dhe të financojë çdo studim me vlerë kombëtare në histori,gjuhësi,shkenca natyrore etj.,si dhe çdo vepër madhore artistike në letërsi, muzikë, pikturë e shume te tjera .

  Balli Kombëtar vlerëson lart intelektualët dhe artistët, që me veprat e tyre i shërbejnë Shqipërisë dhe idealit kombëtar. Për ne çdo mendim, çdo vlerë e çdo studim në të mirë të Shqipërisë bën pjesë në thesarin e kulturës kombëtare.

 Shëndetësia

  Shëndeti i një populli është treguesi më i qartë i kujdesit që shoqëria e shteti me të gjitha mekanizmat e tij tregojnë për të sotmen dhe të ardhmen e kombit. Një komb  i shëndetshëm ka forcë për të ruajtur identitetin e tij, për t`u zhvilluar e për të përparuar në të gjitha drejtimet në të kundërt, ai humbet vitalitetin e tij, sëmuret degjeneron dhe rrezikon të zhduket nëpër zigzaket e frikshme të historisë.

  Balli Kombëtar lufton që të merren të gjitha masat për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin e popullit, duke e vlerësuar këtë problem jo si një çështje partiake,por si një detyrë e të gjithë shoqërisë shqiptare për mbijetesën e kombit.

  Balli Kombëtar synon thellimin dhe përsosjen e reformës shëndetësore për t`i garantuar popullit shqiptar mjekimin falas dhe afrimin gjithnjë e më të madh e në kohën e duhur të mjekut pranë të sëmurit. Mjeku i shtëpisë, sipas përvojave perëndimore,është një nga prioritetet tona.

  Balli Kombëtar synon të marrë të gjitha masat dhe të luftojë për një legjislacion të rreptë ndëshkues për të parandaluar përhapjen në Shqipëri të drogës,SIDA-së, prostitucionit etj., që shkatërrojnë jo vetëm shëndetin,por edhe moralin e një kombi.

  Institucionet

  Institucioni më i lartë i vendit është Presidenti i Republikës, i cili duhet të qëndrojë jashtë çdo partie dhe mbi të gjitha partitë. Ai përfaqëson unitetin e kombit. Këshilli i Ministrave është ekipi që ekzekuton politikën dhe mban përgjegjësi kolektive e individuale para Kuvendit të Shqipërisë për të gjitha vendimet.

 Balli Kombëtar synon një reformë institucionale të thellë,për t`i prerë rrugën rikthimit të çdo lloj diktature në Shqipëri dhe për të vendosur një demokraci të vërtetë.

  Të ndëshkohen dhe të marrin dënimin e merituar të gjithë ata që shkelën ligjet e atëhershme dhe nëpërkëmbën të drejtat elementare të njeriut në hetuesi, gjykatë dhe prokurori. Ky do të jetë hapi i parë drejt pajtimit dhe bashkimit kombëtar.Qëllimi i Ballit Kombëtar është drejtësia dhe jo hakmarrja,për këtë arsye,duhet të hapen dosjet e mbyllura dhe të rishikojë objektivisht të gjitha proceset politike të kaluara,nga Gusht i vitit 1943.

  Politika sociale

   Si një parti tradicionalisht nacionaliste, Balli Kombëtar ka luftuar qysh nga krijimi për një Shqipëri demokratike dhe me baza shoqërore moderne.Balli Kombëtar ka luftuar për një Shqipëri të rregulluar ekonomikisht, ku të mos ketë shfrytëzim dhe secili të rrojë me djersën e ballit dhe të krahut. Kjo do të thotë ndërtimi i një shoqërie pa konflikte të ashpra sociale,pa njerëz të braktisur,të uritur,të dëshpëruar.

   Kjo do të thotë që të gjithë shqiptarët të jenë vllezër e të ndihmojnë njëri-tjetrin në vuajtje dhe fatkeqësi. Kjo do të thotë të ndërtosh një Shqipëri ku drejtësia shoqërore të jetë një nga shtyllat e përparimit në rrugën e asocim-stabilizimit në Bashkimin Evropian.

  Ish të përndjekurit politikë janë trashëgimtarë të luftës mbarëkombëtare anti-komuniste që mishërojnë qëndresën, vuajtjen dhe martirizimin e një të tretës së popullsisë shqiptare.

     Do kërkojm ngritjen e një strukture me ekspert të cilët do të grumbullojn provat për zhvillimin e një gjyqi ndërkombëtar mbi vrasjet,pushkatimet, ekzekutimet që bëri partia kriminale komuniste ndaj nacionalistëve shqiptarë nga gushti i vitit 1943 e në vazhdim.

