Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Çeshtja Kombetare arrow GEZUAR NENTORI I DYTE!
GEZUAR NENTORI I DYTE! PDF Print E-mail
28 Nentor 2006
URIME  GJYSMËPAVARËSIA DHE POSHTË ANTIPAVARËSIA NJËSHEKULLORE!
Është e vërtetë e pamohueshme  se 28 Nëntori i Vitit 1912 është Dita e Pavarësisë së  Shqipërisë dhe e të gjithë shqiptarëve.
Është e vërtetë se këtë ditë të madhe historike në zemër, në mendje e kanë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë dhe në atdhe.
Është e vërtetë se kjo Ditë ka qenë, është dhe do të jetë e pashlyer ndër të gjithë brezat shqiptarë.
Mirëpo, gjithashtu, është e vërtetë se gjatë 94 viteve të shkuara 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, në praktikë shqiptarët e kanë festuar në FORMA të ndryshme, sipas kushteve dhe rrethanave politike të diktuara dhe të imponuara të kohës.
Pse ky digresion, kur historikisht dihet se Dita e Pavarësisë (28.XI.1912) është festë e përbashkët për të gjithë shqiptarët në botë? – Sepse koha pothuajse 100-vjeçare ka dëshmuar se gjysma e territoreve dhe e shqiptarëve (50%) të Shqipërisë Etnike të kolonizuar nga serbo-malazezët, grekët dhe sllavomaqedonët, 28 Nëntorin 1912 e kanë festuar  vetëm në mendje, në zemër, në shpirt dhe në mënyrë ilegale ngase ishin, dhe ende janë të shtypur, të copëtuar dhe të kolonizuar nga imperialistët sllavë të Ballkanit. Domethënë, në praktikë, ende nuk e kanë parë, as nuk e kanë shijuar lirinë dhe pavarësinë më se gjysma e kombit dhe e territorit etnik shqiptar, por ende janë pre koloniale-nën SAÇIN E KUQ të imperialistëve serbosllavë të Ballkanit.
Ky është dallimi që provon realitetin e hidhur dhe shpresën e pavdekshme të shqiptarëve se 28 Nëntori 1912-Dita e Pavarësisë është festë e përbashkët gjithëkombëtare shqiptare, por jo edhe e gjithë Shqipërisë Etnike, sepse gjysma e saj (Kosova, Aanamorava, Iirida, Çmeria, Malësia e Madhe e Mbishkodrës), që nga Shtatori  i vitit 1912 e deri më sot-28 Nëntor 2006, është në varësi të egër të kolonializmit gjenocidal serbo-malzez, greko dhe sllavomaqedon.
Vëllezër dhe motra shqiptare kudo që ndodheni në botë,
GËZUAR 28 NENTORI-DITA E PAVARESISE SE GJYSMË SHQIPËRISË (50%), por mos harroni se GJYSMA TJETER E SHQIPËRISË ETNIKE (50%) ende ndodhet nën robërinë koloniale shekullore serbosllave, dhe praktikisht qe 94 vjet pas shumë sakrificave mbinjerëzore, lumenjve të gjakut,  viktimave të panumërta martire  dhe luftërave të shumta të përgjakura çlirimtare kombëtare antikolinialiste, me shpresën e pavdekshme, është duke pritur  NËNTORIN E TRETË
të çlirimit, të pavarësimit dhe të ribashkimit të saj me GJYSMË SHQIPËRINË E PAVARUR  të ISMAIL QEMALIT.
Kush do t’i bashkojë këto dy gjysma të kombit dhe të atdhet  shqiptar?
-Kuptohet, ata që  e duan SKENDERBEUN, ISMAIL QEMALIN, ADEM DEMAÇIN dhe ADEM JASHARIN!
RROFTË  RIBASHKIMI GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR!
RROFTË RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE!
Me dashuri dhe devotshmëri iu përgëzon dhe rikujton vëllazërisht dhe shqiptarisht,
Juaji,
Atdhe KOSOVA

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-12-04 15:42:45
nga shkrimi juaj dhe ne vesh te zotit per nje nentor te tret


International
English
Faqe interaktive