Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Balli Kombëtar paraqet kandidatët në qarkun Vlorës
Balli Kombëtar paraqet kandidatët në qarkun Vlorës PDF Print E-mail
19 Qershor 2009

 Prezantimi i kandidatêve Vlorë 2009

Të dielën më datën 14 qershor Partia Balli Kombëtar dega Vlorë bëri prezantimin e 12 kandidatëve të saj për qarkun e Vlorës. Ky aktivitet u zhvillua në Pallatin e Kulturës "Labëria" me pjesëmarrjen e qindra antarëve dhe simpatizantëve të Ballit Kombëtar. Ishin të ftuar kryetari i PBK. Adriatik Almiadhi, nënkryetarja e PBK Majlinda Toro, kryetari PBK dega Fier z. Arben Nazeri, si dhe z. Muharrem Xhaferri, aktivist i palodhur i Ballit Kombëtar që kishte ardhur nga Kanadaja e largët.
Takimin e hapi kryetari i PBK dega Vlorë z. Ridvan Mersini i cili pasi falenderoi pjesëmarrësit dhe foli për organizimin e fushatës, prezantoi 12 kandidatët e qarkut të Vlorës.

Më pas përshëndeti nga kryesia e PBK z. Alimadhi, kurse në emër të degës së Fierit përshëndeti Majlinda Toro.
Në fjalën e tyre të gjithë i bënë thirrje  familjeve, simpatizantëve, antarëve të Ballit, të gjithë ish të persekutuarve dhe nacionalistëve që të shkojnë të votojnë më 28 qershor për Partinë e Ballit Kombëtar, sepse kësaj radhe iu jepet mundësia që të votojnë drejtpërdrejt dhe me dinjitet për partinë e tyre.
Aktiviteti u mbyll në një atmosferë festive me shpresën dhe besimin e madh se Balli Kombëtar dega Vlorë do të arrijë një rezultat shumë të mirë më 28 qershor.

Prezantimi i kandidatêve Vlorë 2009

 

 

Kandidatët qarku Vlorë:

Kujtim    Lamaj
Ritvan    Mersinaj
Mimoza    Mehilli
Dashnor    Kaleshi
Fuat    Brahimaj
Jeta    Siqeca
Fatmir    Lamce
Melqes    Roboci
Lediona    Çela
Luan    Grabovaj
Luljeta    Alla
Muco    Muçaj

 

A.M

Prezantimi i kandidatêve Vlorë 2009
Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-06-30 17:13:12
Nuk mundet te fitohen zgjedhjet mekaq pak njerez sa shikohet ketu.nuk ka pasur Partia e Ballit kaq pak njeres ne historine e saj.Kjo tregon se ne kete parti nuk mundet ta drejtojne ca njerez te pa shkolle e te paafte si pune e kesaj kryesie qe ka.Cjane keta injorante si pune ketyre Majlind etj


International
English
Faqe interaktive