Faqe kryesore arrow Arkivi i artikujve arrow Ć‡eshtja Kombetare arrow Ribashkimi i Shqiperisė Etnike nuk ėshtė mit as utopi, por realitet i pamohueshėm historiko-politik
Ribashkimi i Shqiperisė Etnike nuk ėshtė mit as utopi, por realitet i pamohueshėm historiko-politik PDF Print E-mail
01 Dhjetor 2006
Article Index
Ribashkimi i Shqiperisė Etnike nuk ėshtė mit as utopi, por realitet i pamohueshėm historiko-politik
Page 2

Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Ribashkimi i Shqiperisë Etnike nuk është mit as utopi, por realitet i pamohueshëm historiko-politik dhe kombëtar, që meriton të përfillet supas së drejtës historike dhe të drejtës ndërkombëtare

 Per t'i evituar medyshjet dhe dilemat e politikes se sotme shqiptare dhe, me theks te posacem per t'i hudhur poshte si te pabaza tezat e gabuara dhe te falsfikuara te historiografise kuazishkencore dhe te politikes pushtuese serbomadhe antishqiptare, si dhe rezervat dhe prirjen e diplomacise evro-nderkombetare se ribashkimi i Shqiperise Etnike nuk eshte mit, as utopi, por realitet i pamohueshem historiko-politik dhe kombetar, eshte e domosdoshme qe pikesepari te pasqyrojme kete konkluzion aksiomatik shkencor te Akademise se Shkencave te Shqiperise: "Nder popujt e Evropes, copetimin territorial me te madh e kane pesuar shqiptaret. Sot trojet e tyre ndodhen te pjesetuara midis pese shteteve te Gadishullit Ballkanik, nga te cilat vetem gjysma ben pjese ne shtetin e tyre kombetar. Jashte kufijve te Shqiperise, pjesa me e madhe e trojeve etnike shqiptare vuan nen zgjedhen serbe. Midis tyre ben pjese edhe Krahina e Kosoves, ku shqiptaret perfaqesojne rreth 90% te popullsise prej me teper se dy milione banore. Viset e tjera shqiptare ndodhen ne shtetet e Maqedonise, te Malit te Zi dhe te Greqise"(Platforme per zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare, Akademia e Shkencave e Shqiperise, Tirane, 1998, f.3).

Edhe pse ky realitet ua verbon syte shkaktareve dhe aleateve te tyre si ne kuptimin e politikes se brendshme, ashtu edhe te asaj nderkombetare, ky kursesi nuk mund te cilesohet si nocion abstrakt, as si utopi e as si mit, sepse argumentet e pakundershtueshme historike, politike, juridike dhe kombetare provojne qenesine shekullore te identitetit te Shqiperise Etnike ne Gadishullin Ballkanik.
 
Per me teper, realitetin e ekzistences shekullore te Shqiperise Etnike, edhe sot ne fillimshekullin XXI, e kane te qarte edhe politika, edhe shkenca e vendeve fqnije kolonialiste (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia), si dhe diplomacia e fuqive te medha evropiane, mirepo, per hir te inetresave te tyre kolonialiste dhe neokolonialiste ne kurriz te shqiptareve dhe te territorit te tyre etnik, zhvillojne teza te tjera te paqendrueshme, qe nuk kane te bejne fare me thelbin e nocionit Shqiperi Etnike, por me nocionin e trilluar abstrakt te ashtuquajtur "Shqiperia e madhe".
 
Kjo sajese politko propagadistike eshte e zhveshur nga cdo element i realizmit dhe i objektivitetit shkencor te historise se deritashme te Shqiperise Etnike. Ne fakt, parulla demgagjike "Shqiperia e madhe", eshte MIT i "arkitekteve" nacionalshoviniste te Serbise se madhe, qe nga "Nacertania" (1844) e Ilia Garashaninit e deri te Memorandumi i Akademise se Shkencave dhe te Artit te Serbise (1986), qe fshehurazi dhe haptazi ka per qellim sofistikimin dhe mohimin e konceptit te Shqiperise Etnike si ne kuptimin historik e territorial, ashtu edhe ne ate gjeopolitik dhe kombetar.
 
