Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Aktualiteti arrow Drejt përfundimit procesi i numërimit
Drejt përfundimit procesi i numërimit PDF Print E-mail
30 Qershor 2009

Eshtë drejt përfundimit procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 28 qershorit. Kur kanë mbetur edhe 15% e kutive pa u numëruar, rezultatet janë si më poshtë:

Rezultatet e PBK në disa qarqe kryesore:

Gjirokastra: 1.03%
Vlora:  0.83%
Shkodra: 0.59%
Fieri 0.38%
Korça: 0.33%
Durrësi 0.30%
Tirana: 0.31%
Rang kombëtar: 0.34%

 

Rezultatet në rang kombëtar të partive:

PS: 49.93%
PD: 39.88%
LSI: 4.81%
PR: 2.09%
PSD: 1.82%
PBDNJ: 1.3%
PDI: 0.92%
G99: 0.9%
PDK: 0.86%
PAA: 0.82%
PDS: 0.71%
PLL: 0.7%
LZHK: 0.7%
PSV91: 0.43%
PLIDR: 0.38%
PBK: 0.34%
LDK: 0.32%
AD: 0.3%
BLD; 0.3%
PBKD: 0.25%
etj.


Shpërndarja e mandateve deri tani:

Sipas partive:

PD: 68
PS: 64
LSI: 4
PDI: 2
PD: 1
PBDNJ: 1

Sipas koalicioneve:

Aleanca e ndryshimit: 71 mandate (46.51% të votave)
Bashkimi per ndryshim: 65 mandate (45.67% të votave)
Aleanca socialiste per integrim: 4 mandate (5.57% te votave)
Poli i Lirisë: 0 mandate (1.82% të votave)


Ashtu sikurse shumica e partive te vogla, rezultati i PBK eshte mjaft i ulet. Aresyet jane disa, por sot vlen te permendet presioni nga ana e PD mbi elektoratin e partive te vogla ne pergjithesi dhe te PBK ne veçanti, ne ditët qe u paraprinë zgjedhjeve. Ky presion pati si pasojë një bojkot të heshtur nga shumë votues të djathtë.


Mësohet se një analizë e veçantë do t'i bëhet pjesëmarrjes në këtë koalicion nga strukturat drejtuese të PBK pas përfundimit të procesit të numërimit.

A.M

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-06-30 23:16:17
Pershendetje per gjith lexuesit dhe ballistet por kam nji koment negativ sa i perket organizimit te tanishem politik te ballit ne shqiperi i cili eshte i ndare dhe nuk mund te tregoje forcen e duhur per te qene sadopak faktor ne politiken shqiptare gje e cila na eshte reflektuar dhe ne kosovë 
uroj te ket vend ne parlamentin shqiptar per ballistet... 
 
 
çun paluca - prizren 

Koment nga GUEST më 2009-07-01 13:22:56
kjo eshte nje ceshtje sublime qe demigron ne kushtet burale dhe kontaburale te vendit,megjithate ne mendojme qe dhe aleanca e ndryshimit ta kethjelloje mendimin drejt levizjeve paraprake ne te cilat gjithesesi opinionet me te cilat funksionoje parimet paraprake te jene ne nje shkalle te cilat te krijojne kushte te favorshme per implikimin e disa ceshtjeve qe ne mendojme jane te pranueshme ne situatat qe po kalojme.ne mbyllje dua te them pamvarsishtse si po e kuptoni kete por gjalpi ne lakror eshte. i juaji cjapitekasapi

Koment nga GUEST më 2009-07-01 13:23:26
Pse kjo kryesi nuk ka dhene akoma doreheqjen.Le te tregojne se jane drejtuesit e nje formazioni politik perendimor,ku ne momentin qe humbet zgjedhejt jepet doreheqja. 
Keni kopjuar komunistet duke dale ne fushate vetem me nje sllogan me dy fjale.Keni bere koalicion me doktorin personal te Enver Hoxhes.Nuk dihet se kush ishte programi i kesaj partie e te tjera si keto.Eshte e kote qe tia lini fain PD.

Koment nga GUEST më 2009-07-01 22:07:39
Ky " rezultat " na tregon së ku gjendet vetëdia jonë kombëtare. Gjithashtu kjo tregon së sa agile është Kryesia e kësaj partie, por që sipas mendimit tim Balli Kombëtar nuk guxon të shëndrrohet në parti politike, por duhet të të tregohet së Balli Kombëtar është dhe duhet të jetë edhe në të ardhmen, gjërë në përfundim të misionit të vetë fisnik, një Lëvizje gjithëkombëtare për të luftuar për ta bërë Bashkimin e kombit. Nuk guxon që Balli Kombëtar të luftoi për pushtet të një Shqipërie Londinoze. Duhet ta vëjë në jetë "Dekalogun" dhe pa ekuivoke "politike" të bejë vetëdijsimin e masave të gjëra popullore, së pa bashkimin e kombit shqiptarët nuk mund të integrohet në "Aleanca" europiane. Pra së pari integrim mbrënda shqiptar, pastaj integrim europian e më gjërë. 
Kjo "udhëheqësi" e Ballit Kombëtar gjithnjë e më shum po tregohet e pa aftë për ta quar përpara çështjen tonë kombëtare-bashkimin e kombit. Prandaj ajo duhet të jetë e vetëdijshme për momentin aktual dhe të japi dorëheqje të parevokueshme, nëse ia don të mirën Kombit dhe Atdheut. 
Urojë që Balli Kombëtar një ditë do të dij dhe do të guxojë ta vënë në jetë Dekalogun e M.Frashërit, dhe së , anëtarësia e saj të bëhet shërbëtore e shqiptarizmes dhe të bëhet ushtare e Shqipërisë Etnike. Vetëm kështu do ta qojmë në vend amanetin e Dëshmorëve të kombit të cilët u flijuanë për ketë komb dhe për një Shqipëri të bashkuar dhe të prosperuar dhe kryelartë të eci përpara bashkë me kombet tjera të zhvilluara të Europës. 
 
Respekt për të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë kombëtarisht nga Agim Curri - ish Kryetar i Ballit Kombëtar - dega në Gjermani. 
 
Kombi dhe Atdheu mbi të gjitha !

Koment nga GUEST më 2009-07-04 00:26:33
Eshte nje rezultat i dobet. Por, ne keto kushte e rethana, dhe me kete sistem zgjedhor aq mund te meret. Nuk duhet te kritikojme askend tani. Keto jane rethanat politiko-ekonomike tek ne.Shpresojme qe definitivisht te filloje te ritet numri i anetaresise ne vend. Duhet te bashkohen te gjithe drejt ketij synimi. Udheheqesia e sotme e partise te vazhdoje punen e saj dhe te gjithe ish udheheqesit si dhe anetaresia te bashkohen dhe te veprojne bashke. 
Gjithe anetaret dhe patriotet te behen bashke se te percare nuk vemi gjekundi.Ta bashkojme jo vetem Ballin, por gjithe partite tjera qe kane ideologji Shqiperine me ne.. 
 
Atdheu mbi te gjitha 
Valon Kurtishi 
Tetove

Koment nga GUEST më 2009-07-06 00:45:15
Nuk eshte shqetesues rezultati sa shqetesuese eshte sjellja e disa kandidateve per deputet te P.S. qe shifen duke goditur rivalet apo numruesit e votave.keta njerez duhet te jen jashte kandidaturave ne rang parlamenti!Distancim nga keto mentalitete,Po ashtu dua te them se Politika ne Tirane duhet t dije se Libofsha apo Peza nuk pergjakin me Shqiperine ne NATO! SUSKSESE

Koment nga GUEST më 2009-07-08 03:14:04
Pershendetje 
Me deshiren e mire qe te keni nje perfaques ne parlametn dhe une kam voatuar per PBK dhe kjo per arsyen e vetme qe ja premtova nje te kandiduari nga ju ne nje rreth tjeter ,por verej qe i nderuarai kryetar nuk po mer mbi vete pergjesine e humbjes,gjithashtu dhe keperdorimin qe u beri personaliteteve qe i renditi ne liste nga nr 2 e siper ne cdo qark. Je tersisht fajtor,u orjentove gabim ne situaten e krijuar,dhe keqperdore besnikerine e kandidateve.jep dorheqjen,tani ju duhet nje kryetar tjeter i dashur Adriatik.  
Me repekt nga el 
I pergjegjshmi


International
English
Faqe interaktive