Faqe kryesore arrow Letersia arrow Një vështrim real
Një vështrim real PDF Print E-mail
22 Korrik 2009
Z. Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote"

Klajd Kapinova New York

Albanologu, perkthyesi, studiuesi dhe nje nder njohesit me te mire te letersise te tradites dhe bashkehore, i nderuari dhe respektuari z. Robert Elsie ka thene: "Letersia shqiptare nuk njihet ne bote..."

Gazetari i së përditshmes “Shekulli” (Tiranë) e pyet z. Kadare: "Shkas per pyetjen qe do t'ju bej tani, eshte nje shkrimi i se enjtes ne "Gazeten Shqiptare" nga perkthyesi i letersise shqipe Robert Elsie, sipas te cilit letersia shqiptare nuk eshte e njohur ne bote. Sipas jush a eshte e njohur letersia shqiptare sot ne bote dhe kush e percakton kete njohje, apo mosnjohje te saj?"

Rreth ketij mendimi i quajturi nga media “fenomeni” në fjale (brenda shqipfolësve e shqipshkrueve), nuk ka argumentuar asgje konkretisht ne interviten e fundit hedhur po ne kete grup (toplisten e alb-shkences) nga biografi ose zedhenesi i tij permanent z. Çerçiz Loloci.

Une mendoj, se shkrimtari z. Kadare nuk ka pse merzitet dhe te “gjuaj shqelma” poshte e lart e para e mbra, majtas e djathtas, duke u munduar permes servileve “gazetare” e “studiues” te na stermbush mendjen prej disa dekadash ne shqiptareve dhe joshqiptareve indiferente, se kjo letersi qe perfaqesohet nga ai eshte e njohur ne bote… Per kete duhet prova dhe jo lojra fjalesh…

Edhe une bashkohem tërësisht me mendimin real, se letersia shqiptare është e panjohur, bile do te thoja e papërfillshme në botë. Logjika eshte e thjeshte.

Kur nje i huaj si z. Elsie e thote kete te vertete ne s'ka pse te na vijne keq. Ai nuk eshte dokushdo por eshte nje albanolog pasionat, perkthyes cilesor i letrave shqipe ose autoreve te tradites dhe bashkekohore shqiptare dhe eshte me prane burimeve te verteta, kur deklaron faktin sipas te cilit letersia shqiptare nuk eshte e njohur ne bote.

Fakti, qe ende nuk dime deri me sot, se cila eshte ajo organizate ose klub shkrimtaresh nderkombetare ne Perendim ose Lindje, grup shkrimtaresh te gjinive te ndryshme nga nje shtet i caktuar ne çdo kend te globit, te jene tubuar dhe kane vendosur kolegjialisht per te kandituar per Çmimin “Nobel” ne Letersi nje autor shqiptar.

Me keqardhje duhet thene se nuk ka nje rast te tille. Por nje zgjidhje origjinale e ka bere Shqiperia kohet e fundit, permes ish profesorit te Insitutit Bujqesor te Kamzes “shkrimtari” Prof. Dr. Bamir Topi. Kritiku “letrar” z. Topi, duke pare indiferentimzmin e tejskajshem prej shume vitesh ndaj letersise e autoreve shqiptare ne bote dhe si per te treguar se Presidenca e Shqiperise eshte ajo qe mund te vendos per kete çmim ne fjale, harxhon kohen, mundin, bojen, letren dhe harton nje elegji lutjeje plot permallim, lotet e se cilit vulosin kerkesen presidenciale derguar me kembngulje Mbreterise se Suedise. Presidenti i Shqiperise hedh nje hap edhe me origjinal, duke vendosur se “fenomeni” i gjithpushtetshem ne fushen e letrave shqipe dhe politiken ne kohen e diktatures komuniste dhe sot duhet t’i jepet Çmimi “Nobel” ne Letersi, nje e drejte “legjitime”, qe u mohohet shqiptareve… Pra, kjo tregon saktesisht konstatimin e z. Elsie se letersia shqiptare eshte e panjohur ne bote dhe se vete produkti i socialrealizmit komunist z. Kadare eshte i paperfillshem ne botimet e sotme te letersise boterore. Kjo eshte njesoj si Presidenti Obama, te shkruaj nje elegji te njejte me permbajtje per shkrimtaret amerikane e keshtu me radhe presidenti francez, algjerian, kinez, filipinas, japonez, brazilian, kilian, etiopinan, afganistanas, sirian etj…

Ne kete rast shume i mirenjohuri dhe punetori i palodhur i letrave shqipe z. Elsie ka thene nje te vertete, mbasi bota nuk eshte vetem nje qark i ngushte intelektualesh dhe politikanesh francez, por ne planetin tone ka mbi 6 miliard banore, qe me shumice jetojne ne 5 kontinente.

Ta marrim me shtruar. Duhet te ofrohet nga studiuesit e afërt të shkrimtarit “fenomen” koha se kur jane perkthyer (ne kohen e diktatures per propagande dhe jo vlera artistike) nje ose disa libra te z. Kadare dhe a ka perkthime mbas vitit 1990 te librave te tij dhe sa eshte tirazhi i tyre ne para vitit 1990 dhe sot? Prmenden me te madhe perkthimet ne gjuhen kineze, spanjolle, portugeze, koreane qe jane bere para vitit 1990. Perkthimet respektive te autoreve shqiptare para vitit 1990, jane bere nga propaganda komuniste per interesa te veta. Keshtu ne Kinen e Maos, Kuben e Fidel Kastros ose Che Guevares, ne vendlindjen e Zheo Amazones (lider i Partise Komuniste te Brazilit), apo ne gjuhen e Kabiles ketij diktatori makaber afrikan, etj. etj.,  keto libra tashme jane harruar dhe s’ka pse te tunden sot nga media shqiptare se letersia komuniste shqipe apo diktatori i letrave shqipe z. Kadare i ka kaluar permasat e njohjes boterore...

Ne kolonite dhe ish-kolonite franceze ne kontinentin e Afrikes, ku si gjuhe zyrtare ose sekondare eshte frengjishtja letersia shqipe eshte e panjohur. Keshtu mund te themi edhe per kolonite te mbreterise angleze, spanjole, ne vendet koloniale portugeze, etj. Edhe ne shkollat e mesme, college apo universitetet shteterore a private ne France, nuk e di se studiohet letersia shqipe apo autoret shqiptare, sikurse studiohen ne universitetet shqiptare letersia franceze (te pakten ne Universitetin e Tiranes ne Degen e Gjuheve te Huaja dhe profilin me te ngushte te deges Gjuhe Letersi).

Lind pyetja, si mund te njihet leteresia shqipe neper bote, kur ajo nuk studiohet nga universitetet e botes qofte te Perendimit apo te Lindjes!?

Nese nje shqiptar ka arritur te jete profesor ne universitet amerikane kjo s'do te thote se ai jep lenden e letersise shqipe ne kete apo ate universitet. Nese ka te tille (qe do te deshiroja te kishte), do te thoja sa ndikon ai ne njohjen e letersise shqiptare ne shtetin apo universitetin ku ai eshte pedagog ose asistent pedagog ose punjonjes laboratori ne lendet: kimi, fizike, ekonomi, etj.

Askush nuk di se ne kolonite frankophone, si p.sh. ne shtetin e Çadit, Algjeri, Gana apo edhe ne Egjipt ku ndihet shume gjurmet e kultures dhe arkitektures urbane franceze etj., te jene botuar ose tregtuar libra te autoreve shqiptare apo te "fenomenit" te fabrikuar artificialisht nga media e ish-nomeklatures komuniste. Shume autorë afrikane jane te njohur ne Amerike, fale klubeve, qendrave kulturore, kishave metodiste protestane, katolike, evangjeliste etj., shoqatave dhe organizatave afrikano-amerikane qe jane me shumice. Ne Afrike jeton nje popullsi mbi 700 milione banore.

Nuk kemi pare deri me sot njerez ne qytetet e shteteve te Afrikes te vihen ne radhe per te lexuar letersi shqipe, por kemi pare helikoptere te OKB-se, Frances etj., qe te hedhin ndihma ushqimore per mbijetesen e ketyre njerezve te mire por fatkeq...

Edhe ne kontinentin tjeter gjithashtu ne Australi letersia shqipe nuk eshte e njohur. Kjo me sa duket lidhet me distancen e madhe kilometrike midis dy hemisferave veri - jug ose australianet s'kane pasur kohe te mesojne gjuhen shqipe te 7 milion sheiptareve qe jetojne ne 5 shtete…

Edhe ne kontinentin e madh te Azise ose ne shtetin shumetnik Indi (me shumicen e nje popullsie te varfer ose te tejvarfer sikurse quhen fakiret e Indise), me popullsi mbi 1 miliard banore letersia shqipe serisht nuk mendoj se njihet. Megjithate India dallohet per llojshmerine e kultures, shkrimtareve, aktor dhe filmat kinematografik, qe kane bere emer te madh edhe ne Planetin Amerike. Sot India ben pjese ne grupin e shteteve me nje zhvillim te vrullshem dhe merr pjese ne takimet e pervitshme te G-8…

Ne Ameriken Latine (Amerika e Jugut), ku flitet dhe shkruhet spanjisht (me perjashtim te Brazilit, ku flitet portugalisht), me sa kam biseduar me disa miq qe jetojne ne New York, letersia shqipe nuk njihet e per me teper as fenomeni i vetekrijuar nga media elektronike shqiptare.

Ne ShBA (me popullsi 302 milion banore) letersia shqiptare nuk njihet, mbasi nuk ka autor #1 bestseller (te perfshire ne botimet e gazetes prestigjioze The New York Times). Shume vete nuk dine se ne cilin kontinent ndodhet Shqiperia dhe cfare gjuhe flitet atje.

A dihet pse nuk eshte e njohur letersia shqipe neper bote. Sipas mendimit tim, kjo ka disa arsye, por mbi te gjitha eshte fakti se letersia shqiptare nuk njihet ne bote, sepse ne bote nuk njihet vete Shqiperia...

Nje mik amerikan me tha kohet e fundit se cfare gjuhe flitet ne shtetin tend: rusisht apo kinezshe, mbasi ai kishte lexuar se Shqiperia ka qene nen influencen politike dhe ekonomike te ish Bashkimit Sovjetik dhe me vone te Kines...

Ne revisten e perjavshme kritike letrare "New Yorker", pervec nje rasti para disa viteve, ku është prezamtuar një përkthim i z. Bello nga frengjishtja në anglisht, asnjehere tjetër nuk kam lexuar letersi shqiptare qe botohet ketu ne Amerike. Une e lexoj rregullisht prej disa vitesh kete reviste qe del cdo dite te hene ne treg. Me e njohur eshte letersia turke se ajo shqiptare.

E pra Amerika ka shkrimtare shume te mire, disa prej te cileve kane fituar cmimin “Nobel” ne Letersi dhe shume te tjera ne fushen e letrave te letersise boterore. Asnjehere deri me sot nuk ka pasur konkurent ne botimet e letersise amerikane autor nga letersia shqipe dhe ne librari-shitjet amerikane nder 10 me te miret e vitit nuk ka pasur shkrimtare shqiptare. Kritika letrare amerikane (ku duhet te mesojne edhe kritiket e rinj shqiptare dhe jo perfaqesuesit e socialrealizmit komunist), nuk eshte marre deri me sot me letersine shqiptare, mbasi keto analiste kritik te letrave bashkekohore nuk din gjuhen shqipe.

Fituesi i Çmimit “Nobel” per Letersi para disa viteve z. Pamuk, qe sot ka azil politik ne Amerike (jeton ne New York dhe jep lexione ne universitet), eshte prezamtuar disa here me novelat e tij, ndersa Kadare asnjehere. “Te rrijme shtrember e te flasim drejte”, thote populli yne. Vete disa nga kritiket amerikane kane shkruar dhe analizuar me kujdes jo vetem krijimtarine letrare te nobelistit turk, por edhe jeten ecurine e jetes se tij ne vendlindje, nga e cila ai u detyrua te largohet me dhimbje, ndryshe nga z. Kadare, qe iku me bilete te rregullt gjate rrugetimit Rinas – Paris.

Ajo qe e demton shume leteresine shqiptare, nuk eshte bota qe se njeh letersine tone, por fakti se disa gazetare servile na flasin 24 ore per “gjeni”, “balzak”, “te perjetshem”, “te perbotshem”, “universal” etj., epitete, qe i bejne qefin me lajka shkrimtarit “fenomen”, duke e fryre e pompuar edhe atehere kur bota se njeh hic letersine shqipe e jo me ate si shkrimtar me para e prapashtesa levdatash kilometrike...

Ne Azi, ku eshte e perqendruar 2/3 e popullsise se botes letersia shqipe dhe autoret e saj (ose nder me te miret sikurse i quajne "kritiket" e shtypit sot ne Shqiperi si "fenomen", "disident", "gjeni te letrave shqipe", "balzaku i koheve moderne", etj.) jane te panjohur…

Kina me nje popullsi 1.3 miliard ze vendin e pare ne bote (sipas demografeve amerikane) per gjuhen me te folur dhe te shkruar dhe serisht letersia shqipe eshte e panjohur, mbasi nuk ka asnje autor bestseller ose #1 te shitur ne librarite kineze... Eshte e vertete se ne kohen e komunizmit disa nga autoret shqiptare jane botuar ne gjuhen kineze ne kuadrin e propagandes komunist midis Shqiperise dhe Kines. Ne ditet e sotme nuk ka asnje autor shqiptar qe te dominojne tregun e shitjes, kjofte kjo edhe permes internetit. Kine duke qene ende nje shtet komunist ka ende nostalgji dhe preferenca per libra qe flaisn per linjen dhe dominimin e sistemit komunist. Edhe letersia shqiptare qe ende sot ne pjesen me te madhe eshte nen prangat e idhujve socialrealizmit kounist nuk preferohen si shkrimtar. Nje kinezo – amerikan me ka folur gjate per disa nga autoret e njohur kinez, qe per fat te keq nuk njihen ne boten letrare nderkombetare… Kur nuk njihen kinezet ne bote si mund te njihen shkrimtaret shqiptare ne Kinen e mbyllur ne guacken e vet te letersise dhe revolucionit kulturor qe ende ruan doza mbizoterimi te idhullit te tyre Mao Ce Dunit etj…

Une mendoj, se njohja e letersise se nje shteti ka te bej edhe me zhvillimin ekonomik. Kina sot ka nje zhvillim ekonomik marramendes dhe suprize ne bisnesin e sotshem. Investitoret serioze dhe te fuqishem amerikane me shumice po i transferojne kapitalet e tyre financiare ne Kine, sepse produktet e konsumit dhe krahu i punes kane kosto me te ulte. Me gjithe renien ekonomike boterore kete vit sikurse parashikojne ekonomistet amerikane (sipas revistes “TIME”), ekonomia kineze do te rritet 6.5% nga 8% sa eshte menduar (parashikuar) disa muaj me pare. Kina, eshte i vetmi shtet ne bote, qe nuk perzien ose kushtezon bisnesin me politiken, letersine kapitaliste me letersine socialiste etj.

Kjo ka bere qe Kina me ekonomine e saj ne rritje te shpejte te jete ne qender te vemendjes te botes se sotme. Mbas bumit ekonomik vjen edhe kultura, arti etj. Lojrat olimpike spektakolare te fundit te mbajtura ne Kine, ishin me teper nje zhvillim i kultures dhe artit 5 mijevjecar vendas.

Kinezet kane shume botime te tyre edhe ne New York ne gjuhen angleze, shkolla, qendra arti kulture dhe ne kete menyre ata promovojne arritjet e artit dhe kultures se tyre duke mos harruar traditen.

Komuniteti heterogjen dhe jokompakt shqiptare ne Amerike, nuk ka pasur dhe sot s’ka asnje qender kulturore serioze te konsoliduar, por vetem grupe ose individe vullnetmire, qe kane njetin e mire te bejne dicka pozitive per artin dhe kulturen e tradites te trojeve etnike shqiptare, por s'kane force financiare dhe aftesi bashkekohore organizuese. Edhe nje organizate e vetequajtur panshqiptare pa shtylle kurrizore sot me emrin "Vatra", ka dekada qe merret me shumë me politike shterpe dhe përçarëse dhe ben fushate elektorale sot per parti te caktuara, mbasi nuk merr vesht se cfare do te thote bashkim shqiptaresh rreth vatres apo interesim per promovimin e artit dhe kultures mbareshqiptare ne Amerike.

Ne shtetin me te zhvilluar ekonomik te Azise dhe te dyten ne bote pra Japoni, nuk ka asnje autor shqiptar qe te kete sukses nga shitja e librave te xhepit. Ne Europe pervec Frances, ku ndonje autor eshte botuar (nen kujdesin e rregjimit komunist dhe me fondet e taksapaguesve shqiptare) ne disa mijera kopje, nuk ka serisht edhe ketu asnje autor shqiptar bestseller, mbasi edhe per "fenomenin" nuk ka asnje katalog me informacione te sakte per tirazhin, botimet e herpashershme nga “shitja” e librave te xhepit me subjekt politik. Vete Enver Hoxha thuhet se ka bere shpenzime marramendese per perkthmin e "veprave" ne shume gjuhe te botes per propagande dhe nuk dihet sa ka qene kostoja astronomike e tyre.

Per mendimin tim me shume zhurme behet ne mediat shqiptare per shqiptaret. Asnje nga autoret sikurse thuhet ne Shqiperi se jane te njohur qofte edhe ne France nuk shkruan librat e vet direkt ne gjuhen frenge, angleze qofte ky edhe "fenomeni" apo "gjeniu i letrave shqipe”.

Dua te theksoj, se edhe librat e z. Kadare jane perkthyer nga gjuha frenge ne anglisht dhe asnjehere nga shqipja ne anglisht, duke humbur edhe pak shije artistike, qe autori eshte mundur t'i beje veprave politike te sponsorizuara teresisht nga shteti komunist deri ne vitin 1990...

Tani lind pyetja: se ku eshte e njohur konkretisht letersia shqipe e per pasoje edhe veprat e shkrimtarit (te shquar per boten shqiptare) z. Ismail Kadare, mbasi nuk ka asnje best seller per ta tundur para syve tone dhe lexuesve te huaj. Po jap vetem nje shembull.

Ne Amerike dhe bote deri tani jane shitur 7 milion libra (sipas gazetes The New York Times dhe revistes TIME) me autor Presidentin tone Barok Obamen, duke qene nder me te shiturit nder disa presidente te Amerikes te marre sebashku. Pra nje figure politike, qe nuk ka me shume se 1 vit ne skenen politike amerikane (ndonese ishte senator shtetit te Ilinois, por i panjohur sikurse sot) dhe boterore botohen deri ne 7 milion kopje, ndersa nuk dime sa sa eshte tirazhi i botimeve te gjithe autoreve shqiptare te perkthyer ne bote sot, kjofte dhe i "gjeniut" "shkrimtarit me te famshem nderkombetar Kadare", sikurse thuhet ne mediat shqiptare. Librat e z. Obama mund te lexohen edhe ne Kindle2... Edhe Dan Brown me librin e tij “Kodi i Da Vinçit”, i ka kaluar përmasat e vendit të vet dhe sot është më i përkthyeri (deri tani ne 40 gjuhe te botes, shih ne facebook, google.com, ) dhe #1 bestseller, sikurse është ekranizuar kohët e fundit. A ka z. Kadare permasat e shkrimtarit të të ri të famshem amerikan bashkekohore #1 bestseller, novelistit David Baldacci!?

Deri me tani shkrimtaret tane shkruajne ne gjuhen shqipe, per t'u lexuar nga lexuesit po shqiptare. Pikerisht mosnjohja e letersise shqiptare ne bote dhe konstatimi i drejte i albanolgut te njohur z. Robert Elsie, nuk eshte bere objekt i analizave nga media shqiptare, te pakten sa kam mundur te lexoj deri me sot. Edhe vete z. Kadare ka dhene nje pergjigje të habitshme, me fraza të  te pergjithshme, esenca e së cilës mund të përmblidhet shkurt: fjale boshe, sikurse thotë populli “kodra mbas bregut” ose “korr e mos lidh” (qe te kujton politikanin cimcakez z. F. Nano, qe flet shume e s'thote asgje konkrete).

Pra, ne kete rast z. Elsie, na la te kuptonim edhe pse ne mediat shqiptare behet zhurme shume rreth "fenomenit" ai eshte i panjohur ne bote. Kur kete konstatim me kohe e kam thene une dhe shume te tjere, por te gjithe jemi quajtur trathtare, kunderkombetar etj. brockulla te fjalorit te diktatorit largkjofte ose Dulles se Gjirokastres.

Meqenese kete konstatim e deklaroi me ne fund drejte dhe sakte z. Elsie media "informative" hesht. Sikur albanologu kanadez te kishte bere levdata pas levdatash, genjeshtra dhe histori limonatash, qe krijohen hiperbolizohen nga media origjinale shqiptare sot, mbi kete apo shkrimtare, sigurisht qe ai do te ishte ne faqe te para te mediave elektronike dhe keshtu fama e tij brenda shqipfolesve dhe shqipshkruesve do te rritej dhe nje dite gjenerata tjeter do te gjykonte se z. Elsie, ka genjyer (na ka bere qefin me genjeshtra, gje e cila u pelqen shume media shqiptare ne trojet etnike), kur ka thene “te verteta”, se gjoja “letersia shqiptare eshte ne maje te letersise boterore, ku te gjithe shkrimtaret boterore kane filluar te shkruajne shqip dhe kane ardhur per te punuar dhe jetuar ne trojet etnike shqiptare…”

Deri kur do te vijohet nga media servile te genjehet lexuesit fatkeq, se ky apo ai shkrimtar eshte kolos, gjeni, balzak, etj., epitete kilometrike te vendosur para dhe mbas emrit te personit kjofte ky edhe z. Kadare!?

Une mendoj, se idhujt e krijuar prej rere shpejt koha do te tregoj se jane apo jo te tille. Te marrim vetem rastin e Shqiperise. Shume shkrimtare nuk njihen as ne vendin e tyre, kjofte ky edhe “fenomeni”.

Ne Shqiperi 3/4 e territorit te saj jane reliev kodrinor dhe malor, ku dhe eshte perqendruar sot edhe 55-60% e popullsise rurale. Ne zonat e thella malore, ende sot e kesaj dite nuk shkon shtypi dhe qarkullon libri artistik shqiptar dhe i huaj. Shpesh ne Shqiperi enegjia elektrike eshte me orar dhe ne kohen e krizes se thatesires me muaj ose jave apo10 ore ne dite…Njerezit atje ne katund dhe qytet s’kane drita elektrike, nje element baze per te jetuar ne shtepi e per me teper per te lexuar edhe letersi… Gjeneratoret e zhurmshem qe kercejne valle popullore tek mundohen te prodhojne energji elektrike, nuk u krijojne mundesi atyre pak njerezve qe duan te lexojne nje liber, sepse pervec zhurmes shurdhuese ata perballen edhe me koston e madhe te energjise, qe vjen nga konsumi i lendes se pare…

Te rinjte sot ne qytete, por edhe ne katunde jane me shume te interesuar qe kohen e lire ta kalojne mes miqve dhe shokeve ne disko, shetitjet ne park, plazhe, eskursione, koncerte, kinema, party, internet, moda e fundit, telenovela spanjole, show televiziv shqiptar apo te huaj, veshjet bashkekohore, dyqanet, restorantet, pub-et, internet-kafe, toplista rinore argetuese, website personale, myspace, facebook, chatroom, apo per te gjetur rrugen me te lehte per t'u larguar nga Shqiperia per nje jete shume me te mire se periudha e tejzgjatur tranzitore qe s'dihet se kur do te mbaroj etj., dhe nuk kane deshire te ngujohen me ore ose dite te tera duke lexuar libra politik, gazeta me shkrime kilometrike etj.

Nese nje te riut ne Shqiperi do t'i afrosh si dhurate nje liber te nje shkrimtari te njohur apo nje CD, reviste mode apo te shkoj per feste me shoket e shoqet, ai ose ajo sigurisht qe do te zgjedh te dyten.

Brezi i ri ne Shqiperi mbas vitit 1990, nuk eshte i interesuar te lexoj libra me kooperativista, dimra te vetmise se madhe, qe jane produkt i sistemit komunist, ndonese media qe trashegon mentalitet dhe aksion anadollak komunist, per inerci e fanatizem shkyhet e bertet se keto jane shume te bukura apo “pasuri kulturore kombetare”.

Ne Shqiperi nje shkrimtar kjofte edhe ky z. Kadare njihet vetem si pamje fizike ose si emer i mesuar permendesh, mbasi asnjeri prej te rinjve apo nxenesit e shkollave 8 apo 10-vjecare apo te mesme e universitet, nuk di te thote nje titull libri ose personazhi te veprave te tij…

Nje pjese e rinise qe jeton sot ne katund e ka braktisur shkollen, ka me shume interes te bej disa leke, dhe ne zonat e thella malore te kullosin bagetite, se me ato ai nxjerr qumeshtin, mishin, gjalpin duke i kullotur ato sa me mire. Une nuk di se nje i ri qe del ne mal me bageti te marre me vete edhe librin. Ai preferon nje radio me bateri se nje liber. Nese ai do te lexonte librin, delen do ta cante ujku apo do te rrezohej ne ndonje humnere...

Te rinjte ne qytet e kane mendjen tek argetimi qefi (enderrat rinore) e jo tek librat. Edhe ndonje qe shkon ne universitet kerkon qe ta marre universitetin sa me lehte pa vrare mendjen shume.

Në të vetmet raste kur nje shkrimtar shqiptar njihet, eshte kur profesori i deges se gjuhe letersise ne universitet i jep si teme diplome kete apo ate autor qe ai pelqen (mbasi eshte edhe udheheqesi ose menaxheri i temes se studentit) dhe nuk e le ne deshiren e studentit qe te mbroje diplomen me nje teme te tradites te pashkelur me pare ne fushen e hulumtimeve, duke sjelle nje risi edhe per vete kulturen shqiptare.

A eshte me mire te debatohet me argumente per konstatimin e sakte te perkthyesit, studiuesit dhe albanologut bashkekohor z. Robert Elsie se te flitet per fenomene te rreme, qe nuk ekzistojne ne realitet jo vetem ne Shqiperi por as ne bote!?...

Ju kerkoj ndjese per zgjatjen e mendimeve te mia. Admiroj kurajon civile te z. Elsie qe me ne fund tha nje te vertete, se letersia shqipe nuk njihet ne bote, e vertete e cila e ka bere z. Kadare te ndihet ngusht, por edhe me ngusht ata “studiues” dhe “gazetare”, qe 24 ore dhe 365 dite e vitit na mbysin me shkrime kilometrike me te paverteta ne te gjithe lllojet e mediave...

 

Faleminderit per vemendjen!

 


Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?