Si rrjedhim i manipulimit te politikes, te propagandes dhe te Kishes Ortodokse Serbe me armen e tyre te rrezikshme "Shqiperia e madhe" ne disfavor te Shqiperise Etnike, edhe politika dhe diplomacia e Fuqive te Medha te Evropes, qe nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe nga Konferenca e Ambasadoreve te Londres (1913)..., e edhe sot (dekada e pare e shekullit XXI, viti 2005), sherbehen me kete teze famekeqe antishqiptare, qe nuk ka te beje me realitetin, as me identitetin historiko politik dhe kombetar te nocionit Shqiperia Etnike, por me mitin e trilluar te termit Serbia e Madhe.
 
Pikerisht, kjo simetri e tezes serbo evropiane "Shqiperia e madhe", edhe sot eshte nje nga pengesat kryesore, qe shqiptaret e trojeve te Shqiperise Etnike, te fillojne ndonje dialog te mirefillte politik te drejtperdrejte me kolonizatoret aktuale serbo sllave, sepse ata ne forma te ndryshme, dhe duke mos zgjedhur mjete dhe aleate e aleanca, me kembengulje e mbrojne mitin e tyre "Shqiperia e madhe", kurse shqiptaret me te drejte e kundershtojne kete teze inekzistente, antihistorike, antishkencore, amorale dhe antishqiptare me antitezen shkencore, te ligjshme dhe natyrore Shqiperia Etnike.
 
Prandaj, derisa kuazishkenca, politika, diplomacia dhe praktika e Serbise se Madhe dhe e aleateve te saj kolonialiste sic jane Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, si dhe mbeshtetesit e tyre te qarqeve te caktuara te Evropes dhe te Rusise, te mos heqin dore nga nderrimi dhe aplikimi i tezes "Shqiperia e madhe", qe sheshit edhe sot favorizon mbrojtjen me cdo kusht te politikes sunduese kolonialiste dhe imperilaiste te Unionit te SMZ se, te Maqedonise dhe te Greqise mbi territoret e copetuara dhe te aneksuara te Shqiperise Etnike, faktori shqiptar do te ballafaqohet edhe me tej me rreziqe te paparashikuara te vandaleve kolonialiste serbomedhenj, te cilet, duke konsumuar ne menyre vandaliste mitologjike tezen e tyre "Shqiperia e madhe", po orvaten qe t'i shmangen ballafaqimit te fakteve dhe argumenteve historike, politike, diplomatike, juridike shkencore, qe justifikojne konceptin real dhe objektiv te shkolonizimit dhe te ribashkimit te Shqiperise Etnike.
 
Se cfare domethenie ka teza antishqiptare "Shqiperia e madhe", si pjelle direkte dhe indirekte e pushtuesve kolonialiste serbosllave? Ne vija grosso modo, po ritheksojme se kjo do te thote: "Zgjerimin dhe gllaberimin e territoreve fqinje serbosllave nga ana e shqiptareve ne favor te Shqiperise Etnike"(!) Kete te pavertete, e pergenjeshtron mbi cdo baze historia e derisotme e Shqiperise Etnike, e cila perfundimisht qe nga viti 1913 e deri me sot ndodhet e copetuar dhe e aneksuar ne dysh nga ana shteteve fqinje serbosllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia).
 
Pra, e verteta eshte nen anen shqiptareve dhe te Shqiperise Etnike, te copetuar dhe te kolonizuar nga konglomerati i theksuar sllav. Prandaj, duke mbajtur parasysh mohimin e te drejtes historike dhe te vetevendosjes se Shqiperise Etnike ne dobi te serbeve, te malazezeve, te maqedoneve dhe te grekeve, eshte utopi dhe miopi te parashikohet (si ne shkalle te politikes se brendshme, ashtu edhe te politikes nderkombetare), se shqiptaret e kolonizuar dhe te copetuar neper eksklavat serbosllave, do te pranojne ndonje kompromis politik per hir te "mbijeteses" se sundimit te metejme kolonialist serbosllav ne dem te njohjes se drejtes historike te clirimit antikolonial dhe te ribashkimit te Shqiperise Etnike.
Pse, dhe deri kur nen izolimin e hekurt kolonial serbosllav?
 
Pa marre parasysh agjendet dhe projektet e ndryshme te nomeklatures se Bashkimit Evropian (BE) dhe te rendit te ri nderkombetar me permbajtje integruese dhe globaliste, qe nenkupton njesimin e vlerave ekonomike, politike, demokratike kulturore dhe kombetare ne llogarine e fuqise se kapitalit, te tregut te lire neoliberal, te interesave te perbashketa te partnerizimit strategjik te Evropes dhe te Perendimit ne teresi, shkenca, politika, as diplomacia shqiptare nuk duhet te kapitullojne para kesaj "formule" te evro globalizimit, por duhet te veprojne si nje mekanizem unik politiko kombetar,diplomatik dhe ushtarak, qe te thyejne bllokaden shekullore te izolimit te hekurt kolonial serbosllav mbi Shqiperine Etnike, ne vend se "alternativen shpetimtare" te ribashkimit te Shqiperise Etnike, ta kerkojne ne filozofine e politikes dhe te diplomacise se izolimit, te degjueshmerise, te diktatit, te trysnise, te kercenimit, te ultimatumit te projektuesve te integralizmit dhe te globalizmit ne permasa evro nderkombetare.
 
Sa do le te na akuzojne ne menyre te njeanshme dhe pa te drejte titullaret e kolonializmit dhe te imperializmit serbomadh, se ne po luftojme per nje "Shqiperi te madhe" (teze kjo, pjelle e mitologjise dhe e fanatazise se Serbise se Madhe, sepse kjo para botes eshte forma me oportune dhe me e pranueshme politike dhe diplomatike, qe e justifikon dhe e mbron konceptin Serbia e Madhe), ne nuk do te duhej te "abstenonim" ne asnje menyre nga realizimi i kerkeses se drejtes se vetevendosjes dhe i se drejtes historike te ribashkimi te Shqiperise Etnike.
 
Gjithashtu, kerkesen tone per riaktualizimin dhe per mbrojtjen legjitime te interesit kombetar dhe shteteror te Shqiperise Etnike, askush nuk ka te drejte morale, ligjore, as politike ta quaje, as ta kualifikoje si kerkese megalomane te "Shqiperise se madhe", sepse kjo eshte teze spekuluese serbomadhe, qe nuk ka asnje vecori te perbashket me nocionin e "Shqiperise Etnike". Me thjesht, Shqiperia Etnike, sic e di tere Evropa dhe tere bota, eshte e ndare ne dy pjese (dhurate nga Evropa Perendimore dhe Lindore) nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia.
 
Domethene, ne kuptimin territorial dhe te popullsise indigjene shqiptare, Shqiperia Etnike eshte tekurrur per 50% si shkak dhe pasoje e nderhyrjes se politikes gjenocidale dhe kolonialiste te pergjakshme serbosllave, qe nga viti famekeq i 1912 1913 se, statusi i se ciles ka ngelur i pandryshuar edhe ne ditet e sotme te reformave integruese transnacionale evroperendimore nderkombetare.
 
Me gjithe komplekstitetin e statusit kolonial te Shqiperise Etnike, te copetuar ne kater shtete te ndryshme sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia), si dhe me aversionin historik te Fuqive te Medha te Evropes ndaj pavaresise dhe ribashkimit te saj ne nje shtet te vetem kombetar shqiptar ne Ballkan, shkenca dhe politika shqiptare e kane per detyre qe ta riaktualizojne dhe, ne menyre te pashmangshme ta vene ne "rend dite" ceshtjen e pazgjidhur shqiptare, ashtu sic parashikon edhe Plataforma politike kombetare e Akademise se Shkencave te Shqiperise: " ne menyre te shkallezuar ne perputhje me rrethanat e sotme nderkombetare dhe me proceset politike qe po e udheheqin Ballkanin drejt integrimit ne Bashkesine Evropiane".(Platforma, po aty,f.4).
 
Natyrisht se, duhet te merren ne konsiderate rrethanat dhe realitet e reja (te krijuara pas vitit 1989, me rastin e perfundimit te luftes se ftohte ndermejt dy superfuqive boterore: SHBA se dhe Bashkimit Sovjetik, si rezultat i shmebjes se sistemit bipolar te marredhenieve nderkombetare ne sfondin e marredhenieve nderkombetare), si dhe te Evropes se integruar, por duke e respektuar me konsekuence interesin e pergjithshem kombetar dhe shteteror shqiptar si nje nga faktoret me relevante te koherences se politikes kombetare dhe asaj nderkombetare.
 
Ndryshe, serish do te vihen ne pikepyetje interesat vitale kombetare dhe shteterore, si dhe mbrojtja e territoreve indigjene te Shqiperise Etnike. Se kendejmi (per hir te ruajtjes se integrales se ekuilibrit ballkanik dhe te paqes evro perendimor), do te sakrifikohej strategjia e reciprocitetit te interesave prioritare dhe paqja pozitive e diplomacise dhe e politikes se jashtme te Shqiperise Etnike ne relacionet e bashkepunimit me faktoret dhe me institucionet relevante te bashkesise nderkombetare dhe, ne vend te tyre serish do vinte ne shprehje teoria dhe praktika negative e stabilitetit te hegjemonizimit serbosllav, qe pa dyshim do te stimulonte paqen negative ne marredheniet ndershteterore te Shqiperise Etnike dhe te fqinjve te saj kolonialiste ne Ballkan.

Komente nga lexuesit

Koment nga GUEST më 2006-12-04 15:45:22
Do te kishte qene mire qe ballikombtar ta sponsoronte kete liber te profesorit, sepse eshte me minteres te madh per bashkimin e kombit dhe te shqiperise etnike. 
 
Pershendetje atdhetare, 
BARDHYL GASHI

Koment nga GUEST më 2006-12-04 15:43:17
me sinqeritet dua tju uroj per shkrimin dhe tju falenderoj per mundesin qe na jepni per njohjen e situates te sotme dhe njekohsisht per tu kujtuar te gjith ne qe te jemi me shum aktiv sidomos ne keto dite kaq delikate per kombin ton.

Koment nga GUEST më 2007-11-22 12:10:11
JU FALENDEROJ PER MUNDESINEQE NA JEPNI PER NJOHJEN E SITUATES QE NDODHEMI SOT.GJITHASHTU DUHET TE SHKRUANI ME SHUM PER CESHTJEN SHQIPTARE . 
JU FALEMINDERIT. 
DRITAN.MULE.TORONTO. 
 

Koment nga GUEST më 2006-12-13 10:42:17
dua te shpreh mirenjohje dhe shume respekt per profesor mehdiun, llogjika e thelle dhe menyra se si e shtron problemin ne pergjithesi ben qe te na ja nje pasqyre te qarte te situates te sotme dhe te kaluar.Njerez qe duan vendin e popullin e tyre meritojne te jene ne qeveri te drejtojne vendin dhe jo politikanet tane te cilat fatkeqesisht mendojne akoma se shqiperine e kane pronen e babes.U shofte fara e tyre...lavdi dhe respekt profesor mehdiut dhe patrioteve shqiptare qe mendojne e punjne per te miren e shqiperise dhe tonen!! Jam nje djale nga tirana. new york dhjetor 2006

Koment nga GUEST më 2006-12-18 11:58:54
Do te kishte qene mire qe ballikombtar ta shtypte dhe ta shperndante ne te gjithe boten , ne disa gjuhe kete liber te profesorit, sepse eshte me minteres te madh per bashkimin e kombit dhe te shqiperise etnike. 
Ju falenderit . 
A . B.

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:02:13
Ju Pėrshėndes gjithve,sa mirė flasum e sa keq punojm si popull,si institut nė pėrgjithėsi!!!! Shipnin Natyrale e njef armiku yn qe moti edhe ja ka lakmi por qka dhe ku jemi ne si popull???? fjal shum e punė pak!!! edhe sot fatkeqsisht shiptart deshmojn standarde pur barbarin e gjuha e tij ishte asimilimi!!! S'ka me shkavin standarde..... te hjekim dor e mos tė jemi popull AKCEPTUS ne Athėdheun tonė!!!!! 
 
tungi nga Nipi i Ramiz Ballistit

Koment nga GUEST më 2007-01-02 13:11:25
Urimet me te mira profesorit ,dhe rofte sa me gjate per te miren e kombit. 
Ashtu sic jemi nje komb qe flasim nje gjuhe e kemi te njejtin gjak nder dejet tane,pse te mos jemi edhe nje shtet?! 
Por shqiperine duhet ta udheheqin SHQIPTARET si profesori e jo komunistet ANTISHQIPTAR. 
Fatmir Basha 
U.S.A. 

Koment nga GUEST më 2007-03-06 21:37:54
une jam melli antar i ballit kombtar dhemendoj sebashkimiishqipris etnike do vije shumshpejt dhe do jetojm bash te gjith shqiptaret ne ket bot urime kudo qe je nishqipe melli

Koment nga GUEST më 2007-04-10 23:22:21
Jam ithar i shqiperise etnike...e dua ate me gjithe zemer dhe sikur te me jipej mundesia do te luftoja per ate projekt deri ne piken e fundit te gjakut....shtrohet pyetja pse?pergjigjja eshte sepse ajo(shqiperia etnike) eshte e drejte e jona morale, historike politike dhe kombetare te cilen e kerkojme disa shekuj me radhe...!!jam nga malsia e madhe e pjeses se kolonizuar nga mali i zi(dmth jam nga tuzi)...dhe dua ti bej thirrje edhe z.Mehdi Hyseni i cili me entuziazmon me shkrimet e tij dhe me ben te enderroj se Ribashkimi i trojeve shqiptare cdo dite e me shume po behet projekt i realizueshem...!!!Edhe pse shume politikane shqiptar , si ne shqiperi ashtu edhe ne trojet shqiptare jasht shqiperise nuk bejne balle asnjehere ta permendin kete projekt gjoja se kjo do te sfidonte rrugen tone drejt integrimeve europjane...e cna duhet neve integrimi kur jemi te pergjysmuar dhe mes nesh ekzistojne kufij artificial?e cna duhet neve integrimi kur psh politikanet tane shaiptar ne mal te zi si psh ferhat dinosha, bejne koalicione me partine ne pushtet, e cila deri dje(e ma do menda qe edhe sot...por ne nje menyre te maskuar)ushqente projektet e asimilimit te shqiptareve ne mal te zi dhe me nje shpejtesi te vrullshme kishte filluar procesin e debimit te shqiptareve ne keto troje...i detyronte ata ne emigrim per arsye te ndryshme por per te vetmin qellim...spastrimin etnik te malit te zi!dhe dua ti ftoj politikanet tane qe te mos genjehen me komuna gjysmake dhe te drejta per pakica(edhe pse jemi i vetmi popull autokton jo vetem ne mal te zi por ne krejt ballkan)por qe nga faktori nderkombetar te kerkojne te drejten e referendumit ku shqiptaret do te zgjidhnin ne mes dy alteranativave/formimin e shqiperise etnike apo status quon! 
dua te ceki edhe nje gje dhe te terheqi vemendjen se shteti malazes keto koh po instalon ne trojet shqiptare edhe nje menyre tjeter te asimilimit...po mundohet qe shqiptaret e fes myslimane ti boshnjakizoje...e ketu edhe shume po ia arrin qellimit...prandaj kujdes...!!!shqiptaret ne ket rast kan vene teper shume ne loje dhe kam frike se pavendosmerine e tyre do ta paguajne shume shtrenjte...rrofte Shqiperia Etnike...

Koment nga GUEST më 2008-06-03 15:52:15
pershendetje,,jam,i vec desha de pershendes te gjith ballistet,,dhe zoteri mehdi hysenin



International
English
Faqe interaktive