   Do të kërkojmë ndryshimin me ligj që dëmshpërblimi i të pushkatuarve dhe të burgosurve politik,të filloj nga gushti i vitit 1943 e në vazhdim,bërjen reale të historisë së Shqipërisë dhe futjen e saj në shtratin Kombëtar.Në historinë e Shqipërisë të vendosen dhe të trajtohen disa dokumente,fakte dhe ngjarje të cilat janë në përputhje me frymën kombëtare.

    Do të  marim nisma për kërkimin dhe kthimin në Atdhe të eshtrave të gjithë nacionalisteve që u larguan nga Shqipëria për shkak të instalimit të ideologjisë kriminale komuniste në Shqipëri,do insistojmë për ngritjen e një varreze ku të vendosen të gjithë dëshmorët e Ballit Kombëtar..

  Ne kemi qënë dhe do të jemi përkrah të burgosurve politikë deri në respektimin e të drejtave të plota të kësaj shtrese e cila mbetet akoma sot shtresa më e varfër ekonomikisht dhe e keqtrajtuar shoqërisht.

  Balli Kombëtar synon t`i rikthejë kësaj shtrese menjëherë jo vetëm të gjitha pronat e rrëmbyera padrejtëisht nga regjimi komunist,por edhe dinjitetin e nëpërkëmbur, duke i rehabilituar ata dhe familjarët e tyre  edhe në aspektin moral sipas të drejtës që iu jep vuajtja dhe prejardhja e tyre.

  Të njëjtin qëndrim Balli Kombëtar do të mbajë edhe ndaj ish-pronarëve, të përndjekurve ekonomik (kulakëve) dhe familjeve të tyre.

  Në politikën sociale,Balli Kombëtar ka si synim më të lartë pajtimin dhe bashkimin kombëtar.Asnjë komb nuk mund të qëndrojë dhe nuk mund të përparojë pa u bashkuar rreth një ideali kombëtar.

 Dhe asnjë individ nuk mund të jetë i lumtur dhe të gëzojë lumturinë e tij në një komb të përçarë, ku sundon urrejtja dhe hakmarrja.

   Sot para nesh shtrohet çështja madhore e pajtimit dhe e bashkimit kombëtar,pa të cilën nuk mund të ketë komb të formuar dhe as mund të flitet për zhvillim dhe përparim.Balli Kombëtar konstaton se si pasojë e plagëve të vjetra shoqërore, por sidomos luftës së klasave, që u zhvillua me një fanatizëm të paparë për 50 vjet, populli shqiptar është i përçarë,duke operuar me urrejtjen dhe jo me dashurinë.

   Riti primitiv i gjakmarrjes vazhdon të aplikohet ende në trevat veriore shqiptare,duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm.Konfliktet sociale të lindura për shkak të ligjeve komuniste mbi njohjen dhe rikthimin e pronës private, masat gjysmake të marra për dënimin e genocidit,lindja e  fenomeneve të tilla si korrupsioni, krimi i organizuar, droga,prostitucioni etj,kanë bërë që  jo vetëm të mos mbyllen plagët e të kaluarës,por të hapen të tjera,akoma më të dhimbshme.

   Të gjitha këto fenomene vënë në armiqësi shqiptarin me shqiptarin, duke i larguar njerëzit nga ideali i lartë kombëtar,nga rruga e dashurisë dhe e vllazërimit,duke i futur ata në përçarjen e  kombit.

  Do insistojmë t`i jepet fund gjakmarrjes,jo vetëm me anë të pajtimit të gjaqeve,por me masa të rrepta ligjore për të gjithë ata që mohojnë shtetin ligjor dhe përdorin vetëgjyqësinë.

  Ne garantojmë shqiptarët se nuk kemi bërë dhe nuk bëjmë dallime partiake,për ne në planin e parë është shqipëria dhe shqiptarët,ne ju bëjmë thirrje shqiptarëve që të votojnë atë parti që ka programin më të mirë për shqiptarët dhe për të gjithë kombin shqiptar.

 Prandaj shqiptarët në zgjedhjet e 28 qeshorit duhet ta votojn Ballin Kombëtar,për qëndresën e tij kombëtare,për luftën kundër komunizmit,për ndershmërin e tij,e kërkojm votën e shqiptarëve për ta bërë shqipërin me të vërtetë një vënd të lir,demokratik dhe evropian,votoni Ballin Kombëtar që ka dhënë eshtra dhe gjak për komb shqiptarë.

    Sot Kosova drejtohet nga bijtë e saj shqiptarë,ky është moment bashkimi për të gjithë shqiptarët,antarësimi i shqipëris në Nato,rruga e shqipërisë drejtë Europës së Bashkuar ka qënë aspirat e realizimit të programit të partisë Balli Kombëtar,për këto parime demokratike jemi marterizuar dhe kjo rrugë në vazhdim i përket vetëm këtij boshti Kombëtar ,votoni Aleancën e Ndryshimit.

