Faqe kryesore arrow Aktualiteti arrow Ligji i ri për tokën - ligj me bazament marksist
Ligji i ri për tokën - ligj me bazament marksist PDF Print E-mail
07 Gusht 2009
Ditët e fundit kryeministri Berisha ka njoftuar miratimin e disa ligjeve mjaft të çuditshëm. Një nga ata është ligji për tokat e papunuara, të cila qeveria e z. Berisha ka në plan t'ua marrë pronarëve legjitimë dhe t'a kalojë nën administrimin e komunave. Pronarët legjitimë nuk do të kenë asnjë të drejtë, përveçse të shpresojnë që komuna t'a japë tokën me të dhjetë.
Ky ligj në pamje të parë duket interesant, sepse të krijon përshtypjen se do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë duke mos lënë më toka të papunuara. Por në realitet paraqet probleme të shumta si etike ashtu edhe praktike.

Në radhë të parë paragjykon të drejtën absolute të pronësisë dhe, pavarësisht emërtimeve dhe arsyetimeve që jep, ky ligj do t'iu grabit pronarëve legjitimë tokat e tyre. Në një shtet të vërtetë demokratik të së drejtës kjo është absolutisht e papranueshme dhe do të bënte skandal. Nga ana tjetër ky ligj është hapi i parë i një shtetëzimi, sepse i fal 90% të vlerës së tokës pushtetit lokal dhe kush na garanton se më vonë nuk do të ketë një ligj tjetër që do t'ia kalojë administrimin pushtetit qendror dhe drejtuesve të tij.
Ky ligj është në vazhdën  e ligjit të famshëm 7501 i miratuar nga z. Berisha në vitet '90, i cili siç e pranon edhe vetë kryeminsitri Berisha, bazohet në parimin marksist "toka i takon atij që e punon", parim i cili u aplikua për herë të parë në Shqipëri nga pushteti komunist nê vitet '50. E kemi parë se ç'pasoja negative solli ligji 7501, duke filluar nga shpronësimi përfundimtar i pronarëve të ligjshëm, zënia me forcë e tokave dhe pronave të tjera, procese gjyqësore të pafund e deri tek vrasje për konflikte pronësie që vazhdojnë ende edhe sot.
Dhe për çudi, duke patur edhe eksperiencën e ligjit 7501, kryeministri Berisha kërkon të miratojë një tjetër ligj të këtij tipi, i cili rrezikon të sjellë probleme shumë të mëdha.
Po cili do të jetë rezultati i këtij ligji? A do të ketë një rezultat pozitiv? Nuk është shumë e besueshme. A është e mundur që komuna t'i gjejë tokës së papunuar përdorimin që nuk ia ka gjetur dot i zoti? Vështirë ta besosh. Kjo të lë të mendosh që qëllimi i vërtetë është më larg. Po ta shikosh me vêmendje, kemi të bëjmë këtu me një koncentrim të administrimit të tokës në pak duar dhe më vonë ndoshta në një dorë. Dorë e cila mund tê bëjë ç'të dojë: të mbjellë ullinj, agrume apo domate, por edhe të ngrejë centrale bërthamore apo rafineri nafte.
Një tjetër term të tëheq vëmendjen në këtë ligj: "toka do jepet me të dhjetë". Ky term me një përmbajtje të rëndë ideologjike dhe historike, është sot një anakronizëm dhe një kthim mbrapa në kohën e latifondistëve të shpërblyer me toka nga Turqia për shërbime të "vyera". Në një kohë kur Shqiptarët dëshirojnë të shkojnë përpara, drejt një shoqërie të lirë dhe demokratike, drejt një shteti të së drejtës, që mbron individin, familjen dhe pronën, kryeministri Berisha iu propozon një udhëtim në kohëra të kaluara.
A nuk do të ishte më e thjeshtë të mos prekej pronësia mbi tokën dhe të gjendeshin forma të tjera për të ndihmuar zhvillimin e  bujqësisë? Sigurisht që po, nuk jemi ne vendi i vetëm që kemi patur këtë problem. Mjafton që specialistët e qeverisë të kërkojnë pak, dhe do të gjejnë.
 

X.M

 

 


Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2009-08-10 12:23:30
UNE JAM EMIGRAND TATIMIN E TOKES E KAM PAGUAR CDO VIT. CFAR PUNE KA KOMUNA ME TOKEN TIME DHE CFAR PUNE KA SALIU. E DYTA SALIU TE RRI MIR SE EDHE NE DEMOKRATET QE E VOTOJM DO TE JAPIM TE KUNDERTEN E VOTES DHE NUK JEMI PAKE NE KETU NE GREQI QE BEJME PROPOGANT PER PARTIN DEMOKRATIKE,

Koment nga GUEST më 2009-08-11 15:23:17
Problemi eshte tek 250 lekeshat qe ndollen ne akademine e shkencave shqiptare.Shqiptaret ne 2009 jane te detyruar te votojne mbi nje konflikt skandaloz,Komunizem -Antikomunizem.,dhe nuk mund te votojne per nje program konkret . 


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?