Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Arti arrow Krijimtaria e Abdyl Abdylit
Krijimtaria e Abdyl Abdylit PDF Print E-mail
08 Korrik 2009

Piktori Abdyl Ruhan Abdyli në praninë e një numri të madh të dashamirëve të artit, miqve dhe bashkëkombëseve të tij, në galerinë e shtëpisë – kështjellë të shekullit XIX-të, më 27 qershor 2009, hapi ekspozitë personale. Krijimtaria e piktorit,  Abdyl Ruhan Abdylit është mjaft e pasur. Abdyli ka ekspozuar  në shumë vende,  si në Shkup, Prishtinë, Gjilan, Viti dhe Gjermani. Kjo është ekspozita e dytë personale e  tij e hapur në Gjermani. Në hapësirën e mjedisit të vogël, të ngrohët, të kështjellës së vjetër qindra vjeçare, pesëmbëdhjetë pëlhurat e tij rrezatonin mesazhe drite e paqeje. Vizatimet me bukuritë e tyre, harmonin e ngjyrave, gjallërinë e lëvizjeve dhe përmbajtjen frymëzuese të bëjnë për veti. Nga brendia e vizatimeve, e figurave, portreteve dhe peizazheve rrezaton shpirti i shqetësuar dhe karakteri herë-herë i rrëmbyer i piktorit. Punimet e tij kanë frymë impresioniste.

 

Pikturat “Kujtimi për nënën”, “Ateleja ‘79”, “Valle në detin e ngjyrave”, “Nëna Gonxhe” etj. tërhoqën vëmendjen e vizitorëve për imazhin e tyre të fort estetik. Krijimet e Abdylit na kujtojnë portretet dhe figurat e ekspresionistit të madh shqiptar, Muslim Mulliqit. Vizitorët, në minutat e parë të hapjes së ekspozitës, duke shikuar ekspozitën u kënaqën edhe me tingujt e muzikës tradicionale shqipe të ekzekutuara live nga autori i pikturave të ekspozuara dhe violinisti Faruk Zuka. Abdyl Ruhan Abdyli ka mbaruar Akademinë e Arteve Figurative në Universitetin e Prishtinës. Pas mbylljes së shkollave shqipe, në Kosovë, në vitin 1991, Abdyli me familjen e vet të ngushtë vendosët në Zvicër dhe pastaj në Gjermani ku edhe tash jeton. Gjatë luftës mars-qershor 1999, vandalët serb, në Kabash, punimet e tija, si: vizatimet, skicat, pikturat ia kanë asgjësuar, dëmtuar, shkoq dhe gërvisht me thika.

S.A
 
Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive