Faqe kryesore arrow Shoqëria arrow Le të zgjedhim jetën dhe jo vdekjen!
Le të zgjedhim jetën dhe jo vdekjen! PDF Print E-mail
15 Shtator 2009
Nga Ajet Nuro

Në kuadrin e Javës kundër gjakmarrjes organizuar nga TribunaShqiptare.com

Para shumë vitesh fati i fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja më kishte prekur aq shumë saqë vendosa të bëjë ndonjë gjë që të mund të ndalonte këtë femomen. Me ndihmën e një organizmi ndërkombëtar që e kishte bazën në Montreal, kërkova të hartohej një peticion drejtuar presidentit shqiptar por, për një gjë të tillë kërkoheshin prova konkrete me emra dhe fakte. Kontaktova një gjykatës në Shkodër që më premtoi të më dërgonte prova nga dhjetra raste që ai kishte kaluar nëpër duar. Por, fatkqësisht provat nuk erdhën kurr dhe dëshira ime për të bërë diçka konkrete ngeli veç dëshirë.

Mund ta merrni me mend se çfarë ndieva kur vjet në gusht, miku im Kadri Sherifi më dërgoi shkrimin Kanuni i Neglizhncës (nuk ka gabim tek N e madhe e shtypit...). Mendimi i parë ishte se nuk isha i vetëm që mendoja kundër gjakmarrjes. Veç kësaj, gjuha e përdorur nga Kadri Sherifi nuk le njeri indiferent. Por nëse ky shkrim do të tërhiqte vetëm vëmendjen time ai tash do të ishte një nga qindra shkrime që ka botuar Tribuna Shqiptare në këto vite. Pra një statistikë. Fatmirësishtë, shkrimi është bërë aq popullor sa mund të themi se titulli i shkrimit është kthyer në simbolin e luftës kundër gjakmarrjes. Jo vetëm kaq, por shkrimi u ndoq nga komente, shkrime të ngjashme nga i njëjti autor por edhe nga intelektual të tjerë sidomos nga diaspora shqiptare por edhe nga Kosova dhe Shqipëria. Një grup është krijuar në YAHOO,  një në facebook dhe mbi të gjitha me nismën e zotit Sherifi një peticion është formuluar dhe po firmoset në internet, peticion i drejtar dy presidentëve të dy shteteve shqiptare. Gjer më sot peticioni është firmosur nga mbi dy mijë veta.

A mund të ndalohet gjakmarrja në Shqipëri?


Të them të drejtën këtë çështje e kam diskutuar me miq të mij të afërt dhe mes tyre ka patur nga ata që më kanë thënë « Gjakmarrja nuk zhduket në Shqipëri! ».  Pesimizmi se një problem i till mund të zgjidhet besoj se ka kapluar shumicën e shqiptarëve. Është normal për natyrën e vetë problemit. Por zgjidhja nuk është e pamundur. Mjafton të identifikohen faktorët që e ndihmojnë mbajtjen gjallë të një fenomeni të till dhe të punohet për eleminimin e tyre.

Opinioni mban gjallë hakmarrjen

Faktori numër një që mban gjallë gjakmarrjen është opinioni. Opinioni shqiptar nuk besoj se është në favor të gjakmarrjes por ai nuk është as kundër. Nëse dikush përfshihet në gjakmarrje, ai ndihet keq se opinioni do ta dënoj, nëse nuk merr hak apo nëse del nga ingranazhet që parashikon Kanuni i Lek Dukagjinit. Le të jemi të qartë, Kanuni i Lek Dukagjinit, dikur një nga ligjet më komplete të kohës sot jo vetëm është i shfytyruar dhe ndonëse flitet se gjakmarrja ushqehet nga ky ligj anakronik, zbatimi i tij është edhe më anakronik. Të parët që gjykojnë rreth kanunit janë pleqtë që duhet të interpretojnë rregulla që nuk janë shkruar gjëkundi. Ndoshta ata janë në gjendje të mbrojnë njërin apo tjetrin parim përveç njërit, atë të mbrojtjes së jetës së njeriut. Në një sistem normal gjyqësor, civil apo penal, një shoqëri zgjedh njerëz nga më të përgatiturit dhe nga më të edukuarit, mendoni se ata që gjykojnë mbi gjakmarrjen janë më të mençurit?! Nëse qëllimi i një systemi gjyqësor është mbrojtja e shoqërisë, korrigjimi i sjelljeve jo të mira, në një qark ku vepron Kanuni (i Lek Dukagjinit apo jo...) nuk është as shoqëria e as individi në qendër të vëmendjes, por opinioni që duhet të ngelet i kënaqur nga zbatimi i një rregulli mesjetar. Nuk ka rëndësi sa kushton zbatimi i një rregulli të till.   

Injoranca ushqen gjakmarrjen

Nuk besoj se ka studime që të tregojnë lidhjen e fenomenit të gjakmarrjes me injorancën. I takon shkencëtarëve tanë ta provojnë një gjëtë tillë. Por, duke u nisur nga zonat ku janë vatrat më të nxehta të këtij fenomeni mund të japim një mendim që nuk besoj se do jetë pa bazë: injoranca dhe varfëria e ushqejnë gjakmarrjen. Sepse nëse bartësit e kësaj tradite paramesjetare do ishin të edukuar në lartësinë që kërkon shekulli i njëzet e një, ata në vend të vrisnin njerëz do bënin kompiutera (le të themi një prodhim të kohës...). Por jo. Ata janë të dënuar të zbatojnë ligjet e principatave dhe të princave që kanë ngelur nëpër përralla.

Po shteti?

Kam dëgjuar kaq shumë për shtetin sa që nuk dua të dëgjoj më. E para gjë që njerëzit bëjnë është të akuzojnë shtetin. Shteti ka pjesën e vetë të përfshirjes në këtë « dosje ». Prandaj edhe unë jam një firmëtarët e peticionit drejtuar krerëve të shteteve shqiptare. Bile vetë termi Kanuni i Neglizhencës i referohet neglizhncës së këtij problemi nga klasa politike në të dy shtetet shqiptare. Por shteti nuk mund të jetë garantuesi i suksesit të luftës kundër gjakmarrjes. Dhe kjo, pasi shteti nuk është « superman ». Shtetin e përbëjnë njerëz si ju apo si unë. Shteti është një konsensus mes njerëzish të lirë. Mendoni një polic që duhet të ndërhyjë në një gjakmarrje dhe në vend të zhduk gjakmarrjen të përfshihet dhe ai vet në të. Por shteti mund të bëhet aktori kryesor në krijimin e kushteve për zgjidhjen e këtij fenomeni që le ta themi, nuk na nderon si komb. Dhe shteti i ka mjetet. Edhe njëherë të mos ngatërrojmë gjakmarrjen me krimet ordinere për të cilët shteti është garantuesi kryesor...  Në kuadrin e luftës kundë gjakmarrjes,  ne duhet ta ndihmojmë shtetin. Po të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe të mbrojmë jetën, ata që do të jenë për vdekjen do të ndihen keq.

Në këto ditë të para të shtatorit kam marr shumë mesazhe ndër të cilët edhe prej atyre që kapen me Kanunin, me atë se është i mirë apo është i keq. Ne nuk bëjmë thirrje për të vlerësuar Kanunin (të Lek Dukagjinit, të Malësisë apo të Labërisë) gjë që duhet ta bëjnë historianët dhe sociologët, por për të denoncuar një fenomen që u merr jetën shqiptarëve. Çdo dalje nga tema është çoroditje. Fushata e pajtimit të gjaqeve në Kosovë e udhëhequr nga Anton Çeta ka qenë një nga shërbimet më të mëdha që i është bërë ndonjëherë kombit shqiptar. Veçse kjo çështje duhet çuar gjer në fund. Nëse bota bënë të pamundurun për të shpëtuar jetë njerëzish në gjendje të vështirë (sëmundje, aksidente, fatkeqësi të natyrës...) ne shqiptarët u marim jetën të saktëve. E ndalojmë dot këtë dukuri ?! Nëse duhet të zgjedhim mes jetës dhe vdekjes, le të zgjedhim jetën dhe ti themi JO vdekjes.

Ajet Nuro
5 shtator 2009
Montreal, Kanada



Komente nga lexuesit


International
English
Faqe interaktive
Sondazhe
Cilën strategji duhet të ndjekë aktualisht Kosova?