Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Politika arrow Z. Alimadhi, është koha për të dhënë dorëheqjen
Z. Alimadhi, është koha për të dhënë dorëheqjen PDF Print E-mail
08 Korrik 2009
Letër e hapur

Z. Alimadhi,
kur ju u zgjodhët kryetar i PBK, u gëzova sepse vinit nga një familje balliste dhe mendova që do të bënit të pamundurën që ta nderonit Ballin Kombëtar dhe t'i jepnit vendin që meriton në politikën shqiptare. Nuk e vë në dyshim se keni punuar me përkushtim për këtë objektiv. Por për fat të keq nuk keni patur rezultatet e duhura.
Kur ju erdhët në krye të partisë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të dhjetorit 2003, PBK kishte 4 deputetë në Parlament të zgjedhur që prej vitit 2001. Për fat të keq, ju nuk bashkëpunuat me ta, por i larguat nga partia. Në zgjedhjet e vitit 2005 bëtë një marrëveshje elektorale me PD-në, marrëveshje e cila u konceptua dhe u zbatua në mënyrë anormale. Ndoshta ju mund të thoni se disa kandidatë ju penguan ta zbatoni, por ishit ju kryetari që e firmosët prandaj e kishit ju pergjegjësine e zbatimit të saj.

Në zgjedhjet e 2009 ju përsëri nënshkruat një marrëveshje me PD-në dhe e futët partinë tek "Aleanca për ndryshim". Rezultati i PBK ishte katastrofik: 0.34% e votave në rang kombëtar. Nga 23 mijë vota në vitin 2005 PBK ka zbritur në më pak se 5000 vota në të gjithë Shqipërinë në 2009!!! Edhe sot, ashtu sikurse në 2005-ën PBK nuk përfaqësohet në Parlamentin shqiptar, dhe nuk ka asnjë mundësi të ketë as rolin më të vogël politik në Shqipëri. Ndoshta mund të thoni se shkak për këtë rezultat të papërfillshëm është kodi zgjedhor, mungesa e komisionerëve të PBK në vendet e numërimit të votave apo manipulimet e aleatëve "të mëdhenj". Dhe do të keni pjesërisht të drejtë. Por në të njëjtat kushte, ndoshta dhe më të vështira ishin edhe subjekte të tjera, dhe arritën të kenë një rezultat shumë më të mirë se PBK. Kjo do të thotë se ka një problem të madh brenda PBK, veçanërisht në strukturat drejtuese të cilat nuk kanë arritur ta luajnë rolin e tyre dhe nuk arrijnë të motivojnë elektoratin e Ballit.
 Ndoshta ju mund të gjeni përgjegjës brenda PBK, por duhet ta dini se përgjegjësia për këtë gjendje bie në radhë të parë mbi ju që jeni kryetari i PBK, që keni fuqinë për të nënshkruar aleanca zgjedhore, lista kandidatësh, për të organizuar strukurat e partisë, fushata elektorale etj. Gjatë 6 vjetëve në krye të PBK, keni marrë pjesë në dy procese zgjedhore parlamentare dhe nuk keni arritur të fitoni asnjë mandat. Jo vetëm kaq por elektorati i PBK sa vjen e po tkurret. Me këto ritme në zgjedhjet e tjera nuk do mbeten as 1000 vota.
 Në këtë situatë besoj se nuk jam i vetmi që ju bëj pyetjen: çfarë bëni ende në funksionin e kryetarit të PBK? Cfarë shpresoni? Siç jeni shprehur edhe vetë, keni bërë ç'është mundur dhe nuk keni se çfarë të bëni më. Në këtë situatë po ju bëj një kërkesë vëllazërore: Jepni dorëheqjen! Për hir të Ballit Kombëtar, të gjakut të derdhur, të  qindra viteve të burgut komunist, të vuajtjeve e sakrificave të familjeve të Ballit në 60 vitet e fundit, hapini rrugën një kongresi të jashtëzakonshëm dhe një kryesie të re. Ndoshta një kryesi e re nuk do të bëj dot më shumë se ju, por nëse ka sikur edhe një mundësi që Balli Kombëtar të rimëkëmbet, mos e bllokoni atë mundësi. Të vazhdoni kështu është një rrugë pa fund e pa krye që nuk do t'ju nxjerr gjëkundi as ju dhe as PBK.
 Z. Alimadhi, ka momente qe duhet pranuar realiteti dhe duhen marrë vendime të vështira. Për ju është një moment i tillë. Ju uroj të jeni në lartësinë e duhur për ta vlerësuar drejt situatën dhe për të marrë vendimin e duhur.

Xhemil Meço


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-07-10 00:06:54
Po kjo qe kerkohet eshte e drejt kur kihet parasysh qe ne gjithe boten demokratike kur deshton Partia ne zgjedhje ather moralisht por edhe e detyrueshme qe te jap dorheqje e gjithe kryesia dhe te vijn forca te reja dhe energjike per te ndihmuar Ballin ne ngritjen e saj se vetem me ballin mund te realizohet Shqiperia,te nderuar me lejoni qe ne emer te Komitetit te Gjermanise dhe Luksemburgut te kerkojm dorheqjen e juaj. 
Me respekt 
Gazmend Islami 
Petrit Gjoci 
Fitim Derguti 
Shaban Bajrami 
Kemajl Mehana 

Koment nga GUEST më 2009-07-16 15:02:19
Parimisht dakort, te gjithe kryetaret e subjekteve qe nuk kane fituar duhet te japin doreheqjen.Por ato segmente apo faktor qe e nxisin doreheqjen,dhe nuk kane dale ne dere per interesat e kesaj force politike çfar duhet te bejne pas largimit te kryetarit eshte nje pyetje?.Une mendoj nese kryetari i subjektit politik i cili ka frenuar energjite e prurjet e reja,ka bllokuar inisiativa politike dhe nuk ka lejuar te kandidojne ato qe e rrethojne sigurisht qe duhet te votebesohet ne kete strukture te cilen vete e ka ngritur.Te zotin e shtepise eshte e veshtire per ta nxjerre nga shtepia,ai e din nga eshte dera dhe ku i rrjedh çatia.Une mendoj qe per vendosjen e standarteve fillohet nga peshqit e medhenj, shkruhet me te zeza dhe firmoset nga te gjithe para nismes e kontributit politik, qofte edhe per ta ligjeruar nje here e mire.S.cakoni

Koment nga GUEST më 2009-07-16 15:03:46
Përshëndetje z.Meço ! 
 
Si një ballist i devotshëm dhe si një shërbëtor i shqiptarizmes, iu përgëzoi dhe iu dëshiroi shëndet dhe punë të palodhëshme për mirëvajtjen e kauzes sonë kombëtare, pra për bashkimin tonë kombëtar. 
Mirëpo si po duket shqiptarët akome po i brenë virusi i karierizmit, bajraktarizmi, krahinarizmit dhe i vetëdijes së ultë kombëtare. MJERISHT !!! 
Para disa ditesh kam skruar një koment lidhur me "punën", apo më mirë me thënë, me mospunën e Kryesive të Ballit Kombëtar në të gjitha trojet tona ku BK funksionon, apo ku i ka deget e veta. Pata kërkuar nga z.Alimadhi, që është në interes të BK të japi dorëheqje të parevokueshme, nëse ia dojmë të mirën shqiptarizmes. Balli Kombëtar, në këto momente të liga për kombin, nuk është duke funksionuar dhe nuk është duke e zbatuar DEKALOGUN, i cili është Bibla dhe Kurani i shqiptarizmes. Sot BK është i ndarë në fraksione të panevojshme dhe shumë të rrezikshme për mbarëvajtjen e Aspiratës sonë kombëtare-Bashkimin e trojeve tona arbërore në një shtet të vetëm me emrin Shqipëri. 
Z. Meço ! Vëllëzerisht do të kërkoja nga Ju dhe nga të gjithë sherbëtoret e shqiptarizmes, por edhe nga vetja ime, që të zgjohemi nga gjumi hypnotik që na ka kapluar, të vetëdijsohemi, të ndërgjegjësohemi dhe të bëhemi më të guximshëm, sepse është momenti i fundit, ose të bashkohemi (së pari Ne si një lëvizje gjithëshqiptare), ose të mbesim përgjithëmonë të ndarë e të coptuar xhepa-xhepa, e tërobëruar.Z. Meço ! Lufta çlirimtare, së pari duhet të dnodhë në kokat tona.Unë mendoi së BK nuk guxon ta ketë rolin e një partie politike, sepse Ne akoma nuk e kemi shtetin tonë të mirëfilltë e të bashkuar ; por BK duhet të jetë një Lëvizje mbarëkombëtare, sepse vetëm kështu do të na dojë shqiptarizma e cila është kah lufton për jetë a vdekje Nuk e dij së sa Ju do të pajtoheni me ketë mendim timin. 
Prandaj edhe Unë si ish kryetar i Ballit Kombëtar për Gjermani dhe nënkryetar për Diasporë,dakordohem me kerkesën Tuaj; së z.Alimadhi dhe Kryesia të japin dorëheqje të parevokueshme nga të ushtruarit e detyres së kryetarit të BK. Sa më parë aqë më mirë do të ishte për vetë Ballin Kombëtar dhe për shqiptarizmën në përgjithësi. 
 
P.S.Kërkoi nga z. Gazmend Islami që mundësisht të me lajmërohet në ketë nr. të tel: 0174-9152805. 
 
Respekt për Ju z.Meço dhe për të gjithë ushtarët e Shqiptarizmes dhe për të gjithë ata që sot mendojnë dhe veprojnë kombëtarisht !

Koment nga GUEST më 2009-07-17 01:48:38
Pershendetje te gjithe atyre qe kane shpirtin dhe ndienjen e te qenit kombetar dhe me knaqesi pranojme sygjerimet e cdo njerit qe vijne per te miren e atdheut,kam knaqesin qe tash njerzit te cilet ka kontribuar dhe nuk jane thyer asnjeher kan filluar te gjejn veten aty ku ishin dhe shpirti i tyre te rrah prap djathtas dhe fuqishem per berjen e shqiperise etnike. 
 
Pershendetje Gazmend Islami

Koment nga GUEST më 2009-07-18 13:06:30
Përshendetje për Ju dhe familjen tuaj nga Agim Curri ! 
 
Z.Islami meqense ka kohë që nuk jemi degjuar dhe nuk jemi parë, po shfrytëzoi rastin që përmes gazetës sonë të te përshendes përzemersisht Ju dhe familjen Tuaj. Shpresoj që pas këtij lajmërimi do të vijmë në kontakt përmes këtij numri të telefonit :0174-9152805. 
 
Respekt përJu dhe për të gjithë atëdhetarët e mirëfilltë si Ju.


International
English
Faqe interaktive