   Siç e dëgjoni dhe e shikoni,sot po realizohet gjithçka që ka thënë Balli Kombëtar,sot po nderohen personalitetet e tij,ne kemi krijuar bindjen se të gjithë shqiptarët kanë krijuar një vetëdije kombëtare,se rruga jonë 70 vjetë më parë ka qënë thellësisht Kombëtare,një rrugë e ndershme,ne kemi të drejtën morale të kërkojmë mbështetjen e shqiptarëve që ta mbajnë vetë me votat e tyre Ballin Kombëtar,që u marterizua për liri,demokraci,bashkim dhe vllazërim kombëtar.

   Të nderuar shqiptarë Balli Kombëtar vjen sot në politikën shqiptare madhështor,historik,vllazëror dhe kombëtar,ai nuk i ka gënjyer asnjëher shqiptarët,ju ka thënë gjithmonë të drejtën dhe të vërtetën,koha çdo ditë po na jep të drejtë,koha vërtetoi drejtësinë, koha sot është për të gjithë shqiptarët, prandaj ftojë të gjithë shqiptarët që me votën e tyre në 28 qershor të bëhen mbështetës ndaj alternativës kombëtare,vota për ne është votë për shqiptarizmin.

  Personalisht jam i lumtur që përfaqësoj këtë alternativë të drejtë kombëtare dhe ja sot asaj po i vjen koha,erdhi dita,pavarsia e kosovës është proçes i bashkimi kombëtar,prandaj ftoj të gjithë shqiptarëve që në zgjedhjet e 28 qershorit të marrin pjesë në zgjedhje ti bashkohen dhe të votojn Ballin Kombëtar,për ti dhënë shqipërisë një politik me moral kombëtar.

    Të nderuar antarë,simpatizant të Ballit Kombëtar në zgjedhjet e 28 qershorit, kodi zgjedhor përcakton qartë se në këto zgjedhje votohet vetëm për siglën e partisë,e cilësoj moment historik për Ballin Kombëtar,do tju bëjë një thirrje, në emër të kryesis së partisë,ftoj të gjithë familjet tona,çdo gjysh dhe çdo gjyshe,çdo babë,çdo nënë,çdo motër,çdo vlla,që dikush u pushkatua, dikush u burgos,dikush nga motrat tona nuk krijoi familje,dikush nga vllezerit tanë nuk ndjeu kënaqësin e familjes,dikush ngeli jetim,dikush ngeli rrugëve,dikush nuk gjen eshtrat e të parëve të zhdukura nga kriminelët komunist,do ti ftoja në mënyrën më të sinqertë dhe shumë vllazërore,të gjitha familjet që kanë pasur lidhje historike,që kanë qënë dhe janë boshti kombëtar i shqipëris,që pa mëri,pa inate,të votojnë partinë e të parëve të tyre që së bashku ta bëjmë këtë parti shëmbullin e vërtetë të politikës shqiptare.

   Të nderuar antarë dhe simpatizant të Ballit Kombëtar kërkojë mbështetjen e të gjithëve,kërkojë nga strukturat tona një përgjegjësi,një gadishmëri të plotë në drejtim të ruajtjes dhe administrimit të votës,angazhimin e secilit prej jush dhe të bëjmë një fushat model për ti kthyer partisë Ballit Kombëtar përfaqësimin dinjitoz  në parlamentin shqiptar. I nderuar votues shqiptarë vota juaj ka shumë vlerë në zgjedhjet e 28 qershorit,sepse Shqipëria edhe Shqiptarët nuk duhet të jenë më vasalë të ideologjisë komuniste dhe të bijve të tyre,por në 28 qershor  me votën tuaj jepini shqipërisë atë që i takon,votoni që të vendoset përfundimisht në shtratin e duhur kombëtar,që ta kthejmë shqipërin përfundimisht nga një vënd me mentalitet ish-komunist në një shtet demokratik me të drejta të barabarta për cilin do.

SHQIPTAR NE KISHIM TË DREJTË ,NA VOTONI!KOHA NA DHA TË DREJT!VOTONI BALLIN KOMBËTAR.

Dhe në fund kam një kërkesë për të gjithë ballistët në shqipëri më jepni mundësin të takohem me shokun Majko për ti thënë këtij neokomunisti të fundit të komunizmit se kush ishin Ballistët,se kush ishin shqiptarët e vërtetë dhe se kush ishin anti-shqiptarët!Ju lutem më jepni këtë mundësi!  Rroftë partia Balli Kombëtar me programin e tij demokratik,Rroftë kombi shqiptarë,fitore në 29 qershor vota për Ballin Kombëtar është votë për ju është votë për SHQIPTARIZMIN!   

 Ju faleminderit!  


Tiranë më 30.05.2009.       
Adriatik  Alimadhi



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive