Me rastin e 1 vjetorit të vrasjes.
...”Ishte burrë - burrë i besës
Ishte fjalë - maturia
Ish i drejtë,i ditur
Ishte vetë MIRESIA!(Eduardi)
Pikëllim të thellë përhapi lajmi i papritur që,ra si bombë: ETIEN DILO s’është më! Zi e madhe pllakosi ne fisin e ILIA DILO SHEPERIT, JANI DILO-s e më tej. Gjithçka mbaroi me një fund tragjik në dhë të huaj: U bënë tre nipëre te tyre, që dhanë shpirt ne kete vend të huaj. Vangeli,Vasili dhe Etjeni. Të tre kusherij të parë.,intelektuale të dorës së parë Ikën papritur dhe pa kujtuar ashtu si ikin shpirtrat e mëdhej atdhetarë. Heshtja u la pas fisnikërine dhe madheshtinë” Ja si thotë shqiptari i madh Petro Zheji :
“Etieni tregoi ne jete nje stoicizem dhe heroizem te rralle. Dhe une si shume te tjere, e admironja per kete si dhe per te tjerat virtyte, e per ndjenjen e nje misioni per te kryer ne jete. Ai punoi nate e dite dhe me shpirt ne dhembe…e kujtoj si te gjalle kur vinte …per problemet e librit, gjetjen e dokumenteve(qe ja fshihnin dhe e mundonin me sot e me nesër pafund)” - Domethënës dhe vlerësimi i vonuar, por i merituar i punës së Tij në arësim, titilli: ”Mësues i Merituar”.
Po, nuk mund të kuptohet si mund ta godiste makina atë Etien, që ecte tërë kujdes anëve nga gjymtimi. Pastaj shtrirë me fytyrë nga qielli si i rregulluar nga ZOTI ! E diku tutje libri i papërfunduar që, autori i ndjerë të mos lodhej më tej me të! (e me tre librat që la pa botuar,në kompiuter..) Akoma s’mund t’a besojmë që s’është më Ai që me aq përkushtim përpiqej ti jepte Zagorisë, Kosovës, gjithë Shqipërisë diçka të re. Nuk mund t’a pranojmë Ai që, nderoi forcën, rezistencën e shpirtit njerëzor të mos jetojë..., të iki e të lëre për jetë SHQIPERINE qe e deshi aq shumë! ZOTI e mori se donte ta kishte pranë a edhe sepse ndofta donte ti kursente vuajtje të tjera edhe më të medha. Sjelljet e Tija të nderuara, ndjenjat e tija fisnike dhe patriotike e mbajne lart ne sy te njerëzve dhe tërhoqën mbi të, dashurine e respektin, e me lajmin e papritur derdhën pa dyshim lot hidherimi..
”Sillem rrotull në jetën e ditës dhe papritur më del fytyra e ëmbël e ETJENIT ! Nuk më besohet se Ai s’është më! Nuk më duket e mundur! Me sa duket toka pati nevojë për një bukuri shpirti, dhe qiellit i duhej një shpirt ëngjëlli ! –shkruan shkrimtari Agim Shehu -Ai qe miku i rrallë dhe vëllai im po aq i shtrënjtë, me cilësitë më të mira njerëzore që mund të ketë njeriu. E mendoj përkulur mbi kompiuter, ti jepte Shqipërise dhe një deshmi për atdhetarizmin.Të gjitha i bente me mundimin e sëmundjes . Kjo e afronte me KRISHTIN që vuante për të tjerët duke përballuar dhimbjet e veta…
Lum kush ikën si njeri ëngjëll. E them këtë jo si ngushëllim po si të vërtetë. Për këtë të jeni krenarë, dhe është e mjaftushme, që duke ndjerë dhimbje të thellë sigurisht, të ndjeni dhe krenarinë e njeriut për fisin aq shqiptar dhe njerëzor që keni. Jam e bindur që ne s’pati njeri pranë, kish me një herë Perëndinë që i ka zgjatur dorën për në qiell: ”Eja me mua, biri im! Ajo botë është marrosur e nuk është për ëngjëj si ti” !
E mori dhunshëm, e me këtë Etjen brilland deshi të linte pas mendimin të mos harrohej se, kur të DREJTEN e kanë burgosur(si për mëmën e tij - KALIOPI DILO vrarë barbarisht te pragu i shtëpisë e ngjan sikur ILIA DILO SHEPERi përsëri do ngrihet nga varri, e kësaj here do kërkojë shpagim nga pishtaret e demokracisë: ”AKOMA I PATHARE GJAKU NE PRAGUN E SHTEPISE SIME” ?!) se, kanë katandisur Drejtësine të vrasë Drejtesine,të kthyer në azil të mizorisë, të padrejtësisë. E keqja e djeshme, sot vënë në majmëri.
“Psikollogjia e padrejtësisë - thoshte Etjeni - krim me uri Neroni, pjell jo vetëm këlyshe të zakonshëm po,dhe këlyshë të çoroditur që me të dy duart mbajnë kambanën e vdekjes dhe balli u lexon g e n o c i d - që të harrijë ngjer atje të behen varre me shumë kate”. E gjithçka mbaron me një fund tragjik ”NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT” si e ka të titulluar librin e vet që, (që në titull flet aq shumë ) Etjeni që kurre nuk u druajt në çdo rast të shfaqte mendimet që i diktonte zemra e Tij e pastër, mendja e tij e kthjellët, ndjenjat e tija të kulluara që e shtynin për të mire të Atdheut, ketë burre të vyer te Shqiperise. Komunistët shkumëzojnë që dinjitetin e merr Demokrati i vërtetë se, është aty jetë e trimit, e burrit të kombit JANI DILO (që pati një vdekje të dyshimtë). Nje testament i guximshëm jeta e Tij, për detyrat e të drejtat e ç’do shqiptar. Një jetë e shkrirë për SHQIPERINE: ”Bota është e atyre që digjen, dhe jo e atyre që ngrohen.“ Frikacaket e historisë u besojnë përrallave që i kane sajuar vetë, edhe pse si minj lëshojnë anijen në fundosje.
Historia është e gjallë. Peshën e industrisë çnjerëzore e mbanin dhe e mbajne të d e k l a s u a r i t , shqiptarët e vërtetë, njerëzit fisnikë si mësues Etjeni, si familja Dilo që hoqi mbi kurriz te saj si rrallë kush tjetër me pasoja vdekje-prurëse, njerëzit e saj mbi të gjitha patriotë e shqiptare të vertetë, si dje në atë regjim shtazor e më mizor që ka ekzistuar ndonjeherë e sot që vazhdon për inerci dhe me dinakeri në trajta më të holla edhe mashtruese.
Në yllësinë e të mënçurve, të sheperjotit të paepur, ETJEN ndriçon në një hapësirë të madhe, duke na lënë pas një libër të vlefshëm, që duhet ta ketë në bibliotekën e saj ç’do familje shqiptare, një dhimbje të madhe, po edhe një krenari më shumë. ”Ai na la mbrapa shëmbullin e Njeriut me vullnet - shkruan sheperjoti Jano Duda - Figura e tij, shembull për gjithë ne të rijtë.” Dhe, ETJENI është një pasqyre për këdo që të shikojë vehten. Si jam unë? Dhe si duhet të jem ?
Dhimbja është e madhe. Për të gjithë U fik një jetë që mbylli një sintaksë të bukur, një morfollogji vitale, një buzëqeshje e embël si dielli buze një reje, një buzëqeshje e spikatur te ajo fytyrë tërë dritë. Sa më shumë kohe do kalojë aq më shumë do na dhembë plaga në shpirt nga boshllëku i Etjenit . Për Të asnjë sakrificë nuk ish e madhe, ”Kush ka luftuar- thosh - me vuajtjen e vërtetë, ka më pak frikë nga kjo” se:
”Malet mbeten MALE
Edhe kur i zënë me gurë;
Kur i qëllojnë me top
Ata shkëlqejnë më shumë”
(Etjen Dilo - Poema Sheperi 1950 -2005)
Model i komunikimit, Etjeni, i shpirtit të gjërë dhe të bashkëbiseduesit të mënçur, na bëhet sikur ja degjojmë zerin e qetë :
”Me frikë nga njerëzit bëhesh i dobët, jeto me frikë perëndie e bëhesh i fortë”
Fliste Etjeni e dukej sikur dielli ngrihej më lart. Boshllëk te pazevendesushëm krijoi ikja e Tij për kedo qe ja njihte vlerat! Sa shume kishte per të thëne!
Tani Ai po na flet me veprën e Tij. Me përjetësine e paharrimit që diti te krijojë ajo mprehtesi te gjykuari e zhdervjellësi mendimi. Ai qe i mbyll dyert sot DREJTESISE, do ngrihet nesër duke mardhur. Per te fituar ne jete -theksonte - nuk eshte nevoja te shkaterrosh tjetrin perkundrazi, i madh eshte ai qe duke realizuar vet-veten ndihmon dhe te tjeret. Ndryshe, humb edhe më shume profili njerëzor. Po, nuk ekziston një nate, shtonte, sado e gjatë qoftë, të pengoje diellin te ndriçojë." Gjallë e mbante Etienin mënçuria, vullneti i hekurt, forcë karakteri JANI DILO zjarr gjithnjë i ndezur, i pashuar ne shpirtin e tij.
Erdhen nga Fieri, Mallakastra, Berati, Tirana, Durrësi, Permeti, Gjirokastra, Vlora e Zagoria, per t’a përcjellë ne banesën e fundit. Në dukje u vune meritat si studius e atdhetar, te fidanit te brishte te lisit të DILAJVE, maje kulmore ne Zagori e në SHQIPERI. Emocione rrenqethese Ai që pati ne kete jetë vetëm vuajtje e vuajtje te pathena, dal nga dal u shtrih me dheun. I dërmuar nga plagët, i mirepritur nga toka. Pushofsh në paqe o ETJEN i shtrënjtë ! që peng e more padrejtësinë , veprimin e mos veprimin e drejtësise.
“ I mungon oksigjeni i duhur drejtesise – na thoshje - edhe pse gjithë brënda vehtes e kanë këtë “fëmijë të lumtur” pak e lënë sot të jetojë”(!).
Nje jetë e shkrire për Atdhe. Tani ajo e drejtë për gjumë e për pak dhe. ETJENIT që ajo fjalë që dilte nga gojë e Tij e të përmendte: Nderet, Detyrimet, Besën, Shpresen, Shqipërinë, Demokracinë, Idealin e atyre që u vranë
”për një shqiptar të lire e të lumtur, në një Shqipëri të lirë” që luftuan e luftojnë për Liri e Demokraci,për Flamurin-shkabë - do lexohet në librin e Tij:
”Respekti është pak ndaj atyre që u shkrinë për atdhe e për liri, sado shume të bëjmë ne për ta, gjithnje pak është ndaj asaj që ata kanë bërë për ne. Respekti i vërtetë është ai që të ecin ne rrugën e tyre të bashkuar në ideale të vëllazeruar, me të vërtetën tonë, me të drejtën tonë, të sejcilit e sot të gëzon fakti kujtimi i tyre nuk ka vdekur” ( “Nje ze atje ku nuk kishte më ze”)
Të medhenj e të vegjël e ndjejnë botën më të shkretë, jetën më të rëndë, Etjen Dilo s’është më! Gjithë sa jetuan, punuan, mësuan prej Mësuesit të Merituar ETJEN DILO s’do ta ndëgjojne më zërin e tij të ëmbël. Veç, sa herë do përmënden emrat e nxënësve më të mire në shkolla, e burrave të mënçur, modest e karakter, atje është dhe emri ETJEN DILO, bir i atij BABAI (Male Dilo) që e linçoi diktaktura në pleqëri të tij – ne 100 vjetorin e Stalinit dhe shëndeti mendor i këlyshit të sëmurë komunist(sheperjot) që thellë në lëkurën e tij fshihej geni i të parëve te masakres në Hormovë, ulëriti në atë përvjetor Lenini si një grua në lindje: të zhdukim dëshmitë! Të mos lëmë familjen DILO pikë referimi të demokracisë perëndimore. Dora gjakatare kërkon dhe vënde madheshtore e ku mund të gjente një vënd, një shtëpi si kjo në Zagori për të hequr një valle makabre që në qëndër godet vlerat shqiptare
Një pamje shumë tragjike,po dhe më tragjike pse padrejtësia kaloi zenithin e saj, te MEMA e Etjenit, te kjo burrereshe labe që mbajti amanetin e burrit: të mbante me frymën e saj gjallë dhomat e shkretuara të kollosëve ILIA DILO SHEPERI, JANI DILO edhe pse kish kristalizuar në mendjen e saj : ”Këta(komunistët) kanë bërë e do bëjnë gjithnjë të kundërtën e asaj që thonë” - e u përcoll n’arkivol të pahapshëm (thua imitoi errësirën e aq burgjeve e internimeve të njerëzve të saj të shtrënjtë). Veç është ashtu si shkroi Etjeni “Të vdekurve zëri nuk u vritet/ Kur duket i shuar,atëhere nis e ngrihet .”
“Te ndezesh nje qiri ne këto vënde do të thotë që e djeshmja dhe e sotmja t’i flase të ardhmes, ç’bën egërsia kur fiton besimin e forcës, të forcës së një shteti” shkruan ai. Që në fëmijëri të tij u mëkua me virtytin e mirësisë, modestise, dashurisë për SHQIPËRINë nga vetë ILIA DILO SHEPERI. ”Mos kij frikë nga unë thoshte, po kij frike nga vetja, frikesohu nga mendimet negative që ke sepse çdo njeri është vetë Mikelanxhelo i jetës së vet”
Etjeni yne i shtrejte e deshmoi me se miri kete ne kushte pune thuajse krejt te pa mundura që shkroi, e kompiuterizoi e printoi vetë dhe botoi me të hollat e skamjes të Tij dhe me një shëndet që linte kaq për të dëshiruar. ETJENI kurrë nuk u binte “ kambanave” për t'u dukur. Për Të, ”një njeri ish i vogël kur, ndihej shumë i madh”. Njerëz modestë, të mënçur e të urtë si ETJENI zë u është heshtja, heshtja që dëgjohet vetëm nga “kujtesa e kohës”.
Autor i disa artikujve studimore, monografi, ribotoi e gramatiken e rilindasit te ndritur ILIA DILO SHEPERIT, pajisur me shtojca e shënime të nevojshme dhe libra te tij. Etjeni, erdhi në jetë për të mos ikur kurrë se me jetën e Tij u bëri aq nder virtyteve burrerore shqiptare do qëndrojë lart në qiellin shqiptar, si shkruan patrioti Petro Zheji: ”Etjeni ka qënë nje shembull, një model vetsakrifikimi ekstrem për një ideal të l a r t ë “ I tillë ish Ai, ETJEN, realisht i persekutuar, që i dha kohës atë, që koha nuk ja dha dot. E la pas një vepër e një emër të cilat ia kanë çvleftësuar vdekjen! Bari rrotull varrit Tij fëshfërin mall SHQIPERIE dhe bekim PERENDIE. Tani mbi atë varr lexohet:
”I dashuri ETJEN,
Me shpirt nëpër dhëmbë, në kushte të pamundura e ne një ndjenjë të lartë vetmohimi, kreve, duke dëshmuar për të Vërtetën, kaq paturpësisht të manipuluar sot në Vëndin tonë, një punë të jashtzakonëshme, jo vetëm për fisin e lavdishëm të Dilajve, po dhe për gjithë ne.”
EVI KOKOSHI
Mësuese
|
Koment nga GUEST më 2009-09-23 14:35:19 VETEM PSEUDODEMOKRATET KERKOJNE TE LENE NE HARRESE FIGURA TE SHQUARA SI KY ETIENI ! ZATEN ESHTE E DITUR AJO QE BENE ATA PER INTERES...E DHJAMOSE SI SHENJE DEMOKRATIZIMI,NUK ESHTE GJE TJETER VEç JETA PRIMITIVE ME PO ATO VESE E TE PAREVE TE TYRE-KOMUNISTE,NDAJ,DHE NUK BEHET PER IDEALE KOMBETARE SHQIPTARE ARTURI | Koment nga GUEST më 2010-03-03 19:33:37 Akom Mukja kullon gjak... | |